Theanoja, ujkonja e Stambollit 1 LENA MANDA THEANOJA, UJKONJA E STAMBOLLIT ROMAN BOTIMET TOENA 2 Lena Manda Theanoja, ujkonja e Stambollit 3 LENA MANDA Theanoja, ujkonja e Stambollit roman Përktheu nga origjinali greqisht Kristo Pulla BOTIMET TOENA Tiranë, 2017 4 Lena Manda Autorja: Λένα Μαντά (Lena Manda) Titulli në origjinal: Θεανώ, η λύκαινα της Πόλης Botoi në greqisht: Psichogios Botuese: Irena Toçi Kryeredaktore: Sonila Kapo Redaktore: Albina Pulla Korrektore letrare: Arlinda Rrushi Përkujdesja grafike: Elida Stafa Kopertina: Albana Kura Gega ISBN 978-9928-235-62-6 © 2006 Psichogios Publications S.A. © në shqip Botimet Toena Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi me asnjë lloj mjeti apo forme, as me fotokopje, pa lejen me shkrim të mbajtësit të copyright-it. BOTIMET TOENA Rr. “M. Gjollesha”, K. Postare 1420, Tiranë Tel.: + 355 4 22 40 116 E-mail:
[email protected] [email protected] Http://www.toena.com.al Theanoja, ujkonja e Stambollit 5 Pak fjalë prej meje am parë njerëz që kur fillojnë një libër, lënë pa lexuar hyrjen apo ndonjë shënim të shkrimtarit K dhe vazhdojnë me subjektin e veprës. Këtë gjë nuk e kam kuptuar kurrë. Shënimi i shkrimtarit më intereson gjithnjë, sepse, nëse në libër flasin personazhet, te shënimi flet shkrimtari dhe unë dëshiroj të di se çfarë ka për të më thënë. Unë, nga ana ime, do të kisha shumë për të thënë për librin që po mbani në duar. Kam lindur në Stamboll dhe aty kalova pesë vitet e para të jetës sime. Siç është e natyrshme, pak gjëra mbaj mend..