Monarki Apo Republike

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Monarki Apo Republike 11 shtator 1922. {Koment i Librit Debat Parlamentar para nje shekulli....} Fillon mbledhja e 39 e Kuvendit Kombëtar për vitin 1922, me temë zgjerimin e statutit të Lushnjes. Kjo mbledhje nuk ishte e rastit. Qysh një vit më parë, në qershor 1921, në mbledhjen e 22-të të Kuvendit Kombëtar, deputeti Koço Tasi i drejtohet me një “proponim” kryesisë së Parlamentit, me anën e të cilit, ndër të tjera, kërkon: “Për arsye që gjithkush i di, imponohet që në programin e këtij sesioni duhet të tjetë edhe plotësimi i statutit, të paktën, sa për pjesën organike të tij, dmth. përsa i përket Këshillit të Lartë, Parlamentit, Ministrave dhe Pushtetit gjyqësor. Dhe po aty, në këtë propozim, Koço Tasi vazhdon: “Prandaj, të zgjidhet një komision parlamentar, të cilit t’i ngarkohet urgjentisht elaborimi, përgatitja e këtij plotësimi, me detyrë që t’i paraqitet për miratim Parlamentit brenda në kohën e këtij sesioni”. Propozimi i konstitucionalistit Koço Tasi, që mund të quhet një nga protagonistët kryesorë në hartimin, diskutimin dhe formulimin e mjaft ligjeve të rëndësishme për kohën, duke filluar qysh nga ligji themelor, vihet në rendin e ditës. Kishte kaluar më shumë se një vit nga Kongresi i Lushnjes dhe nuk ishte arritur stabiliteti i nevojshëm politik. Ishin krijuar dhe rrëzuar disa qeveri. U shfaqën jo pak përplasje dhe u krijuan konflikte midis institucioneve kryesore të shtetit, pati mjaft reagime për të mos pranuar autoritetin e shtetit, - kulmi u arrit me ngjarjet e muajit dhjetor 1921 dhe mars 1922 ku u ndërmorën lëvizje të armatosura kundër qeverisë – çka vinte interesat kombëtare në rrezik. Pikërisht në këtë situatë, deputeti Koço Tasi, bëhet interpret i një grupi deputetësh me vizion, që e kuptonin se mungesa e një kushtetute, e ushqente anarkinë institucionale, ndaj dhe duhej, urgjentisht, të fillonte puna për përgatitjen e ligjit themelor të shtetit, mbi bazën e një statuti të njohur e të pranuar, atij të Kongresit të Lushnjes. Qëndrimi mbi kornizat e tij do të shërbente për të lehtësuar punën për përgatitjen e një statuti më të gjërë e të plotë. Ishte fjala për kushtetutën e parë të Shqipërisë. Duke inicuar ndërmarrjen nga Parlamenti të punës për hartimin e kushtetutës së parë shqiptare, Koço Tasi shfaqet si një nga avokatët më me kompetencë të të drejtës kushtetuese dhe të institucioneve të shtetit, që në çdo rast, siç del edhe nga këto procesverbale, di të promovojë, të sqarojë, të argumentojë parimet kushtetuese, procedurat dhe arkitekturën e godinës shtetërore. Pas disa diskutimeve në Parlament, vendoset që të ngrihet një komision i posaçëm me detyrë përgatitjen e një projekti, i cili duhet të shërbente si bazë për diskutimin e mëtejshëm. Si pjesëtarë të këtij komisioni u caktuan Fan Noli, Dom Ndre Mjeda, Koço Tasi, Stavro Vinjau, Ali Këlcyra, Ibrahim Xhindi, Mehdi Frashëri, Shevqet Daji, Kadri Hoxha, Milto Tutulani, Mustafa Kruja dhe Luigj Gurakuqi – të gjithë juristë të njohur dhe personalitete të rëndësishme politike, të njohur për kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare shqiptare. Anëtarët e këtij komisioni punuan rreth gjashtë muaj për përgatitjen e projektit, por disa ngjarje që ndodhën në fund të vitit 1921 dhe në pranverë të vitit 1922 – synimi i të cilave ishte rrëzimi i qeverisë me dhunë – e vonuan diskutimin e këtij projekti, sikurse ndikuan gjithashtu që të kuptohej më shumë edhe nevoja e diskutimit të tij. Në këto kushte, disa ditë pas fillimit të sesionit parlamentar të vjeshtës, më 11 shtator 1922, në mbledhjen e 39, aty nga mbarimi i saj, kryetari i Parlamentit Eshref Frashëri, i njoftoi deputetët për fillimin e diskutimit mbi zgjerimin e statutit