Karakteristikat E Kompleksit Hidrologjik Të Lumenjve Drini Dhe Buna, Si Dhe Liqeneve Të Shkodrës, Ohrit, Prespës Së Madhe Dhe Të Vogël

Total Page:16

File Type:pdf, Size:1020Kb

Karakteristikat E Kompleksit Hidrologjik Të Lumenjve Drini Dhe Buna, Si Dhe Liqeneve Të Shkodrës, Ohrit, Prespës Së Madhe Dhe Të Vogël Prof. Dr. Dhimitër Dhora Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël Shkodër, 2017 Në kopertinë: Baseni i Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël SHUKALB-WPI: http://shukalb.al (Modifikuar Dh. Dhora) Përmbajtja Parathënie ......................................................................................5 Karakteristikat e Liqenit të Shkodrës ............................................7 Karakteristikat e Lumit Buna ......................................................17 Karakteristikat e Liqenit të Ohrit / Pogradecit ............................31 Karakteristikat e Liqenit të Prespës së Madhe dhe të Vogël .......42 Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik ..................................48 Përfundime ..................................................................................57 Referencat ...................................................................................60 Parathënie Prej dekadash jam marrë me ekosistemet ujore të vendit tonë dhe vazhdimisht kam patur dëshirë të shkruaj mbi karakteristikat e tyre. Njohja e karakteristikave është njohja e kuintesencës, njohja racionale, njohja e thelbit të dukurive. Eshtë fjala për njohjen e karakteristikave esenciale, më të spikatura në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato ekologjike. Në mungesë të studimeve të tilla të plota, ndërmora provën e parë me Liqenin e Shkodrës. Prej vitit 2005 kam botuar disa herë karakteristikat e liqenit, deri sa arrita në variantin e që desha, të botuar kohët e fundit. Kjo përvojë më shërbeu për të hartuar karakteristikat e Lumit Buna. Ndërkohë studimin e shtriva edhe për Liqenin e Ohrit/Pogradecit, Liqenin e Prespës së Madhe dhe Liqenin e Prespës së Vogël, si dhe në studimin e karakteristikave në tërësi të Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël. Në këtë libër janë përfshirë të gjitha këto studime. Për realizimin e këtij libri është shfrytëzuar një material i gjerë eksistues, i botuar përgjatë shumë dekadave. Mirëpo në këto botime, për shumë çeshtje, eksistojnë të dhëna nga më të ndryshmet. Kjo dukuri ka arsyen e vet, pasi studimet janë bërë në muaj dhe stinë të ndryshme, në vite dhe në situata të ndryshme. Në këtë libër janë vendosur të dhënat më të përzgjedhura, më sinjifikativet, më të besueshmet, shpesh të shoqëruara me sqarime përkatëse. 5 Shpresoj se ky libër do të lexohet dhe shfrytëzohet prej kolegëve, prej nxënësve dhe studentëve, prej ambjentalistëve, menaxhuesve të zonave të mbrojtura të këtij kompleksi, specialistëve të turizmit etj. Natyrshëm, nëse ndodh kështu, kjo do të ishte edhe dëshira ime më e madhe. Autori 6 ARAKTERISTIKAT E LIQENIT KTË SHKODRËS Pozitë gjeografike e favorshme, 42º 10’ V dhe 19º 15’ L Liqeni i Shkodrës ndodhet në kordinatën gjeografike 42º 10’ të gjerësisë gjeografike veriore dhe 19º 15’ të gjatësisë gjeografike lindore, sipas Grenviçit. Ekosistem lakustrin Liqeni i Shkodrës përmendet në histori si sistem lumor (sistem lotik, riverin), ku liqeni ishte pjesa potamike e Lumit Moraça - Buna, por edhe si sistem kënetor (sistem lentik, palustrin), përgjatë pjesës fushore të lumit. Sot Liqeni i Shkodrës përfaqëson një sistem liqenor (sistem lentik, lakustrin), pra me një sipërfaqe të madhe ujore permanente, çka e dallon nga kënetat. Ujërat e tij ripërtërihen relativisht ngadalë, krahasuar me lumenjtë; lëvizjet e ujit, që shkaktohen prej erave dhe nxehtësisë, nuk janë njëdrejtimëshe. Origjinë tektonike - karstike Liqeni