Fuqizimi Ekonomik I Grave Në Shkodër Dhe Lezhë

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Fuqizimi Ekonomik I Grave Në Shkodër Dhe Lezhë Fuqizimi ekonomik i grave në Shkodër dhe Lezhë Udhërrëfyes mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë Autorë Orsiola Kurti Arbina Totoni Shefqet Bruka © Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Tiranë, 2014 Ndalohet shitja apo përdorimi i këtij botimi për qëllime përfitimi. Ky botim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Shkodër dhe Lezhë:Udhërrëfyes mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë” u përgatit nga Grupi i Ekspertëve të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Qarqet Shkodër dhe Lezhë përmes Ngritjes së Kapaciteteve mbi Klasterat Ekonomikë” mbështetur financiarisht nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë Veriore. Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në të janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Programit të Zhvillimit Rajonal në Veri të Shqipërisë. 2 Falënderime nstituti për Demokraci Ndërmjetësim shpreh falënderime për Programin Ie Zhvillimit Rajonal në Veri të Shqipërisë për sigurimin e mbështetjes financiare në realizimin e Projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Qarqet Shkodër dhe Lezhë përmes Ngritjes së Kapaciteteve mbi Klasterat Ekonomikë”, në kuadrin e të cilit është hartuar ky produkt. IDM shpreh falënderime për të gjithë aktorët në nivel vendor dhe rajonal në Shkodër dhe Lezhë, të përfshirë gjatë zbatimit të aktiviteteve si Këshillin e Qarkut Shkodër dhe Lezhë, Organizatën vendore “Hapat e Lehtë”, që ka siguruar mbështetje të vazhdueshme, si edhe organizatat e shoqërisë civile që kanë kontribuar gjatë zhvillimit të aktiviteteve. IDM dëshiron të shprehë mirënjohje të veçantë për Z. Olaf Haub, Znj. Arbana Dibra dhe Z. Bardhok Ndreca nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Veri të Shqipërisë (RDP Northern Albania) për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në kuadër të këtij projekti. Drejtori Ekzekutiv Sotiraq HRONI 3 Përmbajtja Falënderime 3 Hyrje 5 Metodologjia 7 Pjesa I: Ngritja e Klasterave Ekonomikë, Kuptimi, Rëndësia, Përfitimet 8 Pjesa II: Analiza e Mjedisit Aktual të Biznesit në Qarqet Shkodër e Lezhë 17 2.1 Hyrje në analizën e biznesit 17 2.2 Mjedisi ekonomik në qarqet Shkodër dhe Lezhë 20 Pjesa III: Harta e Klasterave të Mundshëm të Grave sipas Sektorëve dhe Qarqeve 37 3.1 Mundësitë e identifikuara për grupime ekonomike 37 3.1.1 Mundësitë në sektorin e Bujqësisë 37 3.1.2 Mundësitë në sektorin e Artizanatit 40 3.2 Mundësi Klasterimi të Identifikuara sipas Sektorëve 41 3.3 Mundësi Klasterimi të Identifikuara sipas Nënrajoneve 41 3.4 Përzgjedhja e grupimeve ekonomike (sipas metod. UNIDO-ILO) 41 3.5 Analizë studimore 41 3.5.1 Tezgjahu 42 3.5.2 Praktikë e Mirë - Agropuka 55 3.5.3 Mishavina 68 Pjesa IV: Guidë Gjithëpërfshirëse për Themelimin e Klasterave Ekonomikë 75 Shtojca 1 -Infrastruktura e lehtë mbështetëse 88 Referenca 92 4 Hyrje uqizimi i grave në zonat rurale mbetet një sfidë e madhe për vendin. FNë vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje të rëndësishme për t’i trajtuar këto sfida përmes angazhimeve kombëtare për barazinë gjinore. Kur gratë janë të fuqizuara nga ana sociale dhe ekonomike, ato shndërrohen në një forcë të madhe për ndryshim në komunitetin e tyre. Pabarazitë që ekzistojnë midis burrave dhe grave e bëjnë të vështirë që gratë të përdorin potencialin e tyre. Fuqizimi ekonomik i grave është një mjet i rëndësishëm për t’i mbështetur ato në luftën kundër abuzimit dhe diskriminimit brenda familjeve dhe komuniteteve ku ato jetojnë. Roli i grave në zinxhirët e vlerës në zonat rurale shkon përtej prodhimit. Ngritja e kapaciteteve të tyre për të marrë pjesë në të gjitha hapat, si përpunimi, paketimi, marketingu, etj., sjell përfitime afatgjate dhe të qëndrueshme për ekonominë rurale. Disa nga problemet kryesore në zonat rurale