të Lushnjes. Çdo deputet kishte përpara nga një kopje të projektit të këtij statuti. MBLEDHJA 39 KRYETARI ESHREF FRASHERI: Bisedim mbi zgjerimin e Statutit të Lushnjes. Z. SULEJMAN DELVINA: Nuk mund të themi Statuti i shtetit shqiptar, se këtë do ta bëjë asambleja. Por të thuhet kompletimi i Statutit provizor të shtetit shqiptar. Z. SHEVQET DAJI: Kemi fjalën zgjerim. Pranohet që të thuhet “zgjerimi i Statutit provizor të shtetit shqiptar”. Këndohet Statuti përgjithësisht sipas kopjes bashkëngjitur. Z. ABDYL SULA: Në Statutin që u këndua, mungojnë shumë sende, sikundër ka edhe shumë sende tepër që nuk gjenden në statutet e botës. Duke filluar nga pika e parë, dua të bëj disa vërejtje. Në këtë pikë thuhet shteti shqiptar qeveriset prej një qeverie monarkike kushtetore, që nuk do me thanë konstitucionale, por conditionnele. DOM N. MJEDA: Kondisionel do me thënë kushtore dhe jo kushtetore. 1) Z. KRYETARI: Sipas rregullave, nuk mund të bisedohet në detaje, por përgjithësisht. Z. ABDYL SULA: Si e thashë në fillim, përgjithësisht mungojnë shumë sende që gjenden në statutet e botës si dhe ka shumë sende të tepërta, që mungojnë në statutet e botës. Z. SULAJMAN DELVINA: Ato që janë të tepërta, si dhe ato që mungojnë, mund të na i thoni. ZËRA: Këto janë detaje, kur të bisedohet në detaj, atëhere mund të bëhen këto kundërshtime. Z. KOÇO TASI: Në bazë të vendimit të Parlamentit, u caktua një komision për zgjerimin e Statutit, në të cilin ndodhesha edhe unë. Për sa mundi, komisioni nuk u largua nga baza e Statutit të Lushnjes. Ai thotë se shteti shqiptar është monarki konstitucionale dhe ne kështu e lamë. Statuti i Lushnjës thotë se vendin e mbretit e zë përkohësisht Këshilli i Lartë dhe ne kështu e lamë. Komisioni caktoi ato të drejta që u përkasin fuqive legjislative dhe ekzekutive dhe nuk u largua nga baza (e Statutit). ZËRA: Me qënë se Statuti është një gjë me shumë rëndësi, të lihet për nesër.2) Vihet në votë vazhdimi apo mosvazhdimi i mbledhjes dhe vendoset që bisedimi mbi zgjerimin e Statutit të lihet për nesër. ----------------- 1.Qysh në fillim të diskutimeve duket serioziteti parlamentar edhe për formulimin e përmbajtjes së neneve me gjuhën dhe fjalët më të sakta. Deputeti Dom Ndre Mjeda, i cili njihet mirë jo vetëm si një poet po edhe si një gjuhëtar, ndërhyn për të qenë të saktë në shprehjen e kuptimit të një fjale, rreth të cilës më pas do të zhvilloheshin mjaft diskutime. 2. Diskutimi për këtë çështje vetëm sa filloi në fund të mbledhjes së 39-të dhe u la për të nesërmen. MBLEDHJA 40 Z. KRYETARI: Më parë se të hyjmë në rendin e ditës, 1) dua t’u pyes ç’duhet të bëjmë për ata deputetë që u është mbaruar leja dhe nuk kanë ardhur ende këtu… Bisedim mbi zgjerimin e statutit provizor të shtetit shqiptar. Këndohet artikulli 1 Z. MILTO TUTULANI: Duke qenë se ndodhemi në zgjerimin e Statutit të Lushnjes, më duket se duhet të ruajmë esencën e këtij statuti. Me formimin e këtij artikulli, më duket se ata të komisionit kanë dalë nga kompetenca e tyre, pse nuk është e vërtetë se statuti i Lushnjës përmban një formë monarkie kushtetore, përkundrazi, shpirti i këtij statuti, që Këshillit të Lartë nuk i jep asnjë votë dhe krijon një senat omnipotento, (të plotfuqishëm – red.) është përkohësisht deri sa të vijë mbreti demokrat me regjencë. Me shtet monarkik kushtetor kuptohet se të drejtat i ka monarku dhe pasi disa nga këto të drejta ia lë nationit, (këtu: popullit – red.), prandaj quhet kushtetore; përkundrazi, kur gjithë të drejtat i ka nationi dhe vetëm disa të drejta i jep mbretit, atëhere quhet mbretëri demokrate (Demokratie royale) dhe (si)pas Statutit të Lushnjes, mbasi të gjitha të drejtat i ka rezervuar populli për vete dhe disa i ka hequr dhe ia ka dhënë Këshillit të Lartë, qysh