Merita Bruci: "Elena Gjika - Kjo Grua E Rrallë" Në Jeta Arbreshe, Nr
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Rruga “Hasan Sufa” Pall. 3, Shk. 2, Apt.14 Tiranë Tel: +355 42 364 232 Cell: +355 068 21 20 109 e-mail: [email protected] CURRICULUM VITAE Merita SAUKU - BRUCI 1. Gjeneralitetet Emri : MERITA Mbiemri: SAUKU-BRUCI Datëlindja: 10.10.1959 Vendlindja: TIRANË Adresa: Rruga “Hasan Sufa”, Pall: 3/2/14, Tiranë. 2. Formimi universitar e pasuniversitar 2013 Përfton titullin Profesore e Asociuar 2011 Mbron gradën shkencore “Doktor i Shkencave Gjuhësore” me tezën “Vepra të pabotuara të letërsisë shqipe – Romani Sofia Cominiate i Frangjisk Anton Santorit”. Vlerësimi 97 pikë i barasvlefshëm me Shumë mirë. Grada shkencore e përftuar: “Doktore e Shkencave Gjuhësore” 2000- 2004 Kryen studimet e dyta të larta në Fakultetin Letërsi-Filozofi, Universiteti i Studimeve “L’Orientale”, Napoli, Itali, dega Studime Krahasuese. Lëndët Kryesore: Letërsi e krahasuar, histori e gjuhës italiane, letërsi italiane, filologji romane, histori moderne, histori e Europës Lindore, gjuhë e letërsi frënge, gjuhë e letërsi shqipe. Tema e mbrojtur: “Helena Gjika (Dora D’Istria) a Girolamo De Rada. Ricostruzione della questione culturale albanese attraverso la loro corrispondenza inedita. (Elena Gjika – Jeronim De Radës. Rindërtim i çështjes kulturore shqiptare nëpërmjet letërkëmbimit të tyre të pabotuar) Titulli i përfituar: Dottore in Studi Comparatistici Rezultati i mbrojtjes: 110 e lode /110 (Notë maksimale dhe Merita të veçanta) 1977- 1981 Kryen studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, dega e Gjuhës Frënge. Lëndët kryesore: Gjuhë e letërsi frënge, gramatikë frënge, gjuhë e folur, stilistikë gjuhësore, përkthim, fonetikë e filologji frënge, gjuhë e letërsi shqipe, pedagogji, psikologji, analizë teksti. Tema e mbrojtur: “Vështrim i krahasuar i fjalisë pyetëse në gjuhën shqipe dhe frënge”. Titulli i përfituar: Mësuese e Gjuhës Frënge për shkollën e mesme. Nota mesatare e përgjithshme: 9,41/10 2. Punësime dhe specializime 2010 – e vazhdim Kërkuese pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Përshkrimi i punës: Përgatitje e botimit kritik të dramës së parë në gjuhën shqipe, EMIRA, të shkruar nga Frangjisk Anton Santori: kërkime paraprake, (mbledhje, shqyrtim i studimeve specifike dhe i veprave të botuara nga autori dhe kërkimeve nga studiues të tjerë mbi këtë autor, që 1 Rruga “Hasan Sufa” Pall. 3, Shk. 2, Apt.14 Tiranë Tel: +355 42 364 232 Cell: +355 068 21 20 109 e-mail: [email protected] përbëjnë një pikë të mirë nisjeje për studimin e gjuhës së autorit, të të folmes në të cilën e shkroi, dhe për kohën kur e shkroi), collatio (mbledhje e dorëshkrimeve apo varianteve të hartuara nga Santori të veprës në dorëshkrim, apo botimeve të tjera të kësaj vepre jo në botim kritik, gjurmim i historisë së dokumenteve dhe përshkrimi i dorëshkrimeve), restitutio textus (paraqitje e alfabetit të përdorur nga Santori në këtë vepër, transkriptim i tekstit nga arbërishtja në alfabetin e sotëm të shqipes duke dhënë saktësimet për vlerat fonetike të shenjave grafike të përdorura nga autori, të shoqëruara edhe me simbolet e alfabetit fonetik ndërkombëtar emendatio, (analizë dhe paraqitje e të gjitha ndërhyrjeve të filologut, e problemeve që kanë dale gjatë punës, në respekt të vullnetit të autorit, duke paraqitur të gjitha zgjedhjet e këtij të fundit, si edhe lëkundjet si shenjë e paqëndrueshmërisë së gjuhës në kohën kur është shkruar vepra), analizë e veprës si gjini letrare. 2011 e vazhdim Docente titullare e lëndës “Hyrje në filologji” pranë shkollës së Masterit për Studime Letrare pranë Q.N.S.A-së. Temat kryesore të trajtuara: rivlerësimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet botimeve kritike; si të përgatisim botimin kritik të një shkrimi letrar dorëshkrim ende të pabotuar; nga dorëshkrimi tek shtypi, tipologjia e gabimeve në transmetimin e informacionit, mundimet e filologut, punë konkrete me studentët duke pasur si pikë referimi tekste të vjetra të letërsisë arbëreshe. 2008 – 2009 Docente titullare e lëndës “Filologji shqipe” pranë katedrës së gjuhës shqipe, Departamenti i Studimeve të Europës Lindore, Universiteti i Napolit “L’Orientale” Përshkrimi i punës. Mësimdhënie e lëndës së “Filologjisë Shqipe” pranë kësaj katedre. Temat kryesore të trajtuara: dialektet e shqipes, dallimet, koha dhe vendi i formimit të tyre; dokumentet e para të shqipes së shkruar; autorët më në zë të saj (gegë, toskë e arbëreshë), rivlerësimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet botimeve kritike; si të përgatisim botimin kritik të një shkrimi letrar dorëshkrim ende të pabotuar; nga dorëshkrimi tek shtypi, tipologjia e gabimeve në transmetimin e informacionit, mundimet e filologut, punë konkrete me studentët duke pasur si pikë referimi tekste të vjetra. 