Euromediterranean
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
BOTIM I UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË EUROMEDITERRANEAN Revistë periodike shkencore 5 Dhjetor 2011 Tiranë, Dhjetor 2011 © UMSH PRESS EUROMEDITERRANEAN Revistë shkencore Botim i UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË Nën Drejtimin e Akad.Asoc. Prof. Dr Anastas ANGJELI Bordi i Nderit Kryeredaktor Prof.Dr.Arben Puto MA. Ilir HEBOVIJA Prof.Dr.Artistotel Pano Prof.Dr.Sabah Hilmija Prof.Dr.Ilia Kristo Redaktorë Shkencore Prof.Dr.Emin Riza MA.Nevila RAMA Prof.Dr.Vasil Tole MA.Kriton KUÇI Bordi Drejtues-Shkencor -Editorial Kryetar Prof.Dr.ANASTAS ANGJELI Akademik i Asoc. Anëtarë Prof.Dr.Kosta Bajraba Prof.Dr Ilia Kristo Prof.Dr. Esmeralda Uruçi Prof.Dr. Stefan Çapaliku MA. Ben Blushi Prof.Asoc. Mimoza Manxhari Prof.Dr.Orfea Dhuci Dr. Hysen Çela Dr. Altin Hoti Dr. Fatos Ibrahimi Dr.Skender Demaliaj MA. Gjergj Teneqexhi MA. Ardian Petollari MA. Nevila Rama MA Jona MARASHI MA. Ilr Aliaj MA.Besnik Leskaj MA. Kriton Kuci MA. Etleva Vertopi MA.Merita Myftari MA. Emilio Cika Kopertina Quick Advertise Faqosja: Dafina Stojko © UMSH PRESS Shtypyr: GEER, 2011 Anastas Angjeli 3 PËRMBLEDHJA I. ARSIMI ASPEKTE TË POLITIKËS SË SHTETIT SHQIPTAR NDAJ SHKOLLAVE TË MINORITETEVE ETNIKE GJATË PERIUDHËS SË MONARKISË (1928-1939) Hasan BELLO Qendra për Studime Albanologjike ................................................................. 7 INVESTIMET TURKE EDUKATIVO-ARSIMORE NË BALLKAN NË EPOKËN E GLOBALIZMIT Muhamed ALI Ss.Cyril and Methodius University, Skopje, Macedonia. ............................. 26 MËSIMDHËNIA INTERAKTIVE DHE ROLI I KOMUNIKIMIT NË VLERËSIMIN E STUDENTIT Evis TASKA Mediterranean University of Albania Nevila RAMA Mediterranean University of Albania .............................................................. 38 CILËT JANË FAKTORËT QË PËRBËJNË KËRKESAT PASUNIVERSITARE, DHE CILAT JANË NIVELET E PAJTIMIT ME KËTA FAKTORË? Nevila XOXA Akademia e Shkencave e Shqipërisë Greta ANGJELI Universiteti Mesdhetar i Tiranës Vladimir MICI Universiteti Mesdhetar i Tiranës ...................................................................... 47 REFORMA LIGJORE NË ARSIMIN E LARTË PËRBALLË NEVOJAVE TË SHOQËRISË SHQIPTARE Rovena SULSTAROVA (ÇADRI) Ministrisa e Arsimit dhe Shkencës .................................................................. 66 II. FAMILJA VLERËSIMI I QËNDRIMEVE NDAJ TERAPISË SË FAMILJES Brilanda LUMANAJ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” 79 EUROMEDITERRANEAN 4 MARTESAT NDËRMJET PERSONAVE TË TË NJËJTIT SEKS Ergysa IKONOMI Universiteti Ismail Qemali Jonada ZYBERAJ Universiteti Ismail Qemali ............................................................................................ 94 MBI ZBATIMIN E LIGJIT TE RI PER DHUNEN NE FAMILJE: PERVOJE, PROBLEME, SUGJERIME Uarda ALBUNESA Hermina ALBUNESA .................................................................................................. 109 FËMIJËT ME NËNA TË DËNUARA Juliana AJDINI Universiteti i Tiranës ..................................................................................................... 125 ROLI PRAKTIKAVE EDUKATIVE FAMILJARE NË NDËRTIMIN SOCIAL TË IDENTITETIT GJINOR TEK FËMIJA Marta TOPÇIU Universiteti Aleksandër Xhuvani Joana MYFTIU Universiteti Aleksandër Xhuvani ................................................................................ 137 FORMA DHE STRUKTURA E FAMILJES NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE - NJË VIZION DHE SFIDE GLOBALE Sonila OMARI Universiteti i Tiranës Eniana QARRI Universiteti i Tiranës ..................................................................................................... 149 III. KOMUNIKIMI DIMENSIONET SOCIAL-KULTURORE NË EVIDENTIMIN E VLERAVE DHE NDËRTIMIN E IMAZHEVE PËR TURIZMIN Dhimitraq Furxhi Teatri Petro Marko ......................................................................................................... 167 E DREJTA PER TU INFORMUAR DHE INTERESI PUBLIK Loreta TOZAJ (ALUSHI) Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë Eriola CAKRANI (HOXHA) Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ............................................................................. 182 ASPEKTET PSIKOSOCIALE TË KOMUNIKIMIT Roland LAMI Universiteti Europian i Tiranës ................................................................................... 