[Dita E Pavarësisë: 28 Nëntor 1912]
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
[DITA E PAVARËSISË: 28 NËNTOR 1912] 1 hqipëria u shpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali dhe nga burra të tjerë të besës. Në shpalljen e pavarësisë S morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufinjve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Pavarësisë shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënien e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë. Kombi Shqiptar ishte i rrëzikuar edhe nga vendet fqinje, pasi mund të binim pre e një pushtimi nga këta të fundit. Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundërosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Brenda Shqipërisë nismën për një veprim politik, që do ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e mori “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, që ishte krijuar në Shkup. Përfaqësuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat 2 Frashëri etj., organizuan në Shkup më 14 tetor 1912 një mbledhje, për të cilën ishte marrë qysh përpara edhe miratimi i Hasan Prishtinës e i Bajram Currit, që kishin shkuar në front për organizimin e mbrojtjes së tokave shqiptare. Më 15 tetor filloi mësymja e trupave serbe , në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli- Prizren-Durrës. Forca të tjera sulmuan nga veriu, në drejtimin Rashkë- Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Priepolje. Natën e 23-24 korrikut Armata e tretë serbe filloi një Marshim drejt Shkupit e Kumanovës. Edhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10.000 vullnetarëve shqiptarë. Në fillim të dhjetorit të vitit 1912 ushtritë serbo-malazeze kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën në jug deri në luginën e Shkumbinit, në vijën Durrës-Kavajë-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugë.Ndërkohë edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke në Thesali e në Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinën, shtiu në dorë Sazanin dhe zbarkoi në Himarë, të cilën e pushtoi bashkë me disa fshatra përreth. Vetëm në dy muajt e parë të luftës, në tetor-nëntor 1912, u vranë 25.000 shqiptarë. Në periudhën e Luftës së Parë Ballkanike u shpërngulën nga vise të ndryshme të vilajetit të Kosovës rreth 150.000 shqiptarë. Në këto kushte, patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik. Më 28 nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mit'hat Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, 3 Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Vërlaci etj. Ndërsa Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë dardan, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit. Nga ana tjetër Aleanca Ballkanike synonte ti përdorte shqiptarët për të luftuar turkun dhe pasi ne të kishim fituar, sipas gjasave do të na zaptonin tokat duke i bërë pjesë e shteteve të tyre. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë të tillë. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje. Siç e shikojmë luftërat e pavarësisë shqiptare mbështeteshin në dy drejtime: lufta kundër turqisë dhe pavarësi totale nga ajo, si dhe në të njëjten kohë kunder fqinjëve të cilet nuk do e pranonin një Shqipëri të tillë të bashkuar e tërësisht të pavarur. Dikur kemi mbijetuar dhe luftuar me trimëri ndërsa sot ky mund nuk përkujtohet e kremtohet sic i ka hije. Pavarësia në ditët tona nuk shihet fare në lentet historike dhe të nacionalizmit, por shihet si një festë demokratiko-liberale, ose si një ditë pushimi më shumë në javë. Shqiptarët kanë harruar kuptimin e vërtet dhe historinë pas saj, sot po harrohet se 28 Nëntori i 1912 është dita ku Shqipëria fitoi pavarësinë nga osmanet turq, pas 500 viteve pushtim të errët lindor, aziatik e islamik! Por sot jo vetëm që është harruar se kundër kujt u luftua, por ka dhe teori fetare që po zën bazë në shoqëri se turqit nuk na paskan qën fare 4 pushtues, por na paskan qenë shpëtimtar të cilët na paskan nxjerrë nga errësira europiane duke na sjellë fenë islame arabe, një fe që lindi në një shpellë në shkretëtirë nga një analfabet arab, sic vetë kjo fe na mëson. Këto teori dhe të tjera që ne na vjen për të vjellë ti përmendim janë sinjale të forta për situatën e rëndë mendore që gjendet një pjesë e shoqërisë shqiptare. Një farë neo-otomanizmi i ri po përhapet si zjarri në kashtë nga haxhi qamilët e shumtë që ka ky vend, problem i cili do ekzistojë deri sa të jenë nëpër këmbë fetë abrahamike, të cilat përvecse bien ndesh me nacionalizmin dhe kombin në cdo pikë në teologjinë e tyre, po hapin plagë të vjetra përcarëse në mesin tonë ashtu si kanë bërë gjithmon. Besa e parë, burrnia e tradita e të parëve do e zgjidhte këte cështje si dhe shumë të tjera që ka populli ynë, i cili shpesh e kërkon shpëtimin shpirtëror diku jashtë shqipërisë. Ne e mbyllim këtë shkrim me urimin që ky 28 Nëntor dhe të tjerët në vazhdim të na gjejnë sa më të bashkuar me të vetmin qëllim, rikthimin e Shqipërisë së madhe e të unifikuar në një shtet të vetëm nacionalist! Një Shqipërie që fillon nga Nishi në Janinë, nga Kotorri në Prevezë, nga Durrësi në Kumanovë! Një Shqipërie që bëhet vetëm me punë dhe jo me gjumë. Vetë Ismail Qemali dikur thoshte: populli që fle, vdes! Sot më shumë se kurrë kjo shprehje vlen për shqiptarin modern, i cili nuk është dhe aq pranë botëkuptimit tradicional e nacionalist. 5 .