4. Jasharajt Dhe Lufta Çlirimtare, IH Prishtinë, 2019

4. Jasharajt Dhe Lufta Çlirimtare, IH Prishtinë, 2019

1 Botohet në kuadër të vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 2 Kryeredaktor: Prof. asoc. dr. Sabit Syla Redaktor shkencor: Prof. dr. Ibrahim Gashi Sekretar i redaksisë: Prof. asoc. dr. Gjon Berisha Redaksia: Akademik Marenglen Verli Akademik Beqir Meta Prof. dr. Skënder Asani Prof. dr. Bujar Dugolli Redaktore gjuhësore: Ma. Shqipe Doda Realizimi kompjuterik: Teuta Zeqiri -Aliu © 2019 Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë Ueb: www.ih-rks.org e-mail: [email protected] 3 INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI” - PRISHTINË Jasharajt dhe lufta çlirimtare (Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare:“Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, organizuar me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prishtinë, më 6 mars 2018) Prishtinë, 2019 4 5 PËRMBAJTJA PARATHËNIE ........................................................................... 9 Sabit SYLA Fjala e hapjes ............................................................................. 11 Marenglen VERLI Jasharajt - produkt i një vatre patriotike .................................... 15 Jakup KRASNIQI Kontributi i Jasharajve të Prekazit në luftën çlirimtare të Kosovës (1991-1999) ................................................................ 23 Paskal MILO UÇK në agjendën diplomatike të Shqipërisë në pranverë- verë të vitit 1998 ........................................................................ 35 Ana Di LELLIO Motivimi i luftës së Jasharajve përmes tregimit të ngjarjes ....................................................................................... 53 Beqir META Lufta e Kosovës në kancelaritë perëndimore dhe vendi që zë familja Jashari në këtë luftë .................................................. 61 6 Sabit SYLA Alternativat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX ...................................... 79 Hamit KABA Politika amerikane dhe ligjshmëria e ndërhyrjes së NATO- s në Kosovë .............................................................................. 115 Sabile KEÇMEZI-BASHA Qëndresa e grave të familjes Jashari, 1998 .............................. 133 Hysen MATOSHI Adem Jashari ndërmjet legjendës dhe historisë ....................... 143 Bujar DUGOLLI Universitetit i Prishtinës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ................................................................................... 149 Nuri BEXHETI Një kujtim i shkurtër me Adem Jasharin në nëntor 1991 ........ 155 Ibrahim GASHI Lufta e Kosovës realpolitikë e sendërtimit të idesë së shtetit të Kosovës ..................................................................... 159 Qerim LITA Autonomia politike-territoriale e shqiptarëve në Maqedoni dhe njësitë e para ushtarake .................................... 169 7 Proletar HASANI & Marenglen KASMI Ndihmesa e Ushtrisë shqiptare në organizimin dhe përgatitjen e forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .......... 199 Afrim KRASNIQI Evoluimi i qëndrimeve të partive politike në Shqipëri ndaj rezistencës në Kosovë dhe ndikimi në to i ngjarjeve të vitit 1998 .............................................................................. 223 Agim ZOGAJ Historik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në javoren “Zëri”, dhjetor 1997-mars 1999 ............................................... 249 Yüksel HOŞ Geographical Dynamics on Independence Struggle of Kosova ..................................................................................... 269 Mrika LIMANI UÇK-ja në kontekst të luftërave guerile të shekullit XX ......... 291 Myrvete DRESHAJ-BALIU Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe ............................................................ 309 Adem ZEJNULLAHU Figura e Adem Jasharit në këngët popullore ........................... 325 8 Kudusi LAME Lufta e Jasharajve dhe vlerat e saj ........................................... 333 Sadik KRASNIQI Trashëgimia materiale-historike e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz ...................................................... 363 Luan TETAJ Themelimi i Kazermës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Baran 1998 ............................................................................ 375 Fitim RIFATI Rëndësia historike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ...................................................................................... 387 Selver ISLAMAJ Tradita e tregimit mbi viktimën shekullore dhe rezistencës flijuese deri në kulmimin me komandantin legjendar dhe flijimin e familjes Jashari ........................................................ 395 Beqir META Fjala e mbylljes ........................................................................ 