PHOTO BY BASHKIA

RAPORT VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN 2019 BASHKIA FIER

1

SHËNIM I RËNDËSISHËM

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me nr. kontrate me USAID: AID-182-C-12-00001, Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP).

Kontribues përmbajtësorë: Raporti u përgatit dhe u hartua nga ekspertët e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) në bashkëpunim me znj. Alketa Lamani, me mbështetjen dhe asistencën e Laureta Memo, Eksperte e PLGP për Angazhimin Qytetar, dhe Diamanta Vito, Eksperte e PLGP për Administrimin e Bashkive.

Adresa e Selisë së Tetra Tech ARD: Tetra Tech ARD 159 Bank Street, Suite 300 Burlington, VT 05401 Tel: 802 495-0282, FAX 802 658-4247 www.tetratech.com/intdev

Kontakt për Tetra Tech ARD: Adrienne Raphael Menaxhere/Këshilltare e Lartë Teknike [email protected]

Kontakt për Projektin PLGP: Kevin McLaughlin Drejtor i Projektit PLGP [email protected] www.plgp.al

SQARIM Ky raport u bë i mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

2

TABELA E PËRMBAJTJES

MIRËNJOHJE ...... 4

SHKURTIME ...... 5

HYRJE ...... 6

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ...... 7

PROFILI I BASHKISË FIER ...... 8

METODOLOGJIA ...... 122

PËRSHKRIM I PROJEKTIT ...... 144

PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE ...... 188

GJETJET KRYESORE ...... 20

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ...... 25

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME PËR QYTETIN ...... 25

Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçenca ...... 255

Demokracia Vendore dhe Mirëqeverisja ...... 27

Zhvillimi Ekonomik Vendor ...... 29

Dimensioni Social në nivel lokal ...... 30

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME PËR NJËSITË ADMINISTRATIVE ...... 32

Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçenca ...... 32

Demokracia Vendore dhe Mirëqeverisja ...... 38

Zhvillimi Ekonomik Vendor ...... 40

Dimensioni Social në Nivel Vendor ...... 41

RRETH QENDRES ALEANCA GJINORE PER ZHVILLIM ...... 42

3

MIRËNJOHJE

Me mirënjohje falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij raporti për të vlerësuar qeverisjen vendore dhe gjithë qytetarët e Bashkisë Fier, të cilët morën pjesë aktive në takimet e realizuara përmes projektit dhe përmes argumentave vlerësuan mirëqeverisjen lokale për bashkinë e tyre.

Një falenderim i veçantë i dedikohet kryetarit të Bashkisë Fier z. Armando Subashi, si dhe z. Florjan Muçaj Administrator pranë kësaj Bashkie dhe stafit të këtij institucioni të cilët dhanë informacione konkrete përballë kërkesave të qytetarëve bazuar në sugjerimet e tyre për përmirësimin e punës në Bashkinë Fier. Gjithashtu, falenderimi i shkon Qendrës Epoka e Re dhe Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor Fier për angazhimin në këtë proces.

Një falenderim shkon edhe për mbështetjen financiare dhe teknike të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP).

4

SHKURTIME

NJQV Njësi të Qeverisjes Vendore

KKQV Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor

PLGP/USAID Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore

QAGJZH Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

RAT Reforma Administrative-Territoriale

VKQ Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

5

1. HYRJE

Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) në bashkëpunim me Qëndrën Aleanca Gjinore për Zhvillim, që prej vitit 2016, kanë ndërmarrë projektin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen (VKQ).

18 bashki në mbarë vendin janë përfshirë në procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen që prej vitit 2015. Në vitin e parë VKQ u zbatua në bashkitë e Elbasanit, Beratit, Kamzës dhe Vlorës, ku gjetjet dhe rekomandimet e qytetarëve gra dhe burra u prezantuan dhe u përfshinë në axhendat dhe programet e kandidatëve për kryetarë bashkie. Në vitin 2016 VKQ u zbatua në gjashtë bashki: Fier, Gjirokastër, Kuçovë, Korçë, Lushnjë dhe Shkodër dhe në vitin 2017 në gjashtë bashki të reja: Vorë, , Lezhe, , Kukës dhe Sarandë.