i Shkodrës është formuar prej zhvillimeve gjeotektonike të një rajoni mjaft të gjerë, si dhe zhvillimeve të fuqishme karstike. Konturet bazë të Dinarikeve Juglindore, Ultësirës të Zeta - Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës, janë konseguencë e efekteve endogjene gjatë Mesozoikut dhe pjesërisht Cenozoikut. Lëvizja zbritëse e bllokut mbi të cilin është Liqeni i Shkodrës filloi në përfundim të Paleogjenit dhe fillim të Neogjenit. Këto dukuri janë në progres edhe sot, çka ka rëndësi në prognozimin e zhvillimeve afatgjate të liqenit dhe rajonit. Mendohet se lëvizja zbritëse kompensohet me ngritjen prej 7 mbushjes nga prurjet e ngurta, çka përbën një faktor të rëndësishëm gjeologjik të stabilitetit. Modelimi karstik ka dëshmitë e veta në relievin karstik, tiparet hidrografike, formën e liqenit etj. Liqeni i Shkodrës konsiderohet si një prej 8 liqeneve të mëdhenj, me origjinë karstike, më të njohur në Rruzullin Tokësor. Liqen i madh, më i madhi në Ballkan Liqeni i Shkodrës, me sipërfaqe përafërsisht 360 - 540 km², përfshihet në grupin e liqeneve të mëdhenj të Rruzullit Tokësor (100 - 10.000 km²). Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit, përsa i përket sipërfaqes. Pellgu Ujëmbledhës - resurs i pashtershëm uji Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës ka sipërfaqe të konsiderueshme, prej 5490 km². Llogaritjet tregojnë që 15 km² pellg i përkasin 1 km² liqen, ndërsa më shumë se 2500 km² pellg i përkasin 1 km³ liqen, çka tregon për një potencial të lartë ujëmbledhës. Liqeni i Shkodrës është liqen fushor, por furnizohet me ujë nga lartësitë me shumë reshje, që llogariten në 2500 - 3100 mm shi në vit dhe kjo është një faktor tjetër i qëndrueshmërisë së prurjeve ujore në liqen. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës është 770 m. Uji vjen në Liqen nëpërmjet lumenjve përrenjve, burimeve të ndryshme etj. 210 m³/sek, ose rreth 62% e ujit vjen nga Lumi Moraça. Zbrazja e Liqenit në rrugë sipërfaqësore bëhët nëpërmjet Lumit Buna. Stabilizues hidrologjik Në regjimin ujor të Liqenit një rol të rëndësishëm luan regjimi tepër i ndryshueshëm i Lumit Drini. Lumi Drini derdhet në Lumin Buna në rreth 1.5 km nga dalja prej Liqenit, nëpërmjet degës 8 kryesore derdhëse Drinasa. Liqeni i Shkodrës funksionon si një stabilizues i shkëlqyer hidrologjik. Kur Drini sjell pak ujë, Liqeni derdh lirshëm ujin e tij në Lumin Buna. Përkundrazi, kur Drini sjell furishëm ujë, pengohet rrjedhja normale e Lumit Buna, pra pengohet derdhja e ujit të Liqenit në Lumin Buna, për pasojë Liqeni zhvillohet duke rritur nivelin, sipërfaqen dhe vëllimin e tij. Kriptodepresion i rrallë Liqeni zë pjesën më fundore të Ultësirës të Zeta - Shkodrës. 165 km² e sipërfaqes së Liqenit të Shkodrës, çka i takon rreth 44,3 % e sipërfaqes minimale të pasqyrës së së tij, ka fundin nën nivelin e detit. Kjo dukuri e karakterizon liqenin si një kriptodepresion të rallë në Europë dhe në gjithë Rruzullin Tokësor. Kjo është pjesa që i jep atij atributet e liqeneve stereotipike, vlera natyrore të veçanta, aftësi ripërtëritëse dhe jetëgjatësi. Arqipelag unikal në Europë Në pjesën perëndimore, prej daljes së Bunës e deri në Kepin e Radushës, bregu është përgjithësisht shkëmbor. Ka shumë gjire, kepe dhe ishuj të shumtë, që kanë interes studimi nga pikëpamja gjeologjike, gjeografike dhe ekologjike. Arqipelagu prej 53 ishujsh është unikal në Europë. Ishujt lozin rol të rëndësishëm në biologjinë e liqenit, pasi janë mjedise relativisht të izoluara, me bimësi interesante, strehë dhe vende riprodhimi për shpendët dhe kafshët e tjera. Liqen subtropikal Regjimi hidrotermik i Liqenit të Shkodrës është interesant. Temperaturat mesatare nga janari në gusht ndryshojnë me rreth 20° C. Shumë rallë temperatura e ujit ka zbritur nën 0° C. Ky regjim temperature