Fifth Report Submitted by Albania
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
ADVISORY COMMITTEE ON THE FRAMEWORK CONVENTION FOR THE PROTECTION OF NATIONAL MINORITIES ACFC/SR/V(2021)002 Albanian language version Fifth Report submitted by Albania Pursuant to Article 25, paragraph 2 of the Framework Convention for the Protection of National Minorities – received on 5 May 2021 ACFC/SR/V(2021)002 RAPORTI I PESTË PERIODIK paraqitur nga REPUBLIKA E SHQIPËRISË mbështetur në Nenin 25, paragrafi 2, të KONVENTËS KUADËR TË KËSHILLIT TË EVROPËS “PËR MBROJTJEN E MINORITETEVE” 2 ACFC/SR/V(2021)002 PËRMBAJTJA HYRJE………………………………………………………………................................... 4 I.Masat për zbatimin e Konventës Kuadër dhe dialogun me Komitetin Këshillues të Konventës Kuadër ………………………………………………………………………. 5 II. Masat e ndërmarra për të adresuar çështjet për veprime të menjëhershme të identifikuara në ciklin e katërt të monitorimit dhe si një mundësi për të vlerësuar çështjet kryesore gjatë cikleve të raportimit………………………………………………………………….. ..7 III. Masat për zbatimin e dispozitave të Konventës Kuadër, masat për zbatimin e rekomandimeve të tjera të ciklit të katërt të monitorimit ..................................................... 16 Neni 3 Qëllimi i zbatimit individual të Konventës Kuadër……………………………..... 16 Neni 4 Ndalimi i Diskriminimit........................................................................................... 20 Neni 5 Kultura……………………………………………………………………………...25 Neni 6 Toleranca dhe Dialogu ndërkulturor………………………………….................... 28 Neni 8 E drejta për të manifestuar fenë ose besimin dhe krijimin e institucioneve fetare.... 33 Neni 9 Aksesi në media ................................................................................................... 33 Neni 10 Përdorimi i gjuhës dhe marrëdhëniet me autoritetet............................................ 35 Neni 11 Emrat, Mbiemrat (patronimet), shenjat dhe treguesit topografike..................... ....37 Neni 12 Arsimi......................................................................................................................38 Neni 13 Hapja e institucioneve private................................................................................ 40 Neni 14 E drejta për të mësuar dhe t`u mësuar në gjuhën amtare...................................... 41 Neni 15 Pjesëmarrja në jetën publike..................................................................................44 Neni 16 Përbërja e popullsisë…………………………………………...............................57 Nenet 17 -18 Bashkëpunimi dypalësh dhe ndërkombëtar ................................................... 57 IV. Informacion mbi zbatimin e të drejtave në nivel vendor.................................................58 Anekse të Raportit............................................................................................................... 77 3 ACFC/SR/V(2021)002 LISTA E SHKURTIMEVE AMA Autoriteti i Mediave Audiovizuale AP Avokati i Popullit ASCAP Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar BE Bashkimi Evropian KK Konventa Kuadër Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare DPSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit DNJF Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas KiE Këshilli i Evropës KMD Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi MASR Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë MEPJ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme MD Ministria e Drejtësisë MB Ministria e Brendshme MFE Ministria e Financave dhe Ekonomisë MSHMS Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale OSHC Organizatë e Shoqërisë Civile RSH Republika e Shqipërisë RTSH Radio Televizioni Shqiptar ZVAP Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar 4 ACFC/SR/V(2021)002 HYRJE 1. Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve1 është nënshkruar nga Republika e Shqipërisë2 më 29.06.1995, ratifikuar me ligjin nr. 8496, datë 3.6.1999 nr. 8496, datë 3.6.1999 Për ratifikimin e “Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve”. 2. Bazuar në nenin 25 (pika 1 dhe pika 2) të Konventës Kuadër prej vitit 2001, Shqipëria ka paraqitur periodikisht pranë Këshillit të Evropës, katër raporte periodike mbi zbatimin e dispozitave të Konventës Kuadër, mbi respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Shqipëri3. Në kuadrin e cikleve periodike të monitorimit, pas paraqitjes së Raporteve kombëtare periodike janë miratuar Opinionet përkatëse të Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër4. Pas shqyrtimit të Opinioneve përkatëse të Komitetit Këshillues5 dhe paraqitjes së komenteve të autoriteteve shqiptare mbi këto Opinione6, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutat përkatëse mbi zbatimin e Konventës Kuadër nga Shqipëria7. 