mundet forma jonë pas këtij statuti të quhet monarki kushtetore; nga këto jam i mendimit që të hiqet nga ky nen fjala monarki kushtetore dhe në vend të tyre të vihet fjala shtet konstitusionel. Z. SULEJMAN DELVINA: Me fjalën qeveri monarki kushtetore është pranuar ardhja e mbretit. Unë jam i mendimit që të thuhet monarki parlamentare, pse ka qeveri që kanë konstitucion, por s’kanë parlament, teksa ne jemi një qeveri parlamentare. Z. LUIGJ GURAKUQI: Komisioni i formuar prej Parlamentit, në të cilin kam pasë qenë edhe unë, ka pasur për barrë zgjerimin e Statutit të Lushnjes dhe më duket se këtë barrë e ka kryer, duke mos u larguar nga baza. Artikulli i parë që shteti shqiptar qeveriset prej një qeverie monarkike kushtetore 2) u formulua kështu duke u bazuar në Statutin e Lushnjes, i cili thotë se, Këshilli i Lartë zë vendin e mbretit deri sa të vijë Ky. Pra, edhe në qoftë se atëhere nuk u tha se shteti shqiptar është monarkik, ky kuptim del vetvetiu nga artikulli i Statutit të Lushnjes që përmenda. Sa për konsekuencën që mund të rrjedhë nga një fjalë e tillë, nuk duhet të preokupohemi, pasi në artikullin e parë shtojmë se vendin e mbretit e zë përkohësisht Këshilli i Lartë me të drejtat e detyrat e caktuara në mënyrë taksative në këtë Statut 3) dhe se, kjo shtojcë, është konsekuencë e paragrafit të parë. ___________ 1.Me fillimin e punimeve, bëhej apeli për të konstatuar pjesëmarrjen e deputetëve dhe në se ishte shumica e nevojshme për zhvillimin e rregullt të një mbledhjeje. Karakteristike, siç del nga procesverbalet e mbledhjeve të Parlamentit, ishte largimi me leje dhe shqetësimi për mungesat e pajustifikuara apo vonesat tej afatit të lejes së kërkuar. 2. Siç shihet edhe më poshtë, rreth këtij artikulli bëhen diskutime e debate të shumta dhe, megjithëse pranohet teza për t’i qëndruar besnik statutit të Lushnjes për formën e regjimit politik, u ra dakort që të mos pasqyrohet në mënyrë direkte në statutin e zgjeruar. – nënvizimi me korsive i bot. 3. Në variantin përfundimtar, ky përbën formulimin me të cilin çelet edhe statuti, duke u përqendruar më tepër te organet që ushtrojnë sovranitetin dhe jo se ku qëndron sovraniteti.
Recommended publications
  • Il Dibattito Intellettuale E Politico in Albania Tra Le Due Guerre Mondiali
    Università Ca' Foscari Venezia Dottorato di ricerca in Storia sociale europea dal Medioevo all'età contemporanea Ciclo: XXIV Anno di discussione: 2013 Il dibattito intellettuale e politico in Albania tra le due guerre mondiali Mehdi Frashëri tra "i vecchi" e "i giovani" Settore scientifico disciplinare di afferenza: M-STO/04 Tesi di Dottorato di Redi Halimi, matricola 955643 Coordinatore del Dottorato Tutore del Dottorando Prof. Mario Infelise Prof. Alberto Masoero 1 2 Indice Introduzione p. 5 Tavola delle abbreviazioni 21 Capitolo 1 Mehdi Frashëri e l'Albania 1870-1939 23 1.1 La fine dell'impero 23 1.2 Riforme, conflitti, rivoluzioni 30 1.3 Evoluzione economica e trasformazioni sociali 32 1.4 Dall'indipendenza alla fine della Grande Guerra 38 1.5 La lotta per il potere e la dittatura di Zog 44 Capitolo 2 Stampa, società e correnti culturali 51 2.1 La stampa albanese tra le due guerre mondiali 54 2.2 Un quotidiano filo-italiano a Tirana? 60 2.3 La stampa e le appartenenze sociali 71 2.4 Correnti culturali e politiche 75 2.5 Circolazioni di uomini e di idee 85 Capitolo 3 La questione economica: Banca d'Albania e riforma agraria 91 3.1 Il rapporto Calmés 94 3.2 La Banca Nazionale 100 3.2 La riforma agraria 104 3.3 Il ruolo di Mehdi Frashëri 114 3.4 Il dibattito sulla riforma agraria 119 3.5 Il pensiero di Frashëri sulle cause dell'arretratezza 125 3 Capitolo 4 Religione e Istruzione: riforme, resistenze e discussioni 131 4.1 Le comunità religiose tra le due guerre mondiali 134 4.1.1 I musulmani 135 4.1.2 Gli ortodossi 137 4.1.3 I cattolici 140
