Prof. Dr. Bamir Topi
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PROF. DR. BAMIR TOPI FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA (Korrik, 2007 – Korrik, 2011) V.1 Me rastin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (1912-2012) PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA 2 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA VËLLIMI I FJALIME (2007-2011) PRINTED IN THE UNITED STATES OF AMERICA LULU.COM August, 2011 3 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA “PROF. DR. BAMIR TOPI- FJALIME, INTERVISTA DHE MESAZHE” (V.1) Edited by: PETER TASE © 2011 by Peter Tase All rights reserved. No part of this book may be reproduced in any form or by any means, except for the inclusion of brief quotations in a review, without permission in writing from the publisher. ISBN: 978-1-257-97959-2 4 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA ACKNOWLEDGMENTS This book would not have been published without the assistance and support of faculty and staff in the Institute of World Politics, Washington, D.C. Many thanks to President and Founder of IWP, Dr. John Lenczowski, Ms. Tricia Lloyd, Dean David M.L. Klocek and Mrs. Linda Strating, for their continuous guidance and leadership; I am also grateful to IWP Library director, Mr. James Stambaugh, for his patience and unique wisdom and experience. The materials for this project have been gathered from the official web page of the President of Albania, and have served as the only source of information for the two volumes of this publication. Washington, D.C., August, 2011 5 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA 6 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA JETËSHKRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, PROF. DR. BAMIR TOPI Prof. Dr. Bamir Topi ka lindur në Tiranë me 24 prill 1957 në një familje autoktone tiranase me tradita intelektuale e qytetare. Eshtë i martuar dhe ka dy vajza. Prindërit e tij kanë treguar mjaft vëmendje në edukimin e tre djemve të tyre, vëmendje e reflektuar në suksesin e tyre profesional dhe shoqëror. Familja e Prof. Dr. Topit ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e Tiranës që prej fillimeve të saj e deri në ditët e sotme. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare me rezultate të larta, Prof. Dr. Bamir Topi nis punën në Petrelë të Tiranës ku spikat për përkushtimin dhe aftësitë e tij në fushën e Toksikologjisë dhe Farmakologjisë. Për këtë arsye emërohet në vitin 1984 bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Kërkimeve Shkencore Veterinare, ku qëndron deri në vitin 1995. Në vitet 1987-1990 ai kryen studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, studime që i përfundon me marrjen e gradës Doktor i Shkencave. Pas kthimit nga Italia ai emërohet Drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, pozicion që e mban deri në fund të vitit 1995. Gjatë aktivitetit në këtë Institut si drejtues dhe kërkues shkencor, Z. Topi i dha këtij institucioni të rëndësishëm për vendin një fizionomi perëndimore. Krahas punës si kërkues shkencor, Prof. Dr. Bamir Topi ka kryer dhe një aktivitet të ngjeshur akademik, në përgatitjen e programeve mësimore të Lëndës së Toksikologjisë dhe Farmakologjisë për studentët dhe pasuniversitarët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare si dhe ka qenë edhe lektor i këtyre lëndëve për një periudhë gati dhjetë vjeçare. Për arsye të këtij aktiviteti si dhe botimeve të shumta shkencore dhe pedagogjike Z. Bamir Topi fiton titullin Profesor në vitin 1995. Krahas aktivitetit shkencor e pedagogjik, Z. Bamir Topi ka edhe një aktivitet të gjerë politik, i cili daton që me fillimet e lëvizjes demokratike në vitin 1990. Në vitin 1996 zgjidhet për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit deri në vitin 1997 kur Partia Demokratike kalon në opozitë. 7 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA Z. Topi është zgjedhur 3 herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 2 herë N/Kryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit të saj Parlamentar. Gjatë gjithë aktivitetit të tij politik dhe publik, Z. Topi ka spikatur duke u vlerësuar gjërësisht si një politikan me profil të moderuar, mjaft aktiv në zgjidhjen e krizave politike mes pozitës e opozitës dhe protagonist i marrëveshjeve politike e i nismave të ndryshme parlamentare. Z. Bamir Topi ka qenë vazhdimisht i pranishëm në mass median shqiptare e atë të huaj me qëndrimet e tij konstante dhe koherente me realitetet e ndryshme të vendit. U zgjodh President i Shqipërisë më 20 Korrik 2007. 