“Ukshin Hoti” Raporti I Vetëvlerësimit
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” Raporti i vetëvlerësimit Prizren 2013/2014 Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit Faktet rreth Universitetit të Prizrenit Universiteti i Prizrenit (UPZ) është themeluar në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Selia e universitetit të Prizrenit është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani në vitin 2013 numri i studentëve është rreth 8000 studentë të rregullt. Universiteti është i akredituar nga viti 2010. Për hrë të fundit i është nënshtruar procesit të akreditimit vitin e kaluar dhe është aredituar deri në tetor të vitit 2015. Momentalish universiteti ofron studime te ciklit bachelor dhe master. Programet e ciklit te pare te akredituara nga AKA janë: Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar në kuadër të Fakultetit Ekonomik; Juridik; Software Design dhe Teknologji e Informacionit në kuadër te Fakultetetit të Shkencave kompjuterike; Gjuhë Gjermane; Programi Fillor dhe Parashkollor në kuadër të Fakultetit të Edukimit. Nga ky vit ka filluar edhe programi i ciklit të dytë përkatësisht master në Trashigimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit. Parimi udhëheqës dhe misioni Misioni Universiteti i Prizrenit shërben rajonin e Prizrenit dhe vendin me rekrutimin, zhvillimin dhe në edukimin e studentëve për të qenë të diplomuar të suksesshëm në tregun e punës në Kosovë, në rajon dhe në Evropë. Vizioni Universiteti i Prizrenit dhe Menaxhmenti i tij është i angazhuar për rritjen e cilësisë së mësimit dhe mësimdhënies dhe aktivitetet të lidhura të Universitetit, në mënyrë që të forcojë pozitën e vet dhe krahasueshmërinë me institucionet e tjera në rajon dhe Evropë. - 2 - Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit 2. Programet e studimit Menaxhmenti I Universitetit të Prizrenit pas aprovimin në Senat dhe në koordinim me Ministrinë e Arsimit merr vendim për hapjen e programeve të reja studimi. Fakultetet përkatëse të udhëhequra nga Dekani punojnë në përpilimin e programit I cili më vonë kontrollohet nga Prorektori për çështje mësiore dhe zyrës për sigurimin e cilësisë. Organizohen dy afate të rregullta të provimeve, dhe afat të tretë të jashtëzakonshëm mundë të ketë vetëm pas vendimit të Senatit, ku zakonisht numri I provimeve ku studentët mundë të hyjnë është I limituar. Notimi I studentëve varret nga fusha e studimit. Çdo mësimdhënës planifikon metodologjinë në planprogramin e tij të cilin e prezenton para studentëve në fillim të semestrit. Rregullore për punimin e diplomës të niveli bachelor dhe master janë aprovuar dhe mundë të gjenden në administratën e universitetit. 3 Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit 2.1 Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 2.1. Të dhënat themelore për programin e studimit Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” Përshkrimi i institucionit (Emri) Fakulteti i Filologjisë, Prizren Emri i programit të studimit Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Kategorizimi (BA, MA, BSc, MSc, BA PhD, kurs universitar) Diplomimi (akademik) Baçelor në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Profili i programit akademik Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Grupi për të cilën adresohet oferta Të gjithë ata që e kanë të kryer shkollimin e mesëm Kohëzgjatja minimale 3 vjet (6 semestra) Forma e studimit (i rregullt, pa shkëputje nga puna, studimi nga I/E rregullt largësia etj.) Numri i kredive ECTS 180 Moduli /Kurset (Përmbajtja e shkurtër) Hyrje në gjuhësi Hyrje në shkencat e letërsisë Letërsi e vjetër shqipe Kulturë gjuhe Letërsi popullore Gjuhë angleze I Informatikë Kulturë dhe qytetërim shqiptar Histori arti Praktikum i gjuhës shqipe Fonetikë Teori e letërsisë Lexim dhe interpretim Letërsi për fëmijë Folklor dhe etnologji Gjuhë angleze II Histori e gjuhës standarde Histori e popullit shqiptar Letërsi antike Fonetikë historike - 4 - Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit Morfologji I Histori e letërsisë shqipe I – Romantizëm Leksikologji Shkrim akademik Teori e përkthimit Gjuhë angleze III Antropologjia Filologji shqiptare Fillet e gazetarisë EtimologjiMorfologji II Histori e letërsisë shqipe – Romantizëm Gjuhësi ballkanike Filozofi e gjuhës dhe qytetërimi latin Letërsi krahasimtare Gjuhë angleze IV Shkrim kreativ Folklori arbëresh Sociologji e kulturës Morfologjia historike Historia e letërsisë shqipe - Realizëm Sintaksë e gjuhës shqipe I Letërsi botërore Dialektologji Metodologji e gjuhës amtare Gjuhësi indoeuropiane Kritikë letrare Stilistikë Sociolinguistikë Latinisht Sintaksë e gjuhës shqipe II Letërsia e sotme shqipe Gjuhësi e përgjithshme - 5 - Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit 2.2. Arsyeshmeria e programit për tregun e punës Programi në nivelin Baçelor (Bachelor) i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në përgjithësi