    [Show full text]
  • Institutional Political Developments from the Assembly of Durres to the Congress of Lushnja
    E-ISSN 2281-4612 Academic Journal of Interdisciplinary Studies Vol 5 No 2 ISSN 2281-3993 MCSER Publishing, Rome-Italy July 2016 Institutional Political Developments from the Assembly of Durres to the Congress of Lushnja Eldi Sherifi PhD candidate, Faculty of Law, University of Tirana Doi:10.5901/ajis.2016.v5n2p187 Abstract There are several historical studies on the Congress of Durrës and Congress of Lushnja, but in my opinion further studies should be conducted on the history of political institutions and their political organizing operators as well as their inhibitors. On July 29, 1913 the Great powers declared Albania a Hereditary and Sovereign Autonomous Principality. At the Peace Conference in 1919, Clemenceau and Lloyd defended the thesis of "inability of Albanians to Self Government" and offered the solution of sharing the governance responsibility between Yugoslavia and Italy to implement the Secret Treaty of London on 26 April 1915. The Congress of Durres was held after the conclusion of the First World War. It was led by Mehmet Konica and Myfit Libohova. Delegates elected the interim government and the delegation for representing Albania at the Peace Conference in Paris. The Congress of Lushnja came as an illuminating meteor in the dark and hopeless institutional environment. Its development destroyed the anti-Albanian political intrigues. After they toppled the government of Durres by voting against it, the congress delegates established all the powers of the state, according to the principles of Montesquieu. Through several transparent procedures they established "National Council", "Supreme Council" and the Cabinet. The evidence and acts sources of law served as the legal basis.
    [Show full text]
  • International Journal of Arts and Humanities
    International Journal of Arts and Humanities ISSN: 2581-3102 Volume:05,Issue:01 “February2021” ALBANIAN OFFICIAL REPRESENTATION AT THE PARIS PEACE CONFERENCE 1919 (POLITICAL AND MEDIA REACTION) Rudina MITA Prof. Assoc. Dr. at the Faculty of Humanities, "Aleksander Xhuvani" University, Elbasan, Republic of Albania https://doi.org/10.46609/IJAH.2021.v05i01.002 ABSTRACT Some events in Albanian historiography have been interpreted in different ways in different periods. Before the 90s of the XX century, in Albania there was the same political force, which had won World War II. This governing force had as a vital principle the expression "We won the war, we write history". History was not compromised in scientific chronological accuracy but in its interpretive mode. Events that contradicted communist ideology were either left in oblivion or distorted in interpretation. One of these events was the participation of the official Albanian Representation in the Paris Peace Conference in 1919. The purpose of this paper is to shed some light on this important historical event for Albania and Albanians. The paper itself aims to present the circumstances in which the official Albanian representation was elected, the participation in this conference, its position, the lobbying carried out in the interest of Albania and the Albanians, and the influence of the pro - Italian wing in it. The article is based on historiographical, memorial and media sources. The methodology used is that based on scientific research and research, as well as comparative methods in the interpretive confrontation of this event within the boundaries of the two Albanian historiographical periods before the "90 and after" 90 of the XX century.
