RRUGA PRIZREN-GJAKOVË Komunat E Rrahovecit Dhe Prizrenit
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
369 12 RRUGA PRIZREN-GJAKOVË Komunat e Rrahovecit dhe Prizrenit jë nga rajonet më të para që do të goditej nga mësymja e trupave Nqeveritare serbe dhe jugosllave, pas bombardimeve të NATO-s, ishin një sërë fshatrash në një segment prej afro dhjetë kilometrash përgjatë rrugës Prizren-Gjakovë. Nga Bellaçerka dhe Xërxe në veri, për në Pirane në jug, forcat qeveritare, kryesisht njësi të ushtrisë, do të bombardonin sistematikisht zonën, para se trupat speciale në terren të hynin në fshatra. Ngandonjëherë edhe me ndihmën e serbëve lokalë nga ajo krahinë, burrat në moshë për pushkë do të ndaheshin nga gratë dhe fëmijët. Nga data 24 deri më 26 mars, trupat policore dhe ato paraushtarake ekzekutuan qindra burra, për të cilët nuk ka ndonjë njoftim se kanë pasur mbrojtjen e UÇK-së. Vrasjet e kryera në Bellaçerkë dhe në Krushën e Madhe janë renditur midis gjashtë incidenteve të listës së hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në akt-akuzën e ngritur nga kjo gjykatë kundër Sllobodan Millosheviçit dhe katër zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë. Intensiteti i dhunës në këtë krahinë ka një sërë shkaqesh. Së pari, është mëse e qartë që qeveria dëshironte të spastronte rajonin kufitar me Shqipërinë, me fillimin e fushatës. Kontrolli i kufirit ishte i domosdoshëm për të minimizuar depërtimin e UÇK-së nga Shqipëria, të përgatitej për një invazion të mundshëm të trupave të NATO-s nga toka, si dhe të lehtësonte “spastrimin etnik” të shqiptarëve nga krahina të tjera të Kosovës. Me spastrimin e zonës kufitare, u bë i lehtë dëbimi i shqiptarëve nga Peja, Suhareka, rajoni i Drenicës dhe nga pjesë të tjera të provincës. Kontrolli i rrugës Prizren-Gjakovë për transportimin e trupave dhe pajisjeve ishte qartazi një përparësi strategjike për qeverinë. 370 NËN PUSHTETIN E URDHRAVE Së dyti, shumë nga fshatrat e mësyrë, bie fjala si Krushë e Madhe, ishin të njohur më së miri për mbështetjen e vazhdueshme dhe praninë e UÇK-së përgjatë viteve 1998 dhe 1999. Pranë Retisë ndodhej një bazë e fortifikuar e UÇK-së. Ka fort të ngjarë që armatimet të hynin nëpër këto fshatra nga Shqipëria qysh nga viti 1998, ndaj dhe UÇK-ja shihej shpesh brenda dhe rreth e qark këtij rajoni, ngandonjëherë duke sulmuar edhe policinë në rrugën kryesore. Por një nga motivet kryesore mund të ketë qenë edhe begatia në këtë rajon. Kjo pjesë jugperëndimore e Kosovës ka tokën më pjellore në të gjithë provincën dhe, nga ana tjetër, ajo është e njohur edhe për banorët e saj relativisht të pasur, gjë që mund të ketë ngashnjyer paraushtarakët të interesuar për plaçkitje dhe vjedhje. Një incident i rëndë në rrugën në rrethinat e Gjakovës, i përshkruar hollësisht në kreun Fushata Ajrore e NATO-s, ishte bombardimi nga ana e NATO-s e një karvani civilësh. Më 14 prill, një avion i NATO-s bombardoi në mënyrë të përsëritur një karvan refugjatësh në një segment prej dymbëdhjetë miljesh të rrugës midis Gjakovës dhe Deçanit, duke plagosur tridhjetë e gjashtë vetë dhe vrarë shtatëdhjetë