në Shqipëri janë niveli i ulët i teknologjisë bujqësore, copëtimi i tokës në biznese të vogla familjare me kapacitete të kufizuara kundrejt nismave bashkëpunuese në prodhim, përpunim dhe marketing. Mbizotëron një mendësi individualiste që pengon prodhimin dhe konkurrueshmërinë. Këto probleme të zhvillimit rural kanë një ndikim të drejtpërdrejt në mungesën e përvojës së bizneseve të vogla dhe të mesme, në aksesin te financat dhe informacioni si dhe në mungesën e mbështetjes institucionale bazuar mbi stereotipe dhe perceptime. Fuqizimi rrit pavarësinë ekonomike të grave, fuqinë vendimmarrëse dhe liritë sociale duke sjellë një efekt pozitiv në marrëdhëniet gjinore në nivel familjar dhe komuniteti. Fuqizimi i grave përmes zhvillimit të klasterave ekonomikë përbën një mundësi të vërtetë për gratë, sipërmarrjet familjare dhe bizneset e vogla në Shqipëri. Anëtarët në një klaster operojnë në një mjedis biznesi që ofron 3 avantazhe kryesore për gratë. Së pari, 5 sipërmarrëset gra do të operojnë në mënyrë më produktive duke qenë se mund të sigurojnë akses tek inputet kryesore, të tilla si furnitorët, informacionet, teknologjitë dhe institucionet e arsimit të lartë. Bizneset e vogla mund të sigurojnë akses në tregje dhe në informacione teknik. Anëtarët e klasterit përfitojnë edhe përmes përpjekjeve të përbashkëta në marketing, pjesëmarrje në panaire dhe mbrojtje të markave të produkteve të tyre. Së dyti, anëtarët përfitojnë prej transferimit të njohurive, që krijon një burim novacioni. Së treti, klasterat inkurajojnë krijimin e biznesit të ri duke u bazuar te konsumatorët. Ky udhërrëfyes është hartuar në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Qarqet Shkodër dhe Lezhë përmes Ngritjes së Kapaciteteve mbi Klasterat Ekonomikë”. Projekti ka synuar të forcojë rritjen ekonomike të gruas në Shkodër dhe Lezhë përmes ngritjes së kapaciteteve mbi grupimet ekonomike. Për arritjen e këtij objektivi të përgjithshëm është përgatitur ky udhërrëfyes gjithëpërfshirëse për ngritjen e nismave të grupimeve ekonomike të grave në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Botimi priret t’i vijë në ndihmë agjentëve ekonomikë vendorë dhe rajonalë për nxitjen e nismave të grupimeve ekonomike si formë bashkëpunimi për fuqizimin ekonomik të gruas dhe rritjen e ekonomive vendore. 6 Metodologjia etodologjia për hartimin e këtij udhërrëfyesi përfshin një kombinim Mtë hulumtimit të literaturës mbi klasterat ekonomikë, mbledhjes së të dhënave përmes vizitave në terren në Qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe intervistave me informantë kyçë prej institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile. Në lidhje me procesin e përzgjedhjes së grupimeve ekonomike, hapi i parë që është ndjekur ka synuar identifikimin e grupimeve. Është ndjekur metodologjia sipas Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO), për të identifikuar mundësitë e klasterimit, përmes disa treguesish si: • prania e një numri sipërmarrjesh të ndërlidhura në një zonë të caktuar; • përhapja e tyre gjeografike, pra afërsia nga pikëpamja hapësinore; • prania e institucioneve mbështetëse (shërbime të biznesit, shoqata biznesi, banka dhe institucione arsimi/trajnimi). Ky proces përgjithësisht bazohet në informacion të llojit cilësor. Në rastin tonë, ky informacion përfitohet nga vëzhgimi në terren, intervistat, fokus grupet me përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, përfaqësues të organizatave dhe agjencive të zhvillimit, institucione për mbështetjen e SME-ve dhe organizata partnere. Janë shfrytëzuar gjithashtu raporte, dokumente politike dhe plane të zhvillimit ekonomik, statistika kombëtare dhe vendore për industrinë dhe popullsinë, të dhëna nga Censusi 2011, të dhëna nga shoqatat e biznesit dhe burime akademike. 