AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE KËSHILLI DREJTUES V E N D I M Nr.12 datë 16.06.2020 PËR “MIRATIMIN E DOKUMENTIT PËRFUNDIMTAR: ANALIZË E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE DHE VLERËSIMI TË OFRUESVE TË MUNDSHËM TË SHËRBIMIT UNIVERSAL” Këshilli Drejtues (KD) i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me pjesëmarrjen e: Z. Tomi Frashëri Kryetar Znj. Edlira Dvorani Anëtar Znj. Ketrin Topçiu Anëtar Znj. Xhoana Lilaj Anëtar dhe sekretare Znj. Hasime Ferati, në mbledhjen e datës 16.06.2020, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 115, të Ligjit Nr.9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe Rregullores së Brendshme për “Funksionimin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”, miratuar me Vendimin nr. 7, datë 16.02.2017, të Këshillit Drejtues të AKEP, shqyrtoi çështjen me objekt: Miratimin e dokumentit: “Analizë e tregut të shërbimeve postare dhe vlerësimit të ofruesve të mundshëm të shërbimit universal-dokument përfundimtar”. BAZA LIGJORE: 1. Neni 10, pika 4 e Nenit 13, të Ligjit nr. 46/2015, datë 07.05.2016, “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”, (Ligji Nr.46/2015); 2. Neni 114 dhe 115 i Ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (Ligji nr.9918/2008); 3. Ligj nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë” (Ligji nr. 44/2015); Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : +355 4 2259 571, Fax : +355 4 2259 106, www.akep.al,
[email protected] Faqe 1 / 59 4. Pika 2, e nenit 5, të VKM-së Nr.