Procesverbal, Datë 27.06.2016

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Procesverbal, Datë 27.06.2016 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN PROCESVERBAL Tiranë, më 27.06.2016, ora 11:30-12:30 Drejton mbledhjen: Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit Rendi i ditës: Informim rreth ecurisë së Procesit të Berlinit dhe mbi përgatitjet e Shqipërisë për Samitin e Parisit. Marrin pjesë: Majlinda Bregu, Arta Dade, Gramoz Ruçi, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj (anëtar zëvendësues), Eralda Çani (anëtare zëvendësuese), Pranvera Strakosha, Besnik Dervishi, Odeta Barbullushi, Eridana Çano, Lorena Pullumbi (anëtare zëvendësuese), Mirton Resuli (anëtar zëvendësues), Dorarta Hyseni, Artes Buka, Dritan Sulçebe (anëtar zëvendësues), Laura Saro (anëtare zëvendësuese), Enio Haxhimihali (anëtar zëvendësues), Mona Xhexhaj (anëtare zëvendësuese), Arben Shkodra, Edmond Cane (anëtar zëvendësues), Lorisa Ylli (anëtare zëvendësuese) dhe Claudia Vollmer. Mungojnë: Klajda Gjosha, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Edi Paloka, Genc Pollo, Ilda Zhulali, Gjergji Vurmo, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj, Spartak Braho, Shpëtim Idrizi, Erion Braçe, Genc Ruli, Klodiana Spahiu, Vasil S. Tole, Irma Baraku, Igli Totozani, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Alba Çela, Shkëlqim Ganaj, Gledis Gjipali, Edith Harxhi, Anila Basha, Adriatik Llalla, përfaqësuesi i Rektoratit (UT), Romana Vlahutin dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I ftuar: Ditmir Bushati – ministër i Punëve të Jashtme 1 HAPET MBLEDHJA Majlinda Bregu – Një nga gjërat që kam inat më shumë është ajo që po na ndodh, kjo pjesa e mosrespektimit të orarit, sepse u marrim kohën pastaj të gjithë të pranishmëve. Prandaj, pa humbur kohë, në rast se do të na bashkohen të tjerë anëtarë të këtij këshilli janë të mirëpritur, ne ndërkohë po e nisim mbledhjen. Atëherë, mirë se keni ardhur të gjithë ju që jeni prezentë në këtë mbledhje të sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, të cilën, në fakt, e kishim menduar me kohë ta zhvillonim, në përmbushje të misionit të këtij Këshilli, njëkohësisht edhe të detyrimit që ka qeveria për të informuar këshillin kombëtar dhe anëtarët e tij për çdo veprim apo për çdo takim të rëndësishëm, duke marrë shkas kësaj radhe nga Samiti i Parisit apo, më saktë, prej raundit të tretë, pas Samitit të parë të Berlinit dhe atij të Vjenës, që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit. Sigurisht, për të kuptuar dhe për t’u informuar në lidhje me përgatitjet tona në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pjesëmarrjes në Samitin e Parisit, i cili zhvillohet në datën 4 korrik të vitit 2016, si dhe mbi pritshmëritë se çfarë presim nga ky samit në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian sot kemi të ftuar ministrin e Punëve të Jashtme, zotin Ditmir Bushati. Ndoshta javën e kaluar as unë, as zoti Bushati dhe asnjëri nga ne që jemi këtu nuk e kishim menduar se do të mblidheshim ditën e hënë, pas lajmit apo vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian, i cili, sigurisht, që do t’i japë një formë të re edhe marrëdhënies së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në raport me procesin e integrimit europian. E vështirë ka qenë deri sot dhe ky proces është shoqëruar gjithmonë me të papritura dhe të panjohura, pse jo edhe zvarritje, por kam frikë se do të jetë edhe më e vështirë për dy- tre vjetët në vijim, sidomos për të përcaktuar qartë një axhendë, e cila të jetë ambicioze dhe nëse do të ketë mundësi të ruajë në një farë mënyre atë tërheqjen që vendet tona, sidomos publiku, kanë ndaj projektit të bashkimit me Europën. Them se do të jetë e vështirë, pasi tashmë dihet që, pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u shkëputur ose për t’u larguar nga