e karakterizon Liqenin si subtropikal. Liqeni ka më shumë ujë në stinët me reshje dhe më pak në verë. 9 Zhvillime stinore që sigurojnë stabilitet Liqeni i Shkodrës karakterizohet nga luhatje stinore të mëdha të nivelit të ujit, që shkojnë deri në rreth 5 metra. Ekosistemi e ka të domosdoshme këtë luhatje, sigurisht brenda kufinjve të pranueshëm, minimal dhe maksimal. Me ardhjen e stinëve të ngrohta dhe uljen e nivelit të ujit, ndodh sensibilizimi biologjik, zhvillohen habitatet dhe makrofitet ujore, ndodh riprodhimi i gjallesave, migrimi biologjik etj. Me ardhjen e stinëve të ftohta, kur niveli i ujit rritet deri në nivelin maksimal, ekosistemi sensibilizohet për zhvillime me kahje të kundërt. Numri i habitateve bie dhe kafshët gjejnë strehët e sigurta për dimërim, ose migrojnë në këthim. Sa vjen vjeshta ndodh dekompozimi i makrofiteve. Masa e kalbur shpërndahet në sedimentin e krejt liqenit dhe një pjesë e madhe ikën nëpërmjet Lumit Buna për në det, duke realizuar kështu pastrimin e ujit të liqenit. Mjedis i karakterit litoral Cektësia është karakteristikë identifikuese e liqenit. Cektësia dhe oshilacionet e nivelit të ujit e bëjnë të pamundur zhvillimin e zonave vertikale të liqenit. Liqeni i Shkodrës konsiderohet thjeshtë si mjedis i karakterit litoral. Ai është një liqen i cektë (përveç kriptodepresioneve). Sedimentet e tij ndodhen përgjithësisht brenda zonës fotike. Cektësia dhe turbulenca, për shkak të erave të shumta, përshpejtojnë transformimet redoks të sedimentit, me kahje pozitive, lehtësojnë lidhjet dhe bashkëveprimin e ujit me sedimentin. Uji me oksigjen, sedimenti me potencial redoks të lartë Saturimi i oksigjenit në ujë është mbi 70 %. Shpërndarja e tij, në princip, është ortograde, ndonëse sipas kushteve shfaqet edhe klinograde. Gjendja e koncentrimeve të oksigjenit të tretur zbret me rritjen e temperaturës. Liqeni i Shkodrës përgjithësisht e ka të lidhur ngushtë biotën 10 me sedimentin. Në litoral sedimentet përmbajnë rërë dhe detrit nga vegjetacioni makrofit, ndërsa llumi i pelagialit është më i mineralizuar. Sipërfaqja e sedimentit ka potencial redoks të lartë, i cili përshtat sedimentet
Recommended publications
  • Baseline Assessment of the Lake Ohrid Region - Albania
    TOWARDS STRENGTHENED GOVERNANCE OF THE SHARED TRANSBOUNDARY NATURAL AND CULTURAL HERITAGE OF THE LAKE OHRID REGION Baseline Assessment of the Lake Ohrid region - Albania IUCN – ICOMOS joint draft report January 2016 Contents ........................................................................................................................................................................... i A. Executive Summary ................................................................................................................................... 1 B. The study area ........................................................................................................................................... 5 B.1 The physical environment ............................................................................................................. 5 B.2 The biotic environment ................................................................................................................. 7 B.3 Cultural Settings ............................................................................................................................ 0 C. Heritage values and resources/ attributes ................................................................................................ 6 C.1 Natural heritage values and resources ......................................................................................... 6 C.2 Cultural heritage values and resources....................................................................................... 12 D.
