Plani I Kujdesit Social Bashkia Ura Vajgurore 2019 - 2023 Bashkia Ura Vajgurore
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Bashkia Ura Vajgurore PLANI I KUJDESIT SOCIAL BASHKIA URA VAJGURORE 2019 - 2023 Bashkia Ura Vajgurore PLANI I KUJDESIT SOCIAL BASHKIA URA VAJGURORE 2019 - 2023 Miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 57 datë 13.05.2019 Plani i Kujdesit Social është hartuar nga Bashkia Ura Vajgurore në konsultim me përfaqësues të institucioneve vendore dhe shoqërisë civile, me mbështetjen teknike të Fondacionit “Ndihmë për Fëmijët” në kuadër të Programit të përbashkët të Kombeve te Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas” që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nën mbikëqyrjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP. TABELA E PËRMBAJTJES HYRJE 5 1. METODOLOGJIA E HARTIMIT TË PLANIT TË KUJDESIT SOCIAL 7 1.1 Qëllimi dhe objektivat e PKS-së 7 1.2 Vlerat dhe Parimet e PKS-së 8 1.3 Përmbajtja e PKS të bashkisë Ura Vajgurore 9 1.4 Procesi dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar PKS i Bashkisë Ura Vajgurore 9 2. SItuata SOCIAL EKONOMIKE E BASHKISE URA VAJGURORE 10 2.1 Prezantim i përgjithshëm i bashkisë Ura Vajgurore 10 2.2 Të dhëna demografike 10 2.3 Ekonomia 12 2.4 Punësimi dhe papunësia 13 2.5 Arsimi 14 2.6 Shëndetsia 15 3. VLERESIMI I kapaCITETEVE INSTITUCIONALE, PROFESIONALE DHE fINANCIARE TË BASHKISË URA VAJGURORE PËR TË OFRuaR SHERBIME tE KUJDESIT SOCIAL 16 3.1 Drejtoria e Shërbimit Social 16 3.1.1 Shërbimit Social në Bashki, detyrat dhe përgjegjësitë 16 3.1.2 Sektori i Ndihmës Ekonomike 17 3.1.3 Njësia e Mbrojtjse së Fëmijës dhe Njësia e Mbrojtjes nga Dhuna në Familje 17 3.1.4 Burimet njerëzore dhe kapacitetet për të ofruar shërbime sociale 18 3.1.5 Shoqatat dhe shërbimet e përkujdesjes sociale jo-publike në Bashkinë e Ura-Vajgurore 18 3.1.6 Burimet financiare për ofrimin e shërbimeve sociale në Bashkinë UraVajgurore 18 4. NEVOJat PËR SHËRBIME SOCIALE TË GRUPEVE NË NEVOJË DHE atyRE NË RREZIk 19 4.1 Familjet e varfëra 19 4.2 Personat me Aftësi të Kufizuar 20 4.3 Fëmijët në rrezik 20 4.3.1 Fëmijet e familjeve të varfëra 20 4.3.2 Fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët që punojnë 20 4.3.3 Fëmijët me aftësi të kufizuar 21 4.4 Gratë me probleme sociale dhe dhuna në familje 21 4.5 Komuniteti Rom dhe Egjiptian 21 4.6 Familjet e pastreha 22 BASHKIA URA VAJGURORE 2019 - 2023 3 5. ANALIZA SWOT 23 5.1 Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor 24 6. PERCaktIMI I FUSHavE, QELLIMEVE, DHE OBJEktIvavE TE PKS 25 7. PLANI I VEPRIMIT PER SHERBIMET E KUJDESIT SOCIAL NE basHKINE URA VAJGURORE 29 ANEKSET Aneksi 1. Plani i monitorimit dhe vleresimit 39 Aneksi 2. Kostimi dhe hendeku buxhetor 40 4 PLANI I KUJDESIT SOCIAL HYRJE HYRJE Plani i Kujdesit Social i Bashkisë Ura Vajgurore i prezantuar në vazhdim është një dokument i bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse i cili synon të adresojë nevojat për shërbime të kujdesit social, fuqizimin e strukturave përgjegjëse vendore, si dhe përmirësimin e shpërndarjes së shërbimeve në të gjithë territorin e bashkisë. Plani është hartuar përmes një procesi konsultimi me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse vendore, shoqërisë civile si dhe grupeve të interesit, për të garantuar një Plan sa më afër nevojave për kujdes social të individëve, familjeve dhe komunitetit. Reforma e re administrative-territoriale ka sjellë