Bashkimi Europian, tema kryesore e axhendave të radhës do të jetë pikërisht zgjidhja e këtij problemi të ri që Bashkimit Europian do t’i duhet të përballojë. Por askush nga ne sot, megjithëse nuk e di se sa fushata të tjera për t’u larguar nga BE-ja apo fushata për t’u rikthyer në BE si ajo që po rinis, të themi, tashmë në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen gjatë kësaj kohe, e vërteta është se i vetmi çelës për ta konsideruar integrimin europian ende të suksesshëm do të jetë përqendrimi i vëmendjes te 2 reformat dhe plotësimi i standardeve së brendshmi. Kjo mund të jetë formula më e sigurt deri në momentin kur të ketë një lloj qartësie tjetër se çfarë do të ndodhë me BE-në, pasi sot, në fakt, nuk besoj që asnjë, madje as nga vendimmarrësit më të lartë të Bashkimit Europian, e ka të qartë se çfarë do të ndodhë gjatë muajve në vijim. Pa u zgjatur, po ia kaloj fjalën ministrit të Punëve të Jashtme. Sigurisht, si gjithmonë, pas pjesës së prezantimit nga ministri do të kemi mundësi për pyetje dhe për komente. Zoti Ministër, do t’ju lutesha të jeni sa më konkret, duke pasur parasysh interesin e institucionit që përfaqësoni, por duke ruajtur, mbi të gjitha, interesin kryesor, atë për të kuptuar më së miri se çfarë realisht Shqipëria ka përgatitur për Procesin e Berlinit në takimin e Parisit dhe se çfarë mund të përfitojmë kësaj radhe. Zoti Ministër, fjala për ju. Ditmir Bushati – Faleminderit, zonja kryetare! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sikurse dihet, Procesi i Berlinit lindi në kushtet kur komisioni “Junker” kishte bërë pak a shumë të qartë që në pesë vjetët e ardhshëm nuk do të ketë proces të mëtejshëm të zgjerimit dhe lindi si një mundësi për t’i mbajtur sa më shumë të kyçura vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e reformave dhe për të krijuar një ndërlidhje më të mirë rajonale, që do t’i shërbente procesit të mëtejshëm të integrimit europian. Në takimin e parë në Berlin u hodhën edhe bazat konkrete të një bashkëpunimi më të zhdërvjellët rajonal, si dhe u përvijuan idetë e para sesi mund të zhvillohej më tej ky bashkëpunim qoftë në planin politik, qoftë në planin ekonomik dhe në zhdërvjelltësinë më të madhe të kontakteve njerëzore. Gjatë vitit të parë unë jam përpjekur ta shpjegoj edhe në komunikimet, edhe në diskutimet që kemi pasur së bashku që puna kryesore është përqendruar, sidomos me Komisionin Europian, te ndërlidhja sa më e mirë e rajonit tonë. Në Vjenë, vitin e kaluar, i gjithë diskutimi u bë në këtë drejtim, por nuk mund të harrohet fakti që vitin e kaluar, teksa ne diskutonim në Vjenë për ndërlidhjen rajonale dhe miratuam hartën e përgatitur në bashkëpunim me Komisionin Europian sesi do të duket rajoni ynë në 2020-ën dhe në 2030-ën nga pikëpamja e ndërlidhjes, pra rrugët kryesore, aeroportet, portet dhe hekurudhat për të ecur më tej me njësimin e tregut tonë rajonal, Samiti i Vjenës, gjithashtu, u ndikua edhe nga kriza e madhe e refugjatëve me të cilët po përballej Bashkimi Europian. 3 Këtë vit, ju e thatë, me shumë të drejtë në fjalën tuaj hyrëse, ne kemi disa zhvillime të cilat, në një mënyrë a tjetër, kanë impakt edhe në punimet që do të zhvillohen javën e ardhshme në Paris dhe Brexit-ja apo vendimi i qytetarëve britanikë për të dalë nga Bashkimi Europian, për t’u shkëputur, është më kulmori. Por nuk duhet të harrohet që gjatë këtij viti, gjithashtu, nga njëri samit në tjetrin, ne kemi përjetuar një zinxhir referendumesh në Europë apo kërkesash të tilla, të cilat kanë impakt edhe në procesin e zgjerimit, duke filluar me referendumin në Greqi për paketën financiare, me referendumin në Holandë të para pak muajve në lidhje me Marrëveshjen e Asociimit që Bashkimi Europian nënshkroi me Ukrainën, për të vijuar më pas edhe me kërkesën e qartë që duket se kanë bërë autoritetet hungareze për të hedhur në referendum kërkesën për kuotat