Fakulteti I Shkencave Te Zbatuara
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Deri te: KËSHILLI I REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS Në bazë të propozimit të Këshillit Mësimor-Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Universitetit i Tetovës, lidhur me Konkursin, për zgjedhjen- rizgjedhjen e mësimdhënësve në thirrje mësimore - shkencore, të shpallur në gazetat ditore “Koha” dhe “Utrinski Vesnik” të datës 31.01.2018, si dhe në web-faqen e Universitetit www.unite.edu.mk, Këshilli i Rektoratit, në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2018 solli vendim nr. 02-1140/1 data 06.03.2018 për formimin e Komisionit recensues, me këtë përbërje: 1. Prof. Pavle Stojmenov – Universiteti “Sh.Kiril dhe Metodij” – Shkup (lëmia mësimore - shkencore “Ndërtimtari – komunikacion,rrugë”) – Kryetar 2. Prof. Spasen Gjorgjevski – Universiteti “Sh.Kiril dhe Metodij” – Shkup (lëmia mësimore - shkencore “Ndërtimtari – gjeoteknika”) – Anëtar 3. Prof. Orhan Avdoviç – Universiteti “Sh.Kiril dhe Metodij” – Shkup (lëmia mësimore - shkencore “Ndërtimtari – komunikacion,rrugë”) – Anëtar 1. Në konkursin për mësimdhënës për lëndët Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve, Organizimi i ndërtimit dhe mekanizimi, Planifikimi i infrastrukturës është paraqitur një kandidat, edhe atë: Prof.Inor.Dr. Vullnet Palloshi Komisioni recensues, pasi e kontrolloi materialin e konkursit, titullit të lartpërmendur i paraqet këtë referat. 1/16 R E F E R A T PËR ZGJEDHJEN-RIZGJEDHJEN E MËSIMDHËNËSIT PËR LËMINË MËSIMORE-SHKENCORE “NDËRTIMTARI” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË ZBATUARA PRANË “UNIVERSITETIT TË TETOVËS” – TETOVË Në bazë të neneve 57 të Ligjit për Arsimin e Lartë (Gaz. Zyrtare e RM-së nr. 35/2008, 103/2008, 26/2009, 83/2009, 99/2009, 115/10, 17/11, 51/11, 123/12, 15/13, 24/13, 41/14, 116/14, 130/14, 10/15, 20/15, 98/15, 145/15, 154/15, 30/16, 120/16 dhe 127/2016) nenit 144 të Statutit të Universitetit të Tetovës dhe në përputhje me Rregullores për kriteret e veçanta dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore - shkencore, mësimore, mësimore - profesionale dhe thirjet e bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës si dhe në bazë të Propozimit të Këshillit Mësimor-Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, në lidhje me Konkursin për zgjedhje – rizgjedhje të mësimdhënësve në Universitetin e Tetovës të shpallur më 31.01.2018 në gazetat ditore “Koha“ dhe “Utrinski Vesnik“ dhe në web faqen zyrtare të Universitetit, Këshilli i Rektoratit në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2018, solli Vendim nr. 02-1140/1 data 06.03.2018 për formimin e komisionit recensues për zgjedhje - rizgjedhje të një mësimdhënësi në lëminë shkencore Ndërtimtari (për lëndët: Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve, Organizimi i ndërtimit dhe mekanizimi, Planifikimi i infrastrukturës) në përbërje: 1. Prof. Pavle Stojmenov – Universiteti “Sh.Kiril dhe Metodij” – Shkup (lëmia mësimore - shkencore “Ndërtimtari – komunikacion,rrugë”) – Kryetar 2. Prof. Spasen Gjorgjevski – Universiteti “Sh.Kiril dhe Metodij” – Shkup (lëmia mësimore - shkencore “Ndërtimtari – gjeoteknika”) – Anëtar 3. Prof. Orhan Avdoviç – Universiteti “Sh.Kiril dhe Metodij” – Shkup (lëmia mësimore - shkencore “Ndërtimtari – komunikacion,rrugë”) – Anëtar R A P O R T Në konkursin e shpallur me datën 09.01.2018 në gazetat ditore dhe web faqen zyrtare të “Universitetit të Tetovës” për zgjedhje – rizgjdhje të një mësimdhënësi për lëminë shkencore Ndërtimtari në “Fakultetin e Shkencave të Zbatuara” pranë “Universitetit të Tetovës” u paraqit kandidati Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi. 2/16 Dokumentacioni: Fletë aplikative Diploma Specialist i shkencave teknike Diploma Magjistër i shkencave teknike Diploma Doktor i shkencave teknike Vërtetim për kontinuitet nga lëmia nga vitit 2006 pranë “Universitetit të Tetovës” Lista e punimeve dhe publikimeve shkencore dhe libri me kopje Biografi e shkurtër (CV); Disertacioni i doktoraturës Çertifikatë për njohje të gjuhës së huaj Çertifikatë për njohje të gjuhës dhe shkrimit shqip Çertifikatë e lindjes Çertifikatë për shtetësi Vërtetim për thirjen Profesor Inordinar – marëdhënië pune në U.T. - Tetovë nga viti 2013 1. Shënime biografike dhe historiati në punë Kandidati Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi diplomon në vitin 1980 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë” Universitetit Kirili dhe Metodij” në Shkup, drejtimi: komunikacion dhe rrugë, dhe mer titullin: Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë. Në fakultetin e njejtë specializon në vitin 1987 me punimin nga lëmia e rrugëve me temë “Aplikimi i shtresave sipërfaqsore nga asfalti për përforcim të konstruksioneve ekzistuese në rrugë” dhe mer titullin: Specialit nga shkencat teknike Në fakultetin e njejtë në vitin 2002 magjistron nga lëmia e rrugëve me punim me titull “Objektet përcjellëse funksionale me theks të veçantë objekteve për pagesa me sistem të eksploatimit komercial”, dhe mer titullin: