Personalitete-Sport-Pa-Foto.Pdf
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Prof. As. Dr. Shyqyri Rreli Trajner i merituar, Mjeshtòr i merituar i sportit Prof. Dr. Ismail Demneri TIRANA – PERSONALITETE SPORT SHOQATA “TIRANA” TIRANE, 2006 TIRANA – PERSONALITETE SPORT Nga Shyqyri RRELI, Ismail DEMNERI Radhitja dhe faqosja në kompjuter: Shyqyri Rreli, Ismail Demneri Kopertina: Lulzim Mema Redaktor letrar: Tarik Llagami “Medaur” SHOQATA “TIRANA” Bulevardi Zog I, Nr. 271, Tirana, Albania Tel.: 00355 4 226-971 Libri është tertamenti shpirtëror që një brez i lë një tjetri, këshillat e një zemre të re. E tërë jeta e njerëzimit është e shprehur në libra; fiset, njerëzit dhe shtetet janë zhdukur, por libri ka mbetur. Ai është program i së ardhmes. Le të hyjmë me nderim në këtë tempull. Aleksandër Hercen TIRANA - PERSONALITETE - 5 - ________________________________________________________________________ PARATHENIE Me vëllimin e dytë “Sport”, pas atij “Shkencë”, të dalë në dhjetor të vitit 2005, botimi “Tirana-Personalitete” i shoqatës tonë ka marrë tashmë formën e një “seriali”. Ndërkohë, është rasti të deklarojmë se, paralelisht me këtë, ne po konfigurojmë projektin edhe për vëllimin e rradhës “Art”. Bazuar në këto realitete, dhe të cilat i konsiderojmë arritje të rëndësishme, ripohojmë “evidentimin e traditave të lavdishme të trevës tonë si dhe të kontributeve të tiranasve në të gjitha fu- shat e jetës”. Këtë detyrë, që Shoqata “Tirana” ja ka ngarkuar ve- tes prej vëllimit të parë të këtij botimi, vazhdon t’a ndjejë obligim të vetin karshi të gjithë dashamirësve të saj dhe falënderim për të gjithë ata që aftësitë e tyre i vunë dhe i vejnë në dispozicion të bashkësisë së trevës tonë. Me këto praktika, ne mbetemi të bin- dur se dokumentimi i të tashmes dhe i të kaluarës sado të afërt është nder. Një komunitet pa histori mbetet pa identitet. Historinë e plotësojnë edhe ato copëza të jetës dhe të veprimtarisë së gjith- kujt, të cilat, për sportin, po përpiqemi t’i japim në këtë libër. Pa dashur të përsëris veten me ato çfar kam thënë në pa- rathënien e vëllimit të parë, edhe arritjet sportive i takojnë po asaj Tirane, që filloi jetën në mesjetën e vonëshme. Ky progres i kah- hershëm nuk mund të ndodhte në se nuk do të gjente brum dhe terren të nevojshëm, e këto ishin tiranasit dhe qyteti i Tiranës. Duke u populluar pa ndërprerje nga të ardhurit e zonave të afërta, krahas ekonomisë, patën rritje edhe treguesit e tjerë. Arsimi u për- qafua jo vetëm në nivelet e ulta të tij, por edhe në ato të larta. Brenda mundësive të veta, mjaft familje, duke ditur të veçojnë më të aftit, dërguan fëmijët e tyre për studime edhe jashtë shtetit. Një udhëtar i huaj që, në shekullin e 19-të kishte vizituar disa nga krahinat e Shqipërisë, shkruan se, në Tiranën e bukur, të pas- tër dhe me plot kopshtije, mund të takoje djem me veshje - 6 - SPORT ________________________________________________________________________ europiane, që flisnin gjuhë të huaja dhe që kishin studjuar në shkollat perëndimore. Edhe pse në vite të turbullta, gjesti i pranimit për t’a shpa- llur Tiranën kryeqytet, që ndodhi, më 1920, d.m.th., për t’a për- caktuar ate si zemrën e shtetit të ri, tregoi se në këtë trevë jetonin burra të mençur, trima e largpamës, shpirtmëdhenj, me një for- mim të lartë të ndjenjës kombëtare, me integritet të fuqishëm moral, inteligjencë, kulturë dhe dituri. Me këtë akt historik, popull- sia