e refugjatëve që duhet të marrë secili nga vendet anëtare të Bashkimit Europian në bazë të kërkesave të tyre për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më unike krizës me të cilën po përballet Bashkimi Europian. Në këtë kontekst, të gjitha këto zhvillime kanë një impakt të drejtpërdrejtë edhe mbi atë çka ngjet në këtë kënd të Europës. Gjithsesi, në Paris kemi një risi për sa u përket formateve. Krahas pjesës zyrtare, që do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit dhe të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit, të thirrur nga Presidenti Holande, të cilët do të diskutojnë jo thjesht për bashkëpunimin politik në rajonin tonë, por edhe për çështje që kanë të bëjnë me radikalizmin, me terrorizmin, me krizën migratore, si dhe me atë lloj mekanizmi që ne ramë dakord vjet në Vjenë, për të kapërcyer mosmarrëveshjet dypalëshe për vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit dhe më posaçërisht, për vendet, të cilat nuk janë anëtare të BE-së. Gjithashtu, do të jetë takimi i veçantë i ministrave të Punëve të Jashtme dhe i ministrave të Ekonomisë. Këto dy takime do të kenë një fokus më të qartë, njëri te çështjet politike dhe çështjet e sigurisë dhe tjetri te çështjet e ndërlidhjes rajonale, aq më tepër që vjet, në Vjenë, ne kemi mbështetur idenë e dhjetë projekteve të para si pjesë të Procesit të Berlinit, krahas hartës së ndërlidhjes rajonale. Gjithashtu, kemi rënë dakord për një intensifikim më të mirë në planin ekonomik, duke mbështetur gradualisht krahas traktatit të energjisë që ekziston, edhe krijimin e traktatit të transportit. Gjithashtu, thashë që do të ketë risi, sepse do të ketë një aktivitet të posaçëm të ministrave të Rinisë, që mbajnë portofolat e çështjeve të rinisë, të cilët do të diskutojnë më në detaje nismën për bashkëpunimin në fushën rinore. Kjo marrëveshje do të firmoset në nivel kryeministrash dhe, siç dihet, Tirana do të jetë qendra e selisë së ardhshme të kësaj nisme.
Recommended publications
  • EU-ALBANIA STABILISATION and ASSOCIATION PARLIAMENTARY COMMITTEE (SAPC) 8Th MEETING Tirana, 16-17 March 2015
    EU-ALBANIA STABILISATION AND ASSOCIATION PARLIAMENTARY COMMITTEE (SAPC) 8th MEETING Tirana, 16-17 March 2015 Monday, March 16 Present: EP delegation: Mrs.Monica Macovei – Co-Chair; Mrs. Elly Schlein; Mrs. Susanne Melior; Mr. Igor Soltes; Mr. Ivan Jakovcic Mrs. Romana Vlahutin - EU Ambassador to Albania Mr. Vassilis Maragos - Representative of the European Commission, Enlargement Directorate Political Advisors The Secretariat Albanian delegation: Mr. Balla – Co-chair; Mrs. Vasilika Hysi (SP); Mr. Eduard Shalsi (SP); Mr. Ben Blushi (SP); Mr. Fatmir Xhafaj (SP); Mr. Anastas Angjeli (SP); Mrs. Kejdi Mehmeti (SMI – instead of Mr. V. Tavo); Mr. Aldo Bumci (DP); Mrs. Majlinda Bregu (DP); Mr. Genc Ruli (DP); Mr. Eduard Halimi (DP); Mr. Gerd Bogdani (DP); Mr. Fatmir Mediu (RP). Genc Pollo (DP) Absent Mrs. Klajda Gjosha - Minister of Integration Mr. Ditmir Bushati – Minister of Foreign Affairs Mr. Nasip Naco - Minister of Justice Mr. Saimir Tahiri – Minister of Interior OPENING OF THE MEETING The first topic in the agenda – Adoption of draft agenda The second topic – Adoption of the records of the previous meeting T. Balla - (Opening speech) I greet the meeting on behalf of Parliament and the Speaker, Mr. Ilir Meta. - It is important that the majority of MEPs are newly elected. - This is the first meeting after receiving the candidate status - He thanks the EP and EP political groups which have supported the acceleration of Albania's integration 1 - A special congratulation is for Mrs. M. Macovei, as a senior political personality of EP and her country. M. Macovei - co-chair of the proceedings with Mr. T. Balla -It is a pleasure to come in Albania after several years -During the meeting we will discuss on the five main priorities.