194 Anastas Angjeli 5 I. ARSIMI EUROMEDITERRANEAN 6 Hasan BELLO 7 ASPEKTE TË POLITIKËS SË SHTETIT SHQIPTAR NDAJ SHKOLLAVE TË MINORITETEVE ETNIKE GJATË PERIUDHËS SË MONARKISË (1928-1939) Hasan BELLO Qendra për Studime Albanologjike ABSTRACT Tolerant attitude towards ethnic minorities during the monarchy was seen as part of official policy which will further contribute to the stability of the state. Such an attitude is reflected in the number of educational institutions, which, in proportion to minority population was located in a compact manner. How- ever, due to the fact that ethnic minorities were seen as means of penetration and political influence from neighbouring countries, the Albanian Government pursued a policy which kept asunder constant control these institutors along with their teaching staff. Compared with other Balkan states, in which lived a large number of the Albanian population, the Albanian Government pursued a correct policy, in accordance with all international conventions which guarantee the freedoms and rights of ethnic minorities. In this context, also the right to education in mother tongue. Keywords : ethnic minorities in Albania, schools in ethnic language Me 17 dhjetor 1920, kur Asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve vendosi të pranonte Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota të kësaj organizate ndërkombëtare, pati «shprehur dëshirën» që qeveria shqiptare të zotohej për mbrojtjen e pakicave në territorin e saj1. Në vitin 1921, kur qeverisë shqiptare iu desh të bënte një luftë të ashpër për të shpëtuar kufijtë e 1913-s, Lidhja e 1 Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f.144. EUROMEDITERRANEAN 8 Kombeve, krahas rekomandimit që i bëri Konferencës së Ambasadorëve për të zgjidhur këtë çështje, kërkoi prej saj (qeverisë shqiptare), gati si një kusht paraprak, që të merte zotime konkrete për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri2. E gjendur nën presion më 2 tetor 1921, qeveria shqiptare e cila përfaqësohej në Gjenevë nga Fan Stilian Noli, u detyrua të nënshkruante një deklaratë të posaçme, si dhe të pranonte “Regjimin e mbrojtjes së minoriteteve”3. Kjo deklaratë kishte trajtën e një statuti, në artikullin 1, shkruhej se: “Ujdirat që përmban kjo deklaratë do të quhen si ligje themelore në Shqipëri. Gjithë ndënjësve në Shqipëri do t`u jepet mbrojtje e plotë”; në bazë të artikullit 2, “Lidhur me minoritetet Shqipëria pranonte autoritetin e Lidhjes së Kombeve”; ndërsa sipas artikullit 3, “Shqipëria është gati t`u shtrohet porosive që do t`i bëhen nga ana e Këshillit të Shoqërisë së Kombeve, mbi emigracionin e të dy palëve edhe me vullnetin e atyre që përbëjnë minoritetet etnike”4. Një kërkesë tjetër e deklaratës ishte dhe fakti se, qeveria shqiptare, ishte e detyruar që brenda 6 muajve nga nënshkrimi t`i paraqeste Këshillit të Lidhjes së Kombeve një raport të hollësishëm «mbi statusin legal të komuniteteve fetare, kishave, manastireve, shkollave, shoqatave bamirëse të pakicave» të racës, fesë dhe gjuhës së ndryshme, por dhe të merte parasysh çdo rekomandim që mund t`i bëhej për këtë nga Lidhja e Kombeve5. Pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921, i cili i hidhte poshtë pretendimet territoriale greke e jugosllave, duke i njohur vetëm Italisë disa të drejta të posaçme strategjike dhe ekonomike6, Greqia, vazhdoi të ushtronte presion mbi shtetin shqiptar duke bërë akuza për keqtrajtimin e popullsisë së krishterë dhe të minoritetit grek. Që t`i jepej fund një gjendjeje të tillë, qeveria shqiptare i kërkoi Lidhjes së Kombeve të dërgonte një komision hetimor. Ky arriti në Shqipëri në fillim të vitit 1922 dhe përbëhej nga ekspertë të Lidhjes së Kombeve, me në krye delegatin suedez Sedërholm7. Raporti i këtij 2 Dhimitër Berati, Qëllimet dhe Organizimi i Lidhjes së Kombeve, Tiranë: Mbrothësija, 1931, f.3-4. 3 Arkivi Qendror i Shtetit (më tej: AQSh), Fondi: Ministria e Punëve të Brendshme, viti 1921, dosja 288, fl.2-3. 4 Po aty. 5 S.d.N, Protection des minorities en Albanie. Résolution du 2 octobre 1921 et Déclaration de la Délégation albanaise (meme date). Doc. A. 176. 1921, CC. 361. 6 Gaetano Salvemini, Mussolini diplomatico (1922-1932), Bari: Laterza, 1952, p.194; Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenza all’unione con Italia (1913-1939), Milano: Insituto per gli Studi di Politica Internazionale, 1939, p.132-134. 7 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë: GEER, 2002, f.29-30. Hasan BELLO 9 komisioni, iu paraqit Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 12 maj 19228. Ndërsa në maj të vitit 1923 Komisioni Hetimor i Lidhjes së Kombeve paraqiti raportin sipas të cilit numri i popullsisë greqishtfolëse në Shqipërinë e Jugut arrinte deri në 35000-40.000 persona9. Në prefekturën e Korçës, nënvizon raporti, nuk ekzistonte edhe sipas statistikës greke, asnjë popullatë që të fliste greqisht: “nëse zoti Klemanso*, mundi të thotë më 1913 se në Korçë mbase gjysma e popullsisë ishte greke, opinioni i tij që nuk është vërtetuar nga faktet është shkaktuar nga ngatërrimi i fesë me racën. Ky ngatërrim është vënë re shpesh kur ka qenë rasti për të biseduar mbi çështjet e Ballkanit, ku është njësuar feja ortodokse me kombësinë greke”10. Shqipëria pasi nënshkroi në Gjenevë deklaratën mbi mbrojtjen e minoriteteve i përmbushi detyrimet e saj në mënyrë të njëanshme, kjo për faktin se krahasur me gjendjen e popullsisë shqiptare