    [Show full text]
  • Ligjvënësit Shqipëtarë Në Vite
    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË NË VITE Viti 1920 Këshilli Kombëtar i Lushnjës (Senati) Një dhomë, 37 deputetë 27 mars 1920–20 dhjetor 1920 Zgjedhjet u mbajtën më 31 janar 1920. Xhemal NAIPI Kryetar i Këshillit Kombëtar (1920) Dhimitër KACIMBRA Kryetar i Këshillit Kombëtar (1920) Lista emërore e senatorëve 1. Abdurrahman Mati 22. Myqerem HAMZARAJ 2. Adem GJINISHI 23. Mytesim KËLLIÇI 3. Adem PEQINI 24. Neki RULI 4. Ahmet RESULI 25. Osman LITA 5. Bajram bej CURRI 26. Qani DISHNICA 6. Bektash CAKRANI 27. Qazim DURMISHI 7. Beqir bej RUSI 28. Qazim KOCULI 8. Dine bej DIBRA 29. Ramiz DACI 9. Dine DEMA 30. Rexhep MITROVICA 10. Dino bej MASHLARA 31. Sabri bej HAFIZ 11. Dhimitër KACIMBRA 32. Sadullah bej TEPELENA 12. Fazlli FRASHËRI 33. Sejfi VLLAMASI 13. Gjergj KOLECI 34. Spiro Jorgo KOLEKA 14. Halim bej ÇELA 35. Spiro PAPA 15. Hilë MOSI 36. Shefqet VËRLACI 16. Hysein VRIONI 37. Thanas ÇIKOZI 17. Irfan bej OHRI 38. Veli bej KRUJA 18. Kiço KOÇI 39. Visarion XHUVANI 19. Kolë THAÇI 40. Xhemal NAIPI 20. Kostaq (Koço) KOTA 41. Xhemal SHKODRA 21. Llambi GOXHAMANI 42. Ymer bej SHIJAKU Viti 1921 Këshilli Kombëtar/Parlamenti Një dhomë, 78 deputetë 21 prill 1921–30 shtator 1923 Zgjedhjet u mbajtën më 5 prill 1921. Pandeli EVANGJELI Kryetar i Këshillit Kombëtar (1921) Eshref FRASHËRI Kryetar i Këshillit Kombëtar (1922–1923) 1 Lista emërore e deputetëve të Këshillit Kombëtar (Lista pasqyron edhe ndryshimet e bëra gjatë legjislaturës.) 1. Abdyl SULA 49. Mehdi FRASHËRI 2. Agathokli GJITONI 50. Mehmet PENGILI 3. Ahmet HASTOPALLI 51. Mehmet PILKU 4. Ahmet RESULI 52. Mithat FRASHËRI 5.
    [Show full text]
  • 1 LIGJVËNËSIT SHQIPTARË NË VITE Viti 1920 Këshilli Kombëtar I
    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË NË VITE Viti 1920 Këshilli Kombëtar i Lushnjës (Senati) Një dhomë, 37 deputetë 27 mars 1920–20 dhjetor 1920 Zgjedhjet u mbajtën më 31 janar 1920. Xhemal NAIPI Kryetar i Këshillit Kombëtar (1920) Dhimitër KACIMBRA Kryetar i Këshillit Kombëtar (1920) Lista emërore e senatorëve 1. Abdurrahman Mati 22. Myqerem HAMZARAJ 2. Adem GJINISHI 23. Mytesim KËLLIÇI 3. Adem PEQINI 24. Neki RULI 4. Ahmet RESULI 25. Osman LITA 5. Bajram bej CURRI 26. Qani DISHNICA 6. Bektash CAKRANI 27. Qazim DURMISHI 7. Beqir bej RUSI 28. Qazim KOCULI 8. Dine bej DIBRA 29. Ramiz DACI 9. Dine DEMA 30. Rexhep MITROVICA 10. Dino bej MASHLARA 31. Sabri bej HAFIZ 11. Dhimitër KACIMBRA 32. Sadullah bej TEPELENA 12. Fazlli FRASHËRI 33. Sejfi VLLAMASI 13. Gjergj KOLECI 34. Spiro Jorgo KOLEKA 14. Halim bej ÇELA 35. Spiro PAPA 15. Hilë MOSI 36. Shefqet VËRLACI 16. Hysein VRIONI 37. Thanas ÇIKOZI 17. Irfan bej OHRI 38. Veli bej KRUJA 18. Kiço KOÇI 39. Visarion XHUVANI 19. Kolë THAÇI 40. Xhemal NAIPI 20. Kostaq (Koço) KOTA 41. Xhemal SHKODRA 21. Llambi GOXHAMANI 42. Ymer bej SHIJAKU Viti 1921 Këshilli Kombëtar/Parlamenti Një dhomë, 78 deputetë 21 prill 1921–30 shtator 1923 Zgjedhjet u mbajtën më 5 prill 1921. Pandeli EVANGJELI Kryetar i Këshillit Kombëtar (1921) Eshref FRASHËRI Kryetar i Këshillit Kombëtar (1922–1923) 1 Lista emërore e deputetëve të Këshillit Kombëtar (Lista pasqyron edhe ndryshimet e bëra gjatë legjislaturës.) 1. Abdyl SULA 49. Mehdi FRASHËRI 2. Agathokli GJITONI 50. Mehmet PENGILI 3. Ahmet HASTOPALLI 51. Mehmet PILKU 4. Ahmet RESULI 52. Mithat FRASHËRI 5.