    [Show full text]
  • Council of the EU EN
    PRESS Council of the EU EN PRESS RELEASE 499/16 08/09/2016 Eighth meeting of the Stabilisation and Association Council between Albania and the EU The Stabilisation and Association Council (SA Council) between Albania and the European Union held its eighth meeting on 8 September 2016. The SA Council noted that the Commission report 2015 on Albania concluded that the country made further progress towards meeting the political criteria for membership and, overall, steady progress continued in the five key priorities for the opening of accession negotiations. The SA Council noted the conclusions of the General Affairs Council of 15 December 2015, which recognised Albania's continued commitment on the reform agenda. On that occasion, the Council underlined that judicial reform remained key to further forward movement on Albania's EU accession process and could also be transformative for other reforms. The SA Council confirmed that Albania maintained an overall sustained pace in the implementation of public administration reform measures. The EU welcomed the unanimous adoption in July of a set of constitutional amendments for a thorough and comprehensive reform of the justice system. The SA Council took note of the recent adoption of the law on the vetting of judges and prosecutors, which represents an important step forward for the implementation of the justice reform. It is essential to proceed with a swift implementation of the reform. The EU also welcomed that Albania took further steps in the fight against corruption and organised crime, as well as on human rights matters. The SA Council welcomed the continued active participation of Albania in regional initiatives and structures in South Eastern Europe and its good neighbourly relations and constructive regional stance.
    [Show full text]
  • Albania in the Berlin Process Current Achievements and Upcoming Challenges for the Paris Summit
    ALBANIA IN THE BERLIN PROCESS Current achievements and upcoming challenges for the Paris Summit Fall 2015 Cooperation and Development Institute / ShtetiWeb The publication was supported by: Friedrich Ebert Stiftung Tirana Office Str. “Abdi Toptani”, Torre Drin 3rd Floor, P.O. Box 1418 Tirana, Albania www.fes-tirana.org Hanns Seidel Stiftung Hotel “Europapark” Bvd. Deshmoret e Kombit Tirana, Albania http://www.hss.de/albanien Konrad Adenauer Stiftung Office for Albania Bvd. “Dëshmorët e Kombit” Twin Tower 1, 11th Floor, Office A3 Tirana, Albania http://www.kas.de/albanien The opinions, findings, conclusions and recommendations expressed in this publication are those of the respective authors and do not necessarily reflect those of Friedrich Ebert Foundation, Hanns Seidel Foundation and Konrad Adenauer Foundation. This publication cannot be used for any commercial purposes without prior written approval of the authors and of the three above-mentioned Foundations. ISBN: TABLE OF CONTENTS PREFACE 4 “Albania in the Berlin Process: Current achievements and upcoming challenges for the Paris Summit”- ARDIAN HACKAJ, GENTIOLA MADHI, KRISELA HACKAJ, Cooperation and Development Institute/ShtetiWeb 5 “Civil Society: A Political Actor in the Western Balkans” - FRANK HANTKE, Director of Friedrich Ebert Foundation, Office Tirana 39 “The Berlin Process as the next step in the EU integration path of the Western Balkans” - KLAUS FIESINGER, Director of Department for Central, Eastern and South Eastern Europe, Caucasus, and Central Asia, Hanns Seidel Foundation
    [Show full text]
  • CHANGING the NARRATIVE of WOMEN in the MEDIA an Overview of the Various Features of Gender-Based Discrimination in the Media
    ANALYSIS DEMOCRACY AND HUMAN RIGHTS Improving the working environment of journalists, respecting labour rights and empowering women and CHANGING girls in having leadership positions in the media. THE NARRATIVE Media self-regulation through strengthening of journalists OF WOMEN and women’s organizations in the media to build strategic plans in order to improve IN THE MEDIA gender reporting. An overview of the various features of gender-based discrimination in the media Strengthening the rules for audio-visual operators regarding gender discrimination and sexism in MA Valbona Sulçe Kolgeci the media accompanied by November 2020 media education of audiences. 