Universiteti Polis Arizona State University Metropolis Sh.P.K
BASHKIA SHKODER ANALIZA METABOLIKE E FLUKSEVE - ANALIZA E THELLUAR E TERRITORIT Për hartimin e P.P.V Shkodër ppunoi:unoi: UniversitetiUniversiteti PolisPolis Arizona State UniversitUniversityy MMetropolisetropolis sh.p.sh.p.kk Bashkia SShkodërhkodër Autorësia dhe kontributet Ky dokument u përgatit nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Universitetit POLIS, MetroPOLIS Sh.p.k, Arizona State University, nën drejtimin e kryetares të bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Grupi i punës: Prof.Dr. Besnik Aliaj, Sotir Dhamo, Prof. Dr. Sherfi Lushaj, Dr. Godiva Rembeci, Ledian Bregasi, Braden Kay, Ledio Allkja, Artan Kacani, Amanda Terpo, Elona Karafili, Michael Underhill, David Swindell, David Pijawka, Iva Tavanxhiu, Sindi Haxhija, Besjana Qaja, Ina Brata, Alda Subashi, Bashkia Shkodër: Dritan Meta, Arben Gjuraj, Aida Shllaku, Joana Serrmi Në Kopertinë: Kolë Idromeno, Motra Tone, 2 shkurt 1883, bojë vaji mbi pëlhurë, 75.5 x 61.5 cm, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë 1 Parathënie Që prej qershorit 2015, qeverisja vendore në Shqipëri është përfshirë nga reforma administrativeterritoriale. Si rezultat, janë krijuar 61 bashki të konsoliduara, të cilat përballen me sfidat e pushtetit vendor, të shumëfishuara si pasojë e rritjes së sipërfaqes dhe kompleksitetit territorial, shtimit të detyrave të reja nga reforma e decentralizimit, dhe nevojës gjithmonë në rritje për zhvillim dhe mirëqenie sociale dhe ekonomike. Në këto kushte, Bashkia Shkodër, për t`iu përgjigjur sa detyrimeve ligjore, aq edhe sfidave reale, ka punuar intensivisht për të përgatitur dokumentin e analizave si pjesë e procesit të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të saj.
[Show full text]