7 Pjesa I Ngritja e klasterave ekonomikë, kuptimi, rëndësia, përfitimet 1.1 kuptimi, rëndësia, përfitimet e klasterave ekono- mikë Në një shoqëri me ekonomi të lirë tregu, çdo sipërmarrës dhe individ ndeshet çdo ditë me dukurinë e konkurrencës, e cila është lubrifikanti dhe shtysa kryesore e zhvillimit të shoqërisë. Sipërmarrësit dhe individët çdo ditë konkurrojnë me njëri tjetrin (i) për të pasur më shumë blerës dhe për të gjetur më shumë tregje; (ii) për të prodhuar më shumë produkte e shërbime dhe me koston e cilësinë më të mirë (iii) për të gjetur burime të qëndrueshme lëndësh të para, me koston më të ulët. Siç shihet, konkurrenca i vendos sipërmarrësit dhe individët në një mjedis ku problemet, shqetësimet dhe objektivat e njërit janë të njëjta me ato të konkurrentit të tij, pra të gjithë ndeshen me probleme të së njëjtës natyrë. Kur problemet, shqetësimet dhe objektivat janë të së njëjtës natyrë atëherë midis sipërmarrësve dhe individëve lind vetvetiu mundësia për të bashkëpunuar më njëri-tjetrin me qëllim zgjidhjen e një apo disa problemeve të përbashkëta. Mundësia e bashkëpunimit rritet dhe merr rëndësi në rastet kur bizneset dhe individët janë gjeografikisht afër njëri tjetrit. Një nga mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve 8 dhe individëve që konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe që angazhohen për të gjetur zgjidhje të përbashkëta në dobi të gjithsecilit është pagëzuar me emrin “klaster”. Nuk ka një përkufizim gjerësisht të pranuar për termin klaster, por konsiderohet më shumë si një koncept i gjerë se sa një term i saktë. Në fillim të vitit 1890 Alfred Marshall paraqiti nocionin e zonave industriale, duke theksuar përfitimet e aktiviteteve ekonomike, kur ato janë të përqendruara në një zonë të vogël. Ndërsa në vitin 1990 profesori Michael E. Porter (Profesor i Administrimit të Biznesit në Shkollën e Biznesit në Harvard), paraqiti për herë të parë këtë përkufizim: “Klasterat janë grupime gjeografike të kompanive dhe institucioneve të ndërlidhura mes tyre në një fushë të caktuar që konkurrojnë dhe bashkëpunojnë në të njëjtën kohë”. OECD (Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik) e përkufizon si “Përqendrime horizontale
Recommended publications
  • Mallakastra Studim Gjeografik
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË MALLAKASTRA STUDIM GJEOGRAFIK Studim gjeografik për marrjen e gradës shkencore “Doktor” PËRGATITI: UDHËHEQËS SHKENCOR: MSC. MARIGLEN SHERIFAJ PROF. DR.PERIKLI QIRIAZI TIRANË 2015 I UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION me titull MALLAKASTRA - STUDIM GJEOGRAFIK e paraqitur nga M.sc MARIGLEN SHERIFAJ NË KËRKIM TË GRADËS “ DOKTOR” NË SHKENCAT GJEOGRAFIKE Specialiteti : Gjeografi REGJIONALE Udhëheqës shkencor Prof. Dr. PERIKLI QIRIAZI U mbrojt më …./…/…………… Komisioni : 1………………………………... Kryetar 2………………………………… Anëtar ( oponent) 3………………………………… Anëtar ( oponent) 4………………………………… Anëtar 5………………………………… Anëtar Tiranë 2015 II Mirënjohje Është e vështirë të përmbledhësh me disa fjali mirënjohjen ndaj të gjithë individëve, institucioneve, miqve, kolegëve, profesorëve etj të cilët kanë kontribuar me literaturë, ide, këshilla, sugjerime, pse jo edhe vrejtje, për realizimin e këtij studimi disa vjeçar. Së pari desha t’i shpreh mirënjohjen familjes sime, për mbështetjen morale, financiare dhe lehtësirat që më ka krijuar gjatë realizimit të këtij studimi. Së dyti dëshiroj të falenderoj ish profesorët e mi, të cilët kanë vendosur secili nga një tullë në krijimin e bagazhit tim profesional dhe shkencor. Një falenderim të veçantë do t’ia kushtoja udhëheqësit tim Prof.Dr. Perikli Qiriazi ndihma e të cilit ka qenë e pakursyer që nga bankat e universitetit deri në fazën aktuale. Këmbëngulja, përkushtimi, dhe vullneti i tij i hekurt kanë shërbyer si etalon edhe për mua, për të realizuar një punim dinjitoz dhe me baza shkencore. Pjesë e mirënjohjes dhe e falenderimit janë edhe banorët e Mallakastrës të cilët më kanë ofruar mbështetje maksimale në identifikimin hapësinor dhe tiparet kulturore të kësaj krahine me tradita dhe zakone të trashëguara ndër shekuj.