1 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – MENAXHIMI I STRESIT NË VENDIN E PUNËS DEMOCRACY AND HUMAN RIGHTS CHANGING THE NARRATIVE OF WOMEN IN THE MEDIA An overview of the various features of gender-based discrimination in the media 2 PËRMBAJTJA Table of Contents 1 EXECUTIVE SUMMARY ....................................................... 3 2 THE MEDIA IN ALBANIA – A GENERAL OVERVIEW ...................................................... 4 3 GENDER-RELATED ISSUES ENCOUNTERED BY FEMALE JOURNALISTS ................................................. 7 3.1 Sexual Harassment in the Workplace ............................................. 7 3.2 Offensive/degrading Language ...................................................... 8 3.3 The Gender Pay Gap – Lower Wages for Women .......................... 9 3.4 Women’s Exclusion from Senior Positions ....................................... 9 4 GENDER NARRATIVE
    [Show full text]
  • ALBANIA COUNTRY of ORIGIN INFORMATION (COI) REPORT COI Service
    ALBANIA COUNTRY OF ORIGIN INFORMATION (COI) REPORT COI Service 30 March 2012 ALBANIA 30 MARCH 2012 Contents Preface Latest News EVENTS IN ALBANIA FROM 01 MARCH 2012 TO 30 MARCH 2012 Useful news sources for further information REPORTS ON ALBANIA PUBLISHED OR ACCESSED BETWEEN 01MARCH 2012 TO 30 MARCH 2012 Paragraphs Background Information 1. GEOGRAPHY ............................................................................................................ 1.01 Largest religious groups (Albania) ..................................................................... 1.05 Maps ...................................................................................................................... 1.09 2. ECONOMY ................................................................................................................ 2.01 Public Holidays - 2011 to 2012 ............................................................................ 2.06 3. HISTORY - 1912 TO 2009 .......................................................................................... 3.01 4. RECENT DEVELOPMENTS: JANUARY 2010 TO FEBRUARY 2012 .................................... 4.01 Floods in Albania – 2010 ...................................................................................... 4.11 5. CONSTITUTION .......................................................................................................... 5.01 6. POLITICAL SYSTEM ................................................................................................... 6.01 Human Rights 7. INTRODUCTION
    [Show full text]
  • Meeting of SEECP Ministers of Foreign Affairs Takes Place in Tirana
    Issue No. 11, 31 May 2015 Meeting of SEECP Ministers of Foreign Affairs takes place in Tirana ISSUE NO.11, 31 May 2015 Table of contents Meeting of SEECP Ministers of Foreign Affairs takes place in Tirana Minister Bushati participates in the meeting of NATO Foreign Ministers ty Seventh meeting of SA Council between Albania and EU held in Brussels On 22 May 2015, Minister of Foreign Affairs Ditmir Bushati chaired the meeting of Foreign Ministers Minister Bushati participates in the of participating countries of the South East European Cooperation Process (SEECP), in the context Regional Cooperation Day of the completion of the SEECP Albanian Chairmanship, from June 2014 to June 2015. Conference on "Freedom of The meeting was attended by representatives of 13 SEECP participating countries, as well as Expression and Media" held at MFA representatives of the European Union, the European Commission, Austria and the Regional Cooperation Council (RCC), the latter as special guests of the Albanian Chairmanship. Fourth session of the Joint Albania Croatia Committee on economic Ministers discussed the political situation and recent developments in the region, the level of cooperation and good neighborly relations, as essential elements for the further development of cooperation held in Tirana Southeast Europe. Second session of the Albania- Under the auspices of Minister Bushati, Foreign Ministers of the SEECP also adopted a document Hungary Joint Commission on on the improvement and adaptation of this initiative with regard to future challenges. In this context, economic cooperation held in Mr. Bushati encouraged the upcoming Bulgarian Chairmanship to continue working in this Tirana direction.
