Prof. Dr. Dhimitër Dhora Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël Shkodër, 2017 Në kopertinë: Baseni i Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël SHUKALB-WPI: http://shukalb.al (Modifikuar Dh. Dhora) Përmbajtja Parathënie ......................................................................................5 Karakteristikat e Liqenit të Shkodrës ............................................7 Karakteristikat e Lumit Buna ......................................................17 Karakteristikat e Liqenit të Ohrit / Pogradecit ............................31 Karakteristikat e Liqenit të Prespës së Madhe dhe të Vogël .......42 Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik ..................................48 Përfundime ..................................................................................57 Referencat ...................................................................................60 Parathënie Prej dekadash jam marrë me ekosistemet ujore të vendit tonë dhe vazhdimisht kam patur dëshirë të shkruaj mbi karakteristikat e tyre. Njohja e karakteristikave është njohja e kuintesencës, njohja racionale, njohja e thelbit të dukurive. Eshtë fjala për njohjen e karakteristikave esenciale, më të spikatura në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato ekologjike. Në mungesë të studimeve të tilla të plota, ndërmora provën e parë me Liqenin e Shkodrës. Prej vitit 2005 kam botuar disa herë karakteristikat e liqenit, deri sa arrita në variantin e që desha, të botuar kohët e fundit. Kjo përvojë më shërbeu për të hartuar karakteristikat e Lumit Buna. Ndërkohë studimin e shtriva edhe për Liqenin e Ohrit/Pogradecit, Liqenin e Prespës së Madhe dhe Liqenin e Prespës së Vogël, si dhe në studimin e karakteristikave në tërësi të Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël. Në këtë libër janë përfshirë të gjitha këto studime. Për realizimin e këtij libri është shfrytëzuar një material i gjerë eksistues, i botuar përgjatë shumë dekadave. Mirëpo në këto botime, për shumë çeshtje, eksistojnë të dhëna nga më të ndryshmet. Kjo dukuri ka arsyen e vet, pasi studimet janë bërë në muaj dhe stinë të ndryshme, në vite dhe në situata të ndryshme. Në këtë libër janë vendosur të dhënat më të përzgjedhura, më sinjifikativet, më të besueshmet, shpesh të shoqëruara me sqarime përkatëse. 5 Shpresoj se ky libër do të lexohet dhe shfrytëzohet prej kolegëve, prej nxënësve dhe studentëve, prej ambjentalistëve, menaxhuesve të zonave të mbrojtura të këtij kompleksi, specialistëve të turizmit etj. Natyrshëm, nëse ndodh kështu, kjo do të ishte edhe dëshira ime më e madhe. Autori 6 ARAKTERISTIKAT E LIQENIT KTË SHKODRËS Pozitë gjeografike e favorshme, 42º 10’ V dhe 19º 15’ L Liqeni i Shkodrës ndodhet në kordinatën gjeografike 42º 10’ të gjerësisë gjeografike veriore dhe 19º 15’ të gjatësisë gjeografike lindore, sipas Grenviçit. Ekosistem lakustrin Liqeni i Shkodrës përmendet në histori si sistem lumor (sistem lotik, riverin), ku liqeni ishte pjesa potamike e Lumit Moraça - Buna, por edhe si sistem kënetor (sistem lentik, palustrin), përgjatë pjesës fushore të lumit. Sot Liqeni i Shkodrës përfaqëson një sistem liqenor (sistem lentik, lakustrin), pra me një sipërfaqe të madhe ujore permanente, çka e dallon nga kënetat. Ujërat e tij ripërtërihen relativisht ngadalë, krahasuar me lumenjtë; lëvizjet e ujit, që shkaktohen prej erave dhe nxehtësisë, nuk janë njëdrejtimëshe. Origjinë tektonike - karstike Liqeni i Shkodrës është formuar prej zhvillimeve gjeotektonike të një rajoni mjaft të gjerë, si dhe zhvillimeve të fuqishme karstike. Konturet bazë të Dinarikeve Juglindore, Ultësirës të Zeta - Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës, janë konseguencë e efekteve endogjene gjatë Mesozoikut dhe pjesërisht Cenozoikut. Lëvizja zbritëse e bllokut mbi të cilin është Liqeni i Shkodrës filloi në përfundim të Paleogjenit dhe fillim të Neogjenit. Këto dukuri janë në progres edhe sot, çka ka rëndësi në prognozimin e zhvillimeve afatgjate të liqenit dhe rajonit. Mendohet se lëvizja zbritëse kompensohet me ngritjen prej 7 mbushjes nga prurjet e ngurta, çka përbën një faktor të rëndësishëm gjeologjik të stabilitetit. Modelimi karstik ka dëshmitë e veta në relievin karstik, tiparet hidrografike, formën e liqenit etj. Liqeni i Shkodrës konsiderohet si një prej 8 liqeneve të mëdhenj, me origjinë karstike, më të njohur në Rruzullin Tokësor. Liqen i madh, më i madhi në Ballkan Liqeni i Shkodrës, me sipërfaqe përafërsisht 360 - 540 km², përfshihet në grupin e liqeneve të mëdhenj të Rruzullit Tokësor (100 - 10.000 km²). Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit, përsa i përket sipërfaqes. Pellgu Ujëmbledhës - resurs i pashtershëm uji Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës ka sipërfaqe të konsiderueshme, prej 5490 km². Llogaritjet tregojnë që 15 km² pellg i përkasin 1 km² liqen, ndërsa më shumë se 2500 km² pellg i përkasin 1 km³ liqen, çka tregon për një potencial të lartë ujëmbledhës. Liqeni i Shkodrës është liqen fushor, por furnizohet me ujë nga lartësitë me shumë reshje, që llogariten në 2500 - 3100 mm shi në vit dhe kjo është një faktor tjetër i qëndrueshmërisë së prurjeve ujore në liqen. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës është 770 m. Uji vjen në Liqen nëpërmjet lumenjve përrenjve, burimeve të ndryshme etj. 210 m³/sek, ose rreth 62% e ujit vjen nga Lumi Moraça. Zbrazja e Liqenit në rrugë sipërfaqësore bëhët nëpërmjet Lumit Buna. Stabilizues hidrologjik Në regjimin ujor të Liqenit një rol të rëndësishëm luan regjimi tepër i ndryshueshëm i Lumit Drini. Lumi Drini derdhet në Lumin Buna në rreth 1.5 km nga dalja prej Liqenit, nëpërmjet degës 8 kryesore derdhëse Drinasa. Liqeni i Shkodrës funksionon si një stabilizues i shkëlqyer hidrologjik. Kur Drini sjell pak ujë, Liqeni derdh lirshëm ujin e tij në Lumin Buna. Përkundrazi, kur Drini sjell furishëm ujë, pengohet rrjedhja normale e Lumit Buna, pra pengohet derdhja e ujit të Liqenit në Lumin Buna, për pasojë Liqeni zhvillohet duke rritur nivelin, sipërfaqen dhe vëllimin e tij. Kriptodepresion i rrallë Liqeni zë pjesën më fundore të Ultësirës të Zeta - Shkodrës. 165 km² e sipërfaqes së Liqenit të Shkodrës, çka i takon rreth 44,3 % e sipërfaqes minimale të pasqyrës së së tij, ka fundin nën nivelin e detit. Kjo dukuri e karakterizon liqenin si një kriptodepresion të rallë në Europë dhe në gjithë Rruzullin Tokësor. Kjo është pjesa që i jep atij atributet e liqeneve stereotipike, vlera natyrore të veçanta, aftësi ripërtëritëse dhe jetëgjatësi. Arqipelag unikal në Europë Në pjesën perëndimore, prej daljes së Bunës e deri në Kepin e Radushës, bregu është përgjithësisht shkëmbor. Ka shumë gjire, kepe dhe ishuj të shumtë, që kanë interes studimi nga pikëpamja gjeologjike, gjeografike dhe ekologjike. Arqipelagu prej 53 ishujsh është unikal në Europë. Ishujt lozin rol të rëndësishëm në biologjinë e liqenit, pasi janë mjedise relativisht të izoluara, me bimësi interesante, strehë dhe vende riprodhimi për shpendët dhe kafshët e tjera. Liqen subtropikal Regjimi hidrotermik i Liqenit të Shkodrës është interesant. Temperaturat mesatare nga janari në gusht ndryshojnë me rreth 20° C. Shumë rallë temperatura e ujit ka zbritur nën 0° C. Ky regjim temperature e karakterizon Liqenin si subtropikal. Liqeni ka më shumë ujë në stinët me reshje dhe më pak në verë. 9 Zhvillime stinore që sigurojnë stabilitet Liqeni i Shkodrës karakterizohet nga luhatje stinore të mëdha të nivelit të ujit, që shkojnë deri në rreth 5 metra. Ekosistemi e ka të domosdoshme këtë luhatje, sigurisht brenda kufinjve të pranueshëm, minimal dhe maksimal. Me ardhjen e stinëve të ngrohta dhe uljen e nivelit të ujit, ndodh sensibilizimi biologjik, zhvillohen habitatet dhe makrofitet ujore, ndodh riprodhimi i gjallesave, migrimi biologjik etj. Me ardhjen e stinëve të ftohta, kur niveli i ujit rritet deri në nivelin maksimal, ekosistemi sensibilizohet për zhvillime me kahje të kundërt. Numri i habitateve bie dhe kafshët gjejnë strehët e sigurta për dimërim, ose migrojnë në këthim. Sa vjen vjeshta ndodh dekompozimi i makrofiteve. Masa e kalbur shpërndahet në sedimentin e krejt liqenit dhe një pjesë e madhe ikën nëpërmjet Lumit Buna për në det, duke realizuar kështu pastrimin e ujit të liqenit. Mjedis i karakterit litoral Cektësia është karakteristikë identifikuese e liqenit. Cektësia dhe oshilacionet e nivelit të ujit e bëjnë të pamundur zhvillimin e zonave vertikale të liqenit. Liqeni i Shkodrës konsiderohet thjeshtë si mjedis i karakterit litoral. Ai është një liqen i cektë (përveç kriptodepresioneve). Sedimentet e tij ndodhen përgjithësisht brenda zonës fotike. Cektësia dhe turbulenca, për shkak të erave të shumta, përshpejtojnë transformimet redoks të sedimentit, me kahje pozitive, lehtësojnë lidhjet dhe bashkëveprimin e ujit me sedimentin. Uji me oksigjen, sedimenti me potencial redoks të lartë Saturimi i oksigjenit në ujë është mbi 70 %. Shpërndarja e tij, në princip, është ortograde, ndonëse sipas kushteve shfaqet edhe klinograde. Gjendja e koncentrimeve të oksigjenit të tretur zbret me rritjen e temperaturës. Liqeni i Shkodrës përgjithësisht e ka të lidhur ngushtë biotën 10 me sedimentin. Në litoral sedimentet përmbajnë rërë dhe detrit nga vegjetacioni makrofit, ndërsa llumi i pelagialit është më i mineralizuar. Sipërfaqja e sedimentit ka potencial redoks të lartë, i cili përshtat sedimentet
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages64 Page
-
File Size-