ka për qëllim aftësimin e studentëve për të ushtruar profesionin e tyre në të ardhmen. Me realitetin dhe mundësitë e reja të krijuar në Kosovë, Gjuha dhe letërsia shqipe ka qenë dhe është bërë e rëndësishme për ruajtjen, pasurimin apo zhvillimin e saj. Studimet në Programin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në nivelin Baçelor (Bachelor) zgjasin gjashtë semestra dhe brenda këtyre semestrave janë të harmonizuar dy fusha kryesore të studimeve (dhe nëndegët e tyre mbështetëse apo plotësuese): Gjuha dhe komunikimi, Letërsia dhe kultura. Këto fusha pastaj zbërthehen në lëndët e veçanta që i zhvillojnë dhe i thellojnë shkathtësitë gjuhësore të studentëve si dhe i zhvillojnë shkathtësitë e tyre akademike në mënyrë që të rrisin profesionalizmin në gjuhën dhe letërsi. Ata do të aftësohen për komunikim të rrjedhshëm në qarqet akademike dhe jo akademike dhe do të përgatiten për t’u përballuar me sfidat që mund t’i hasin në tregun e punës. 2.3. Krahasueshmeria ndërkombëtare e programit Programi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe është përshatur dhe krahasuar me disa Programe të përafërta universitare, si me: Universitetin e Prishtinës, Tiranës, Korcës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, kurse përshtatëshmeri dhe krahasueshmeri kemi bërë edhe më Universitin e Vjenës, Universitin e Munchinit, Universitin e Ljubljanës, Universitin e Budapestit etj. 2.4. Grupi target që i dedikohet programi Nëpërmjet paraqitjes mjaft të pasur të këtij kursi (Programi), nga studentët promovohet të kuptuarit, studiuarit e gjuhës standarde dhe vlerësimit e trashëgimisë kulturore dhe të letersisë shqiptare. Arritshmeria përfundimtar i studimeve deri në diplomim të këtij Programit të Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe është përgatitja profesionale e kuadrove (mësimdhënës, lektorë, krijues, studiues...) dhe njëherazi do ta pranojnë dhe zotërojnë titullin Baçelor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. - 6 - Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit 2.5. Orientimi i drejtimeve të studimit sipas parimeve udhëheqëse të institucionit Drejtimet e studimit, orientohen në parimet e realizimit të plan-programit, i cili mbështetet në udhëzimet e “Ligjit të Arsimit të Lartë” të Republikës se Kosovës; në udhëzimet ligjore dhe administrative të MASHT-it dhe kryesisht mbështetur edhe në Statutit e UPZ-së. Kështu që, duke i aplikuar standardet e nivelit më të lartë si dhe duke u bazuar gjithnjë në kërkesat e sistemit të Bolonjës dhe Lisbonës, ky Program do të jetë i kompletuar dhe premtues për t’u zgjeruar dhe garantuar cilësi. 2.6. Qëllimi dhe profili i programit të studimeve Qëllimi përfundimtar i studimeve deri në diplomim të këtij Programit të Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe është përgatitja profesionale e kuadrove (mësimdhënës, lektorë, krijues, studiues...) dhe njëherazi do ta pranojnë dhe zotërojnë titullin Baçelor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Përveç aspektit pragmatik, studentët e këtij drejtimi do të pajisen edhe me njohuri të thelluara për nivele të ndryshme të sistemit gjuhësor përmes lëndëve: Hyrje në gjuhësi, Fonetikë e gjuhës shqipe, Leksikologji, Morfologji, Sintaksë, Dialektologji, Sociolinguistikë, Psikolinguistikë, Gjuhësi ballkanike, Metodologji e gjuhës amtare, Metodologji e punës shkencore, Gjuhësi indoeuropiane dhe gjenerative, Shkrim akademik. Tërësia e studimeve të letërsisë ofrohet përmes lëndëve që paraqesin periudhat me të rëndësishme letrare: Hyrje në shkencën e letërsisë, Letërsi botërore, Etnofolklor, Letërsi shqipe (e vjetër, e Rilindjes dhe letërsi e viteve 1912 – 1939), Letërsi e krahasuar, Teori përkthimi, Letërsi e sotme shqipe (proza, poezia), Estetika. Nëpërmjet paraqitjes mjaft të pasur të këtij kursi (Programi), nga studentët promovohet të kuptuarit, studiuarit e gjuhës standarde dhe vlerësimit e trashëgimisë kulturore shqiptare. Modulet e letërsisë ju lejojnë studentëve të zhvillojnë relacionin në mes të letërsisë dhe kulturës shqiptare, por edhe të atyre ballkanike, evropiane dhe botërore. Modulet plotësojnë njëra-tjetrën me një përzierje nxitëse dhe motivuese të gjuhës, letërsisë, kulturës dhe historisë se popullit shqiptar. - 7 - Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” 2013 Raporti i vetëvlerësimit Lëndët zgjedhore në kuadër të Programit Gjuhë dhe Letërsi Shqipe synojnë të ofrojnë njohuri dhe shkathtësi shtesë për t’i zgjeruar spektrin e dijes se studentëve. Përmes atyre studentët do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi në fusha me të ngushta profesionale sipas nevojave dhe afiniteteve të tyre, siç janë: Përdorimi i gjuhës standarde, komunikim i rrjedhshëm, njohuri për gjuhësinë shqiptare, ballkanike dhe evropiane, metodologjie dhe shkathtësi e punës hulumtuese dhe shkencore, krijimtari kreative, njohuri për letërsinë shqiptare, ballkanike dhe botërore. 2.7. Rezultatet