    [Show full text]
  • Local Celebrations
    *LOCAL FESTIVALS AT MALËSIA E MADHE N. DATE HOLIDAY VILLAGE ADM. UNIT 1 6-Apr Raising the flag at Deçiq Hot Kastrat 2 25-Apr Saint Mark Bajzë Kastrat Last Sunday of Grizhe Gruemirë 3 St. George April Reç Shkrel First 4 Wednesday of St. George Koplik Center May First Thursday Grizhe Gruemirë 5 St. George of May Reç Shkrel 6 9-May Saint Nicolas of Spring / Shkrel 7 24-May Our Lady of Vukel Vukel Kelmend In harvest time Landi Skaqaj, 8 Honey Festival Kastrat of Honey Bajzë 9 June Mountain Tourism Day Razem Shkrel 10 13-Jun Saint Ndou Day Tamare Kelmend 11 23-Jun Congress of Greça Selcë Kelmend 12 28-Jun St. Peter and St. Paul Bajzë Kastrat 13 29-Jun St. Peter / Kelmend 14 29-Jun St. Peter's day Qafë Predelec Kelmend 15 20-Jul Saint Mëdhia Reç Shkrel 16 26-Jul Saint Prenda / Shkrel 17 2-Aug Niesa of Kastrat (Our Lady of Kastrat) / Kastrat Second 18 Saturday of Logu i Bjeshkëve (the Alpine Place) Qafë Predelec Kelmend August 19 16-Aug Emigrant day Bogë Shkrel 20 16-Aug Saint Rock Bajzë Kastrat Third Friday of 21 Full Moon Tamare Kastrat August 22 29-Aug Saint John Hot Kastrat Last Sunday of 23 Festival of Reç Reç Shkrel August 24 15 - 20 August Day of Alps Lëpushe Kelmend 25 29-Sep St. Michael Bogë Shkrel Kantina 26 September Grape day Koplik Kopliku First Sunday of 27 Our Lady of Triesh Triesh Kelmend October 28 7-Oct Shirq Lohe Shkrel 29 7-Oct Our Lady of the Rosary Selcë Kelmend 30 26-Oct St.
    [Show full text]
  • Albania: Average Precipitation for December
    MA016_A1 Kelmend Margegaj Topojë Shkrel TRO PO JË S Shalë Bujan Bajram Curri Llugaj MA LËSI Lekbibaj Kastrat E MA DH E KU KË S Bytyç Fierzë Golaj Pult Koplik Qendër Fierzë Shosh S HK O D Ë R HAS Krumë Inland Gruemirë Water SHK OD RË S Iballë Body Postribë Blerim Temal Fajza PUK ËS Gjinaj Shllak Rrethina Terthorë Qelëz Malzi Fushë Arrëz Shkodër KUK ËSI T Gur i Zi Kukës Rrapë Kolsh Shkodër Qerret Qafë Mali ´ Ana e Vau i Dejës Shtiqen Zapod Pukë Malit Berdicë Surroj Shtiqen 20°E 21°E Created 16 Dec 2019 / UTC+01:00 A1 Map shows the average precipitation for December in Albania. Map Document MA016_Alb_Ave_Precip_Dec Settlements Borders Projection & WGS 1984 UTM Zone 34N B1 CAPITAL INTERNATIONAL Datum City COUNTIES Tiranë C1 MUNICIPALITIES Albania: Average Produced by MapAction ADMIN 3 mapaction.org Precipitation for D1 0 2 4 6 8 10 [email protected] Precipitation (mm) December kilometres Supported by Supported by the German Federal E1 Foreign Office. - Sheet A1 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 Data sources 7 8 9 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 0 1 2 - - - 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2 The depiction and use of boundaries, names and - - - - - - - - - - - - - F1 .1 .1 .1 GADM, SRTM, OpenStreetMap, WorldClim 0 0 0 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 .1 associated data shown here do not imply 6 7 8 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 9 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 0 1 endorsement or acceptance by MapAction.