419 9 PARATHËNIE Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, më 6 mars të vitit 2018, organizuan Konferencën shkencore ndërkombëtare: “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përbën një pikë kulmore në historinë më të re të mbarë kombit tonë. Ky vit i 20-të, në kalendarin e historisë sonë kombëtare përkoi edhe me: 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100-vjetorin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, 50-vjetorin e demonstratave të vitit 1968 dhe 10-vjetorin e shtetësisë së Kosovës. Shënimi i këtyre ngjarjeve në këtë vit, tregon qartë rrugëtimin e gjatë të lëvizjes sonë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe krijimin e shtetit të pavarur. Në këto përpjekje shekullore, spikat lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për liri e shtet, për demokraci e prosperitet, luftë e cila do të merrte përmasat dhe simbolikën e një flakadani olimpik me sakrificën e familjes Jashari. Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje me aktin e tyre sublim, të padëgjuar e të pashembullt, i dhanë UÇK-së vrullin për të bërë atë që mendohej e pamundur, përballjen me makinerinë ushtarake të Jugosllavisë, me potencialin ushtarak të llogaritur si i katërti në Evropë, i dhanë gjithë popullit të Kosovës besimin se liria mund të arrihej nëse kërkohej pa dilemë, por i dhanë edhe botës 10 mesazhin se shqiptarët nuk mund të toleronin më tej të shtypeshin, maltretoheshin e të mbaheshin në robëri, në shek. XX në mes të Evropës, e cila pretendonte e propagandonte respektimin e standardeve të larta të civilizimit, lirisë e demokracisë. Jasharajt dhe UÇK-ja ndikuan që populli shqiptar i Kosovës, gjithë kombi shqiptar, mandej shteti shqiptar dhe gjithë shqiptarët kudo në botë, të bëhen bashkë si asnjëherë, se kishte ardhur koha të dëgjohej zëri i tyre, të respektoheshin të drejtat e tyre, të vlerësoheshin kontributi e sakrificat shekullore në të mirë të Evropës dhe të civilizimit evropian. Armët e Jasharajve, armët e UÇK-së, i çorën maskën politikës demagogjike të qarqeve drejtuese të Beogradit të grupuara rreth Sllobodan Millosheviqit, provuan ku e kishte vatrën terrorizmi, ku gatuhej politika e gjenocidit dhe e asgjësimit të një populli të tërë. Ato armë zgjuan nga gjumi edhe më skeptikët dhe vunë në lëvizje burrat vizionarë të shtetit në SHBA dhe Evropë, aktivizuan NATO-n dhe diplomacinë ndërkombëtare, dhe rezultatin e shohim, e kemi të prekshëm. Ashtu siç ka lënë gjurmë të thella sakrifica mbinjerëzore e Adem Jasharit dhe familjes së tij në ndërgjegjen tonë kombëtare, kjo konferencë elaboroi me argumente shkencore, dimensionet humane, kombëtare, politike, ushtarake e diplomatike të luftës çlirimtare e të simbolit të saj - Adem Jashari. Publikimi i materialeve të Konferencës shkencore “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, është vazhdim i bashkëpunimit të tri instituteve tona, i cili tashmë është i shtrirë në të gjitha aspektet e bashkëpunimit. Prishtinë, 2019 Redaksia 11 Sabit SYLA Fjala e hapjes I nderuar Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Shyqiri Bytyqi, I nderuar ish-Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Ramë Buja, I nderuar Z. Ambasador Minxhozi, Të nderuar deputetë, përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore e kulturore, të medieve të shkruara dhe elektronike, kolegë e gjithë ju të pranishëm. Më lejoni fillimisht t’ju përshëndes në emër të Këshillit Organizativ, me falënderimet më të sinqerta për pjesëmarrjen tuaj në Konferencën shkencore: “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”. Të nderuara zonja dhe zotërinj, Në vitet nëntëdhjeta, të shekullit XX, politika shtetërore serbe u shoqërua nga një rigjallërim i dukshëm nacionalizmi me mekanizmin e saj ushtarako-policor, duke vendosur me dhunë nën pushtetin e saj të gjitha strukturat institucionale politike, ekonomike, gjyqësore, policore, shëndetësore, kulturore e arsimore. Kosova u kthye në një qendër të vlimeve, revoltës e kundërshtisë, por edhe një nga poligonet më të mëdha të dhunës e të terrorit shtetëror. Në kundërpërgjigje të një politike të tillë, filluan edhe organizimet e para ushtarako-politike, me synim çlirimin nga sundimi i Serbisë përmes formës së luftës guerile dhe asaj frontale. Adem Jashari me bekimin edhe të familjes, qe ideator e pjesëtar i grupeve dhe celulave të para të luftës çlirimtare në Kosovë, të cilat i paraprinë dhe çuan deri te formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dy etapave të saj ilegale dhe legale, duke qenë edhe 12 koordinator e projektues i sulmeve të shumta kundër njësiteve ushtarake të ushtrisë serbe. Mbështetur në realitetin e së vërtetës historike shkencore, se “liria nuk dhurohet,

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    421 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us