Fitim RIFATI DITËLINDJA: 13.02.1987 VENDLINDJA: Pogragjë - Gjilan KOMBËSIA: Shqiptar GJENDJA CIVILE: I martuar ADRESA: Pogragjë - Gjilan E-MAIL:
[email protected] TITUJ SHKENCORË DHE AKADEMIKË: Doktor i shkencave historike, Bashkëpunëtor shkencor ARSIMI DHE KUALIFIKIMI PROFESIONAL: Në vitin akademik 2005/2006 të Universitetit të Prishtinës, është regjistruar në Fakultetin e Edukimit (Gjilan) – programin e Historisë dhe Edukatës Qytetare. Në këtë fakultet ka diplomuar më 27.6.2009 me temën “Mbretëria Dardane”. Në vitin akademik 2009/2010, studimet pasuniversitare i vijoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (Republika e Maqedonisë), Programi Studimor i Historisë – Koha e Re. Më 27.2.2012 mbaroi studimet pasdiplomike me temën “Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Lëvizjen Xhonturke” dhe mori gradën shkencore “Magjistër i shkencave të historisë”. Në vitin akademik 2012-2013 ka vazhduar studimet e doktoratës në Qendrën – Akademinë e Studimeve Albanologjike – Institutin e Historisë në Tiranë (Republika e Shqipërisë). Më 18 maj 2018 mbaroi studimet e ciklit të tretë (doktoraturë) me temën “Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918)” dhe mori gradën shkencore “Doktor i shkencave historike”. PUNËSIMI DHE PËRVOJAT E PUNËS: Punoi si mësimdhënës në lëndët histori-gjeografi, në shkollën fillore të mesme të ulët “Vehbi Ibrahimi” në Uglar të Gjilanit (10.1.2011 - 10.8.2011). Ndërsa nga data 11.8.2011 është në marrëdhënie të rregullt pune në Institutin e Historisë-Prishtinë, ku aktualisht është Bashkëpunëtor shkencor për shek. XIX-XX. ARTIKUJ DHE STUDIME TË BOTUARA: Botime monografike: 1. Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, Prishtinë: Instituti i Historisë - Prishtinë, 2019. Artikuj: 1. Kontributi i Hasan Prishtinës për arsimin kombëtar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, “Vjetar” nr.