    [Show full text]
  • GEF/UNDP/GWP-MED Projetc “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin”
    GEF/UNDP/GWP-MED Projetc “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin” In the framework of the Memorandum of Understanding for the Management of the Extended Transboundary Drin Basin Pilot activity “Preparation of Wastewater Management Decision Support Tool” Wastewater management solutions in the Shkodra city Shtojcë 3: ITUN qendror apo ITUN të vegjël për vendbanimet përqark liqenit të Shkodrës 1 The Coordinated Action for the implementation of the Memorandum of Understanding for the management of the Drin basin (Drin CORDA) is supported by the GEF Drin Project. Thus, the latter constitutes an institutional project implemented by the United Nations Development Programme (UNDP) and executed by the Global Water Partnership (GWP) through GWP-Mediterranean (GWP- Med), in cooperation with the United Nations Economic Commission for Europe (UNECE). The Drin Core Group (DCG), being the multilateral body responsible for the implementation of the Memorandum of Understanding serves as the Steering Committee of the Project. GWP-Med serves as the Secretariat of the DCG. Disclaimer: The document adheres to the UN rules and policies regarding the names and international status of countries and/or other geographical areas etc. The use of characterizations, names, maps or other geographical statements in this document in no way implies any political view or positions of the Parties which are executing and implementing the Project. 2 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA.........................................................................................................................................
    [Show full text]
  • THE MOUNTAIN VILLAGE of RAZËM Figure II-0.1 – Razëm on the Map of Albania
    PART II THE MOUNTAIN VILLAGE OF RAZËM Figure II-0.1 – Razëm on the map of Albania. CHAPTER II.0 General overview Villages Administrative Administrative Municipality Region Units Offices Vrith-Razëm Shkrel Koplik Malësi e Madhe Shkodër Razëm is a hamlet of the mountain village of Vrith, which is only 4 km away (Fig. II-0.1). After the administrative reform in 2015, Vrith became part of Malësi e Madhe, the northernmost of the Albanian municipalities and as such, a border place. This pe- culiar geographic location – mountainous isolation on the one hand, and the constant threat from neighbouring nations on the other – also resulted in the creation and de- velopment of specific social and cultural phenomena. Two examples worth mention- ing are the traditional rhapsodic chants based on the Eposi i Kreshnikëve1 (a cultural heritage of inestimable value) and the celebrated collection of customary laws gath- ered in the Kanun code2. Razëm lies within the Regional Natural Park of Shkrel (established as a protected area in 2014) and is considered the ‘gateway’ to the Western Albanian Alps. Together with the villages of Reç e Bogë, Razëm forms a triad of great interest from the point of view of tourism (Figs. II-0.2 and II-0.3). The Alpine area on which it stands is characterised by a vast network of trails and a series of high-altitude pastures (bjeshkë) with numerous mountain hut settlements 1 The chants of the oral tradition collected in the Epos narrate stories inspired by the wars against the enemies who came from beyond the Serbian border.