    [Show full text]
  • Dissertation-Full Final Rackham Edit
    STATE, LAW, AND REVOLUTION: AGRARIAN POWER AND THE NATIONAL STATE IN ALBANIA, 1850-1945 by Besnik Pula A dissertation submitted in partial fulfillment of the requirements for the degree of Doctor of Philosophy (Sociology) in the University of Michigan 2011 Doctoral Committee: Professor George P. Steinmetz, Chair Professor Howard A. Kimeldorf Professor Margaret R. Somers Professor Ronald Grigor Suny Professor Michael D. Kennedy, Brown University © Besnik Pula 2011 DEDICATION To my wife, Shpresa. ii ACKNOWLEDGEMENTS As I ponder all the individuals that have had a role in making this dissertation see the light of day, I realize how difficult it is to properly recount the numerous ways and uncountable acts, large and small, with which others have shaped, supported, and directly or indirectly helped me arrive at this finished product. I was extremely fortunate to have had a group of exceptional historical social scientists as members of my committee, whose support carried me from my early days as a graduate student at Michigan through the years of research and writing of this dissertation. All these individuals have made tremendous efforts in giving me the best training a rookie graduate student in sociology can get. I can only hope to live up to the high standards they have set. My principal advisor, George Steinmetz, has played an enormous intellectual and mentoring role not only during the research and writing of this dissertation, but during my entire graduate career. George was patient enough to stick with me as I scrapped my original dissertation topic to end up working on the one here.
    [Show full text]
  • Akademia E Forcave Të Armatosura Fakulteti I Sigurisë Dhe Mbrojtjes Departamenti I Strategjisë Dhe Historisë
    Hugh Grant - Ambasadori Amerikan në Shqipëri gjatë viteve 1935-1939 ka thënë: “Besoj se historia në gjykimin e saj të fundit, të paanshëm e të drejtë, do ta përmendë Zogun e Parë, Mbretin e Shqiptarëve, si një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak dhe politik, si një prijës patriot e trim, me një inteligjencë dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme, me të cilat mundi të përballojë dhe të zgjidhë problemet e koklavitura EKREM SPAHIU të mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar. Patjetër nuk kishte ndonjë shitje të Shqipërisë tek Italia nga ana e Mbretit Zog. Një shpifje e tillë është një fyerje që i bëhet karakterit dhe patriotizmit të Ahmet Zogut”. AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA FAKULTETI I SIGURISË DHE MBROJTJES DEPARTAMENTI I STRATEGJISË DHE HISTORISË PËRMBLEDHJE “SIGURIA KOMBËTARE GJATË MONARKISË SHQIPTARE 1928-1939” MONARKISË SHQIPTARE GJATË KOMBËTARE “SIGURIA Për herë të parë në historinë tonë kombëtare, nocioni “Siguri Kombëtare Shqiptare” merr trajtë të plotë kryesisht në periudhën e Monarkisë Shqiptare 1928-1939. Në këtë kuadër, një nocion i tillë, veçanërisht i plotë për atë periudhë, iu mungon studimeve shqiptare. Korrelacioni pavarësi kombëtare-shtet-siguri kombëtare përgjatë periudhës kohore të Monarkisë si dhe evoluimi i tij është thelbësor për të ndriçuar kontributet e Monarkisë në çështjet e mëdha të sigurisë kombëtare. Forcimi i legjitimitetit të shtetit shqiptar të shpallur më 1912; forcimi i njohjes dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij shteti; ngritja, plotësimi dhe shtrirja e pushtetit të shtetit përmes të gjitha institucioneve dhe në të gjithë territorin e vendit; forcimi i sigurisë së brendshme; krijimi dhe forcimi i instrumenteve të armatosura të sigurisë kombëtare si TEMË ushtria dhe xhandarmëria - të gjitha këto ishin një kontribut i jashtëzakonshëm i Monarkisë në sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
    [Show full text]
  • ENDRI KONFERENCA Dhjetor 2016.Indd
    FIRST INTERNATIONAL CONFERENCE ON: "EDUCATION AND SOCIAL SCIENCES – GLOBAL CHALLENGE 2017” (ICES I - 2017) Tirana-Bialystok, 18 MARCH 2017 Organized by International Institute for Private- Commercial- and Conference proceedings Competition Law (IIPCCL) in Partnership with University of Bia³ystok (Poland), Institut za nauèna istraživanja (Montenegro), Institute of ICIS V-2016 History and Political Science of the University of Bia³ystok (Poland), Tirana Business University (Albania), University College Pjeter Budi of Pristina, (Kosovo), Instituti per Vol. 1 studime ligjore dhe demokratike (ISLD) (Kosovo). Website: iipccl.org Fifth International Conference On: Important notifications "Interdisciplinary Studies – Global Challenge 2016” Conference date: 18 MARCH, 2017 Location 1: Tirana, Albania 17 December, 2016 Location 2: Bialystok (Poland-EU) via Video Conference or Poster Presentation Tirana-Bialystok (Poland) Conference Language: English and Albanian Abstract's submission: 12. 2. 2017 Notification on Abstract's reception: 14. 2. 2017 Full paper submission: 26. 2. 2017 Contact email: [email protected] Participation fee is 90 Euros, (It covers certificate of paper presentation, coffees, International Institute for Private- Commercial- and Competition Law (IIPCCL) Book of proceedings, administrative costs...). Each coauthor has to pay an extra 20 Euros (Example 2 Authors-Total 110 Euros, 3 Authors-Total 130 Euros). in Partnership with University of Bia³ystok (Poland), Institut za nauèna istraživanja (Montenegro), Institute of History and Political Science of the University of Bia³ystok (Poland), Tirana Business ISBN: 978-9928-214-44-7 University (Albania), University College Pjeter Budi of Pristina, (Kosovo), Albanian National Chamber of Mediators (Albania), Wisdom University (Albania), Wisdom Research and Development Institute (Albania) 9 7 8 9 9 2 8 2 1 4 4 4 7 Book of proceedings ICIS V-2016 Vol.