Në pritje të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, proçesi po zhvillohet në bashkitë Fier, Patos, Pogradec, Elbasan dhe Librazhd, i koordinuar nga Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim në Tiranë dhe me partnerë lokale organizatat: Epoka e Re (Fier), Tjeter Vizion dhe Forumi i Gruas (Elbasan), Unë Gruaja dhe RIAS (Pogradec), si dhe MEDPAK në Librazhd. Një pjesë e rëndësishme në proçes kanë qënë dhe Komisionet Këshilimore Qytetare Vendore (KKQV) në bashkitë respektive ku ato janë funksionale prej vitesh. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen përfshin aspekte kryesore të qeverisjes vendore, të tilla si: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike; (II) qeverisja e mirë dhe demokracia lokale; (III) zhvillimi ekonomik dhe (IV) dimensioni social në nivel vendor.

Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen është një qasje dhe mundësi e mirë që bashkitë të kuptojnë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve. Harmonizimi dhe përfshirja e rezultateve të vlerësimit të komunitetit në programet vendore, si dhe përpjekja për të influencuar në hartimin e politikave vendore, janë një tregues pozitiv i demokracisë në veprim. Kombinimi i metodologjise se VKQ me aktorë kyç lokalë, të tillë si Komisionet Këshillimore Qytetare dhe organizata të shoqërisë civile kanë mundësuar zbatimin me sukses të këtij procesi.

6

2. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Informacioni i përfshirë në këtë raport prezanton ecurinë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në Bashkinë Fier në periudhën janar – mars 2019 dhe përfshin vlerësimin nga ana e komunitetit dhe administratës vendore të performancës së shërbimeve të ofruara në nivel vendor, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e ardhura nga qytetarët. Procesi i VKQ-së i ofron Bashkisë Fier një tablo të qartë të ndryshimeve nga viti 2016 në 2019 bazuar mbi vlerësimin e qytetarëve në lidhje me shërbimet publike, zhvillimin ekonomik, demokracinë vendore dhe dimensionin social në nivel lokal.

Procesi i Vleresimit të Komuntetit për Qeverisjen u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) në bashkëpunim me Bashkinë Fier, njësitë administrative Fier, Levan, Libofshë, , Topojë, Qendër dhe , me pjesëmarrjen e Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor Fier dhe komunitetit në njësitë administrative të sipërpërmendura.

Projekti Vleresimi i Komunitetit per Qeverisjen u shtri në harkun kohor janar – mars 2019 dhe përfshiu 5 bashki, ndër të cilat edhe Bashkinë Fier. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i demokracisë vendore përmes fuqizimit të mekanizmave qytetarë. Objektiva specifike të tij synojnë të nxisin ndërveprimin dhe dialogun mes qytetarëve dhe autoriteteve vendore, përmes përfshirjes së prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve në programet dhe buxhetet vendore, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit dhe duke fuqizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin midis të dyja palëve.

Procesi i VKQ përdori komunitetin e Bashkisë Fier, si njësi analize për nxitjen e llogaridhënies, transparencës dhe përgjegjshmërisë publike të institucionit të bashkisë. Ai mundësoi monitorimin dhe vlerësimin e performancës së administratës lokale, ndërkohë që ofroi mundësi që bashkia të kuptojë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve. Përmes kësaj iniciative monitoruese dhe përfshirrjes së mekanizmave qytetarë, të tillë si Komisioni Këshillimor Qytetar u rritën mundësitë për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje, advokim e përfaqësim dinjitoz të zërit qytetar.

Gjatë procesit të përpunimit të vlerësimeve janë konsultuar gjerësisht materiale, dokumenta dhe strategji, të tilla si: Plani i Përgjithshëm Vendor i Territorit në Bashkinë Fier, dokumentet e PBA 2019 – 2021, vendimet e Këshillit Bashkiak Fier, Ligji 135/2015 për Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Vendore, faqja e internetit e Bashkisë, Ligji 119/2014 për të Drejtën e Informimit, etj.

Në këtë raport do të lexoni: 1) Një profil të shkurtër të Bashkisë Fier; 2) Metodologjinë e projektit; 3) Përshkrimin e projektit; 4) Përmbledhjen e rezultave të vlerësimit të qytetarëve për qeverisjen vendore; 5) Gjetje e rekomandime për të ardhmen.

7

3. PROFILI I BASHKISË FIER

Informacione të përgjithshme Bashkia Fier ka një sipërfaqe 619.90 km² dhe përbëhet nga 10 njësi administrative të cilat janë: Fier, Mbrostar, Topojë, Dërmenas, Levan, , Cakran, Libofshë, Portëz dhe Qendër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet Fierin dhe 85 fshatra. Bashkia e Fierit kufizohet me bashkitë: Divjakë, Lushnje, Roskovec, Patos, Mallakastër, Selenicë dhe Vlorë.