    [Show full text]
  • Territorial Cohesion: Definition of the Concept and Implications for Territorial Cooperation
    Territorial Cohesion: definition of the concept and implications for territorial cooperation Raffaella Coletti, CeSPI Third research report January 2012 SeeNet Programme: A trans-local network for the cooperation between Italy and South East Europe Horizontal Action C - Research In partnership with Piazza Margana 39 – 00186 Roma (Italia) – Tel. +3906 6990630 – Fax +3906 6784104 – e-mail: [email protected] - web: www.cespi.it Table of Contents OVERVIEW……………………………………………………………………………………….3 ALBANIA: REGION OF SHKODRA……………………………………………………………….19 BOSNIA & HERZEGOVINA: MUNICIPALITY OF TRAVNIK……………………………………...48 BOSNIA & HERZEGOVINA: MUNICIPALITY OF TREBINJE……………………………………..64 CROATIA: REGION OF ISTRIA………………………………………………………………… .82 KOSOVO: MUNICIPALITY OF PEJË/PEĆ………………………………………………….… 104 MONTENEGRO: MUNICIPALITY OF BUDVA……………………………………………..…….120 SERBIA: AUTONOMOUS PROVINCE OF VOJVODINA………………………………….…….…133 Foreword This report is the third of a series realised within the SeeNet Programme by a research network coordinated by CeSPI and composed of seven research organisations from South East Europe. These research activities aim at supporting the SeeNet programme through the analysis and systematization of governance experiences for local development within the involved territories of South East Europe. The unit of analysis for the research is the territory. Seven territories in South East Europe have been chosen, according to the following criteria: i) articulation of partnership relations; ii) coverage of the four themes of the SeeNet Programme; iii) representation of South East Europe local authority parties; iv) coverage of different administrative levels of South East Europe; and v) different Italian partners. Each territory is involved in one SeeNet project, led by local partners and supported by an Italian region or autonomous province on one specific theme. Each of the seven partner research organizations has been entrusted with the analysis of one territory and relative theme.
    [Show full text]
  • Dwelling and Living Conditions
    Swiss Agency for Development and Cooperation SDC ALBANIA DWELLING AND LIVING CONDITIONS M a y, 2 0 1 4 ALBANIA DWELLING AND LIVING CONDITIONS Preface and Acknowledgment May, 2014 The 2011 Population and Housing Census of Albania is the 11th census performed in the history of Director of the Publication: Albania. The preparation and implementation of this commitment required a significant amount Gjergji FILIPI, PhD of financial and human resources. For this INSTAT has benefitted by the support of the Albanian government, the European Union and international donors. The methodology was based on the EUROSTAT and UN recommendations for the 2010 Population and Housing Censuses, taking into INSTAT consideration the specific needs of data users of Albania. Ledia Thomo Anisa Omuri In close cooperation with international donors, INSTAT has initiated a deeper analysis process in Ruzhdie Bici the census data, comparing them with other administrative indicators or indicators from different Eriona Dhamo surveys. The deepened analysis of Population and Housing Census 2011 will serve in the future to better understand and interpret correctly the Albanian society features. The information collected by TECHNICAL ASSISTENCE census is multidimensional and the analyses express several novelties like: Albanian labour market Juna Miluka and its structure, emigration dynamics, administrative division typology, population projections Kozeta Sevrani and the characteristics of housing and dwelling conditions. The series of these publications presents a new reflection on the situation of the Albanian society, helping to understand the way to invest in the infrastructure, how to help local authorities through Copyright © INSTAT 2014 urbanization phenomena, taking in account the pace of population growth in the future, or how to address employment market policies etc.
    [Show full text]
  • Bulgarian-Albanian Speleological Researches in Albania (1991-2005)
    Results of Bulgarian-Albanian Speleological Researches in Albania (1991-2005) Alexey Zhalov Bulgarian Federation of Speleology, 75 V. Levski, Blv. 1042 Sofia, Bulgaria E-mail: [email protected] Abstract The work presents summarized data, most of them unpublished, collected in the period (1991-2005), when 14 Bulgarian speleological expeditions were undertaken in Albania. The main explored territory covers an area of approx. 320 km2 and is located in Southern and Central part of the Albanian Alps. Some explorations have been carried out also in Mt. Dejes and Mt. Gollobordes and in South Albania in Mali I Thate Mt. and its surroundings. Two hundred and ten new caves were discovered and surveyed. The most important vertical caves are: BB-30 (- 610 m); Shpella Cilicokave (-505 m) and B33 (-205 m). 14 other caves are deeper than 100 m. The most important horizontal cave is Shpella e Majes te Arapit with total length 840 m. The largest cave chamber is in Shpella e Gjolave with an area of 8875 m 2 and volume 443 750 m3. The deepest and longest explored karst spring is Syni i Sheganit (160 m long, 52 m deep). The present article contains the main results of hydrogeological, lythological, speleo-climathological and bio- speleological studies. Key words: Albania, Bulgarian expeditions, speleology, karst, caves. 1. Brief survey of the studies of karst and speleology in Albania The first scientific researches of surface karst phenomena are made by the Albanian geographers Kristo, 1973, Gruda, 1981, 1985, 1990, Hoti, 1990 etc. The first archaeological and paleontological studies of Albanian Alps cave (Shpella Gajtanit) date back to 1923.
