Ripushtimi Jugosllav I Viseve Shqiptare Dhe Lufta E Drenicës (1944/1945)
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”-PRISHTINË KOMUNA E SKENDERAJT RIPUSHTIMI JUGOSLLAV I VISEVE SHQIPTARE DHE LUFTA E DRENICËS (1944/1945) Prishtinë, 2016 Kryeredaktor: Prof. assoc. dr. Sabit SYLA Redaktor shkencor: Prof. dr. Izber HOTI Sekretar i redaksisë: Dr. sc. Gjon BERISHA Redaksia: Akademik Beqir META Prof. dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA Akademik i assoc. Marenglen VERLI Redaktore gjuhësore: Ma. sc. Shqipe DODA Arti grafik: Teuta ZEQIRI - ALIU Konferenca Shkencore “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944/1945)” (30 tetor 2015) Prishtinë, 2016 PËRMBAJTJA PARATHËNIE Sabit Syla - Fjala e hapjes Fadil Nura - Fjalë përshëndetëse 1. Sabile Keçmezi-BASHA Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij (8-10 korrik 1945........19 2. Beqir META Rrethanat ndërkombëtare të ripushtimit të Kosovës..................29 3. Ibrahim GASHI Shaban Polluzha, drejtues i Luftës së Drenicës në dimrin e viteve 1944-1945.......................................................................41 4. Marenglen VERLI Disa konsiderata për ngjarjet kulmore politiko-ushtarake në Kosovë në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore................51 5. Izber HOTI Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha në rrjedhat politike e ushtarake....................................................................................65 6. Hakif BAJRAMI Si u okupua Kosova nga Jugosllavia dhe me kërkesë të kujt, më 1945?....................................................................................81 7. Hamit KABA Vështrim i britanikëve dhe amerikanëve për ripushtimin e Kosovës....................................................................................111 8. Proletar HASANI Ndihmesa dhe ndikimi i brigadave të Ushtrisë acionalçlirimtare nga Shqipëria në çlirimin e Kosovës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore...........................................................................123 9. Halim PURELLKU Pushtimi i Trevave Lindore shqiptare nga fuqitë jugosllave/partizane në gjysmën e dytë të vitit 1944...............143 10. Sabit SYLA Qëndrimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë ndaj ripushtimit të Kosovës................................................................................167 11. Muhamet SHATRI Përqendrimi dhe veprimtaria antishqiptare e forcave të armatosura jugosllave në Kosovë në fillim të vitit 1945.........175 12. Muharrem DEZHGIU Ballafaqimi midis njësive të UNÇSH-së dhe nacionalistëve shqiptarë në Kosovë në fund të Luftës së Dytë Botërore........193 13. Fehmi REXHEPI Masakra e Tivarit në historiografinë shqiptare........................205 14. Haki KASUMI Masakra e Tivarit - shkaqet dhe pasojat..................................213 15. Qerim LITA Rrethanat politike e ushtarake në trevat verilindore shqiptare, nëntor 1944-nëntor 1945..........................................................219 16. Marenglen KASMI Politika gjermane ndaj Kosovës 1943-1944............................247 17. Zelije SHALA Organizimi i vullnetarëve për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, më 1944-1945..........................................................................259 18. Mrika LIMANI Avancimi i trupave partizane krahas tërheqjes së trupave gjermane në territorin e Kosovës në fund të 1944...................269 19. Haxhi ADEMI Interpretimi i literaturës historiografike shqiptare për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe Luftën e Drenicës (1944/1945...............................................................................277 P A R A T H Ë N I E Në tetor të vitit 2015 Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt organizuan Konferencën Shkencore: “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944-1945)”, që përputhej me 70-vjetorin e ripushtimit të viseve shqiptare dhe Luftës së Drenicës. Kjo Konferencë kishte synim ta ndriçojë rezistencën gjithëshqiptare kundër ripushtimit jugosllav, në veçanti atë të Drenicës, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur zgjedha mbi popullsinë shqiptare e nacionalizmit agresiv sllav u kombinua me diktaturën komuniste në aspekte të shumta. Konferenca i filloi punimet më 30 tetor dhe u përcoll me mjaft interes nga shumica e medieve vendore dhe opinioni publik. Në dy seancat e saj me kumtesat e tyre dhanë kontribut shkencor 19 studiues nga hapësira gjithëshqiptare. Këshilli Organizativ i Konferencës, duke vlerësuar cilësinë e kumtesave me prurje të reja shkencore, vendosi që t’i publikojë ato në vëllim të veçantë, ku veç tjerash, hidhet dritë mbi çështje të paprekura deri më sot në historiografinë shqiptare për ripushtimin jugosllav dhe rezistencën shqiptare dhe luftën për çlirim kombëtar. Besojmë se me botimin e kësaj përmbledhjeje shkencore historike po plotësohet një zbrazëtirë në historiografinë shqiptare. Redaksia Dhjetor, 2016 Sabit SYLA - Drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë FJALA E HAPJES NË KONFERENCËN SHKENCORE “RIPUSHTIMI JUGOSLLAV I VISEVE SHQIPTARE DHE LUFTA E DRENICËS (1944/1945)” I nderuar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Z. Qemal Minxhozi, I nderuar Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë në Tiranë, I nderuar Z. Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptareve në Shkup, I nderuar Z. Hysen Matoshi, drejtor i Instituti Albanologjik, Të nderuar kryetarë të komunave, Z. Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, Z. Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, Z. Fadil Nura, nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Të nderuar profesorë, studentë, përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore e kulturore, të medieve të shkruara dhe elektronike, kolegë e gjithë ju të pranishëm, Më lejoni fillimisht t’ju përshëndes në emër të Institutit të Historisë dhe në emrin tim personal me përgëzimet dhe urimet më të sinqerta për pjesëmarrjen tuaj në Konferencën Shkencore: “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës 1944/1945”, organizuar nga Instituti i Historisë në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt. Të nderuar, zonja dhe zotërinj, Lufta e Dytë Botërore kishte riaktualizuar çështjen e Kosovës si një çështje e cila që shndërruar në një pikë objeksionesh për shqiptarët, e ndikuar në shkallën e rezistencën e tyre, qoftë në zgjerimin apo ngushtimin e koalicionit antifashist apo fashist e si një problem i rëndësishëm zgjidhjeje i vetë shqiptarëve të Kosovës, i forcave politike dhe ushtarake të Shqipërisë së pushtuar, i forcave politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, por edhe i vendimeve të Aleatëve të Mëdhenj. Por në mbarim të luftës Kosova u kthye në një poligon të vërtetë të masakrave, ekzekutimeve, dhunimeve, burgosjeve individuale e kolektive nga faktori jugosllav, qoftë ai nacionalist apo komunist, që e shihte të ardhmen e Kosovës brenda shtetit jugosllav. Platformat e tyre ndryshonin vetëm në metodë dhe në praktikën e realizimit. Situata e tillë e krijuar shkaktoi një indinjatë të thellë si te të gjithë popullsia shqiptare, ashtu edhe të krerët e prijësit e Drenicës. Në fund të dhjetorit 1944 u formua Brigada e Drenicës me komandant Shaban Palluzhën, e cila kishte këto qëllime parësore: ndalimin e menjëhershëm të dhunës e terrorit serb në Drenicë e vise të tjera shqiptare, respektimin e të drejtës së popullit shqiptar për vetëvendosje - bashkim me Shqipërinë dhe largimin e menjëhershëm të forcave partizane-çetnike nga vendi. Luftë e rreptë do të zhvillohet ndërmjet forcave shqiptare dhe atyre pushtuese jugosllave. Këto të fundit, do të përdorin artileri të rëndë e korpuse të tëra ushtarake. Bazuar edhe në urdhrin e Josip Broz Titos të datës 8 shkurt 1945 në Kosovë vendoset Administrimi Ushtarak me epiqendër Drenicën. Ndërkohë, rrjedha e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare në Evrope, ishin në disfavor të kryengritësve shqiptarë. Shumë çështje tashmë ishin vendosur në Jaltë. Në viset shqiptare u intensifikua dhuna e terrori. Dimër dhe pranverë të përgjakshme do të përjetojë populli shqiptar (1944-1945). U pushkatuan e u burgosën dhe u dërguan në kampe, u izoluan, u shpërngulën për Turqi e shumë do të vriten jashtë kufijve të Kosovës. Tivari qe një tragjedi tjetër që u ndodhi shqiptarëve, mbase një ndër më të rëndat. Ky varr kolektiv nuk qe një rastësi. Çdo gjë ishte planifikuar e detajuar me kohë, si ekzekutuesi ashtu edhe vendi, duke u bërë kështu pjesë e politikës shfarosëse të hegjemonisë serbe. Nën Administrimin Ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, në korrik të vitit 1945. Nga gjithsej 142 delegatë e mysafirë të Kuvendit, 78 prej tyre kanë qenë serbë e malazezë, ndërsa vetëm 33 shqiptarë, kryesisht funksionarë të rretheve të Kosovës. Në këtë kuvend u nënshkrua Rezoluta për bashkimin e Kosovës me Serbinë. Kështu, alternativa e bashkimit të viseve shqiptare me Shqipërinë, me gjithë përpjekjet e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar, fatkeqësisht mbeti një alternativë e parealizuar në mbarim të luftës. Ringritja e shtetit jugosllav të pasluftës do të përfshinte edhe Kosovën. As, faktori ndërkombëtar, ndonëse gjatë luftës kishte hap një dritë të zbehtë përmes Kartës së Atlantikut, nuk e artikuloi të drejtën e popullit shqiptar për t’u bashkuar me Shqipërinë. Të nderuar të pranishëm, Konferenca që sot po i nis punimet ka një rëndësi të veçantë në historinë më të re shqiptare. Në dy sesione do të lexohen 19 kumtesa të ndryshme, duke ofruar materiale të reja, mbështetur në metodat e hulumtimit bashkëkohor, me një gjuhë shkencore të bazuar dhe të argumentuar më dokumente relevante e metodën krahasuese dhe analitike. Andaj, kemi bindjen se kjo konferencë do të shërbejë pjesë dhe kontribut