Magjistër nga shkencat teknike Në vitin 2005 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë “Universitetit Kiril dhe Metodij” në Shkup, me sukses mbron disertacionin e doktoraturës me titull “Metodologjitë për definim të indikatorëve për nevojat e rehabilitimit të rrugëve në sistemin për kontroll dhe menaxhim me ta”, dhe mer titullin: Doktor nga shkencat teknike Në vitin 2007 me vendim të Senatit të “Univerzitetit Shteteror të Tetovës” nr 03 01/3 nga data 21.02.2007 mer thirrjen mësimore shkencore: Docent 3/16 Në vitin 2013 me vendim të Këshillit të Rektoratit të “Univerzitetit Shteteror të Tetovës” nr 04 2686/1 prej datës 10.05.2013 mer thirrjen mësimore shkencore: Profesor Inordinar - Në periudhën prej 1980-1991 punon si drejtor teknik në “Put Prishtinë”. Në periudhën prej 1992-1998 punon në komunën e Tetovës si anëtar i këshillit nga lëmia e urbanizmit.Në periudhën prej 1998-2002 punon si drejtor i Fondit për rrugë magjistrale dhe regjionale të Republikës së Maqedonisë.Në periudhën prej 2003-2006 punon si drejtor në firmën private për ndërtimtari në Tetovë. Në periudhën 2006 deri sot punon si mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara pranë “Universitetit të Tetovës” - Tetovë Në karierin e tij të gjertanishme ka marrë pjesë: - në shumë prezentime ndërkombëtare, komisione, forume, punëtori dhe takime ekspertësh nga lëmia e rrugëve dhe komunikacionit -punimet me pjesëmarje në seminare dhe kongrese • Palloshi, V., Palloshi, V. (2017). The benefits from reconstruction of Highway A1 section Veles – Katlanovo. 3rd International Conference on Applied Sciences • Palloshi, V., Jakupi, E., Palloshi, V. (2016). Innovative pavement application of slurry seal 2nd International Conference on Applied Sciences • Palloshi, V., Jakupi, E., Palloshi, V., Palloshi, S. (2015). Infrastructure projects unite region and nation. The 2nd International Congress on roads in Albania. 2nd International Congress on Roads, Albania • Palloshi, V., Jakupi, E., Palloshi, V., Zejneli, Sh. (2015). Urban planning and its impact in city traffic, 1st International Conference on Applied Sciences • Paloshi, V., Jakupi, E., Paloshi, V., Zejneli, Sh. (2014) The impact of spatial planning on road traffic city in urban area. International Conference on the role of Local Government and Municipalities in Improving Traffic Safety on Local and Regional Roads - librat dhe skriptat • “Opinions”, 2016 • Skriptë – “Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve”, 2016, Tetovë • Skriptë – “Zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve”, 2016, Tetovë -Pregaditja e strategjisë shtetërore -Mr. Nikolla Angellkovski, Prof. Mile Dimitriovski, Prof.Inor. Vullnet Palloshi, Prof. Zoran Shapuriç “Strategjia e dytë nacionale e Republikës së Maqedonisë për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor 2015-2020” e aprovuar nga qeveria dhe parlamenti i Republikës së Maqedonisë në shkurt 2015. 4/16 2. Arritjet shkencore, profesionale, pedagogjike dhe të tjera të kandidatit, nga fitimi i thirrjes së fundit e deri në ditët e konkurimit Kandidati Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi nga zgjedhja profesor inordinar e deri më tani ka ligjëruar lëndët që vijojnë: Lëndët e ligjërimit/ ushtrimeve: USHT-Tetovë Cikli I i studimeve: - Planifikimi i infrastrukturës – tre semestra - Projektimi i rrugëve – pesë semestra - Punët e dheut dhe mekanizimi – një semestër - Zhvillimi dhe Menaxhimi i projektit - pesë semestra - Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla – katër semestra - Punë praktike semestrale - tre semestra - Përpunimi i projektit - pesë semestra - Paisjet në komunikacion - një semestër - Planifikimi urban - një semestër - Organizimi dhe Zhvillimi i Projektit - tre semestra Cikli II i studimeve: - Tunelet - një semestër - Objektet Gjeoteknike nëntokësore - një semestër - Udhëkryqet në rrugë - një semestër - Indikatorët funkcional - një semestër - Teknologjia e asfallteve - një semestër - Menaxhimi me rrugët PMS - një semestër - FIDIC në ndërtimtari - një semestër - Arkitektura e objekteve rrugore - tre semestra Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi është mentor i 19 temave të diplomës në ciklin e parë të studimeve dhe mentor i 3 temave në ciklin e dytë të studimeve. Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi është i kyçur në konsultimet e përditshme me studentët e programit studimor Ndërtimtari dhe arkitektur dhe të, për të qartësuar detajet, paqartësitë dhe për të ndihmuar e përcjellë kontinuitetin e tyre edukativ dhe profesional. Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi është anëtar i këshillit mësimor - shkencor të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara që nga marrja e titullit docent. 3. Aktiviteti shkencoro - hulumtues Prof.Inor.Dr Vullnet Palloshi mësimdhënës, ligjërues me titull akademik profesor inordinar në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, programi studimor 5/16 Arkitekturë dhe Ndërtimtari, është angazhuar në vazhdimësi në njërën anë në mësimdhënie, punë praktike dhe në edukim të