    [Show full text]
  • Media Online
    MAPPING ONLINE MEDIA IN ALBANIA Survey on online media 1 2 MAPPING ONLINE MEDIA IN ALBANIA Survey on online media With the support of Tirana, 2018 Publisher: Rr. Gjin Bue Shpata, No.8, Tiranë, Albania Tel./fax: ++ 355 4 2229800 E-mail: [email protected] www.institutemedia.org This publication is supported by Open Society Foundation Albania. The opinions expressed in this report are only those of the authors and do not necessarily refl ect the opinions of Open Society Foundation for Albania. 4 Contents 1. Introduction .............................................................................. 7 2. Methodology.............................................................................. 9 3. Background of development of online media .......... 11 4. Main trends in online media content .......................... 16 4.1 Quick versus in-depth reporting ......................... 17 4.2 More news, less information?! ............................. 18 4.3 Accuracy and verification of information: an endangered practice ........................................... 20 4.4 Sensationalism and bombastic headlines: the struggle for clicks ............................................... 21 4.5 Intellectual property and the right to steal .... 26 4.6 Main trends in online media landscape: Digital migration and profiling of media coverage .... 29 5. Economic model of online media ................................. 36 6. Professionalism and human resources in online media ..................................................................... 47 7. Regulation
    [Show full text]
  • Rule of Law Programme South East Europe September 2020
    Konrad-Adenauer Stiftung e.V. Rule of Law Programme South East Europe September 2020 www.kas.de/rlpsee Rule of Law - South East Europe Press Review September 2020 Disclaimer: This Press Review is issued for general information purpose only and is based on open media sources and those available through subscription. Articles selected for this review are shortened from the original or are reproduced as originally published. Inclusion of articles in this Press Review does not imply accuracy of the content or endorsement by Konrad Adenauer Stiftung e.V. (KAS) or its regional programme “KAS Rule of Law Programme South East Europe” Content • Regional ..................................................................................................................... 4 Access Denied: Most Balkan War Crimes Case Files Not Public................................. 4 Braucht der Westbalkan ein "Mini-Schengen“?......................................................... 12 • Albania .................................................................................................................... 18 Albanian Ex-Minister Lobbied Washington for Silence About Drug Trial ............... 18 Rights Groups Urge Albania to ‘Rethink’ Disputed Media Law ................................ 20 • Bosnia and Herzegovina ........................................................................................ 22 Bosnian Serb Parliament Blocks Election Co-operation with IFES .......................... 22 Bosnian Polling Station Abuses are ‘Mechanism for Vote Theft’ ............................
    [Show full text]
  • Preparing for Election Fraud?" Are Given Below
    View metadata, citation and similar papers at core.ac.uk brought to you by CORE provided by Policy Documentation Center The International Institute for Middle-East and Balkan Studies (IFIMES) in Ljubljana, Slovenia, regularly analyses events in the Middle East and the Balkans. IFIMES has prepared an analysis of the current political situation in Albania in the light of the forthcoming parliamentary elections scheduled for 28 June 2009. The most relevant and interesting sections from the comprehensive analysis entitled "Preparing for Election Fraud?" are given below. ALBANIA AND 2009 PARLIAMENTARY ELECTIONS: PREPARING FOR ELECTION FRAUD? In the beginning of 1990 Albania ended 46 years of xenophobic communist regime and introduced a multi-party system. The transition period was difficult and the governments which have led Albania more or less successfully since 1990 had to deal with the heavy burden of unemployment, widespread corruption, organised crime and poor state of infrastructure. According to the latest census carried out in 2001 Albania had 3.069.275 inhabitants of which 1,294,196 lived in urban and 1,775,079 in rural communities. The 2001 1 census survey was the first census organised after the end of the communist regime. Between 1923 and 1989 there were 10 census surveys carried out in Albania which is the highest number after World War II. PHENOMENON OF THE "POSITIVE" ROLE OF CORRUPTION In 2009, almost two decades after the fall of the communist regime, some political and economic changes may be observed in Albania, although crime and corruption still grow like cancer in the Albanian society.