    [Show full text]
  • Shfletoni Gazetën
    USHTRIA E PREMTE, 24 KORRIK 2020 1 Viti i 73-të i botimitU Nr. 29 (827676)SHTRIA Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 24 korrik 2020 Akademia e Forcave të Armatosura Gjenerallejtënant Eric P. Wendt në Tiranë “Bachelor” në Shkenca Ushtarake, 60 kandidatë për ciklin e parë Gjeneral brigade kademia e Forcave të Armatosura, për vitin studimet në ciklin e parë “Bachelor” në Shkenca Aakademik 2020-2021 do të rekrutojë 60 Ushtarake në Akademinë e Forcave të Armato- (gjashtëdhjetë) kandidatë për oficerë, për të sura, në linket e mëposhtëm dokumentacioni ndjekur studimet në ciklin e parë “Bachelor” i nevojshëm: Kriteret dhe procedurat për re- Kollçaku pret në Shkenca Ushtarake. Me qëllim vijimin e krutimin e kandidatëve për oficerë, që do të mëtejshëm të procedurave për rekrutimin e ndjekin studimet në ciklin e parë “Bachelor” kandidatëve për oficerë, të cilët do të ndjekin në “Shkenca Ushtarake”... » faqe 4 komandantin e Forcave Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Speciale të NATO-s Ministria e Mbrojtjes-UNDP: Fillon projekti për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të fatkeqësive » faqe 2 Projekti do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian » faqe 3 Shkolla e Trupës në Bunavi Bunavi, betohen 116 ushtarët e rinj të Forcave të Armatosura ë mjediset e Shkollës së Trupës, Bunavi, Npavarësisht kufizimeve të imponuara nga pandemia e “COVID-19”, u zhvillua më 20 kor- rik 2020, ceremonia e betimit dhe çertifikimit të rekrutëve, të cilët përfunduan Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë. Në përfundim të këtij kursi u çertifikuan 116 rekrutë, të rinj e të reja, nga mbarë vendi, të cilët tashmë janë pjesë e Forcave tona të Armatosura..
    [Show full text]
  • Juliana HASEKIU-LLOSHI Prof
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I ELBASANIT FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DEPARTAMENTI I HISTORI - GJEOGRAFI TEMË DOKTORATURE FIGURA E DERVISH BEJ BIÇAKUT DHE KONTRIBUTI I TIJ NË HISTORINË E SHQIPËRISË DHE TË ELBASANIT Për Gradën Doktor i Shkencave në Albanologji Fusha: Histori Disertanti Udhëheqës shkencor Msc. Juliana HASEKIU-LLOSHI Prof. As. Dr. Majlinda PEZA-PERRIU Elbasan, Maj 2021 I DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR I SHKENCAVE” PËRGATITUR NGA JULIANA HASEKIU FIGURA E DERVISH BEJ BIÇAKUT DHE KONTRIBUTI I TIJ NË HISTORINË E SHQIPËRISË DHE TË ELBASANIT UDHËHEQËS SHKENCOR Prof.Asoc.dr. Majlinda PEZA-PERRIU Mbrohet më, përpara jurisë: 1. --------------------------------------- (Kryetar) 2. --------------------------------------- (anëtar) 3. ---------------------------------------- (anëtar) 4. --------------------------------------- (anëtar) 5. --------------------------------------- (anëtar) II FIGURA E DERVISH BEJ BIÇAKUT DHE KONTRIBUTI I TIJ NË HISTORINË E SHQIPËRISË DHE TË ELBASANIT DEKLARATË E VËRTETËSISË SË PUNIMIT DEKLAROJ NË PËRGJEGJËSINË TIME TË PLOTË SE KY PUNIM ËSHTË HARTUAR NGA UNË DHE PËR ÇDO IDE APO INFORMACION , I CILI NUK ËSHTË IMI, KAM RESPEKTUAR TË GJITHË RREGULLAT E CITIMIT DHE REFERIMIT. DEKLAROJ SE NË KËTË PUNIM NUK KA VËND PLAGJIATURA. JULIANA HASEKIU III IA KUSHTOJ PRINDËRVE TË MI DHE FAMILJES SIME IV FALENDERIME Në fillim të këtij punimi, dua të falenderoj profesorin tim të nderuar Prof.Dr. Liman Varoshi, i cili më ka mbështetur përgjatë kërkimeve të mia shkencore, mbi zbardhjen e figurës së Dervish Biçakut dhe që pa dyshim do të doja ta kisha sot në krah. Do të doja gjithashtu të shpreh falenderimet e mia të thella për të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë këshilla të vyera që nga fillimi i rrugëtimit të këtij punimi.
