Shqipëri, Futbolli Dje Edhe Sot. Tirana Dhe Një Skuadër Në Zemër: "17 Nëntori"
ALBANIA NEWS Quotidiano albanese online http://www.albanianews.it Shqipëri, futbolli dje edhe sot. Tirana dhe një skuadër në zemër: "17 Nëntori" Autore: Adela Kolea Categoria : Intervista Data : 8 agosto 2013 Nuk jam ndonjë sportive e madhe – aq më pak – ndonjë eksperte futbolli. E pra, për sportin në përgjithësi dhe, për futbollin në veçanti, më pëlqen të flas. Me një saktësim: më tepër sesa për sistemin e tërë të futbollit të sotëm, i referohem karakterisikave dhe tipologjisë së këtij sporti skuadre, ndjesive që ai përcjell, atij koncentrati drithmash, tensionesh, edhe dëshpërimesh, përse jo, asaj doze të tij emocionale - të lidhur në një farë raporti - me çdo çast të jetës së përditshme së gjithsecilit prej nesh. Ndoshta sepse futbolli është një sport popullor dhe unë vlerësoj gjithçka që historikisht, është themeluar nga një popull, nga fantazia e tij, nga tradita apo origjinaliteti i tij. Por, ka edhe diçka tjetër: unë pëlqej letërsinë. Të ketë vallë ndonjë lidhje ndërmjet letërsisë e futbollit? Ndoshta po - ose të paktën - kjo gjë vihet re vetëm nga kush është në gjendje ta perceptojë këtë shkrirje. Poeti italian,Umberto Saba, në poezinë e tij ‘Goal’, shkruan: Publiku - i bashkuar duke bërë tifo – duket sikur po derdhet në fushë. Fituesit ,( autorit të golit) i hidhen në qafë shokët ( vëllezërit) të paktë janë momentet e tillë të bukur që ndeshen tek njerëzit,të cilët tashmë janë si të ‘konsumuar’ nga pasionet e dashurisë e të urrejtjes. Komisari teknik i një skuadre futbolli i drejtohet lojtarëve të tij – përveçse gjuhës së folur – edhe nëpërmjet gjuhës së gjesteve.Do ta keni vërejtur besoj edhe ju, thjesht duke ndjekur një ndeshje futbolli nga televizori i shtëpisë.
[Show full text]