    [Show full text]
  • Çështje Gjinore Të Pronësisë Mbi Tokën Në Zonën E Malësisë Së Madhe”
    ÇËSHTJE GJINORE TË PRONËSISË MBI TOKËN NË ZONËN E MALËSISË SË MADHE”. Ky punim është realizuar në kuadrin e zhvillimit të projektit: “Zinxhiri i vlerave bujqësore gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale në Bosnjë Hercegovinë dhe Shqipëri”, zbatuar nga “Oxfam Italia” (OIT) me mbështetjen e Intesa San Paolo Bank dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare. Përgatitën Raportin: Prof. Asoc. Dr. Enkeleda OLLDASHI Dr. Elona SALIAJ Përgatiti analizën e të dhënave për zonat Reç dhe Dedaj në Malësi e Madhe: Av. Iris Aliaj; Falenderime: Falenderojmë vullnetaret e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, Elsa Gjini, Denisa Bebeçi dhe Kejsi Ziu për të gjithë mbështetjen në përgatitjen e të dhënave për hartimin e këtij raporti. © Qendra Per Nisma Ligjore Qytetare (QNL) & OXFAM Italia (OIT) Adresa: Rr. Vaso Pasha, Pall. 12. Shk.1., Ap.1, Tiranë-Shqipëri Tel: +35542241914; +35542259795; Email: [email protected]; [email protected]; Web: www.qag-al.org 3 Çështje Gjinore të Pronësisë mbi Tokën në Zonën e Malësisë së Madhe PËRMBAJTJA E LENDËS LISTA E SHKURTIMEVE .......................................................................................... 5 HYRJE .................................................................................................................... 7 METODOLOGJIA E KËRKIMIT ................................................................................. 9 KREU I TË DHËNA ZYRTARE NGA BANKA BOTËRORE, FAO........................................... 11 1.1 Të dhëna zyrtare nga Banka Botërore, nëpërmjet raportit
    [Show full text]
  • Isolation and Interaction in the Shala Valley of Northern Albania
    READ ONLY / NO DOWNLOAD READ ONLY / NO DOWNLOAD LIGHT AND SHADOW READ ONLY / NO DOWNLOAD COTSENCOTSEN INSTITUTE INSTITUTE OF OFARCHAEOLOGY ARCHAEOLOGY PRESS PRESS MONUMENTA ARCHAEOLOGICA Volume 27 Last House on the Hill: BACH Area Reports from Çatalhöyük, Turkey edited by Ruth Tringham and Mirjana Stevanović Volume 26 The History and Archaeology of Jaffa 1 edited by Martin Peilstöcker and Aaron A. Burke Volume 24 The Early Iron Age Cemetery at Torone by John K. Papadopoulos Volume 23 The Plain of Phaistos: yclesC of Social Complexity in the Mesara Region of Crete by L. Vance Watrous, Despoina Hadzi-Vallianou, and Harriet Blitzer Volume 22 K’axob: Ritual, Work, and Family in an Ancient Maya Village edited by Patricia A. McAnany Volume 21 The Sydney Cyprus Survey Project: Social Approaches to Regional Archaeological Survey by Michael Given and A. Bernard Knapp Volume 20 Prehistoric Sitagroi: Excavations in Northeast Greece 1968–1970 Volume 2: Final Report edited by Ernestine S. Elster and Colin Renfrew READ ONLY / NO DOWNLOAD LIGHT AND SHADOW Isolation and Interaction in the Shala Valley of Northern Albania Michael L. Galaty, Ols Lafe, Wayne E. Lee, and Zamir Tafilica Editors MONUMENTA ARCHAEOLOGICA 28 COTSEN INSTITUTE OF ARCHAEOLOGY PRESS READ ONLY / NO DOWNLOAD THE COTSEN INSTITUTE OF ARCHAEOLOGY PRESS is the publishing unit of the Cotsen Institute of Archaeology at UCLA. The Cotsen Institute is a premier research organization dedicated to the creation, dissemination, and conservation of archaeological knowledge and heritage. It is home to both the Interdepartmental Archaeology Graduate Program and the UCLA/Getty Master’s Program in the Conservation of Archaeological and Ethnographic Materials.
