Media, Opinioni Publik Dhe E Drejta E Informimit Për Çështjet E Sigurise Kombetare
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. ________________________________ ________________________________ R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë MINISTRIA E MBROJTJES SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA FAKULTETI I SIGURISË DHE MBROJTJES DEPARTAMENTI I STRATEGJISË DHE HISTORISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” NË FUSHËN E SIGURISË DHE TË MBROJTJES MEDIA, OPINIONI PUBLIK DHE E DREJTA E INFORMIMIT PËR ÇËSHTJET E SIGURISE KOMBETARE Autori Udhëheqësi Shkencor Msc.Alma (NUSHI) LOCI Prof.Dr. Pëllumb DANAJ Tiranë Nëntor 2018 1 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. REPUBLIKA E SHQIPËRISË AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA FAKULTETI I SIGURISE DHE MBROJTJES PROGRAMI I DOKTORATURËS Adresa Rruga e Dibrës Tel:35542863465;Fax:35542369179 Kutia Postare 24 23 E-Mail: [email protected] DISERTACIONI MEDIA,OPINIONI PUBLIK DHE E DREJTA E INFORMIMIT PËR ÇËSHTJET E SIGURISË KOMBËTARE. STUDIME NË FUSHËN E SIGURISË DHE MBROJTJES (Punim për mbrojtjen e gradës shkencore” Doktor”) DISERTANTI UDHËHEQËSI SHKENCOR Msc. Alma NUSHI Prof.Dr. Pëllumb DANAJ Tiranë Nëntor 2018 2 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. “Gazetat e një vëndi munden që për dy javë ta çojnë turmën e verbër në një gjendje të tillë dëshpërimi dhe eksitimi sa t’i detyrojë njerëzit të veshin uniformën ushtarake për të vrarë dhe për t’u vrarë” Albert Einstein 3 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. DEDIKIMI Familjes dhe veçanërisht babait tim Mehmet Loci . Nëse ka njerëz, që mrekullohen pas arritjeve të vërteta,si mua, kështu qoftë. 4 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. TEMA: “MEDIA,OPINIONI PUBLIK DHE E DREJTA E INFORMIMIT PËR ÇËSHTJET E SIGURISË KOMBËTARE.” KOMISIONI 1.Prof.Dr.Skënder Kaçubi Kryetar--- 2. Prof.Dr. Gjergji Sinani Oponent--- 3.Prof.As.Bernard Zotaj Oponent--- 4. Prof.Dr. Sulo Hadëri Anëtar--- 5.Prof.As Edmond Braneshi Anëtar--- Udhëheqës i disertacionit Prof.Dr. Pëllumb Danaj ---------------------------------------------- Doktoranti,Msc Alma (Nushi) LOCI ------------------------------------- Tiranë 21/11/2018 5 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. Mirënjohje dhe falenderime. Dëshiroj të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për gjithë Akademinë e Forcave të Armatosura, Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në veçanti për Këshillin e Profesorëve për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë punës për realizimin e këtij punimi. Dëshiroj të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për Prof. Dr. Pëllumb Danaj, udhëheqësin e këtij punimi, për përkujdesjen shkencore, vërejtjet me vlerë dhe durimin që ka treguar deri në përfundimin e këtij punimi. Me ndihmën dhe përkushtimin e tij, punimi doli më i plotë dhe shpresoj të ketë dhe vlerat përkatëse. Do të doja t’i shprehja mirënjohjen time, gjithë anëtarëve të Departamentit të Strategjisë dhe Historisë, të cilët më kanë ndihmuar dhe mbështetur gjatë gjithë kohës së përgatitjes së këtij disertacioni. Në veçanti shpreh mirënjohje e falënderime për profesorin e nderuar, Dr.Zihni Goxhaj për idetë,mendimet dhe ndihmesën që më ka dhënë për realizimin e këtij punimi. Natyrisht falënderime e mirënjohje të mëdha i takojnë miqëve të mij Doloreza Ferhati dhe As. Prof. Dr. Arben Lloja pa nismën, mbështetjen, kurajon dhe kontributin e të cilëve, puna ime në paraqitjen e kësaj doktorature nuk do të ishte kurorëzuar. Ju falenderoj të gjithëve !!! 6 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. DEKLARATA E AUTORËSISË: Deklaroj me përgjegjësi dhe bindje të plotë se ky punim është autentik dhe origjinal i imi, është një punë kërkimore dhe shkencore e cila vjen pas një periudhe disavjeçare, kërkimesh, seancash metodologjike, konsultimesh me pedagogun udhëheqës. Gjithashtu, mbaj përgjegjësi për të gjitha format e palejueshme që i bashkëngjiten në shumë raste temës së diplomës si plagjiatura, kopjet, rregulloren e citimeve dhe respektimin e standardeve që ka vendosur institucioni. Të gjitha burimet e informacionit që janë marrë nga botimet dhe punimet e tjera, i kam cituar dhe referuar sipas rregullores së referimeve dhe citimeve, burimet dhe materialet që janë mbledhur nga burime parësore, i kam perifrazuar për t’i sjellë në një formë më të përshtatur metodologjike. Dorëzuar në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes Akademia e Forcave të Armatosura Emri mbiemri: Alma NUSHI. Firma-------- Tiranë 21/11/2018. 