Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Botohet në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Kryeredaktor: Prof.asoc.dr.Sabit SYLA Redaktor shkencor: Prof.asoc.dr.Gjon BERISHA Redaksia: Prof.asoc.dr.Sabit SYLA Akad. Marenglen VERLI Prof. dr.Skënder ASANI Akad. Beqir META Prof.asoc.dr.Gjon BERISHA Redaktore gjuhësore: Ma.Shqipe DODA Realizimi kompjuterik: Prof.asoc.dr.Teuta SHALA-PELI @2019 Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë Ueb: www.ih-rks.org e-mail: [email protected] INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI” – PRISHTINË Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes (Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare:“Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”, mbajtur në Prishtinë, më 16 tetor 2018) Prishtinë, 2019 INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI” – PRISHTINA George Castriota-Skanderbeg on 550th anniversary of his death (Materials from International Conference dedicate: “George Castriota-Skanderbeg on 550th anniversary of his death”, Prishtina, 16 October 2018) Prishtina, 2019 PËRMBAJTJA Sabit SYLA- Fjala e hapjes 1. Gjon BERISHA Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu dhe qëndrimi modus vivendi i Republikës së Raguzës.............................................................13 2. Antal MOLNÁR The Memory of Skanderbeg and the Beginning of the Albanian Catholic Nation Building.........................................................41 3. Teuta SHALA-PELI Përpjekjet për çlirimin e Drishtit nga sundimi venedikas, në kohën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut...................................53 4. Evalda PACI Vepra e Marin Barletit në pikëpamje vëzhgimesh ndërdisiplinore. Interpretime e hollësi studimore rreth një ndërmarrjeje lapidare...............................................................61 5. Csaplár-DEGOVICS KRISZTIÁN The first appearance of the Hunyadi-Skanderbeg alliance in the Albanian historiography..................................................75 6. Eduart CAKA Aspekte të situatës politiko-ekonomike të hapësirës shqiptare gjatë shek. XV bazuar në regjistrat kadastralë osmanë të kësaj periudhe....................................................................................89 7. Qerim DALIPI & Besim MORINA Rrethanat socio-etnike në nahijen e Tetovës, sipas regjistrimit të viteve 1467-1468................................................................101 8. Bedri MUHADRI Beteja e Dytë e Kosovës, më 1448, sipas autorëve shqiptarë të kohës: Marin Barleti, Dhimitër Frangu..................................123 9. Dominik QERIMI Marrëdhënia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Selinë Shenjtë, klerin dhe Kishën Katolike......................................141 10. Adem BUNGURI Të dhëna të reja mbi disa fortifikime të periudhës së Skënderbeut në rajonin e Dibrës............................................153 11. Muhamet BELA A ishte Skënderbeu nga Hasi?! - Mendime rreth origjinës së Skënderbeut............................................................................219 12. Enver REXHA Historiografia serbe për Betejën e Dytë të Kosovës, 1448........................................................................................221 13. Petrika THËNGJILLI Vështrim kritik mbi bazën dokumentare dhe bibliografike të Betejës së Dytë të Kosovës (1448)........................................237 14. Jakup KRASNIQI Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe vlerat e saj për kohën tonë (Komentimi i fjalës së fundit të Skënderbeut) .........................................................................257 15. Iljaz REXHA Skënderbeu nga këndvështrimi i kronikave klasike osmane dhe i historiografisë moderne turke.......................................261 16. Myrvete DRESHAJ-BALIU & Begzad BALIU Portreti i Skënderbeut në letërsinë botërore...........................281 17. Mirie RUSHANI Gjeografia politike e Evropës në shek. XV dhe ideja për mbrojtje të përbashkët në luftën kundër invazionit turk.........................................................................................301 Prof. asoc. dr. Sabit SYLA - Drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” - Prishtinë FJALA E HAPJES NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE: “GJERGJ KASTRIOTI- SKËNDERBEU NË 550-VJETORIN E VDEKJES” I nderuari President i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, I nderuari Kryeministër i Republikës Kosovës, z. Ramush Haradinaj, I nderuari Z. Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të R. Kosovës, Të nderuar ministra e deputetë, përfaqësues institucionalë, dhe të korit diplomatik, zonja dhe zotërinj e gjithë ju të pranishëm, Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, jemi mbledhur sot, që përmes kësaj Konference shkencore ndërkombëtare të kujtojmë dhe nderojmë, atë që na dha emër si askush tjetër deri më sot - Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, në 550-vjetorin e kalimit të tij në amshim. Jemi sot, këtu, për ta kujtuar dhe respektuar atë që na bën të ndjehemi krenarë, duke personifikuar një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, hyri në skenën e historisë në një moment tepër kritik për Shqipërinë dhe për fatin e Evropës. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët. Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik, nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të vendit. Duke njohur këtë botëkuptim, se shqiptarët nuk mund të arrinin në fitore, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh, pa një bazë organizative të qëndrueshme, pa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale e të gjitha veprimeve që zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm me veprimet e ndërmarra në aspekt ndërkombëtar. Një nga hapat e parë në këtë drejtim qe themelimi, me nismën e nën drejtimin e tij, i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me botën e jashtme. Përveç krijimit të marrëdhënieve me shtetet e sferës perëndimore, edhe me shtetin osman ka përfunduar dy marrëveshje. Në vitin 1460 u arrit marrëveshja e bashkëpunimit trevjeçar, ndërsa marrëveshja e dytë është përfunduar në prill të vitit 1463 në Shkup. Ndërkohë, pas luftës, për qytetin e Dejës, më 4 tetor 1448, u nënshkrua Traktati i Paqes me Venedikun. Ky është dokumenti i parë që njohim deri tani, ku Lidhja Shqiptare del si subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Zonja dhe zotërinj, Me këtë rast, kur po përkujtojmë 550-vjetorin e heroit tonë kombëtar, është e rëndësishme të theksohet dashuria dhe respekti që gëzonte Skënderbeu nga të tjerët dhe roli i tij përbashkues. Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi, por vepra dhe figura e tij mori përmasa me rendësi evropiane. Ai u lartësua nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Burri i shtetit anglez i shek. XVII, Uiliam Temple, e vë Skënderbeun në radhët e shtatë kapiteneve më të mëdhenj jo mbretër, pranë Belisarit e Huniadit, kurse filozofi frëng, Volter, ka shkruar: “Sikur perandorët bizantinë të qenë Skënderbe, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”. Pra, jo rastësisht është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë dhe në katër anët e botës. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të. Andaj, veprimtaria kombëtare e radhiti atë në grupin e figurave më emblematike, si shëmbëlltyrë e udhëheqjes luftarake, sakrificës e përpjekjeve për pavarësi politike dhe bashkim të të gjitha viseve shqiptare në një shtet kombëtar. Prandaj, vepra e tij patriotike ka inspiruar breza të tërë, u thurën këngë në popull, u emëruan sheshe, rrugë, shkolla, dhe u ngritën buste. Ai u bë frymëzim edhe në artin letrar, muzikor dhe në atë pamor. Për fund, urojmë që kjo konferencë dhe i gjithë aktiviteti kushtuar Vitit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të na shërbej si mundësi për të gjithë studiuesit për t’u njohur me gjetjet e reja shkencore, lidhur me epokën e Skënderbeut. Duke, ju dëshiruar punë të mbarë e të frytshme, i shpall të hapura punimet e Konferencës shkencore ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”. Ju falënderojmë për vëmendje! Prishtinë, më 16 tetor 2018 Gjon BERISHA (Prishtinë) GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDËRBEU DHE QËNDRIMI MODUS VIVENDI I REPUBLIKËS SË RAGUZËS Që nga fillimi i pushtimeve osmane në Ballkan, Raguza shërbeu si qendër e informacioneve në Evropën e krishterë lidhur me rrethanat në Arbëri, ku zhvilloheshin luftime kundër pushtuesit osman dhe përmes Raguzës mbaheshin lidhje me mbretin hungarez Sigismundin. Prandaj shumica e dokumente raguzane që trajtojnë periudhën pararendëse të Skënderbeut, janë lajme që Raguza i ofronte Sigismundit për gjendjen në Arbëri dhe Bosnje. Vetë perandori dhe mbreti hungarez do t’u dërgonte zotit Andrea Topia dhe disa udhëheqësve tjera arbërorë letra dhe udhëzime, gjithnjë nëpërmjet Raguze. Kjo formë e komunikimit përmes Raguzës, vërtetohet edhe nga vet Andrea Topia, i cili i shkruante perandorit se letrat e tua nuk i kemi por i marrim vesh tërthorazi nga Raguza. Prandaj, Senati i Raguzës, i cili e njihte sovranitetin e perandorit