Perëndesha Më E Fuqishme E Të Gjitha Kohrave - Në Xhoken E Mirditores
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
PERËNDESHA MË E FUQISHME E TË GJITHA KOHRAVE - NË XHOKEN E MIRDITORES Gjatë mijëra shekujsh shqipetari nuk ka mundur të harrojë se është Pellazg. Eduard Shnajder I- Simbolet pellazge tek veshja e shqipetarëve Një ndër humanistët e mëdhenj dhe zëri më poetik i Europës së shekullit 19, Xhorxh Bajroni, në letrën e tij drejtuar nënës nga Shqipëria osmane, i shkruante: « Kostumet kombëtare shqipetare, afër 130 variante, janë një dukuri e fuqishme e vlerave estetike të kulturës popullore. Një shfaqje e veçantë është fustanella. Kjo vëshje e burrave (një fund i bardhë pala- pala, i gjatë deri te gjuri) është e plotë, kur lidhet për beli me një brez të gjerë, me silahet, me çorapet e leshta e kalca, me opingat me xhufkë në majë, me takije, me jelek, me mëngore e me xhamadanë, të gjithë të stolisur me ar e argjend ».(1) (a) Pikturë e Bajronit me veshje shqipëtare (b) Jeleku, brezi dhë armët, pjesë e veshjes me fustanellë të Shqipërisë së Jugut. (2) Por veshja e traditës së shqipëtarëve, përveç shumë-llojshmërisë krahinore, bizhuterisë së pasur , armatimit, arit dhe argjendit që e mbulon, zotëron edhe « thesare » të tjera, të pa njohura edhe në ditët e sotme - atë të MITEVE TË BESIMIT PELLAZG. Në legjendën e Krijimit të Botës që tregonin shqipetarët e shekullit 19, thuhet se Zoti, mbasi krijoi ujin dhë tokën e sheshtë, pa se vepra e tij ishte e paplotë dhe natyra monotone. Për të kënaqur njerëzit që do të krijonte, morri rrugën për ta zbukuruar Botën. Kur mbrriti aty ku banonin shqipetarët, thesi i shpëtoi nga duart dhe kodrat e malet që ndodheshin brënda tij e mbuluan vendin. (3) Ndoshta Zoti i gjithë-ditur, hodhi qëllimisht shumë male mbi vendin e shqipëtarëve të vjetër, që “portreti” i tij i parë dhe kujtimi i miteve zanafillore, të mos humbisnin kurrë. Studiuesi francez Eduard Shnaider që “hëngri bukë” gjatë shumë viteve në Shqipërinë e Veriut, pohon 1 se: “Aventurat më të çuditshme të Uliksit, si paraTrojës, ashtu dhe gjatë kthimit të tij, tregohen në gjithë shtëpitë e malësorëve shqipetarë, kur mblidhen mbrëmjeve rreth zjarrit” (4) Në zemër të këtyre maleve të Shqipërisë edhe sot, në ditë dasmash a festash, banorët veshin rrobat e traditës, të zbukuruara me SIMBOLE pellazge. Zbukurimi në lashtësi i trupit me tatuazhe, i bizhuterive, i armatimit, i veshjes dhe në përgjithsi i të gjitha sendeve që e rrethonin njeriun në jetën e përditëshme, me simbolet e besimit, kanë patur vetëm një qëllim : MBROJTJEN prej vdekjes, sëmundjeve, prej vrasjes nga fiset e tjera apo sulmit të kafshëve, prej fatkeqësive natyrore, etj. Njeriu gjatë të gjithë historisë së tij, të lashtë dhë moderne, ka ndjerë nevojën e « dorës së Zotit » dhe për këtë qëllim e ka rrethuar veten me simbolet kultike të tij. Në këtë material, do të përqëndrohem vetëm tek një figurë e veshjes së gruas nga Mirdita, (Malësia e Shqipërisë Veriore). Për mendimin tim, e gjithë veshja i kushtohet kësaj figure dhe kultit të saj, të mbiquajturin sot « kryqi egjiptian ». Në foton poshtë, ku jepet më besnikërisht forma historike, shikojmë se qëndistarja i ka dhënë vendin qëndror, duke mbuluar pothuaj krejt