    [Show full text]
  • TAKSA E PRONES, VLERESIM I RI PER ÇMIMIN REFERENCE “PS-Ja Mori 140 Mln Lekë Për Vitin 2017” Zbardhet Tabela Për Të Gjithë Vendin Dhe Afatet Për Pagesën E Taksës
    Kryeredaktor: Erl MURATI Zv/kryeredaktore - Rezarta DELISULA Tel:(04)2359-104, Fax:(04) 2359-116 E-mail:[email protected] Viti XXIV - Nr. 7469 E enjte 15 Mars 2018 Çmimi, 50 lekë (1.5 euro) Opinioni Nga MONIKA STAFA Opinioni i Ditës i Ditës Nga JORGJI KOTE ëse deri pak vite më parë në sal- amiti i pritshëm i Presidentit Nlonet perëndimore nuk pat fi lluar Perëndimi, pas gjyqësorit në Shqipëri, Samerikan, Donald Trump me atë “Ostpolitika” të ndjehet alarmi i stuhisë, tani ka koreano-verior, Kim Jong Un dhe ardhur pikërisht koha për ta dhënë vëmendje e shtuar ndaj sektorit mediatik përgatitjet për këtë ngjarje historike e re koreane atë me forcë... Vijon në faqen 20 për sigurinë ... Vijon në faqen 21 KESHILLI I MINISTRAVE VENDOS NDRYSHIMET. TABELAT ME VLEREN E PASURIVE TAKSA E PRONES, VLERESIM I RI PER ÇMIMIN REFERENCE “PS-ja mori 140 mln lekë për vitin 2017” Zbardhet tabela për të gjithë vendin dhe afatet për pagesën e taksës. Punonjësit derë më derë për matjet. Ja kush i nënshtrohet detyrimit fiskal “BISEDA ME HOXHEN” “Lobimi rus”, KQZ Helmoi vjehrrën me po shqyrton raportin fostoksinë, flet xhaxhai i nuses: Gjithë historia është sajesë financiar të PD-së, Në faqen 10 PJESA E PARE ja bilancet e partive ATP: Dosjet e vitit Raporti i Komisionit Zgjedhor: Ja lista e 1996, pronarët që sponsorëve të LSI e sa harxhon PSD kompensohen dhe Nga DARINA TANUSHI lista me 4900 vetë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë Në faqet 16-18 dorëzuar raportet e tyre financiare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëra në janar dhe tjetra në shkurt.
    [Show full text]
  • Interdisciplinary Journal of Research and Development
    “ALEKSANDËR MOISIU” UNIVERSITY DURRËS, ALBANIA Interdisciplinary Journal of Research and Development VOLUME 5, Number 4, 2018 ISSN: 2410-3411 ISSN-L: 2313-058X Published by “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania 2 Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol. 5, no. 4, 2018 EDITORIAL STAFF OF INTERDISCIPLINARY JOURNAL OF RESEARCH AND DEVELOPMENT President of Editorial Board Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania EDITORIAL BOARD Kseanela Sotirofski, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Leke Sokoli, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Lavdosh Ahmetaj, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Mithat Mema, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Andon Kume, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Azeta Tartari, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Lindita Mukli, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Jani Sota, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Osman Metalla, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania Deak Csaba, National Innovation Office, Hungary Ensar Nisanci, “Namik Kemal” University, Tekirdag, Turkey Ihsan Soysal, “Namik Kemal” University, Tekirdag, Turkey Jose Albiac, Saragossa University. Saragossa Spain Szilagyi Roland, University of Miskolc, Hungary Athanasios Natsis, Agricultural University of Athens, Greece Michel Bonneau, University of Angers, France Francesco Scalera, University of Bari, Italy Editor in chief Prof. Dr. Mit’hat Mema, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, Albania
    [Show full text]