    [Show full text]
  • Climate Change Vulnerability in Biodiversity Sector
    Ministry of Envrionment and Physical Planning of the Republic of Macedonia United Nations Development Programme Project 00075206 “Third National Report to UNFCCC” Project report Climate change vulnerability in Biodiversity sector Melovski Ljupčo, Matevski Vlado, Hristovski Slavčo Institute of Biology, Faculty of Natural Sciences and Mathematics, Ss. Cyril and Methodius University, Skopje, Republic of Macedonia Skopje, 2013 2 Contents 1 National Circumstances related to climate change vulnerability in Biodiversity Sector ................ 5 1.1 Introduction – climate change and Biodiversity Sector ................................................................ 5 1.1.1 Climate change vulnerability in Biodiversity Sector........................................................ 5 1.1.2 Climate change adaptation in Biodiversity Sector .......................................................... 7 1.2 Overview of Biodiversity Sector .................................................................................................... 7 1.2.1 Characteristics ................................................................................................................. 7 1.2.2 Major stakeholders ....................................................................................................... 15 1.2.3 Sector documents ......................................................................................................... 17 1.2.4 Data availability ............................................................................................................
    [Show full text]
  • Length-Weight Relationship of Ohrid Trout, Salmo Letnica (Karaman, 1924), Inhabiting Transboundary Ohrid Lake (Albania-Macedonia)
    ISSN(Online): 2319-8753 ISSN (Print): 2347-6710 International Journal of Innovative Research in Science, Engineering and Technology (An ISO 3297: 2007 Certified Organization) Vol. 4, Issue 6, June 2015 Length-Weight Relationship of Ohrid Trout, Salmo letnica (Karaman, 1924), Inhabiting Transboundary Ohrid Lake (Albania-Macedonia) Viola Prifti1 PhD Student, Department of Biochemistry – Agriculture, Faculty of Agriculture, University “F. Noli”, Korҫa, Albania1 ABSTRACT: Length-weight and total length- standard length, relationships were derived for Ohrid trout, Salmo letnica (Karaman), inhabiting the ancient Ohrid Lake, at the transboundary area shared between Albania and Macedonia. Sampling was done between January–December of 2014 using different approaches including fishing gears and direct sampling at the hatcheries in two localities, Lin and Zagorҫan. The relationships between lengths were all significantly linear (r2 from 0.975 to 0.855) and there are significant differences of r2 at the localities Zagorҫan to Hudënisht. The Ohrid trout through different authors has been considered like polymorph species regarding the taxonomical and ecological features: Salmo letnica typicus, Salmo letnica balcanicus, Salmo letnica lumi and Salmo letnica aestivalis. According many authors four forms of Ohrid trout can be distinguished with different place, time and substrate for spawning. This species, in the conditions that are present in the lake, reaches weight of 1 kg in the seventh year of its life with an average total body length of 420-460 mm, while the maturity among males occurs in the 4th year and 5th for the females. Further to that the length-weight approach was developed to see different patterns in different supposed localities.