3. Në kuadrin e ciklit të katërt të monitorimit, masat e ndërmarra nga Shqipëria mbi zbatimin e Konventës Kuadër u shqyrtuan nga Komiteti Këshillues i Konventës Kuadër bazuar në Raportin e katërt të paraqitur nga autoritetet shqiptare në vitin 2016, si dhe informacionet e mbledhura gjatë vizitës së këtij Komiteti në Shqipëri, në muajin mars 2018, gjatë takimeve me përfaqësues të institucioneve shtetërore, vizitave të zhvilluara në Bashkinë e Tiranës, Finiqit, Himarës dhe Shijakut, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. 4. Pas miratimit dhe publikimit të Opinionit të Komitetit Këshillues dhe kryesisht gjatë vitit 2020 janë zhvilluar diskutimet në Grupin e Raporterëve për të Drejtat e Njeriut, mbi projektrezolutën për zbatimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nga Shqipëria. Në datën 13 janar 2021, në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE), u miratua me konsensus Rezoluta për zbatimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nga Shqipëria. 5. Bazuar në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, konkretisht neni 25 pika 3, Ministritë dhe institucionet kompetente, sipas fushave, informojnë periodikisht Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme (MEPJ), në kuadrin e hartimit të raporteve kombëtare për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, në 1 Këtej e tutje Konventa Kuadër. Versioni anglisht: Framework Convention for the Protection of National Minorities. 2 Këtej e tutje RSH. 3 Raporti i parë është paraqitur në korrik 2001; Raporti i dytë paraqitur maj 2007; Raporti i tretë paraqitur janar 2011; Raporti i katërt nëntor 2016. 4 Këtej e tutje Komiteti Këshillues. 5 Opinioni i parë i Komitetit Këshillues miratuar në shtator 2002 (ACFC/INF/OP/I(2003)004); Opinioni i dytë miratuar në maj 2008 (ACFC/OP/II(2008)003); Opinioni i tretë miratuar në nëntor 2011 (ACFC/OP/III(2011)009). Opinioni i katërt miratuar 11 tetor 2018 dhe publikuar në maj 2019 (ACFC/OP/IV(2018)006). Opinionet e cikleve të mëparshme, përfshirë edhe Opinionin e ciklit të katërt gjenden në faqen e internetit: https://www.coe.int/en/web/minorities/albania. 6 Komentet e Qeverisë shqiptare mbi 4 Opinionet, paraqitur përkatësisht: shkurt 2003 (GVT/COM/INF/OP/I(2003)004); dhjetor 2008 (GVT/COM/II(2008)005); qershor 2012 (GVT/COM/III(2012)003); mars 2019 (GVT/COM/IV(2019)002). Komentet respektive gjenden të publikuara në faqen e internetit: https://www.coe.int/en/web/minorities/albania. 7 Rezolutat e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Ministrave miratuar përkatësisht: maj 2005- Resolution ResCMN(2005)2; Korrik 2009 Resolution CM/ResCMN(2009)5; 12 shkurt 2014 Resolution CM/ResCMN(2014)1. Rezoluta e ciklit të katërt, miratuar janar 2021. Rezolutat përkatëse gjenden te publikuara në faqen e internetit: https://www.coe.int/en/web/minorities/albania. 5 ACFC/SR/V(2021)002 të cilat RSH-së është palë. Bazuar në pikën 4 të këtij neni, MEPJ drejton procesin e hartimit të raporteve kombëtare për zbatimin e marrëveshjeve për të drejtat e njeriut, të cilat i paraqet për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Në funksion të përgatitjes së këtij Raporti, Ministria e Punëve të Jashtme, si institucioni përgjegjës për hartimin e raporteve kombëtare në kuadër të të drejtave të njeriut ka informuar institucionet kompetente dhe është ngritur një grup pune ndërinstitucional për hartimin e këtij Raporti, mbështetur në Urdhrin e Kryeministrit nr.112, datë 5.3.2014 “Për ngritjen e grupit ndërministror të punës mbi hartimin dhe pjesëmarrjen në shqyrtimin e raporteve në kuadër të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”. 6. Raporti është hartuar në përputhje me Udhëzimet për përgatitjen e raporteve në kuadrin e ciklit të pestë të monitorimit. Në pjesën e parë të Raportit paraqitet informacion mbi masat e për zbatimin e Konventës Kuadër, procesin e hartimit të raportit dhe vijimin e dialogut me Komitetin Këshillues. Në pjesën e dytë paraqitet informacion mbi masat e ndërmarra për të adresuar çështjet dhe rekomandimet për veprime të menjëhershme të identifikuara në ciklin e katërt të monitorimit. Në pjesën e tretë paraqitet informacion mbi masat për zbatimin e dispozitave të Konventës Kuadër dhe rekomandimeve të Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër. Në pjesën e katërt të Raportit jepet informacion mbi zbatimin e të drejtave të pakicave në nivel vendor, në disa Bashki të vendit. Pjesë përbërëse e këtij Raporti janë edhe anekset, në të cilat jepet informacion shtesë në funksion të një raportimi gjithëpërfshirës, sipas fushave. 7. Raporti i Pestë Periodik mbi zbatimin e “Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e minoriteteve” është miratuar me Vendim nr. 251, datë 5.05.2021 të Këshillit të Ministrave8. I. Masat për zbatimin e Konventës Kuadër dhe vijimin e dialogut me Komitetin Këshillues. 8. Ndër objektivat kryesore në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut është përmirësimi i mëtejshëm i mbrojtjes