kurrizin e femrës. Të gjitha zbukurimet e tjera në xhubletë, janë simbole që tregojnë besimin që kjo figurë përfaqëson. Po ta vërejmë me vëmendje, do të na lindë përshtypja e një forme të stilizuar të trupit të njeriut. Studiuesit e artit të shpellave, do të zbulojnë lehtësisht « autoportretin » e banorëve të tyre. Këtu më poshtë kemi dy vepra arti të njeriut të Paleolitit, që përputhen nga ana grafike me figurën në xhubletën mirditore. Ndërsa në të parën (fig.a) njeriu mban duart poshtë dhe dallohet qartë « bishti », në të dytën duart janë të ngritura lart, por është pa « bisht ». a b c (5) 2 Dallimi midis tyre qendron ne faktin se në (fig.a) kemi një « fotografim » të thjeshtë të njerëzve të veshur me lëkurën e kafshëve që i mbronte nga të ftohtit, ku sigurisht bënte pjesë edhe bishti, siç paraqitet në (fig c), e një periudhe shumë më të vonshme. Gjurmë të këtij « kujtimi », studiuesi Franc Nopça e ka gjetur tek besimi, se ka njerëz me bisht. Këtë e ka zbuluar tek popullsia në Shqiperi, Greqi, Azi e Vogel dhe Dalmaci. Ndërsa në foton e dytë (fig.b) « artisti » i lashtë ka shprehur një moment shumë të rëndësishëm: kryerjen e një riti kushtuar Zotit në qiell. M.Eliade, studiuesi i besimeve të lashta, pohon se : « Në rast se i quajmë Paleantropët, ‘plotësisht njerëz’, për rrjedhojë ata zotëronin edhe një farë besimi dhe praktikonin disa rite (…). Nga materialet arkeologjike dëshmohet se besimi i gjuetarit paleolitik çfaqet në artin e shpellave që para 30000 viteve ». (6) Në fotot poshtë, në materialet arkeologjike kemi të paraqitura po atë pozicion të duarve, që shpreh të njejtën ide : njeriu duke i drejtuar lutje Zotit. (a) Lutësi, ndoshta Kreu i fisit (shamani) dhe Krijuesi ( rrethi me një pikë në qendër është simboli universal i paraqitjes së Zotit). (b) femra e vdekur i lutet hënës, sipas besimit të Pellazgëve, ta mirëpresë në botën e saj hyjnore. El-Hofra. shk.III p.K. Costantina, Musée National Cirta Algeria (7) Në shumë vizatime të shpellave apo objekte arkeologjike si kjo amuletë (fig.c) e emërtuar « venera para-historike », e gjejmë njeriun në formën grafike si tek veshja tradicionale e mirditores. Mbajtja e duarve të drejtuara nga Zoti, ka mbijetuar në pikturë deri në periudhën e Mesjetës dhe Rilindjes europiane. Një pozicion i caktuar dhe i përsëritur në vazhdimësi i duarve, i këmbëve apo i trupit, janë simbole që përmbajnë dëshmi historike që duhen « lexuar » tek materialet arkeologjike, njësoj si dokumentet e shkruara. Ato na japin të dhëna të rëndësishme për besimin, njohjen e figurave mitike dhe periudhën historike të një popullsie në lashtësi. Përfundimi i parë : Nga ana grafike mund të pohojmë që në xhubletën mirditore kemi të shprehur një figurë njerëzore që lidhet me besimin para-historik. Në studimin e L.Danos “Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike” kushtuar veshjes së gruas malësore të Shqipërisë së Veriut, autorja ka dalluar figura të stilizuara që lidhen me mitet pellazge, si busti i Athinasë me sy kukuvajke, ornamente të kultit të Meduzës, svastikën, dragoin, syrin e Osirisit, gjarpërin, kryqin, akrepin etj. (8) Edhe kjo figurë njerëzore e xhubletës mirditore, na bën të mendojmë se paraqet një mit të besimit të Europës pellazgjike. Por