8 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA CURRICULUM VITAE OF THE PRESIDENT OF THE REPUBLIC OF ALBANIA President Bamir Topi, Ph.D. was born in Tirana on April 24, 1957 in a native Tirana family of intellectual and civil traditions. He is married and has two daughters. His parents paid particular attention to the education of their three sons and this is demonstrated by the professional and social success they have achieved. The family of Prof. Dr. Topi has given a great contribution to the development of Tirana ever since its foundation up to the present times. After graduating from the Agricultural University of Tirana, from the Veterinary Medicine Faculty with high grades, Prof. Dr. Bamir Topi started work in Petrela where he was distinguished for the dedication and abilities in the fields of Toxicology and Pharmacology. For these reasons, in 1984 he was appointed a Scientific Researcher at the Institute of Veterinary Scientific Researches until 1995. During the period 1987-1990 he attended post-graduate studies in Italy in the field of Molecular Biology and at the conclusion of those studies, he received the title Doctor of Sciences. After his return from Italy, Prof. Dr. Topi was appointed Director of the Food Safety and Veterinary Institute, a position held until the end of 1995. During the activity in this Institute as the Director and Scientific Researcher, Prof. Dr. Topi gave a western world physiognomy to this important institution of the country. Alongside his work as Scientific Researcher, Prof. Dr. Topi has carried out a dense academic activity in preparing the educational curricula of the Toxicology and Pharmacology subjects for the students and postgraduates of the Veterinary Medicine Faculty while at the same time he was also a Lecturer of these subjects for about a decade. Due to this activity and to numerous scientific and pedagogical publications, Mr. Topi earned the title of Professor in 1995. Alongside the scientific and pedagogical activity, Prof. Dr. Topi has carried out an intense political activity as well which originates at the beginning of the democratic movement in Albania in 1990. He was first elected as a parliamentarian of the Assembly of Albania in 1996 and was appointed Minister of Agriculture and Food where he served until 1997 when the Democratic Party became the opposition. 9 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA President Topi has been elected thrice as parliamentarian of the Assembly of Albania, twice as Deputy Chairman of the Democratic Party and Head of the DP Parliamentary Group. Throughout all his political and public activity Prof. Dr. Topi has been distinguished and widely hailed as a politician of a moderated profile, as very active in resolving the crisis between the ruling majority and opposition and as a protagonist of political agreements and various parliamentary initiatives. Prof. Dr. Topi has incessantly been present in the Albanian and foreign mass media with his constant and coherent positions regarding the different domestic realities. Prof. Dr. Topi was elected President of the Republic of Albania on July 20, 2007. 10 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, BAMIR TOPI GJATË CEREMONISË SË BETIMIT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË 24 Korrik, 2007 I Nderuar z.Moisiu! E Nderuar zj. Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë! I Nderuar z. Kryeministër, z. Ministra, z. Deputetë! Shkëlqesi Ambasadorë, miq e të ftuar! Të dashur bashkatdhetarë, Më lejoni të shpreh falenderimin tim për praninë në këtë ngjarje ceremoniale të shënuar për betimin e Presidentit të Republikës. Një falenderim i veçantë i adresohet Departamentit të Shtetit të Sh.B.A, i cili përshëndeti i pari zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Gjithashtu, kam rastin të shpreh vleresimin tim për deklaratën e Këshillit të Ministrave të BE-së, që konfirmuan pëlqimin e zgjedhjes së Presidentit brenda kornizës kushtetuese. Dëshiroj solemnisht të falenderoj mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë kudo ku ata jetojnë, për urimet me rastin e zgjedhjes në krye të shtetit shqiptar. Sot, ne të gjithë kemi nevojë të ndryshojmë, duke u përballur me sfida të reja, të cilat janë jo vetëm nevojë historike për të ardhmen e Shqipërisë por më shumë se kurrë një aspiratë e shprehur e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë dhe punojnë. Shqipëria përjeton sot momente historike, që lidhen me të ardhmen e saj demokratike, të rrugës pa kthim në vlerat e familjes euroatlantike. Në këto çaste, ju mendoj të gjithëve të bashkuar rreth interesave kombëtare, përreth qëllimeve themelore, jetike për vendin, për të kapërcyer pengesat reale dhe psikologjike, pjesë e trashëgimisë, por 11 PROF. DR. BAMIR TOPI - FJALIME, MESAZHE DHE INTERVISTA edhe të momentit, për një imazh të ri të institucioneve të konsoliduara zyrtare dhe përfaqësuese. Për këtë kam bindje të thellë, pasi stadi i pjekurisë së klasës politike dhe i shoqërisë, pavarësisht nga problemet është më i avancuar. Të nderuar zonja e zotërinj! Më lejoni të shprehem solemnisht në fjalimin e parë si President i Shqipërisë se do të përmbush me korrektësi dhe vendosmëri, të gjitha detyrimet kushtetuese, që burojnë nga ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta e Shqipërisë, ligjet e vendit, duke u bërë garant i tyre dhe ruajtës i lirive dhe të drejtave themelore të popullit tim.