Bashkia e Fierit shtihet në një pozitë gjeografike dhe strategjike të favorshme duke parë që në këtë bashki kalojnë dy nga korridoret më të rëndësishme të vendit të cilët janë korridori VIII dhe korridori i kaltër (autostrada Adriatiko-Joniane). Bashkia e Fierit gëzon nje pozicion strategjik në territorin shqipëtar i mundësuar nga disa avantazhe ndërsektoriale. Ajo përbën 5.7 % të tokës bujqësore shqiptare; kufizohet nga dy lumenj kryesor, Semani në veri dhe Vjosa në jug, të cilët kanë sipërfaqe të mbrojtura natyrore pranë grykëderdhjeve të tyre; zotëron parkun arkeologjik kombëtar të Apolonisë; si dhe trashëgon zona industriale dhe naftëmbajtëse si dhe gëzon pozicionim strategjik avantazhues përsa i përket gazifikimit të mundshëm, me vënien në zbatim të gazsjellësit TAP që kalon brenda territorit të saj.1 Bashkia e re Fier përfshin zonat bujqësore më të rëndësishme të vendit, si dhe një pjesë të konsiderueshme të industrisë që lidhet me përpunimin e naftës.

Popullsia Bashkia e Fierit, në bazë të statistikave të vitit 2011 sipas Censusit regjistronte 120,655 Census banorë, ndërsa sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në vitin 2017 rezulton 201,824 banorë (burimi Ministria e Brendshme). Dendësia e popullsisë llogaritet në rreth 316.7 banorë/km². Më shumë se 55 për qind e popullsisë së Fierit jetojnë në zonat rurale.

Zhvillimi Ekonomik Fieri renditet i treti në Shqipëri për nga rëndësia ekonomike. Ka një ekonomi të fuqishme dhe është qendra e Shqipërisë përsa i përket industrive të naftës, bitumit dhe bujqësisë. Fieri ka depozita të mëdha nafte dhe gazi natyral dhe prodhon afërsisht 2800 fuçi naftë për ditë, si dhe 5 milion m3 gaz natyral për vit. Burime të tjera natyrale përfshijnë rërën bituminoze, materialet inerte, dhe argjilën. Sektorët kryesorë të ekonomisë së Fierit përfshijnë: nxjerrjen dhe përpunimin e naftës: kompani shtetërore dhe private, duke përfshirë kompani të huaja; ndërtim; përpunim ushqimi: pije freskuese dhe alkolike, vaj ulliri dhe gatimi, mish, nënprodukte të qumështit, bukë, sheqer, miell etj; import-eksport; tregëti: rroba, ushqim, elektroshtëpiake, tekstile dhe prodhim veshjesh, etj;

Në bashkinë Fier sipas të dhënave të fundit të 2016, numri total i ndërmarrjeve aktive ishte 6,543, të ndara sipas zërave të mëposhtëm: prodhues të të mirave 1480 ndërmarrje ekonomike; bujqësia, pyjet, peshkimi 766; industria 603; ndërmarrje ekonbomike në ndërtim 111. Mesatarisht, në bashkinë Fier janë të lokalizuara rreth 4.2% e ndërmarrjeve aktive totale. Në

1 Plani I Përgjithshëm Vendor Bashkia Fier 8

terma strukturorë, biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve (76.8% e numrit total të ndërmarrjeve aktive), kryesisht në sektorin e “tregtisë” dhe “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Në vitin 2016, numri i prodhuesve të të mirave u zgjerua me rreth 24.3% në terma vjetorë, veçanërisht në sektorin e “bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit”.

Më së shumti bizneset e mëdha gjenden në formën e njësive të importit dhe eksportit, njësive të shërbimeve, filiale bankash, restorante dhe bare, filiale me artikuj ushqimore dhe industrialë, shërbime private shëndetësore, shërbime arsimore private dhe tregje private. Përsa iu përket bizneseve të vogla, më së shumti dominojnë aktivitete në formën e linjave të transportit të udhëtarëve, restoranteve dhe bareve, supermarketeve, farmacive, parukerive, konfeksioneve, sherbimeve shëndetësore, serviseve të automjeteve dhe shitësve ambulantë.

