4. Jasharajt Dhe Lufta Çlirimtare, IH Prishtinë, 2019
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
1 Botohet në kuadër të vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 2 Kryeredaktor: Prof. asoc. dr. Sabit Syla Redaktor shkencor: Prof. dr. Ibrahim Gashi Sekretar i redaksisë: Prof. asoc. dr. Gjon Berisha Redaksia: Akademik Marenglen Verli Akademik Beqir Meta Prof. dr. Skënder Asani Prof. dr. Bujar Dugolli Redaktore gjuhësore: Ma. Shqipe Doda Realizimi kompjuterik: Teuta Zeqiri -Aliu © 2019 Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë Ueb: www.ih-rks.org e-mail: [email protected] 3 INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI” - PRISHTINË Jasharajt dhe lufta çlirimtare (Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare:“Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, organizuar me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prishtinë, më 6 mars 2018) Prishtinë, 2019 4 5 PËRMBAJTJA PARATHËNIE ........................................................................... 9 Sabit SYLA Fjala e hapjes ............................................................................. 11 Marenglen VERLI Jasharajt - produkt i një vatre patriotike .................................... 15 Jakup KRASNIQI Kontributi i Jasharajve të Prekazit në luftën çlirimtare të Kosovës (1991-1999) ................................................................ 23 Paskal MILO UÇK në agjendën diplomatike të Shqipërisë në pranverë- verë të vitit 1998 ........................................................................ 35 Ana Di LELLIO Motivimi i luftës së Jasharajve përmes tregimit të ngjarjes ....................................................................................... 53 Beqir META Lufta e Kosovës në kancelaritë perëndimore dhe vendi që zë familja Jashari në këtë luftë .................................................. 61 6 Sabit SYLA Alternativat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX ...................................... 79 Hamit KABA Politika amerikane dhe ligjshmëria e ndërhyrjes së NATO- s në Kosovë .............................................................................. 115 Sabile KEÇMEZI-BASHA Qëndresa e grave të familjes Jashari, 1998 .............................. 133 Hysen MATOSHI Adem Jashari ndërmjet legjendës dhe historisë ....................... 143 Bujar DUGOLLI Universitetit i Prishtinës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ................................................................................... 149 Nuri BEXHETI Një kujtim i shkurtër me Adem Jasharin në nëntor 1991 ........ 155 Ibrahim GASHI Lufta e Kosovës realpolitikë e sendërtimit të idesë së shtetit të Kosovës ..................................................................... 159 Qerim LITA Autonomia politike-territoriale e shqiptarëve në Maqedoni dhe njësitë e para ushtarake .................................... 169 7 Proletar HASANI & Marenglen KASMI Ndihmesa e Ushtrisë shqiptare në organizimin dhe përgatitjen e forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .......... 199 Afrim KRASNIQI Evoluimi i qëndrimeve të partive politike në Shqipëri ndaj rezistencës në Kosovë dhe ndikimi në to i ngjarjeve të vitit 1998 .............................................................................. 223 Agim ZOGAJ Historik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në javoren “Zëri”, dhjetor 1997-mars 1999 ............................................... 249 Yüksel HOŞ Geographical Dynamics on Independence Struggle of Kosova ..................................................................................... 269 Mrika LIMANI UÇK-ja në kontekst të luftërave guerile të shekullit XX ......... 291 Myrvete DRESHAJ-BALIU Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe ............................................................ 309 Adem ZEJNULLAHU Figura e Adem Jasharit në këngët popullore ........................... 325 8 Kudusi LAME Lufta e Jasharajve dhe vlerat e saj ........................................... 333 Sadik KRASNIQI Trashëgimia materiale-historike e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz ...................................................... 363 Luan TETAJ Themelimi i Kazermës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Baran 1998 ............................................................................ 375 Fitim RIFATI Rëndësia historike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ...................................................................................... 387 Selver ISLAMAJ Tradita e tregimit mbi viktimën shekullore dhe rezistencës flijuese deri në kulmimin me komandantin legjendar dhe flijimin e familjes Jashari ........................................................ 