Procesverbal, Datë 27.06.2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN PROCESVERBAL Tiranë, më 27.06.2016, ora 11:30-12:30 Drejton mbledhjen: Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit Rendi i ditës: Informim rreth ecurisë së Procesit të Berlinit dhe mbi përgatitjet e Shqipërisë për Samitin e Parisit. Marrin pjesë: Majlinda Bregu, Arta Dade, Gramoz Ruçi, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj (anëtar zëvendësues), Eralda Çani (anëtare zëvendësuese), Pranvera Strakosha, Besnik Dervishi, Odeta Barbullushi, Eridana Çano, Lorena Pullumbi (anëtare zëvendësuese), Mirton Resuli (anëtar zëvendësues), Dorarta Hyseni, Artes Buka, Dritan Sulçebe (anëtar zëvendësues), Laura Saro (anëtare zëvendësuese), Enio Haxhimihali (anëtar zëvendësues), Mona Xhexhaj (anëtare zëvendësuese), Arben Shkodra, Edmond Cane (anëtar zëvendësues), Lorisa Ylli (anëtare zëvendësuese) dhe Claudia Vollmer. Mungojnë: Klajda Gjosha, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Edi Paloka, Genc Pollo, Ilda Zhulali, Gjergji Vurmo, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj, Spartak Braho, Shpëtim Idrizi, Erion Braçe, Genc Ruli, Klodiana Spahiu, Vasil S. Tole, Irma Baraku, Igli Totozani, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Alba Çela, Shkëlqim Ganaj, Gledis Gjipali, Edith Harxhi, Anila Basha, Adriatik Llalla, përfaqësuesi i Rektoratit (UT), Romana Vlahutin dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I ftuar: Ditmir Bushati – ministër i Punëve të Jashtme 1 HAPET MBLEDHJA Majlinda Bregu – Një nga gjërat që kam inat më shumë është ajo që po na ndodh, kjo pjesa e mosrespektimit të orarit, sepse u marrim kohën pastaj të gjithë të pranishmëve. Prandaj, pa humbur kohë, në rast se do të na bashkohen të tjerë anëtarë të këtij këshilli janë të mirëpritur, ne ndërkohë po e nisim mbledhjen.
[Show full text]