NË PANTEONIN E VLERAVE NË P VLERA ANTEOI HALIL RAMA Botimet Barleti VE Në Panteonin E Vlerave
HALIL RAMA E V A R E L V E BOTIME TË AUTORIT N I N O E T N NË PANTEONIN E A P VLERAVE Ë N A M A R L I L A 9 789928 238306 Çmimi 1000 lekë H Botimet Barleti NË PANTEONIN E VLERAVE HALIL RAMA NË PANTEONIN E VLERAVE - reçensa, dosier & reportazhe, profile - “Botimet Barleti” Tiranë, 2017 1 Halil Rama Titulli i librit: NË PANTEONIN E VLERAVE - reçensa, dosier & reportazhe, profile- Autor: Halil Rama Redaktor: Namik Selmani Recensent: Dr.Hajri Mandri Art grafik: Dashamir Vraniçi Të gjitha të drejtat e autorit ISBN: 978-9928-238-30-6 2 NË PANTEONIN E VLERAVE Parathënie Përtej kronikës së disa jetëve Duke lexuar librin “Në panteonin e vlerave” të autorit Halil Rama Nga Namik Selmani, studiues Pa asnjë mëdyshje, libri i Halil Ramës “Në panteonin e vlerave” është befasi në botimet e viteve të fundit. Media vizive dhe ajo e shkruar na ka “bombarduar” me kronikat e krimeve dhe me ato rozë. Dhe të vënë në rolin e një edukatori të brezave, të paktën në familje, pa folur në mjedisin social, e kemi të vështirë që t’u themi më të rinjve se ka edhe vlera të mira ky vend, kjo krahinë, që duhen njohur, që duhen ndjekur, pa folur dhe për Panteonin e vlerave që ka dhe duhet të ketë një komb, pavarësisht se sa popull ka ai në sipërfaqen që mbulon flamuri i tij. Nuk ka zgjedhur poezinë Halil Rama në një Oqeanopoezi, ku të gjithë vargëzojnë ditën e natën, para telenovelave e para tribunave, e pak, shumë pak poezi të mbeten në kujtesë, në mish, nën lëkurë; pale t’i vësh nën jastëk apo t’ua tregosh fëmijëve, miqve, nxënësve, në një kohë të caktuar, edhe pse bëhen sa e sa konkurse, shtrohen dreka për të, hidhen sa e sa lekë, euro, dollarë në tavolinat e botuesve të shtëpive botuese kudo e kurdo.
[Show full text]