e tre civilë, në rrethinat e fshatrave Bistrazin, Gradish, Madanaj dhe Mejë. Fillimisht zëdhënësit e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara mëtuan se objektivi ishte eksluzivisht një karvan ushtarak dhe se përgjegjës për sulmin mbi civilët mund të ishin trupat serbe. Më pas zyrtarët e NATO-s pranuan se një dyzinë aeroplanësh të NATO-s ishin përfshirë në një sërë sulmësh mbi dy karvane, duke hedhur mbi ta gjithsej nëntë bomba. BELLAÇERKË ër herë të parë forcat policore serbe hynë në Bellaçerkë, një fshat Pme rreth 3000 banorë, një javë para se të nisnin bombardimet e NATO-s. Sipas dëshmive të fshatarëve, ata dogjën disa shtëpi, shtinë mbi gjënë e gjallë dhe vodhën sende të ndryshme nëpër shtëpitë e banorëve. Sipas një fshatari, atëherë u vra edhe një njëzet e tetë vjeçar i quajtur Eqerem Zhuniqi.1 Ata çka dëshmitarët besonin se ishin anëtarë të forcave speciale të policisë dhe njësive paraushtarake, hynë sërish në fshat më 25 mars, rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas dëshmive të banorëve, bëhej fjalë për një Rruga Prizren-Gjakovë 371 përzjerje trupash të veshur me uniforma ushtarake ngjyrë blu dhe të gjelbër, një pjesë e tyre të maskuar, ndërsa një numër i madh syresh kishin të lidhur në krah nga një shirit të bardhë. Pa humbur kohë, ata nisën të vidhnin vetura dhe sende të çmuara si televizorë. Të paktën gjashtëdhjetë burra, në moshë për armë, të trembur për jetën, u larguan sakaq në drejtim të kodrave aty pranë. Ndërsa pjesa tjetër qëndroi në fshat për të parë se ç’do të ngjante. Një grua, N. Z., i tha Human Rights Watch: Më 25 mars, një natë pasi kishin nisur bombardimet e NATO-s, unë isha duke fjetur. Rreth orës 3 të mëngjesit, im shoq më zgjoi dhe më tha, “duhet të largohemi, tanket kanë hyrë në fshat.” Mora ca tesha, çka munda të gjeja dhe shkova te dera. Ndërkohë që i isha afruar derës, tanket nuk ishin më larg se dhjetë metra nga dera e shtëpisë sonë.2 N. Z. dhe njerëzit e familjes qëndruan në shtëpi për afro njëzet minuta, për të vendosur se çfarë do të bënin. Ç’është e vërteta, tanket u larguan nga qendra. Por rreth orës 4.30 të mëngjesit, N. Z. dhe njerëzit e familjes së saj, panë të dilte tym dhe flakë nga shtëpitë në skaj të fshatit. Banorë nga ajo pjesë e fshatit nisën të mblidhen në qendër, duke thënë se trupat qeveritare po iu vinin zjarrin shtëpive. Bash në këtë kohë, familja e N. Z.-së dhe afro 300 apo 400 fshatarë të tjerë, duke përfshirë këtu afërsisht pesëdhjetë burra në moshë për armë, thanë se kishte ardhur çasti për t’u larguar. Peizazhi rreth e qark Bellaçerkës është relativisht i sheshtë, kështu që grupi i të ikurve u strehua në një golle të pyllëzuar të përroit të Ballajt, jo më larg se një milje nga fshati. Në kohën që ata u fshehën në përruar, uji arrinte deri në gju. Në krye grupi kish ndërmend të merrte në drejtim të fshatit të Rogovës. Por, kur dëgjuan të vinin të shtëna nga ai drejtim, ndërruan mendje dhe vendosën të merrnin për nga Xërxe. Nga vendi ku ishin panë Bellaçerkën duke u djegur. Rreth orës 6 të mëngjesit, nisi të bëhej ditë, e megjithatë njerëzit e grupit