    [Show full text]
  • Urban Rural Albanian Population
    A NEW URBANRURAL CLASSIFICATION OF ALBANIAN POPULATION THE EU GEOGRAPHICAL TYPOLOGY BASED ON GRID DATA May, 2014 A NEW URBAN-RURAL CLASSIFICATION OF ALBANIAN POPULATION MAY, 2014 Director of the Publication: Gjergji FILIPI, PhD INSTAT Ervin Shameti Nexhmije Lecini EU TECHNICAL ASSISTANCE Roberto Bianchini Copyright © INSTAT 2014 No part of this publication can be reproduced or transmitted in any form or by any means without the prior written permission of the copyright holder. Disclaimer: This publication has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this European Union. Printed with the support of the Swiss Agency for Development and Cooperation. ISBN: 978 - 9928 - 188 - 10 -6 INSTITUTI I STATISTIKAVE Blv. “Zhan D’Ark” Nr. 3, Tiranë Tel : + 355 4 2222411 / 2233356 Fax : + 355 4 2228300 E-mail : [email protected] Printing house: Preface and acknowledgements Statistical data for urban and rural areas are of some considerable importance for the central government and for local authorities while planning and managing services for local communities. For instance, the allocation of health and social care funding, housing, roads, water and sewerage and the provision and maintenance of schools have all distinctive aspects in urban and rural areas. Employment for urban and rural population has different features as well. In Albania, as in most other countries, it is difficult to distinguish exactly the urban population from the rural one. Even though not always reflecting what is certainly urban or rural, in Albania, the administrative definition based on the law is used also for statistical purposes. However, the present availability of small-area data derived from the 2011 population and housing census covering the entire territory of the country, has made possible an attempt to introduce also in Albania new definitions and classifications of urban and rural areas for statistical purposes.
    [Show full text]
  • Contribution of Austrian-Hungarian Empire in the Development of Education in Shkodra Till Notification of the Independence of Albania
    E-ISSN 2039-2117 Mediterranean Journal of Social Sciences Vol 5 No 3 ISSN 2039-9340 MCSER Publishing, Rome-Italy March 2014 Contribution of Austrian-Hungarian Empire in the development of Education in Shkodra till notification of the Independence of Albania Kujtim Pelinku University of Shkodra”Luigj Gurakuqi”, Department of Education Email: [email protected] Dr. Eranda Bilali (Halluni) University of Shkodra”Luigj Gurakuqi”, Department of Education Email: [email protected] Doi:10.5901/mjss.2014.v5n3p368 Abstract The relations of Shkodra region in the education’s field with Austrian-Hungarian Empire have had an early traditon. The attempt to identify this employment link brings some new fact in the context of this cooperation, over a period of time from 1850 to 1912, Albanian Declaration of Independence. Based on the time's statics, various writings,archival materials and documents to Vienna's archive, we are trying to identify the values of this contribution in education, in functioning and spreading of schools and allowing the Albanian language in schools that held the function on the basis of this contribution. It is important to be noted that these schools played an important role not only in the education of the new generation, but soon Shkodra turns into an important educational centre. Key words: Austrian-Hungarian Empire, contribution, operation, Albanian language, clerical schools. 1. Introduction In the frame early relationship between Albanian and Austria, Shkodra caught the eyes, as a permanent cradle of knowledge, an island of patriotism, a city shown up for its cultures and traditions. Even though, the relations between them have had a long and early tradition, many documents, oral information, official statistics (Turkish, Austrian, and / or Italian), different articles published so far certify the Austrian-Hungarian contribution, especially in development of education.
    [Show full text]