    [Show full text]
  • VENDIM Nr. 407, Datë 8.5.2013 PËR PËRCAKTIMIN E NJË REGJIMI
    VENDIM Nr. 407, datë 8.5.2013 PËR PËRCAKTIMIN E NJË REGJIMI KONTROLLI PËR TË GARANTUAR RESPEKTIMIN E RREGULLAVE TË POLITIKAVE MENAXHUESE NË PESHKIM Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës të neneve 72, pika 8, 74, pika 4, 77, pika 3, 82, pika 2, 101, pika 2, 112, pika 3, 113, pika 1, 116, 118, pika 3, dhe 135, pika 1 të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: KREU I TË PËRGJITHSHME 1. Ngritjen e një sistemi kontrolli, inspektimi dhe zbatimi, në kuptim të këtij vendimi “regjimi i kontrollit”, për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim. 2. Regjim kontrolli, në kuptimin e këtij vendimi, është tërësia e masave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren për një shfrytëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm të burimeve peshkore të ujërave detare dhe ujërave të brendshme nëpërmjet sistemit të monitorimit dhe mbikëqyrjes, inspektimit dhe kontrollit të kryer nga nëpunësit përkatës, për të verifikuar zbatimin e rregullave të peshkimit, pasqyrimin e këtij kontrolli në raportet përkatëse, regjistrimin e të dhënave në librat e anijes apo në format elektronik, identifikimin e lëvizjes së anijeve dhe komunikimin elektronik të tyre, sigurimin dhe transmetimin e të dhënave, rregullimin e kapacitetit të peshkimit, procedurat për shitjen e parë të produkteve të peshkimit, skemën e certifikimit të zënieve për eksportimin dhe importimin e produkteve peshkore dhe autoritetet përgjegjëse për kontrollin e tyre. Ky përfshin të gjitha aktivitetet që kryhen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga anijet shqiptare të peshkimit ose nga shtetasit shqiptarë.
    [Show full text]
  • Anthropogenic Influence and Conservation Status of Autochthonous Fish Fauna from Lake Ohrid
    Anthropogenic Influence and Conservation Status of Autochthonous Fish Fauna from Lake Ohrid Trajce Talevski, Hydrobiological Institute, Naum Ohridski, 50, 6000 Ohrid, R.Macedonia, email: [email protected] Dragana Milosevic, Department of biology, Faculty of Science and Mathematics, University of Montenegro, Podgorica. Montenegro email: [email protected] Aleksandra Talevska, Faculty of Science and Mathematics, Institute for biology, University St. Kiril and Metodij, Skopje, R.Macedonia email: [email protected] Abstract Lake Ohrid is transboundary lake between R.Macedonia and R.Albania. It is the deepest lake of the Balkan, with a maximum depth of 297 and a mean depth of 155 m. Lake Ohrid is special as such, by far the most spectacular quality is its impressive endemism from cyprinid and salmonid fish. This paper is result of long-term researches of ichthyofauna from Lake Ohrid. The materials for researches were collected by day and nighttime’s experimental fishing with various fishing gill net. Conservation status of autochthonous fish fauna from Lake Ohrid was determinate according to IUCN (2001) and Kotellat and Freyhof (2007). Key words: anthropogenic influence, autochthonous fish fauna, conservation status, Lake Ohrid Intoduction IUCN Red List of Threatened Species (also known as the IUCN Red List or Red Data List), founded in 1948, is the world's most comprehensive inventory of the global conservation status of plant and animal species. The International Union for the Conservation of Nature and Natural Resources (IUCN) is the world's main authority on the conservation status of species. The IUCN Red List is set upon precise criteria to evaluate the extinction risk of thousands of species and subspecies.
