Akademia E Forcave Të Armatosura Fakulteti I Sigurisë Dhe Mbrojtjes Departamenti I Strategjisë Dhe Historisë
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Hugh Grant - Ambasadori Amerikan në Shqipëri gjatë viteve 1935-1939 ka thënë: “Besoj se historia në gjykimin e saj të fundit, të paanshëm e të drejtë, do ta përmendë Zogun e Parë, Mbretin e Shqiptarëve, si një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak dhe politik, si një prijës patriot e trim, me një inteligjencë dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme, me të cilat mundi të përballojë dhe të zgjidhë problemet e koklavitura EKREM SPAHIU të mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar. Patjetër nuk kishte ndonjë shitje të Shqipërisë tek Italia nga ana e Mbretit Zog. Një shpifje e tillë është një fyerje që i bëhet karakterit dhe patriotizmit të Ahmet Zogut”. AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA FAKULTETI I SIGURISË DHE MBROJTJES DEPARTAMENTI I STRATEGJISË DHE HISTORISË PËRMBLEDHJE “SIGURIA KOMBËTARE GJATË MONARKISË SHQIPTARE 1928-1939” MONARKISË SHQIPTARE GJATË KOMBËTARE “SIGURIA Për herë të parë në historinë tonë kombëtare, nocioni “Siguri Kombëtare Shqiptare” merr trajtë të plotë kryesisht në periudhën e Monarkisë Shqiptare 1928-1939. Në këtë kuadër, një nocion i tillë, veçanërisht i plotë për atë periudhë, iu mungon studimeve shqiptare. Korrelacioni pavarësi kombëtare-shtet-siguri kombëtare përgjatë periudhës kohore të Monarkisë si dhe evoluimi i tij është thelbësor për të ndriçuar kontributet e Monarkisë në çështjet e mëdha të sigurisë kombëtare. Forcimi i legjitimitetit të shtetit shqiptar të shpallur më 1912; forcimi i njohjes dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij shteti; ngritja, plotësimi dhe shtrirja e pushtetit të shtetit përmes të gjitha institucioneve dhe në të gjithë territorin e vendit; forcimi i sigurisë së brendshme; krijimi dhe forcimi i instrumenteve të armatosura të sigurisë kombëtare si TEMË ushtria dhe xhandarmëria - të gjitha këto ishin një kontribut i jashtëzakonshëm i Monarkisë në sigurinë kombëtare të Shqipërisë. PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE "DOKTOR" Ky kontribut duhet të çlirohet nga vargonjtë e paragjykimeve dhe të ideologjizimeve. Në vend të këtyre, ashtu si për NË FUSHËN E SIGURIË DHE TË MBROJTJES çdo histori serioze, duhen respektuar kriteret të cilat janë: objektiviteti, analiza e fakteve, interpretimi gjithëpërfshirës juridik bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare, si dhe shikimi i çështjeve në optikën e zhvillimeve të kohës, si të vendit dhe ndërkombëtare. “SIGURIA KOMBËTARE GJATË MONARKISË SHQIPTARE 1928-1939” Fjalët kyçe: siguri kombëtare, rrezik, kërcënim, shtet, politikë, ushtri. SUMMARY For the first time in our national history, the notion of “Albanian National Security” takes full form mainly in the period of Albanian Monarchy. In this context, such a notion, especially in its complete form, is lacking in the Albanian studies. The correlation national independence-state-national security, during the period of the Monarchy and its evolution is essential in order to enlighten monarchy contributions to major issues of national security. Strengthening of the legitimacy of the Albanian state, declared in 1912; the recognition and strengthening of international relations of the State; establishment, completion and extension of state authority across all institutions and all over the country; strengthening of the internal security; creation and strengthening of the instruments of national security such as armed forces and gendarmerie - all these were tremendous contribution of the Monarchy to the national security of Albania. Autori Udhëheqësi Shkencor Ekrem Spahiu Prof. Dr. Pajtim Ribaj This contribution must be getting rid off from the positions of prejudices and sick ideologies. Instead of these and in coherence with any serious discipline of history, the criteria must be respected as being objectivity, fact-finding, comprehensive legal interpretation based on international law, and looking at the issues in the optics of the country's time developments, as well as those international prerogatives. Key words: national security, risk, threat, State, politics, army. Numri i fjalëve: 105 443 Tiranë, Nëntor 2018 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA FAKULTETI I SIGURISË DHE MBROJTJES DEPARTAMENTI I STRATEGJISË DHE HISTORISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” NË FUSHËN E SIGURIË DHE TË MBROJTJES “SIGURIA KOMBËTARE GJATË MONARKISË SHQIPTARE 1928-1939” Autori Udhëheqësi Shkencor Ekrem Spahiu Prof. Dr. Pajtim Ribaj Numri i fjalëve: 105 443 Tiranë, Nëntor 2018 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA FAKULTETI I SIGURISË DHE MBROJTJES DEPARTAMENTI I STRATEGJISË DHE HISTORISË Komisioni Shkencor Prof. Dr. Sulo Hadëri Kryetar