autoktone tiranase, nga kërkohej kjo sakrificë dhe ky nderim, tregoi edhe një herë karakterin dhe cilësitë e saj të virtytshme për rolin e qytetit lider. “Brënda pesëmbëdhjetë vjetësh, shkruan shtypi i kohës, Tirana mori një fizionomi, të cilën, kryeqyte- tet e tjerë me ecje normale e kanë arritur në jo më pak se gjysmë shekulli”. Mikpritja e çiltër, gjithnjë me sjellje të qytetë- ruar dhe e ndershme, paqësore dhe e lidhur me punën e me kul- turën, karakteristikë e spikatur dhe e përhershme e tiranasve, çka vihet re edhe në ditët e sotme, ishte, gjithashtu, faktor i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të Tiranës. Por, tiranasit pranojnë se, këto progrese i arritën dhe vazhdojnë t’i arrijnë, pandërprerë dhe me rezultate të shkëlqyera, bashkë me të ardhurit e integruar mirë dhe shpejt në komunitetin tonë. Po në vitin 1920, krahas pozicionit të kryeqytetit, që e shndërroi Tiranën në qendrën më të rëndësishme të ekonomisë, arsimit, artit e kulturës, u themelua Sport Klub “Tirana”, i cili u rihap vrullshëm më 1926. Në këto akte, jo thjesht sportive, por aq edhe kulturore e historike, çka përbëjnë lavdi për qytetin tonë, kanë meritë personalitete të njohura dhe me reputacion të kohës, si Bahri Toptani, Stefan Shundi, Adem Karapici, Irfan Gjinali, Re- shat Tafalla, Hasan Fortuzi, Skënder Frashëri, Ha-san Alizoti, Anastas Koja, Jonuz Tafaj, Avni Zajmi, Palokë Nika, Anastas Shundi, Ali Erebara e tjerë e tjerë. Shumë nga ata ishin profesorë, mjekë të nderuar, juristë tregtarë, e prej tyre, dhe ushtrues të sportit, por njëri prej tyre, Selman Stërmasi, është njeriu që dha gjithshka për SK “Tirana” dhe, për këtë, ai mbetet “simbol i sportit tiranas” e një emër i madh e i paharruar. Mjaft nga të rinjtë e aktivizuar edhe më parë në shoqëri të ndryshme sportive, para- rendëse të sportklubit, kryen më vonë studime të larta për mjekësi, drejtësi etj.. Aktivitetet sportive, populli i Tiranës i shfrytëzoi edhe si mundësi për të shprehur shpirtin e tij patriotik. Kjo ishte mjaft e dukshme sidomos me urrejtjen e shprehur kundër pushtuesit fa- TIRANA - PERSONALITETE - 7 - ________________________________________________________________________ shist. Por, edhe gjatë diktaturës së viteve 1944-1990, ai dhe sport dashësit e vet patën guximin që, të japin mesazhin se “sporti është dukuri qytetare dhe nuk duhet përzier me ideologjinë”. Falë këtyre mentaliteteve të përparuara të sportistëve, sportdashësve dhe të vetë bashkësisë sonë, si dhe kualiteteve sportive të tij, SK “Tirana” mbeti gjithnjë, e deri më sot, më masivi, më autoritari dhe më cilësori në vendin tonë. Në vitin 2000, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, KS “Tirana” është dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”. Për të qenë koherentë me kohën për të cilën flitet në epi- sode të veçanta të librit, janë përdorur vetëm emrat zyrtarë për- katës: Sportklub “Tirana”, KS “17 Nëntori”, “Puna”, KS “Tirana” dhe KF “Tirana”, krahas edhe KS “Partizani” dhe KS “Dinamo”, që janë ngritur e kanë funksionuar po në qytetin tonë. Sikurse për librin e parë, kryesia e shoqatës “Tirana” ruaj- ti komisionin e posaçëm, por, duke e përshtatur ate. Aktualisht, ai përbëhet nga Ismail Demneri (kryetar), Shyqyri Rreli, Ferhat Gruja, Lulzim Mema, Bedri Alimehmeti, Jorgji Shundi, Ali Mema, Lumturi Markola, Ergys Tafalla dhe Tarik Llagami (anëtarë). Sikundër në vëllimin “Shkencë”, kemi konsideruar të njëj- tat