    [Show full text]
  • 10-II 10 Talevski 1.Indd
    61 Bulgarian Journal of Agricultural Science, 21 (Supplement 1) 2015, 61–67 Agricultural Academy CONSERVATION STATUS OF NATIVE SPECIES IN NATURAL LAKES OF DRIM SYSTEM (PRESPA, OHRID AND SKADAR LAKE) AND DANGERS OF COMMERCIAL FISHING D. MILOŠEVIĆ*1 and T. TALEVSKI2 1 University of Montenegro, Department of Biology, Faculty of Science and Mathematics, Podgorica, Montenegro 2 Department of Cyprinid Fauna, Hydrobiological Institute, Ohrid, University “Kliment Ohridski”, Bitola, R. Macedonia Abstract MILOŠEVIĆ, D. and T. TALEVSKI, 2015. Conservation status of native species in natural lakes of Drim system (Prespa, Ohrid and Skadar lake) and dangers of commercial fi shing. Bulg. J. Agric. Sci., Supplement 1, 21: 61–67 Prespa, Ohrid and Skadar are the largest lakes on the Balkan Peninsula. The native fi sh population consists, in total, of fi fty species. These lakes represent centers of biodiversity of ichthyofauna of the Balkans and many fi sh species are strictly protected and placed on the IUCN (International Union for the Conservation of Nature) red list. In fact, one species is listed as Extinct (EX), three are Critically Endangered (CR), three are Endangered (EN), eight are Vulnerable (VU), twenty-four are Least Concern (LC), fi ve are listed as Data Defi cient (DD) and six species are Not Evaluated (NE). At the same time Prespa, Ohrid and Skadarlakes are signifi cant fi shing areas where commercial fi shing is conducted. In some lakes, large quantities of fi sh that are caught are strictly protected species according to the IUCN red list. Key
    [Show full text]
  • Biodiversity Strategy and Action Plan for the Republic of Macedonia
    BIODIVERSITY STRATEGY AND ACTION PLAN FOR THE REPUBLIC OF MACEDONIA MINISTRY OF ENVIRONMENT AND PHYSICAL PLANNING SKOPJE, NOVEMBER 2003 FOREWORD During the period since achieving its independence, the Republic of Macedonia has been striving to build a stable political and economic community, with a legal system able to facilitate rapid integration into the European Union and the wider international community. This primary strategic goal has given rise to sectoral targets, one of which is the establishment of efficient environmental protection measures in order to provide a basis for an improved quality of life. One component of this strategic goal is the conservation of biodiversity and habitats. In the process toward achieving this goal, the Republic of Macedonia has ratified: the Convention on Biological Diversity (1997), Convention on Wetlands of International Importance Particularly as Waterfowl Habitat (1997), Convention on the Conservation of European Wildlife and Natural Habitats (1997) and Convention on the Conservation of Migratory Species of Wild Animals (1999). These conventions, together with the international agreements assumed from the former Socialist Federal Republic of Yugoslavia by means of succession, constitute part of the national legislation and represent a basis for biodiversity conservation. In spite of the existence of legal bases for the regulation of biodiversity conservation (Law on the Protection of Natural Rarities [1973] as well as other sectoral laws), however, for a long period there has been a felt need to develop a national strategy for biodiversity conservation not only in order to establish a direction and identify priorities in this area, but also as an obligation arising from the Convention on Biological Diversity.
    [Show full text]
  • Alternative Life-History in Native Trout (Salmo Spp.) Suppresses the Invasive Effect of Alien Trout Strains Introduced Into Streams in the Western Part of the Balkans
    ORIGINAL RESEARCH published: 14 July 2020 doi: 10.3389/fevo.2020.00188 Alternative Life-History in Native Trout (Salmo spp.) Suppresses the Invasive Effect of Alien Trout Strains Introduced Into Streams in the Western Part of the Balkans Dubravka Škraba Jurlina 1, Ana Maric´ 1, Danilo Mrdak 2, Tamara Kanjuh 1, Ivan Špelic´ 3, Vera Nikolic´ 1, Marina Piria 3 and Predrag Simonovic´ 1,4* 1 Faculty of Biology, University of Belgrade, Belgrade, Serbia, 2 Faculty of Sciences, University of Montenegro, Podgorica, Montenegro, 3 Department of Fisheries, Apiculture, Wildlife Management and Special Zoology, Faculty of Agriculture, University of Zagreb, Zagreb, Croatia, 4 Institute for Biological Research “Siniša Stankovic,”´ University of Belgrade, Belgrade, Serbia The diversity of native trout fish Salmo spp. comprises a variety of nominal taxa in Serbia, Montenegro, and Bosnia and Herzegovina. Recent mapping of the resident trout Edited by: populations detected the presence of brown trout Salmo trutta (sensu stricto) of the Eleni Kalogianni, Hellenic Centre for Marine Research Atlantic (AT) mtDNA lineage introduced into populations of both tentative Danubian trout (HCMR), Greece Salmo labrax and of tentative Adriatic trout Salmo farioides belonging to the Danubian Reviewed by: (DA) and Adriatic (AD) mtDNA lineages, respectively. Introduction of the tentative L. Asbjørn Vøllestad, Macedonian trout Salmo macedonicus of the AD lineage was also detected in a native University of Oslo, Norway Douglas Joseph Dieterman, population of the tentative S. labrax. In almost all recipient nonmigratory trout populations, Minnesota Department of Natural a cross-breeding between native and introduced trout was detected by heterozygosity Resources, United States in either only the LDH-C nuclear locus or the LDH-C and specific microsatellite loci.