Prof. Dr. Mithat Mema Oponent Prof. Dr. Gjergj Sinani Anëtar Prof. As. Dr. Teki Kurti Oponent Prof. As. Dr. Bernard Zotaj Anëtar Autori Udhëheqësi Shkencor Ekrem Spahiu Prof. Dr. Pajtim Ribaj Tiranë, Nëntor 2018 Akademia e Forcave të Armatosura “Copyright, I Ekrem Spahiu 2018” 1 nga 212 Akademia e Forcave të Armatosura Udhëheqësi i kandidatit Ekrem Spahiu vërteton se ky është version i miratuar i disertacionit të mëposhtëm: SIGURIA KOMBËTARE GJATË MONARKISË SHQIPTARE 1928-1939 Udhëheqës shkencor Prof. Dr. Pajtim Ribaj 2 nga 212 Akademia e Forcave të Armatosura SIGURIA KOMBËTARE GJATË MONARKISË SHQIPTARE 1928-1939 Përgatitur nga: Ekrem Spahiu Disertacion i paraqitur në Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë Në përputhje të plotë Me kërkesat Për gradën “Doktor” Akademia e Forcave të Armatosura Nëntor, 2018 3 nga 212 Akademia e Forcave të Armatosura DEDIKIM Nisur nga kredoja ime personale, përkatësisht nderimi dhe respekti që kam kultivuar gjatë jetës time për ushtarakët shqiptarë, të cilët kanë vënë mbi gjithçka dhe janë betuar për Detyrën, Nderin dhe Atdheun, nga fati që pata për të punuar në detyrë të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku përjetova nga afër përkushtimin dhe sakrificat e ushtarakëve për të rritur prestigjin e Shqipërisë përmes angazhimeve profesionale në misione e operacione humanitare e paqeruajtëse brenda e jashtë vendit, si dhe duke u nisur edhe nga kredoja e përcaktuar nga Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare që më 1928 se Forcat e Armatosura të Shtetit kanë për detyrë mbrojtjen e nderit, të pavarësisë e tërësisë tokësore të Atdheut, dhe interesave të larta materiale e morale të Shtetit, këtë Punim ua dedikoj ushtarakëve shqiptarë të të gjitha kohërave. Në kuadër të këtij Punimi, u jam mirënjohës veçanërisht Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes, Komandës së Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneralëve, ushtarakëve dhe profesoratit përkatës të tyre, për kushtet e krijuara në këtë institucion të lartë të mendimit ushtarak shqiptar, për nxitjen e mbështetjen e kërkimeve shkencore në këtë fushë, ku m’u ofrua edhe mua mundësia e kushtet për konsolidimin e kurrikulës time në sigurinë kombëtare dhe për mbrojtjen e temës shumë të kërkuar “Siguria Kombëtare gjatë Monarkisë Shqiptare”. 4 nga 212 Akademia e Forcave të Armatosura MIRËNJOHJE/FALENDERIM Përmes këtij punimi synoj të paraqes me vërtetësi dhe në lartësinë që e meriton periudhën e Mbretërisë Shqiptare, posaçërisht dimensionet e saj në sigurinë kombëtare. Një synim i tillë është natyrisht një obligim i madh e, njëherësh, kërkon edhe një punë të madhe studimore, të cilat do të ishin të vështira për t’u arritur pa mbështetjen dhe ndihmën udhëheqëse dhe shoqërore të shumë miqve të mi. Në përzgjedhjen e temës dhe në proçesin e përgatitjeve e të zhvillimit të saj, kam kënaqësinë që kam punuar nën kujdesin e Profesor Doktor Pajtim Ribaj, në cilësinë e udhëheqësit shkencor, me të cilin, në besim dhe vlerësim të ndërsjellë në funksion të paraqitjes së një punimi sa më të arrirë në nivelin e kërkesave për promovimin në gradën shkencore, pata shkëmbime të frytshme mendimesh. Sugjerimet konstruktive të Prof. Dr. Ribaj më shërbyen për të vendosur këtë temë në një kuadër më të gjerë dhe më funksional si në parametrat e brendshëm të kohës së Monarkisë, ashtu edhe në etapat që e paraprinë dhe ato që vijuan pas Monarkisë. Prandaj kam nderin dhe detyrimin që, në vlerësim të këtij besimi, të shpreh mirënjohjen time për zotni Ribaj për këshillat, durimin dhe dashamirësinë e tij për të vlerësuar, por edhe për të qartësuar me profesionalizëm shkencor dhe për të plotësuar ndonjë zbrazëti si gjatë proçesit të përgatitjes, ashtu edhe në mënyrën e paraqitjes, të metodës apo të përmbajtjes e zhvillimit të temës nga ana ime. Plotësimet me më shumë prurje studimore dhe me më shumë krahasime pikëpamjesh të ndryshme apo të kundërta, të asaj kohe por edhe të sotme, ndreqjet, saktësimet, etj, u bënë në sajë të përpjekjeve të përbashkëta e kërkesave rigoroze të Prof. Ribaj. Sikurse e shpreha edhe më sipër, inkuadrimi im në forcën politike që mbështet sistemin e Mbretërisë më ka lidhur ngushtë me personalitetet më përfaqësuese të këtij sistemi, përkatësisht me Nënën Mbretëreshë Geraldina, Mbretin Leka I, Princin Leka II, Ministrin e Oborrit Mbretëror z. Abedin Mulosmanaj, nga të cilët kam përfituar dije dhe të vërteta të natyrshme e të dokumentuara lidhur me kontributin e Mbretërisë për sigurinë kombëtare. Prandaj mirënjohja ime shkon për ta, për të gjithë materialin autentik gojor e të shkruar dhe që kishin mirësinë të më ofronin. Ndërkohë, me Dr. Fuat Myftia, Dr. Ibrahim Sokoli, Dr. Myftar Spahiu, Prof. Dr. Beqir Meta, Komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Prof. Asc. Agim Sula, Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Kombëtare, Prof.