vendosën të qëndronin në shtratin e përroit për shkak të të shtënave. Diku aty nga ora 8 e mëngjesit, grupi bëri për nga ura e hekurudhës që kalonte mbi përrua. Dymbëdhjetë vetë nga familja e Çlirim Zhuniqit dhe ajo e Xhemal Spahiut ishin rreth pesëdhjetë metra përpara pjesës tjetër të grupit. Ata do të ishin të parët që hasën policët mbi urë. N. Z. riprodhoi atë që kishte ngjarë: 372 NËN PUSHTETIN E URDHRAVE Nisëm të ecim në drejtim të Xërxes, pa e ditur se policia ndodhej mbrapa urës. Ne morëm për nga ura, që nuk ishte më shumë se njëzet metra larg. Familja e parë ishte ajo e një burri (Çlirimit), tok me gruan dhe tre fëmijët. Kur panë policët, ata u dorëzuan. Njerëz që ishin aty pranë nesh thanë se edhe ne do të ishte mirë të dorëzoheshim. U vumë në udhë dhe ndërkaq policët zunë të qëllonin mbi ne, por askush nuk u plagos. Gjithë sa ishim u shtrimë përtokë.3 Një tjetër grua që ndodhej në atë grup, i tha Human Rights Watch: Atje ndodhej një përrua me shkurre, që ishte një vend i mirë për t’u fshehur. Fshati u fsheh në atë vend. Uji i përroit na mbërrinte deri te gjuri. Serbët na gjetën – ndoshta ishin rreth njëzet serbë – nuk munda t’i numëroj ngaqë s’mund t’i shihja të gjithë sa ishin. Ata thanë në serbisht, “Gjithë sa jeni duart lart dhe dilni nga vendi ku jeni fshehur.” Unë s’kuptova çfarë po thoshin, por disa nga burrat e njihnin serbishten dhe na shpjeguan edhe ne të tjerëve.4 Para se policët t’i afroheshin grupit të madh, njerëzit e familjes Zhuniqi dhe Spahiu u urdhëruan të dilnin nga shtrati i përroit në një lëndinë aty pranë. Një dëshmitar tha se, burrat i shtrënguan të zhvishen. Një tjetër dëshmitar tha se ai pa se si burra me “uniforma të gjelbra dhe Ata i vranë të gjithë me shami koke të bardha” qëlluan mbi Çlirimin, të pushkë automatike në shoqen dhe tre fëmijët e tyre, si dhe mbi pjesëtarët një fushë jo më larg se e familjes së Xhemal Spahiut. Ai tha: 500 metra nga shtëpia. Ata i vranë të gjithë me pushkë automatike në një fushë jo më larg se 500 metra nga shtëpia. Unë munda të shihja (vrasjen) fare mirë. Gjithçka ndodhi vetëm 200-300 metra larg meje. Unë isha fshehur në përrua, pranë urës. Arrita të njoh njërin nga ata (që po qëllonin), i cili ishte nga Hoçë e Madhe.5 Sipas dëshmitarëve, një doktor shqiptar nga Bellaçerkë i quajtur Nesim Popaj, tridhjetë e gjashtë vjeç, u përpoq të negocionte me komandantin serb, duke iu lutur atij t’iu kursente jetën fshatarëve. Sipas këtyre dëshmive, Popaj iu shpjegoi se ata nuk ishin anëtarë të UÇK-së, por thjesht fshatarë që dëshironin të jetonin në paqë. Komandanti serb iu përgjigj duke thënë: “Ju jeni terroristë. Nxirrni armët.” Rruga Prizren-Gjakovë 373 Dëshmitarët thanë se, në këtë muhabet e sipër, komandanti serb i kishte vënë shkelmin në zverk Shëndet Popajt, nipit shtatëmbëdhjetë vjeçar të doktorit, i cili kishte rënë përmbys në tokë. Duke i dhënë fund me vrazhdësi diskutimit, komandanti – sipas përshkrimit të dëshmitarëve ai ishte një burrë me shtat mesatar, rreth tridhjetë e pesë vjeç, i veshur me uniformë kamuflazhi në ngjyrë të gjelbër, me tri yje në spaleta – shtiu tri herë mbi Dr.