    [Show full text]
  • FJALOR I Emrave Të Kafshëve Të Shqipërisë
    1 Prof. Dr. Dhimitër Dhora Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Fakulteti i Shkencave të Natyrës Departamenti i Biologji-Kimisë FJALOR i emrave të kafshëve të Shqipërisë latinisht-shqip-anglisht Botimet “Camaj-Pipa” 2 Prof. Dr. Dhimitër Dhora Fjalor i emrave të kafshëve të Shqipërisë latinisht-shqip-anglisht _________________________________________________ Grafika: Gjergj Spathari ISBN 978-99956-02-61-1 ©Copyright: Dh. Dhora 3 Përmbajtja Parathënie .................................................. 5 Latinisht-shqip-anglisht ............................. 7 Shqip-latinisht ............................................ 142 Anglisht-latinisht ....................................... 211 Latinisht, në renditje sistematike ............... 248 Literaturë .................................................... 284 4 Parathënie Në shekullin e fundit është bërë një punë e madhe për grum- bullimin dhe pasqyrimin në fjalorë të emrave shqip të kafshëve dhe këtu mund të veçoj fjalorët e Gazullit (1942) dhe Demës (2005), Fjalorin e Shqipes së Sotme (2002) e tj. Nga ana tjetër në shumë fauna të ndryshme të Shqipërisë janë dhënë edhe emrat shqip të llojeve të kafshëve, si tek Bino e tjerë (2006) për shpendët dhe gjitarët, Poljakov e tjerë (1958) dhe Rakaj (1995) për peshqit e tjerë. Mirëpo në të gjitha rastet vërehet mungesa e një bashkëpunimi të frytshëm të gjuhëtarëve me specialistët faunistë, çka duket tek mungesa e specifikimit dhe shpjegimit të saktë të emrave, ose tek varfëria e emrave, për shkak të mos- njohjes së fondit të tyre. Nevojat për të zgjidhur në tërësi këto probleme dhe për ti dhënë lexuesve një fjalor sa më të plotë, kanë qenë motivet kryesore të punës për hatimin e tij dhe për të qënë më i vlefshëm, u hartua në tre gjuhë, latinisht – shqip – anglisht. Ky fjalor përmban emrat e 1140 llojeve të kafshëve të Shqipërisë.
    [Show full text]
  • Capacity Self-Assessment Within the Thematic Area of Biodiversity
    SELF-ASSESSMENT OF COUNTRY CAPACITY NEEDS FOR GLOBAL ENVIRONMENT MANAGEMENT CAPACITY SELF-ASSESSMENT WITHIN THE THEMATIC AREA OF BIODIVERSITY Prepared by Svetozar Petkovski, Ph.D., Museum Advisor – Macedonian Museum of Natural History, Skopje Vlado Matevski, Ph.D., Professor – Institute of Biology, Faculty of Natural Sciences and Mathematics, Skopje Ljupco Melovski, Ph.D., Professor – Institute of Biology, Faculty of Natural Sciences and Mathematics, Skopje Sreten Andonov, Ph.D., Professor – Faculty of Agriculture, Skopje Zoran Spirkovski, M.Sc., Scientific Collaborator – Institute of Hydrobiology, Ohrid SKOPJE, JANUARY, 2004 CAPACITY SELF ASSESSMENT WITHIN THE THEMATIC AREA 2 OF BIODIVERSITY IN REPUBLIC OF MACEDONIA TABLE OF CONTENT Executive Summary 4 Section I. Introduction 10 A. General Aspects....................................................................................................... 10 B. Methodological Approach....................................................................................... 11 Section II. Country Framework 12 A. Natural Geographic Framework.............................................................................. 12 A.1. Location, borders, and land area ............................................................................ 12 A.2. Physical geography and climate............................................................................. 12 A.2.1. Topography and relief ..................................................................................... 12 A.2.2. Surface hydrology ..........................................................................................