Bujqësia dhe Blegtoria Bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm. Sipas klasifikimit të Censusit 2011, në Bashkinë e Fierit, qyteti i Fierit konsiderohet si qendër me rëndësi kombëtare, kurse njësitë administrative Mbrostar, Qendër dhe Portëz si njësi suburbane, dhe 6 njësi vendore mikse fushore (Cakran, Libofshë, Dërmenas, Topojë, Levan, dhe Frakull), të cilat mbajnë peshën kryesore të zhvillimit të bujqësisë në zonën e bashkisë. Sipërfaqja e tokave bujqësore në territorin e Bashkisë Fier është 43,580 ha, e cila kultivohet ne masen 80 %. Toka shumë e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë e ka bërë Fierin mjaft të rëndësishëm në nivel kombëtar në vendin që zë për nivelin e lartë të prodhimeve bujqësore. Në Bashkinë e Fierit prodhohen sasi të konsiderueshme të kulturave bujqësore si: 10776 ha me drithra buke; 1841 ha me perime; 14733 ha me foragjere; 370 ha pemëtore, 4226 ha ullishte dhe 785 ha vresht.2

Njëkohësisht, në zonat bujqësore të Fierit vihet re edhe zhvillimi i mëtejshëm i blegtorisë favorizuar nga kostoja e ulët e zhvillimit të këtij sektori në krahasim me bujqësinë, kushtet klimatike dhe relievi i përshtatshëm i zonës. Ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm shpezësh dhe gjëje të gjallë. Në bashkinë e Fierit veprojnë 374 ferma blegtorale dhe 24,667 ferma bujqësore (nga 52,169 ferma bujqësore totale që veprojnë në qarkun e Fierit), me një sipërfaqe totale prej 108.3 ha.3 Fermat familjare janë kontribuesi më i rëndësishëm për sigurinë e ushqimit, duke prodhuar ushqimin për vetë-konsum si dhe pjesërisht për treg. Kontributi i tyre në punësim është i rëndësishëm duke qënë se shumica e fermave individuale shërbejnë si burimi kryesor i të ardhurave.

Industria Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Qarkut të Fierit për shkak të rë rezervave të mëdha të hidrokarbureve që gjenden në të. Bashkia Fier, për shkak të rezervave natyrore të mëdha të naftës, bën pjesë në bllokun F të kërkimit të naftës prej Kompanive AlbPetrol dhe Bankers Petroleum Ltd. (AlbPetrol.al). Llinja e gazsjellësit Trans-Adriatik është shtrirë përgjatë territorit të Bashkisë së Fierit. Kjo linjë kalon në njësinë administrative të Mbrostarit, Libofshës, Topojës dhe Qendër. Gjithashtu projekti i TAP-it ka sjellë për Bashkinë Fier përfitime që kryesisht fokusohen në: i) Rritje të mundësive të punësimit; ii) Investime sociale dhe mjedisore; iii) Investime në infrastrukturën rrugore lokale. Lidhur me burimet e gazit natyror në Bashkinë Fier, territori i bashkisë përbëhet nga burime të konsiderueshme të gazit natyror. Sipas informacioneve zyrtare të marra pranë

2 Të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 2016 3 Plani i Përgjithshëm Vendor Bashkia Fier 9

AlbPetrol-it rezulton se në bashkinë Fier ekzistojnë dy poligone të rëndësishme të burimeve të gazit natyror. Një prej tyre është ai i Frakullës. Ky Poligon ka një shtrirje gjatësore dhe shtrihet deri në afërsi të Frakullës së vogël dhe Murtezisë. Poligoni tjetër shtrihet pranë bregdetit të bashkisë dhe prek zonat e Pishë-Poros dhe Darzezës.

Papunësia Bashkia Fier ka shkallën më të lartë të papunësisë në qark, pas Patosit. Papunësia prek më tepër femrat se meshkujt dhe pothuajse 50% të fuqisë punëtore të moshës 15-24 vjeç. Papunësia për bashkinë Fier arrin 29.5%, e përafërt me mesataren kombëtare dhe lehtësisht më e lartë se Qarku Fier. Gjithsesi, në raport me bashkitë fqinje, bashkia Fier shënon shkallën më të lartë të papunësisë, me përjashtim të Patosit (49%). Vërehet një diferencë papunësie prej rreth 5.3% mes femrave e meshkujve, më e lartë se mesatarja kombëtare (3.5) dhe e qarkut (5), gjë që dëshmon për prirje më të larta punësimi te meshkujt se te femrat. Papunësia te të rinjtë në bashkinë Fier (56,10%) shfaqet si problematikë në raport me nivelin kombëtar, të qarkut, si dhe bashkitë e ngjashme.