parime mbi përcaktimin e protagonistëve të përfshirë në libër. Së pari. Dallimi cilësor. Përvoja e librit të parë, e bazuar në kriterin më të thjeshtë, objektivitetin, rezultoi e suksesshme, e mirëpritur dhe e përkra- hur nga opinioni. Për këtë arsye, përsëri, ne konsideruam vetëm kualitetet e shpallura në mënyrë ligjore, natyrisht me specifi- kat përkatëse sportive. Së dyti. Dallimi krahinor. Përcaktimet krahinore nuk janë të prera, siç ndodh me nënshtetësitë. Po e përsërisim,“Fjalori i Gjuhës Shqipe”, AShRSh, i vitit 1980, shprehet se “..tiranas (do të thotë), banor vendas nga Tirana ose ai që e ka prejardhjen nga Tirana” dhe “që lidhet me Tiranën ose tiranasit...” (fq. 2000). Fjalorë të huaj, qënien vendas, në rastin konkret tiranas, e lidhin kryesisht me banimin dhe akti- vitetin e individit. Pa e vënë fare në mëdyshje faktin se, Sport Klub “Tirana”, prej vitit 1920 e në vazhdim, është përfaqësuesi tradicional e real i kësaj treve, ne konsiderojmë edhe aktivitetin e klubeve të tjera në Tiranë, e sidomos të atij “Partizani”, prej vitit 1947, dhe “Dinamo”, prej 1950. Për këtë arsye, duke mbajtur përsëri të njëj- - 8 - SPORT ________________________________________________________________________ tin pozicion, në vëllimin “Sport”, nuk kemi ndalur vetëm te auto- ktonët, por edhe te protagonistë të tjerë joautoktonë, të hershëm ose jo të hershëm, të angazhuar në të gjitha klubet sportive të qytetit të Tiranës, sigurisht, në se kanë plotësuar kriterin e parë. Nisur nga konceptimet e mësipërme, nga vullneti i protago- nistëve dhe nga Statuti i Shoqatës, në këtë botim, sikurse edhe në të parin, ne mbajmë të njëjtin pozicion. Janë përfshirë ata, që, “duke qenë jo pa tradita e të lidhur me Tiranën, të “natyra- lizuar” sidomos për angazhimet sportive, marrin përsipër se, në këtë plan, nuk mund të evidentohen në aktivitetin e asnjë shoqate tjetër homologe”. Për nga paraqitja, vëllimi ruan të njëjtën formë me të parin. Duke qenë përsëri të bindur për kontributin më të hershëm dhe njëherazi për vazhdimsinë e brezave, edhe në këtë vëllim, rrjesh- timi i emrave është bërë po sipas kriterit të moshës. Megjithate, ka një shmangie fare të vogël. Në krye është Selman Stërmasi, si personaliteti më i shquar sportiv i trevës. Për të ndihmuar lexuesin, pozicioni i çdo emri jepet edhe në një përmbajtje të dytë, të ndërtuar sipas rendit alfabetik. Më në fund, në emër të kryesisë së Shoqatës “Tirana” dë- shiroj të vlerësoj kontributin e çmuar, vullnetar dhe pa snjë inte- res të autorëve Shyqyri Rreli dhe Ismail Demneri. Falë punës së tyre disavjeçare, në serinë “Tirana-Personaltete”, po nga ata, u shtua vëllimi i dytë, ai “Sport”. Kryetari i Shoqatës TIRANA Arben TAFAJ Tiranë, shtator 2006. TIRANA - PERSONALITETE - 9 - ________________________________________________________________________ GJERDAN SUKSESESH BARDHEBLU Pak muaj pasi Kongresi historik i Lushnjës, i mbledhur më 11 shkurt 1920, shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërisë, më 15 gusht të atij viti, u themelua Sport Klub “Tirana”. Besoj se, për këdo është e kuptueshme që, kjo datë e shekullit të kaluar nuk mund të mendohet si fillimi i sporteve në Tiranë. Shumë më thellë në kohë, nëpër lagjet “Abdulla Bej, “Sulejman Pashë”, “Ali Efendi” etj.,të Tiranës së atëhershme, në sheshet pranë xhamive, teqeve, kishave, shkollave, apo edhe në kopshtet e shumta, ushtroheshin gjatë kohës së lirë lloje të ndryshme të sportit.