    [Show full text]
  • GENUS Brachymystax Gunther, 1866
    FAMILY Salmonidae Jarocki (or Schinz), 1822 - salmonids SUBFAMILY Salmoninae Jarocki (or Schinz), 1822 - salmonids [=Dermopteres, Salmonidi, Salmones, Tutriformes (Truttiformes), Salvelini, Brachymystini, Oncorhynchus, Huchoninae, Salmothymini, Salvelinini, Parahuchoninae] GENUS Brachymystax Gunther, 1866 - lenoks, Asiatic trout, Manchurian trout Species Brachymystax lenok (Pallas, 1773) - sharp-snouted lenok [=coregonoides, swetowidowi] Species Brachymystax savinovi Mitrofanov, 1959 - Russian lenok Species Brachymystax tsinlingensis Li, 1966 - Yangtze lenok Species Brachymystax tumensis Mori, 1930 - blunt-snouted lenok [=czerskii] GENUS Hucho Gunther, 1866 - salmonids [=Epitomynis] Species Hucho bleekeri Kimura, 1934 - Bleeker's hucho Species Hucho hucho (Linnaeus, 1758) - huchen, huchen trout, Danube salmon [=germanorum] Species Hucho ishikawae Mori, 1928 - Korean hucho Species Hucho taimen (Pallas, 1773) - taimen [=fluviatilis, lossos] GENUS Oncorhynchus Suckley, 1861 - salmonids [=Hypsifario, Paraoncorhynchus, Parasalmo] Species Oncorhynchus aguabonita (Jordan, 1892) - golden trout, California golden trout [=roosevelti, whitei] Species Oncorhynchus apache (Miller, 1972) - apache trout, Arizona trout Species Oncorhynchus chrysogaster (Needham & Gard, 1964) - Mexican golden trout Species Oncorhynchus clarkii (Richardson, 1837) - cutthroat trout [=alpestris, alvordensis, bathoecetor, behnkei, bouvieri, brevicauda, carinatus, carmichaeli, crescentis, declivifrons, eremogenes, evermanni, henshawi, humboldtensis, jordani, lewisi, macdonaldi,
    [Show full text]
  • Wetland Science Practice
    wetland science practicepublished by the Society of Wetland Scientists & Vol. 33, No. 2 June 2016 FROM THE EDITOR’S DESK CONTENTS Vol. 33, No. 2 June 2016 28 / From the Editor’s Desk Greetings and welcome “Spring” to New England. It’s been 29 / President’s Message quite rainy and on the cool side recently in Massachu- 30 / SWS Annual Meeting setts, but things are quite green and warming up – it’s supposed to be in the 70s today. The indigo bunting, 31 / Resources ruby-throated hummingbirds, and phoebes are back and the spring peepers are chorus- ing. College graduations are ARTICLE in full force and next week my 35 / Studenchishte Marsh as youngest graduates – hooray! an Integral Part of Ancient Lake Ohrid: In this issue we have an Current Status and Need for Protection interesting report on the Studen- Nadezda Apostolova, Daniel Scarry, chishte – a threatened wetland and Jos T.A. Verhoeven along Lake Ohrid, one of the world’s ancient lakes in the 46 / WETLAND PRACTICE Republic of Macedonia. We U.S. EPA Finds the 48% of U.S. Wetlands are in Good Health Ralph Tiner also have some news on the U.S. WSP Editor Geological Survey’s wetland research and on U.S. EPA’s 48 / WETLAND SCIENCE I’m sure that many of release of their national wetland / Earthworms Building Huge Mounds “you attended our annual condition report, in addition to in Tropical Wetlands meeting in Corpus Christi. Doug Wilcox’s “From the Bog” / U.S. Geological Survey Wetland Research For those of you who have cartoon.
    [Show full text]