7 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. ABSTRAKTI Ajo që mund të thuhet me siguri është se strukturat globale të sigurisë të pas Luftës së Ftohtë janë ende në një situatë përshtatje. Edhe në vendet e vogla si vendi ynë analistët dhe politikëbërësit përpiqen vazhdimisht të përcaktojnë tendencat e zhvillimeve të ardhëshme me qëllim rekomandimin e politikave të përshtatjes dhe ristrukturimit të këtyre strukturave ndaj modeleve të sjelljes globale dhe rajonale. Për Shqipërinë, një vend i vogël, gjeografikisht i vendosur në një rajon të nxehtë konfliktesh, siç është Ballkani, sfida ka qenë ruajtja e integritetit territorial, ndërsa në kohët e sotme është dhe do të jetë edhe mbrojtja e vlerave dhe sistemit demokratik. Marrëdhënia midis pjesëmarrjes së publikut dhe bërjes së politikave publike është e rëndësishme dhe e dobishme për t’u studiuar dhe kjo për një sërë arsyesh. Në kontekstin global, ka një vëmendje të konsiderueshme mbi marrëdhënien e qeverisë dhe publikut mbi çështje shumë të nxehta. Shoqëria civile në vetvete – brenda qëllimit të saj për t’i dhënë zë qytetarëve dhe komuniteteve – ka qenë faktori më i fuqishëm, në demokracitë e zhvilluara, në përmirësimin e marrëdhënieve qytetar – qeveri. Gjithashtu, ndryshimet e realitetit politik, social dhe kulturor midis shteteve kanë qenë tradicionalisht themelore në procesin e përfshirjes së qytetarëve në zhvillimin e politikave qeverisëse në përgjithësi dhe atyre të sigurisë në veçanti. Grupet e interesit trajtohen si grupime shoqerore, të cilat i lidhin midis tyre interesat, qofshin ato ekonomikë, politikë etj. Llojet e këtyre grupeve janë të shumta, pasi të shumta janë edhe interesat e njerëzimit në jetën e përditshme. Ndërtimi i konsensusit midis qeverive dhe komuniteteve çon në një politikë publike gjithëpërfshirëse, demokratike dhe mbi të gjitha të një cilësie të lartë. Kjo reflekton interesin publik përballë axhendave politike në nivele të ndryshme qeverisëse deri tek çështjet që lidhen me sigurinë kombëtar. 8 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. ABSTRACT What can be said ëith certainty is that global security structures of the Cold War are still in a situation fit. Even small countries like our country analysts and policymakers continually try to determine the future development trends ëith a vieë to recommending adjustment policies and the restructuring of these structures on the global behavior patterns and regional. Albania, a small country geographically located in a hot region of conflicts, such as the Balkans, the challenge has been the preservation of territorial integrity, while noëadays it is and will be the protection of democratic values and system. The relationship betëeen public participation and public policy making is important and useful for this study and for a variety of reasons. In the global context, there is considerable attention on the relationship of government and the public on the hot issue. Civil society itself - its purpose in giving voice to citizens and communities - has been a powerful factor in developing democracies, to improve citizen relations - government. Also, changes in political realities, social and cultural between the states have traditionally been fundamental in the process of involving citizens in government policy development in general and security in particular. In this aspect, this represents a topic detailed study on the impact on security issues of public activity and interest groups. The topic begins with the sense of security, national security what that is, and what are the security challenges in the world today. Interest groups are treated as social groups, ëhich link betëeen their interests, be they economic, political, social etc.. Types of these groups are numerous, as many are the interests of humanity in everyday life. Building consensus among governments and communities leads to a comprehensive public policy, democratic, and above all high quality. This reflects the public interest versus political agendas at different levels of government to issues related to national security. 9 Alma (Nushi) LOCI: Media,opinioni publik dhe e drejta e informimit për çeshtjet e sigurisë kombëtare. PËRMBAJTJA TEMA: MEDIA, OPINIONI PUBLIK DHE E DREJTA E INFORMIMIT PËR ÇESHTJET E SIGURISË KOMBËTARE. 1. Mirënjohje.......................................................................................................................6 2. Abstrakti.........................................................................................................................8 3. Lista e shkurtimeve.......................................................................................................12 4. Hyrje.............................................................................................................................13