një sërë ndryshimesh në kompetencat e njësive të qeverisjes vendore si në shtrirje ashtu edhe në krijimin dhe administrimin e shërbimeve në nivel lokal. Kështu, në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 24 përcaktohen “Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale”, siç janë: (i) krijimi dhe administrimi i shërbimeve për shtresat në nevojë, (ii) ndërtimi dhe administrimin i qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale lokale, (iii) krijimi i fondit social për financimin e shërbimeve, etj. Këto funksione dhe përgjegjësi nxjerrin në pah nevojën e një procesi gjithëpërfshirës për programimin dhe planifikimin e shërbimeve sociale në nivel vendor. Nga ana tjetër Ligji 121/2016 “Për shërbimet Sociale në Republikën e Shqipërisë” përcakton se njësitë e qeverisjes vendore kanë përgjegjësinë për të planifikuar dhe buxhetuar shërbimet e përkujdesit social bazuar në vlerësimin e nevojave, identifikimin e burimeve financiare dhe partneritetet vendore. Plani i kujdesit social për bashkinë Ura Vajgurore, në kushtet e një bashkie të vogël dhe me burime të kufizuara financiare dhe njerëzore, është bazuar në qasjen e ofrimit të një pakete shërbimesh për grupet më prioritare si dhe në filozofinë e ndërtimit të partneriteteve ndërmjet aktorëve të ndryshëm, si institucionet e qeverisjes rajonale, organizatat ndërkombëtare, kombëtare dhe ato lokale, si dhe biznesin vendor, si një mbështetës potencial në fuqizimin e shërbimeve të kujdesit social. Plani shoqërohet me Planin e Veprimit (2019-2023) i cili përcakton qëllimet dhe objektivat specifike, aktivitetet e parashikuara në terma kohorë, përgjegjësitë institucionale dhe burimet për realizimin e tyre. Plani i veprimit është i ndarë në katër fusha kryesore: 1. Koordinimi dhe rrjetëzimi i shërbimeve; 2. Strukturat dhe burimet njerëzore; 3. Shërbimet e Kujdesit Social në territorin Bashkisë Ura Vajgurore për kategoritë më në nevojë; 4. Programet parandaluese. PKS është në koherencë me: Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social 2015-20, Strategjinë e Mbrojtjes Sociale (2015–2020), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, “Dokumentin e politikave të decentralizimit të ndihmës dhe shërbimeve sociale” dhe Ligjin nr. 121/ 2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. Përgjatë procesit të hartimit të tij, bashkia Ura Vajgurore është mbështetur nga Fondacioni Ndihmë për Fëmijët (si pjesë e programit të përbashkët të Qeverisë Shqiptare me Agjencitë e OKB-së, Leave No One Behind financuar nga SDC). Ky bashkëpunim ka konsistuar në vlerësimin e nevojave lidhur me hartimin e planit, buxhetimin e tij dhe identifikimin e burimeve financiare për ta zbatuar, duke rritur paralelisht edhe kapacitetet vendore në planifikim. BASHKIA URA VAJGURORE 2019 - 2023 5 METEDOLOGJIA 1 1. METODOLOGJIA E HARTIMIT TË PLANIT TË KUJDESIT SOCIAL Bashkia Ura Vajgurore është institucioni vendor përgjegjës për dhënien e shërbimeve sociale për banorët në territorin nën administrimin e saj; në kuadër të këtij funksioni ligjor, ajo harton dhe zbaton Planin Vendor të Veprimit për Shërbime të Kujdesit Social. Plani i Kujdesit Social rrjedh nga Ligji 121/2016 “Për shërbimet sociale në Republikën e Shqipërisë”. PKS përkufizon vizionin, prioritetet strategjike dhe objektivat për qasjen ndaj shërbimeve të kujdesit social në nivel vendor në një hark kohor afatmesëm 2019-2023. PKS i Bashkisë Ura Vajgurore është hartuar si instrumenti vendor për përmbushjen e nevojave për kujdes të grupeve sociale në nevojë. PKS për bashkinë Ura Vajgurore përbëhet nga dy shtylla kryesore: analiza e gjendjes aktuale dhe plani i veprimit për harkun kohor 2019-2023. Gjendja aktuale është analizuar për drejtimet e mëposhtme: 1. Analiza social ekonomike e Bashkisë Ura Vajgurore, • Potencialet e zhvillimit ekonomik; • Punësimi; • Arsimi; • Shëndetësia. 