    [Show full text]
  • Introduction the Present Picture of the Television Market in Albania, and Its
    Introduction The present picture of the television market in Albania, and its evolution in recent years, is remarkable. Until 1995, for most Albanians, electronic media meant the State radio and television network. Today, according to official data, Albania has 68 local television stations, two national television stations, two satellite televisions, and 44 local cable televisions. With regard to radio stations, there are 46 local radio stations and two national ones. In addition, there is the public broadcaster, RTSH, composed of TVSH, which broadcasts in one national channel and three local ones, and Radio Tirana, which broadcasts in two national channels, four local ones, in one program for the Albanians abroad, and another in foreign languages. There are currently two private national television stations: TV Klan, which was launched in 1998 and covers 43 per cent of Albania’s territory, and TV Arberia, which was launched in 1996 and covers 30 per cent of the territory. The lack of systematic and scientific audience research makes it difficult to assess the market shares of broadcasters operating in Albania. It also remains difficult to assess their coverage of territory. It is, however, an established fact that Radio-Television of Albania (RTSH), the public broadcaster, covers 80 per cent of the country’s territory, although the decrease in its popularity and audience is also admitted by RTSH management. So, Albanian TV market has witnessed on one hand the steady decrease of influence of the public broadcaster, and, on the other hand, the continuous, although not always smooth, rise of the commercial TV stations as information sources and players in the market.
    [Show full text]
  • EUROPEAN SUMMER SCHOOL 26-30 September 2016 Agenda
    EUROPEAN SUMMER SCHOOL 26-30 September 2016 Agenda Venue: Parliament of Albania Day 1, September 26th 2016 9.30 – 10.00: Registration of the participants 10.00 - 11.00: Welcoming and opening remarks Ms. Majlinda Bregu, Chairwoman of the National Committee of European Integration H.E. Mr. Ilir Meta, Chairman of the Parliament of Albania H.E. Ms. Romana Vlahutin, Head of European Union Delegation to Albania Ms. Klajda Gjosha, Minister of European Integration Mr. Knut Fleckenstein, Member of European Parliament Mr. Brian Williams, UN Resident Coordinator, UNDP Resident Representative in Albania Mr. Andi Dobrushi, Executive Director of OSFA Mr. Nikolin Jaka, Chairman of Chamber of Commerce and Industry 11.00 – 11.30: Coffee Break 11.30 – 13.00: Challenges faced on European Integration path - from the governmental prospective Ms. Majlinda Bregu, Chairwoman of the National Committee of European Integration (Former Minister of European Integration) 13.00 – 14.15: Lunch break 14.15 – 16.00: Challenges faced on European Integration path - from the European Commission prospective Mr. Pierre Mirel, former Director on Western Balkans at the Directorate General of Enlargement (EC) 16.00 – 16.30: Open discussions and closing of Day 1 Day 2, September 27th 2016 9.30 – 10.30: Guest Speaker Session: Stabilization and Association Process and SAA negotiations Mr. Ditmir Bushati, Minister of Foreign Affairs Mr. Sokol Nako, Former Minister of European Integration 10.30 -11.00: Open Discussions 11.00 – 11.30: Coffee break 11.30 – 12.30: Lessons learnt from the EC Questionnaire and visa liberalization process Ms. Ilda Zhulali, Mr. Sokol Dedja 12.30 - 13.30: Lunch break 13.30 – 16.00: Understanding the flow of negotiations: negotiation team Mr.
    [Show full text]
  • ALBANIA COUNTRY of ORIGIN INFORMATION (COI) REPORT COI Service
    ALBANIA COUNTRY OF ORIGIN INFORMATION (COI) REPORT COI Service 25 March 2011 ALBANIA 25 MARCH 2011 Contents Preface Latest News EVENTS IN ALBANIA FROM 1 MARCH 2011 TO 25 MARCH 2011 Useful news sources for further information REPORTS ON ALBANIA PUBLISHED OR ACCESSED BETWEEN 1 MARCH 2011 TO 25 MARCH 2011 Paragraphs Background Information 1. GEOGRAPHY ............................................................................................................ 1.01 Maps ...................................................................................................................... 1.05 2. ECONOMY ................................................................................................................ 2.01 Public Holidays - 2011.......................................................................................... 2.06 3. HISTORY - 1912 TO 2009 .......................................................................................... 3.01 4. RECENT DEVELOPMENTS: JANUARY 2010 TO JANUARY 2011...................................... 4.01 Floods in Albania – 2010...................................................................................... 4.06 5. CONSTITUTION.......................................................................................................... 5.01 6. POLITICAL SYSTEM ................................................................................................... 6.01 Human Rights 7. INTRODUCTION ........................................................................................................
    [Show full text]