Fakulteti Filologjik
UNIVERSITETI I TETOVЁS FAKULTETI FILOLOGJIK Në bazë të nenit 121,124,125, dhe 131 të Ligjit për arsim të lartë (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 35/2008, 103/2008, 26/2009, 83/2009, 99/2009, 115/10, 17/11, 51/11, 123/12, 15/13, 24/13, 24/13, 41/14, 116/14, 130/14, 10/15, 20/15, 98/15, 145/15, 154/15, 30/16, 120/16 dhe 127/16), dhe nenit 144 të statutit të Universitetit të Tetovës dhe në përputhshmëri me Rregulloren për kushtet e veçanta dhe procedurën për zgjedhje – rizgjedhje të mësimdhënësve në thirrje mësimore –shkencore në Universitetin e Tetovës si dhe në bazë të Propozimit të Këshillit Mësimor-Shkencor të Fakultetit Filologjik, në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës (www.unite.edu.mk), si dhe gazetat ditore “Koha” dhe “Nova Makedonija”, më datë 31.01.2018 u shpall konkurs për zgjedhje-rizgjedhje të mësimdhënësit për lëndët: Metodika e mësimdhënies së gjuhës angleze I, II, dhe III; Planifikimi i orës mësimore I dhe II. Bazuar në këtë konkurs Këshilli –Mësimor Shkencor i Fakultetit Filologjik, në mbledhjen e mbajtur më 22.02.2018 dhe me vendim të Këshillit të Rektoratit nr. 02-1134/1, të datës 06.03.2018, solli Propozim-Vendimin për formimin e Komisionit Recensues për zgjedhje-rizgjedhje të mësimdhënësit për lëndët: Metodika e mësimdhënies së gjuhës angleze I, II, dhe III; Planifikimi i orës mësimore I dhe II, në përbërje: 1. Prof. dr. Mаrija Janeva –kryetare, profesor ordinar, Fakulteti Filologjik, Universiteti Kirili dhe Metodi, Shkup 2. Prof. Dr. Arbër Celiku –anëtar, profesor ordinar, Fakulteti Filologjik, Universiteti i Tetovës, Tetovë 3.
[Show full text]