The Commonwealth of Massachusetts Executive Office of Health and Human Services Department of Public Health 250 Washington Street, Boston, MA 02108-4619
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
The Commonwealth of Massachusetts Executive Office of Health and Human Services Department of Public Health 250 Washington Street, Boston, MA 02108-4619 CHARLES D. BAKER MARYLOU SUDDERS Governor Secretary KARYN E. POLITO MARGRET COOKE Lieutenant Governor Acting Commissioner Tel: 617-624-6000 www.mass.gov/dph UDHËZIM PËR MBULESAT E FYTYRËS DHE MASKAT PREJ PËLHURE Përditësuar më 30 korrik 2021 Ky Udhëzim është përditësuar më 30 korrik 2021. Më 27 korrik 2021, Qendrat Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshuan një direktivë të përditësuar në lidhje me përdorimin e mbulesave të fytyrës dhe maskat prej pëlhure nga individë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19. Vaksinat kundër COVID-19 janë tejet të efektshme dhe çdo individ që mund t’i bëjë dhe që punon, studion ose banon në Massachusetts këshillohet që t’i bëjë. Direktiva e përditësuar e CDC sërish pohon se individët që janë plotësisht të vaksinuar lejohen, në vija të përgjithshme, të rifillojnë shumë nga aktivitetet që kryenin para pandemisë pa mbajtur maskë ose pa ruajtur distancën prej 1.8 m nga të tjerët, përveçse kur këtë e kërkojnë ligjet, rregullat ose rregulloret federale, shtetërore ose lokale. Megjithatë, në përgjigje të përhapjes tani së fundi të variantit Delta, direktiva e përditësuar e CDC-së rekomandon që edhe personat plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska ose mbulesa të fytyrës kur janë në mjedise të brendshme ose në prani të faktorëve të tjerë të rrezikut. Në bazë të informacionit të ofruar nga CDC dhe për të maksimizuar mbrojtjen e individëve më të rrezikuar nga varianti Delta, Departamenti i Shëndetit Publik tani këshillon që një person plotësisht i vaksinuar të mbajë një maskë ose mbulesë për fytyrën kur gjendet në mjedise të brendshme (dhe jo në shtëpinë e vet), në qoftë se ka një sistem imunitar të dobësuar ose në qoftë se ka rrezik të shtuar për t’u sëmurur rëndë për shkak të moshës ose një problemi mjekësor ekzistues ose në qoftë se dikush në familje ka një sistem imunitar të dobësuar, ka rrezik të shtuar për t’u sëmurur rëndë ose është një i rritur i pavaksinuar. Ofruesi juaj i kujdesit parësor mund t’ju tregojë nëse ju keni apo jo rrezik të shtuar. Informacioni nga CDC për rrethanat që mund t’jua shtojnë rrezikun gjenden këtu: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/need-extra-precautions/people-with-medical- conditions.html. Një individ konsiderohet si plotësisht i vaksinuar dy javë pas dozës së dytë në një seri prej dy dozash si vaksinat Pfizer ose Moderna, ose dy javë pas një vaksine me një dozë, të tillë si vaksina Janssen e Johnson & Johnson. Megjithatë, në qoftë se një person plotësisht i vaksinuar fillon të shfaqë simptoma, ai duhet të testohet dhe të mbajë një maskë derisa të marrë rezultatet e testit. Të gjithë personat në Massachusetts (pavarësisht nga statusi i vaksinimit) duhet të vazhdojnë të mbajnë mbulesa të fytyrës në disa vende, përfshi transportin dhe institucionet e kujdesit shëndetësor. Shihni www.mass.gov/maskrules për një listë të plotë të vendeve ku mbetet e detyrueshme mbajtja e maskës ose e një mbulese për fytyrën, që prej datës 29 maj 2021. Individët që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë një mbulesë për fytyrën ose maskë, që të mos rrezikojnë t’ua ngjitin COVID-19 të tjerëve. Edhe ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes mund ta përhapin COVID-19. Për individët që nuk janë vaksinuar plotësisht, CDC këshillon sa më poshtë: • Mbani një mbulesë për fytyrën ose maskë që ju mbulon hundën dhe gojën. • Ruani një distancë prej 1.8 m nga të tjerët që nuk jetojnë me ju. • Shmangni grumbullimet e njerëzve dhe hapësirat e brendshme të pa-ajruara mirë. • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun. Përdorni dezinfektues për duart, në qoftë se nuk ka në dispozicion ujë dhe sapun. • Testohuni po të jeni ekspozuar ose po të keni simptoma që duken si ato të COVID-19. Kur mbani një mbulesë për fytyrën ose maskë, kjo duhet: • Të zërë vend mirë por pa ju bezdisur, ngjitur me fytyrën, • Të jetë e siguruar me rripa ose lidhëse për veshët, • Të ketë disa shtresa pëlhure ose materiali, • Të lejojë frymëmarrjen pa pengim dhe • Të mund të lahet dhe të thahet me makinë pa u dëmtuar dhe pa ndryshuar formën. Për më shumë informacion, referojuni CDC te: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019- ncov/vaccines/fully-vaccinated-guidance.html Ky udhëzim mund të ndryshojë në bazë të së dhënave të shëndetit publik dhe direktivave të reja nga CDC. .