MITIN e kujt mbart mbi kurriz malësorja shqipetare ? II- Perëndesha Zog ose Perëndesha e Madhe 3 Psikologu Karl Jang pohon se “Historia e lashtë e njeriut, në ditët tona, na zbulohet nëpërmjet pamjeve simbolike dhe miteve që kanë mbijetuar nga njeriu i lashtë. (…) Nuk janë ngjarjet e së kaluarës historike ato që na mundësojnë të mësojmë (mbi të shkuarën- shën. im), por statujat, vizatimet, tempujt dhe gjuhët, që na përcjellin besimet e lashta”. (9) Edhe ne materialin tonë, nuk do të kishim patur kurrë mundësinë për ta njohur “fytyrën” e këtij portreti dhe mitin që përfaqëson, po të mos kishim patur ndihmën e materialeve arkeologjike, të besimit dhe kulturës së traditës. Pjesa më e vështirë, që na pengon të dallojmë pamjen njerëzore tek figura në xhubletë është pikërisht pjesa e kokës e cila ka një formë pothuajse trekëndëshe, të zgjatur në pjesën e poshtme. Megjithëse e stilizuar për qëndisjen mbi robë, dallohet qartë nga forma e kokës, vijave dhe ngjyrave të ndryshme të përdorura, se ka ngjashmëri me objektet arkeologjike të skulpturave të njeriut me kokë zogu. Në pjesën e kokës, foto poshtë (fig.a), shikojmë tre vija që bashkohen afër pjesës së qafës. Tre vijat jeshile dhe ngjyra portokalli në pikën e takimit të tyre, na jep idenë e sqepit, të çvendosur përpara, të shpendëve. Kjo paraqitje është e afërt me fytyrën e kokës së zogut në skulpturën e femrës së sumerëve (Mesopotami) (fig.b) dhe të statujave të Europës së lashtë, në studimin e M.Gimbutas “Il linguaggio della Dea » të cilat ajo i quan Perëndesha-Zog. Në foton (fig.c) kemi një statujë (6000 para Krishtit) prej dheu të pjekur me kokë zogu e zbuluar në Bardhosh (Prishtinë) të Kosovës, me tipare më të përafërta njerëzore.(10) a b c Që në xhubletën mirditore kemi të bëjmë me figurën e një femre, e dëshmojnë figurat gjeometrike që e mbulojnë trupin e saj (do flitet më poshtë) si dhe fakti që ajo gjendet vetëm në veshjen e gruas dhe jo si simbolet e tjera të besimit, që paraqiten në rrobat e të dyja gjinive. Pozicioni i duarve mbi bark në skulpturat (fig. b-c) tregon për një kohë më të vonshme se sa femra me kokë zogu e xhubletës. Ato flasin për periudhën kur femra u hyjnizua si «krijuese» e njeriut, që mendohet se i përket periudhës së Mesolitit (fundi i periudhës së akullnajave rreth vitit 8000 para Krishtit), në kohën e zbutjes së kafshëve dhe fillimit të agrokulturës. Ndërsa Hyjnesha e xhubletës nuk përfaqëson gruan “lindëse”, por është ORAKULLI , i hyjnizuar afro 15 000 vite para përdorimit të agrokulturës, dhe sipas besimit pellazg, përfaqson vetë KRIJUESIN në Tokë. (11) Mos të harojmë gjithashtu se ZOTI i parë Krijues ka qenë Hëna (më saktë Drita hënore, prandaj edhe besimi i Pellazgëve ka qenë hënor), e cila e ndryshonte formën e saj njësoj si trupi i femrës kur është shtatzanë. Kështu, tek njeriu para-historik u krijua bindja së Hëna ishte « lindësja » femër e natyrës që e rrethonte. 4 Në tekstet e lashta, Perëndeshës Sellena që përfaqsonte Hënën në mite, i këndohej: ”Nënë e Perëndive / e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjëravë” (12) Për rrjedhojë edhe përfaqsuesja e saj në tokë, që ishtë e ngjashme me të, që nje femër. Ajo u pa si NDËRMJETESJA midis njeriut në Tokë dhe Zotit në Qiell.