Etika E Raportimit Për Vrasjet E Rënda Në Kosovë
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
University of Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Spring 2-2019 ETIKA E RAPORTIMIT PËR VRASJET E RËNDA NË KOSOVË Leotrim Canaj Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Communication Commons Kolegji UBT Fakulteti për Media dhe Komunikim ETIKA E RAPORTIMIT PËR VRASJET E RËNDA NË KOSOVË Shkalla Bachelor Leotrim Canaj Shkurt, 2019 Prishtinë Kolegji UBT Fakulteti për Media dhe Komunikim Punim Diplome Viti akademik 2015/2016 Leotrim Canaj ETIKA E RAPORTIMIT PËR VRASJET E RËNDA NË KOSOVË Mentori: Msc. Musa Sabedini Shkurt 2019 Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme për Shkallën Bachelor. ABSTRAKT Etika është e rëndësishme për rregullimin e shkrimeve në mediat online. Fillimisht përmes këtij punimi si qëllim primar është që të njoftohemi me etikën dhe zbatimin e saj në raportimet online mbi vrasjet e rënda dhe po ashtu me rolin e saj në gazetari dhe sa respektohet. Mirëpo, sado që është e rëndësishme dhe rregullon, etika edhe shkelet nga ana e vetë mediave. “Etika e raportimit të vrasjeve në mediat online” si temë është zgjedhur për arsyen se mediat online janë të prira që lajmet t’i publikojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, kështu që ekziston edhe mundësia e gabimeve të shumta, duke përfshirë edhe shkeljen e etikës. Kështu, ky punim ka për qëllim të tregojë se deri në çfarë mase respektohet kodi etik. Në përputhje me literaturën dhe ligjet në fuqi që rregullojnë kodet etike në Kosovës, do të tregojmë për disa nga vrasjet që kanë qenë më shokuese në vend. Me anë të analizës së raportimit etik në këto raste tregojmë se në cilat pika më së shumti gabojnë mediat online në Kosovë. Pikë kyçe e punimit do të jenë të gjeturat mbi titujt, senzacionin, mënyra e raportimit, anshmëria ose paanshmëria e gazetarit, dhënia e informacioneve të fshehta, burimet anonime. Të gjitha këto do të shqyrtohen nga praktika dhe publikimet në mediat online në Kosovë. Po ashtu, synim është edhe legjislacioni ekzistues në Kosovë, që nga analiza do të shohim edhe sa respektohet. Nga organet kompetente do te nxirren edhe statistika për numrin e ankesave për shkeljen e etikës nga ana e mediave online. Me rezultatet e nxjerra nga ky punim tregohet që mediat online, sa i përket raportimit të vrasjeve nuk e respektojnë etikën. Përveç kësaj në fund të punimit konkludohet edhe për arsyet e mosrespektimit të kodit etik. Fjalë kyçe: Etikë, Media në Kosovë, senazcioni, vrasjet, policia MIRËNJOHJE Për të gjitha arritjet deri më tani, falënderimi më i madh i takon familjes. Për përkrahjen dhe mundin e pashoq që bënë për shkollimin tim dhe tani për formimin tim profesional. Fjalët janë të pakta për të shprehur mirënjohjen dhe borxhin që ndjej karshi tyre. Falënderues ndihem edhe drejt institucionit që ndihmoi në formësimin tim profesional dhe më ndihmoi në zgjedhjen e një drejtimi e po ashtu të aftësohem si duhet. KL Duke më ofruar kushte dhe përvojat e të tjerëve, përmes UBT-së arrita të aftësohem në drejtimin që zgjodha dhe po ashtu arrita të punësohem. Jam falënderues përgjithmonë ndaj institucionit që më ngriti akademikisht. Respekt i veçantë shkon për mentorin Musa Sabedini që pati mundin dhe durimin të punoj me mua për herë të fundit në studimet Bachelor. Pa përtesë më konsultoi dhe drejtoi që të bëj më të mirën e mundshme. Faleminderit të gjithë atyre që më qëndruan krah përgjatë gjithë studimeve. PËRMBAJTJA 1.HYRJA ................................................................................................................... 1 2.SHQYRTIMI I LITERATURËS ........................................................................ 2 3.DEKLARIMI I PROBLEMIT ............................................................................ 3 3.1. Gabimi në të dhëna .......................................................................................................................... 3 3.2. Gjuha denigruese ............................................................................................................................. 4 3.3 Përdorimi i fotografive ..................................................................................................................... 5 4.METODOLOGJIA ............................................................................................... 7 5. PREZANTIMI DHE ANALIZA ........................................................................ 8 5.1 Vrasja e dyfishtë në Gjakovë ........................................................................................................... 8 5.1.1. Gazeta Express .......................................................................................................................... 