2006 – 2008 Bashkëpunëtore shkencore në Universitetin e Napolit “L’Orientale” Përshkrimi i punës: Punë studimore dhe përgatitore për botimin e veprave të letërsisë arbëreshe të mbetura dorëshkrim; zhvillim i seminareve me studentët lidhur me filologjinë dhe detyrat e saj si dhe mësimdhënie e gjuhës shqipe. 1995-2006 Filolologe pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave, Tiranë. Përshkrimi i punës: kryerje e ekspeditave gjuhësore brenda vendit dhe jashtë (ndër arbëreshët e Italisë) me qëllim vjelje dhe grumbullim, klasifikim e përpunim materialesh gjuhësore që dëshmojnë gjendjen e sotme të gjuhës shqipe dhe evoluimin e dialekteve të saj; përgatitjen dhe mbajtjen e kursit fillestar të mësimdhënies së gjuhës shqipe për të huajt në kuadër të dy Seminareve Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare; përkthime të ndryshme apo përmbledhje të revistës “Studime Filologjike”, korrektime të ndryshme, etj. 1980-1994 Mësuese e gjuhës frënge pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” Tiranë. Përshkrimi i punës: Mësimdhënie e gjuhës frënge me grup moshat 14-18 vjeç, planifikimi dhe programimi i orës së mësimit, organizimi i aktiviteteve jashtëshkollore, punë për njohjen dhe realizimin e teknikave të reja e bashkëkohore të të nxënit e të dhënies së një gjuhe të huaj, për vendosjen e një raporti efikas komunikimi në orën e mësimit. Drejtim i klasave pilot, të vëzhguara nga mësues e studentë, në nivel lokal e kombëtar. Si formatore dhe këshilltare pedagogjike e drejtorisë arsimore Tiranë bashkëpunim edhe me Institutin e Studimeve Pedagogjike si lektore në seminaret e formimit të mësuesve të gjuhës frënge dhe bashkëautore e librit të mësuesit për metodën “Bonne Route I”, e destinuar për mësuesit shqiptarë të gjuhës frënge. Rezultatet e punës: përgatitje shumë e mire nxënësve me aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë, të cilat mundësuan edhe fitimin e një konkursi, me çmim një udhëtim kulturor e gjuhësor Marsejë Francë 1992, organizuar nga Ambasada frënge në Tiranë. 2 Rruga “Hasan Sufa” Pall. 3, Shk. 2, Apt.14 Tiranë Tel: +355 42 364 232 Cell: +355 068 21 20 109 e-mail: [email protected] 3. Përvoja të tjera plotësuese në mësimdhënie e punë shkencore 2006-2008 Lektore pranë katedrës së gjuhës shqipe, Departamenti i Studimeve të Europës Lindore, Universiteti I Napolit “L’Orientale” (Itali) Detyra dhe përgjegjësi: Në kuadër të mësimdhënies së gjuhës, letërsisë shqipe dhe të filologjisë shqipe ka zhvilluar seminare, ku temat e trajtuara me studentët lidhen kryesisht me filologjinë, parimet nga të cilat duhet të udhëhiqet një filolog në punën e tij, duke sjellë shembuj nga përvoja e saj vetiake, e krijuar si nga punimet paraprake ashtu edhe nga kërkimet e mundësuara pranë këtij departamenti. Një tjetër veprimtari mësimdhënënse ka të bëjë me të ushtruarit e studentëve duke i ofruar atyre mjetet e duhura për të lehtësuar komunikimin e tyre në gjuhën shqipe. 2004-2005 Lektore e jashtme e gjuhës frënge pranë departamentit të gjuhës frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. 1996 Lektore e gjuhës shqipe, niveli fillestar, në Seminarin XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, organizuar nga 19-31 gusht 1996 në Tiranë nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës. Detyra dhe përgjegjësi: Organizim, hartim i materialeve pedagogjike dhe zhvillim i kursit të nivelit fillestar për studentët e huaj pjesëmarrës në këtë seminar. 1995 Lektore e gjuhës shqipe, niveli fillestar, në Seminarin XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, organizuar nga 16-31 gusht 1995 në Tiranë nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës. Detyra dhe përgjegjësi: Organizim, hartim i materialeve pedagogjike dhe zhvillim i kursit të nivelit fillestar për studentët e huaj pjesëmarrës në këtë seminar. 1993-1999 Lektore e jashtme pranë Aleancës Franceze Tiranë Përshkrimi i punës: mësimdhënie individuale apo në grupe, në nivele të ndryshme të njohurive të gjuhës frënge sipas metodave të propozuara nga vetë Aleanca Franceze. Grupmoshat: 14-18 vjeç, 18- 24 vjeç, 25-60 vjeç. 1993-1994 Lektore e metodiste formatore për gjuhën frënge pranë Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës Detyra dhe përgjegjësi: organizim dhe zhvillim i orëve të mësimit pilot të ndjekura nga mësues të gjuhës frënge të shkollave të mesme të Tiranës me qëllim zgjimin e mbajtjen gjallë të interesit për mësimin tek nxënësit, lehtësimin e procesit të të nxënit, organizimin e lojrave të ndryshme gjatë orës së mësimit. 1985-1993 Kryetare e Komisionit ndërshkollor për gjuhën frënge pranë Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës. Detyra dhe përgjegjësi: sondazhe të orëve të mësimit të zhvilluar