2. Organizimi i shërbimeve sociale aktuale(publike dhe jo-publike) që ofrohen në territorin e bashkisë Ura Vajgurore dhe vlerësimin e kapaciteteve institucionale, materiale, financiare dhe njerëzore të pushtetit vendor, për të ofruar këto shërbime. 3. Analiza e të dhënave mbi grupet e rrezikuara sociale Të dhënat për analizën e gjendjes aktuale të grupeve të rrezikuara sociale janë mbledhur përmes diskutimeve me grupet e interesit dhe seminareve të zhvilluara në bashkinë Ura Vajgurore me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës, përfaqësues të institucioneve vendore, rajonale, si dhe të shoqërisë civile, duke përfshirë këtu organizata jo-qeveritare, shoqata të grupeve në nevojë. Metodologjia është hartuar duke marrë në konsideratë Bashkinë e Ura Vajgurore si njësi më vete me specifikat e nevojave për shërbime sociale, si dhe me specifikat për zhvillimin e shërbimeve në të ardhmen. 1.1 Qëllimi dhe objektivat e PKS-së Qëllimi i PKS-së është të lehtësojë ofrimin e shërbimeve të kujdesit social për t’i bërë ato shërbime efektive dhe të përshtatshme të zhvillimit të mirëqenies sociale për individët, familjet dhe komunitetet në nevojë. Objektivat e PKS-së janë: 1. Të ofrojë shërbime të kujdesit social për të siguruar që individët, familjet dhe komuniteti të marrin shërbime sipas nevojës dhe në kohen e duhur, në të gjithë territorin e bashkisë. BASHKIA URA VAJGURORE 2019 - 2023 7 2. Të sigurojë cilësinë e shërbimeve nëpërmjet fuqizimit të institucioneve, ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe sigurimit të burimeve materiale dhe financiare. 3. T’i transformojë shërbimet sociale ekzistuese, në shërbime efektive, inovative, të përshtatshme dhe të qëndrueshme, me qëllim trajtimin e pabarazisë dhe fuqizimin e anëtarëve të komunitetit. 1.2 Vlerat dhe Parimet e PKS-së Vlerat - Çfarë ne besojmë: ♦ Potenciali njerëzor - Në rastin e Shërbimeve të Kujdesit Social, kemi besim se mbështetja dhe mundësitë e ofruara secilit individ në nevojë për të arritur potencialin e tij maksimal, është gjëja e duhur për të garantuar mirëqenie dhe prosperitet për atë dhe familjen e tij, pavarësisht nga rrethanat ku ndodhet në momente të caktuara të jetës. ♦ Dinjiteti njerëzor - Duke i dhënë rëndësinë e duhur potencialit njerëzor, kemi besimin se çdo individ është i vlefshëm në shoqëri, i denjë për respekt dhe meriton trajtim etik në mënyrë që të integrohet në jetën normale të komunitetit. ♦ Bashkëpunimi - Ne do të punojmë në partneritet, për të bërë ndryshime domethënëse dhe të qëndrueshme. Ne synojmë drejt ofrimit të shërbimeve të integruara në bashkëpunim me departamentet e tjera, me organizatat ndërkombëtare dhe lokale, organizatat joqeveritare dhe anëtarët e publikut të gjerë. ♦ Përgjegjshmëria - Për të fituar ose për të ruajtur besimin e publikut, ne duhet të jemi të përgatitur të mbajmë përgjegjësi për vendimet dhe aktivitetet tona - për t’i investuar burimet me sa më shume zgjuarsi të jetë e mundur, bazuar në të dhëna të besueshme, praktikat më të mira dhe nevoja të prioritizuara.