395 Beqir META Fjala e mbylljes ........................................................................ 419 9 PARATHËNIE Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, më 6 mars të vitit 2018, organizuan Konferencën shkencore ndërkombëtare: “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përbën një pikë kulmore në historinë më të re të mbarë kombit tonë. Ky vit i 20-të, në kalendarin e historisë sonë kombëtare përkoi edhe me: 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100-vjetorin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, 50-vjetorin e demonstratave të vitit 1968 dhe 10-vjetorin e shtetësisë së Kosovës. Shënimi i këtyre ngjarjeve në këtë vit, tregon qartë rrugëtimin e gjatë të lëvizjes sonë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe krijimin e shtetit të pavarur. Në këto përpjekje shekullore, spikat lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për liri e shtet, për demokraci e prosperitet, luftë e cila do të merrte përmasat dhe simbolikën e një flakadani olimpik me sakrificën e familjes Jashari. Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje me aktin e tyre sublim, të padëgjuar e të pashembullt, i dhanë UÇK-së vrullin për të bërë atë që mendohej e pamundur, përballjen me makinerinë ushtarake të Jugosllavisë, me potencialin ushtarak të llogaritur si i katërti në Evropë, i dhanë gjithë popullit të Kosovës besimin se liria mund të arrihej nëse kërkohej pa dilemë, por i dhanë edhe botës 10 mesazhin se shqiptarët nuk mund të toleronin më tej të shtypeshin, maltretoheshin e të mbaheshin në robëri, në shek. XX në mes të Evropës, e cila pretendonte e propagandonte respektimin e standardeve të larta të civilizimit, lirisë e demokracisë. Jasharajt dhe UÇK-ja ndikuan që populli shqiptar i Kosovës, gjithë kombi shqiptar, mandej shteti shqiptar dhe gjithë shqiptarët kudo në botë, të bëhen bashkë si asnjëherë, se kishte ardhur koha të dëgjohej zëri i tyre, të respektoheshin të drejtat e tyre, të vlerësoheshin kontributi e sakrificat shekullore në të mirë të Evropës dhe të civilizimit evropian. Armët e Jasharajve, armët e UÇK-së, i çorën maskën politikës demagogjike të qarqeve drejtuese të Beogradit të grupuara rreth Sllobodan Millosheviqit, provuan ku e kishte vatrën terrorizmi, ku gatuhej politika e gjenocidit dhe e asgjësimit të një populli të tërë. Ato armë zgjuan nga gjumi edhe më skeptikët dhe vunë në lëvizje burrat vizionarë të shtetit në SHBA dhe Evropë, aktivizuan NATO-n dhe diplomacinë ndërkombëtare, dhe rezultatin e shohim, e kemi të prekshëm. Ashtu siç ka lënë gjurmë të thella sakrifica mbinjerëzore e Adem Jasharit dhe familjes së tij në ndërgjegjen tonë kombëtare, kjo konferencë elaboroi me argumente shkencore, dimensionet humane, kombëtare, politike, ushtarake e diplomatike të luftës çlirimtare e të simbolit të saj - Adem Jashari. Publikimi i materialeve të Konferencës shkencore “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, është vazhdim i bashkëpunimit të tri instituteve tona, i cili tashmë është i shtrirë në të gjitha aspektet e bashkëpunimit. Prishtinë, 2019 Redaksia 11 Sabit SYLA Fjala e hapjes I nderuar Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Shyqiri Bytyqi, I nderuar ish-Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Ramë Buja, I nderuar Z. Ambasador Minxhozi, Të nderuar deputetë, përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore e kulturore, të medieve të shkruara dhe elektronike, kolegë e gjithë ju të pranishëm. Më lejoni fillimisht t’ju përshëndes në emër të Këshillit Organizativ, me falënderimet më të sinqerta për pjesëmarrjen tuaj në Konferencën shkencore: “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”. Të nderuara zonja dhe zotërinj, Në vitet nëntëdhjeta, të shekullit XX, politika shtetërore serbe u shoqërua nga një rigjallërim i dukshëm nacionalizmi me mekanizmin e saj ushtarako-policor, duke vendosur me dhunë nën pushtetin e saj të gjitha strukturat institucionale politike, ekonomike, gjyqësore, policore, shëndetësore, kulturore e arsimore. Kosova u kthye në një qendër të vlimeve, revoltës e kundërshtisë, por edhe një nga poligonet më të mëdha të dhunës e të terrorit shtetëror. Në kundërpërgjigje të një politike të tillë, filluan edhe organizimet e para ushtarako-politike, me synim çlirimin nga sundimi i Serbisë përmes formës së luftës guerile dhe asaj frontale. Adem Jashari me bekimin edhe të familjes, qe ideator e pjesëtar i grupeve dhe celulave të para të luftës çlirimtare në Kosovë, të cilat i paraprinë dhe çuan deri te formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dy etapave të saj ilegale dhe legale, duke qenë edhe 12 koordinator e projektues i sulmeve të shumta kundër njësiteve ushtarake të ushtrisë serbe. Mbështetur në realitetin e së vërtetës historike shkencore, se “liria nuk dhurohet,