8 5.1.2. Insajderi ................................................................................................................................... 13 5.1.3. Kallxo.com ............................................................................................................................... 14 5.1.4. Koha.net ................................................................................................................................... 17 5.1.5. Sovrani.info: ............................................................................................................................ 20 5.1.6. Lajmi.net: ................................................................................................................................ 20 5.2 Vrasja e djalit nga babai në Kamenicë ......................................................................................... 21 5.3 Vrasja e Dino Asanaj ...................................................................................................................... 23 5.4 Vdekja e dy policëve në Kaçanik ................................................................................................... 27 5.5 Legjislacioni në etikë ....................................................................................................................... 36 5.5.1. Ligji në Kosovë ........................................................................................................................ 37 5.5.2. Këshilli për Mediat e Shkruara ............................................................................................. 38 6.PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ........................................................40 6.1 Përfundimet ..................................................................................................................................... 40 6.2 Rekomandimet ................................................................................................................................ 41 8.REFERENCAT ...................................................................................................42 TABELA E FIGURAVE Figura 1: 61 vjeçari vritet nga mjeti shpërthyes, iu montua në derë të oborrit ...................... 5 Figura 2: Viktima dhe i dyshuari për vrasjen e saj ................................................................. 11 Figura 3: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë bashkë me një person të panjohur12 Figura 4: Në të majtë Malsor Dashi, në të djathë Armend Trena ......................................... 29 Figura 5: Njësitet e shpëtimit në Lumin Lepenc ...................................................................... 29 Figura 6: Trupi i pajetë i Malsor Dashit ................................................................................... 34 Figura 7: Zhytësit duke nxjerrë trupin e pajetë të Malsor Dashit ......................................... 34 Figura 8: Trupi i pajetë i policit Malsor Dashi dhe zhytësit duke e nxjerrë atë ................... 35 1 HYRJA Të marrësh rolin e informatorit në një shoqëri është një hap i madh. Duhet guxim, përgatitje e madhe e mbi të gjitha ndershmëri. Kur merr rolin e informatorit duhet të marrësh gjithë çka që vije me këtë rol. Më e rëndësishmja është të marrësh përgjegjësi për atë se ti çka shkruan. Kjo nënkupton se duhet të bësh maksimumin në punë. Të kontrollosh faktet e të mos besosh çdo gjë. Mbi të gjitha, kryesorja është që të mos gënjesh. “Gënjeshtra e lëndon personin të cilin e gënjen, por ato mund ta lëndojnë edhe gënjeshtarin e shoqërinë në përgjithësi”. (shiko BBC Ethics – Lying http://www.bbc.co.uk/ethics/lying/lying_1.shtml ) Kur merr rolin e informatorit, ke në dorë një armë me të cilën mund të mbrosh një shoqëri por edhe ta shkatërrosh atë. Andaj duhet përdorur me kujdes. Ndikimi që ka një gazetar në shoqëri është pothuajse i paskajshëm. Në çdo mënyrë përmes një shkrimi mund të ndikojë në përmirësimin ose edhe në lëkundjen e jetës së qytetarëve. Mediat në Kosovë e kanë kuptuar rëndësinë e madhe që kanë për shoqërinë kosovare. Mirëpo, ajo se çka kanë bërë mediat në Kosovë është se e kanë keqpërdorur fuqinë e tyre. Me anë të gazetarëve ata ndjekin synimet e tyre të ndryshme në mbështetje të interesave personale, duke lënë anash interesin e përgjithshëm. Po ashtu edhe përmes neglizhencës kanë bërë shumë në keqinformimin e shoqërisë. Andaj përmes këtij punimi synoj që të potencoj ato pikat kyçe ku mediat më së shumti kanë ngecur sa i përket informimit dhe etikës së informimit. Qëllim është evidentimi i problemeve më të zakonshme që bëjnë gazetarët gjatë shkrimeve të tyre, ballafaqimi me faktet e deklaratat. Si dhe mbi të gjitha, trajtimi që ata u bëjnë ngjarjeve të dhimbshme, siç janë vrasjet. 1 2 SHQYRTIMI I LITERATURËS Fjala etikë rrjedh prej greqishtes “ethos” që do të thotë shkencë mbi moralin. Këto janë parime