Ndërkaq, në nivel bashkie, papunësia më e lartë i takon njësive administrative Portëz dhe Qendër, të cilat ndodhen më pranë qendrës së Fierit. Ndërkaq, njësitë Frakull dhe Libofshë kanë papunësinë më të ulët. Kjo lidhet kryesisht me karakterin bujqësor të zonave dhe vetëpunësimin në sektorin bujqësor. Diferenca e papunësisë mes femrave dhe meshkujve ka tendenca të larta (14-17%), sidomos në Libofshë, Qendër e Topojë, ku edhe shkalla e përgjithshme e papunësisë është më e lartë. Gjithsesi në njësitë Dërmenas dhe Frakull vërehet papunësi më e lartë tek meshkujt se tek femrat. Punësimi i të rinjve është problematik pothuajse në të gjithë njësitë administrative, duke u luhatur nga 50 në 65% të popullsisë të moshes 15-24 vjeç. Papunësia më e lartë vërehet në njësitë Levan, Qendër e Portëz, për arsye të punësimit të përgjithshëm të ulët.

Shëndetësia, struktura arsimore, objektet sociale dhe artistike.

Shërbimi shëndetësor Sistemi i kujdesit shëndetësor përbëhet nga një rrjet shërbimesh, duke filluar që nga spitali, qendrat shëndetësore, ambulancat, lloje të ndryshme klinikash të specializuara (si klinikat dentare, poliklinikat etj), shërbimet ndihmëse farmaceutike, publike apo private, si dhe institucionet e dekoncentruara të shëndetit. Në nivel bashkie, Fieri ka 1 spital rajonal, të vendosur në qytetin e Fierit, 12 qendra shëndetësore dhe 85 ambulanca. Gjithashtu në qytetin Fier ndodhet 1 poliklinikë, 1 farmaci shtetërore, 3 konsultore fëmijësh, 2 konsultore të nënës me fëmijë dhe 18 qendra të shërbimit të mjekut të familjes. Njësitë e tjera administrative kanë secila nga një qendër shëndetësore, e cila manaxhon ambulancat respektive nëpër fshatra (5-11 për secilën njësi). Sa i takon mjekëve, për secilën qendër shëndetësore kemi një mesatare prej 3-5 mjekësh dhe 12-19 infermieresh, për zonat rurale, e 10 mjekë dhe 20-25 infermiere për qytetin. Në zonat rurale nuk ka specializim të mjekëve, dhe mbizotërojnë mjekët e familjes, kurse në qytet dallohen specializime si: pediatër, patologë, epidemologë etj.

Aktualisht gjendja fizike e objekteve shëndetësore është jo e mirë, sidomos në ambulancat e zonave rurale dhe në poliklinikën e qytetit. Zona spitalore e Fierit, e shtrirë në afërsi të qendrës, është në degradim për shkak të ndërtimeve informale rreth saj. Gjithashtu, spitali i fshatit Seman, Topojë, prej vitesh është jashtë funksionimit, për shkak të degradimit fizik dhe mungesës së stafit mjekësor në të.

10

Struktura Arsimore Në Bashkinë Fier gjenden 85 kopshte, 18 shkolla fillore, 63 shkolla 9-vjeçare, 18 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 4 shkolla profesionale. Në qytetin e Fierit kemi mbulimin më të mirë me objekte arsimore, ku ndodhen 2 çerdhe publike, 16 kopshte publike dhe 5 private, 12 shkolla 9-vjeçare publike dhe 8 private, si dhe 13 shkolla të mesme. Nga këto, 2 janë gjimnaze publike, 8 janë shkolla të mesme private, si dhe 3 të tjerat janë shkolla profesionale, si më poshtë: 1. Shkolla e mesme profesionale “Petro Sota”, e cila ofron degët mekanikë, elektrikë, teknologji informacioni dhe teknologji kimike 2. Shkolla e mesme artistike “Jakov Xoxa” 3. Shkolla e mesme private sportive, “Tole Alba”. Vërehet mungesë e institucioneve të arsimit të lartë, si publike, ashtu edhe private, në të gjithë qarkun, gjë që nxit zhvendosjen e popullatës së re për arsye studimi.

Niveli i përgjithshëm arsimor i popullsisë është jo i favorshëm, me 60-70% të popullsisë në njësitë administrative rurale që ka përfunduar vetëm arsimin fillor, dhe shkallë analfabetizmi të lartë në njësitë ku kemi prezencë popullsie rome, si Qendër dhe Levan. Ndjekja e arsimit të lartë shënon nivelet më të ulëta në krahasim me bashkitë e të njëjtit lloj. Mbulimi me kopshte është mjaft i dobët, ku mbi 50% e territorit nuk mbulohet me këtë shërbim, ndërkohë që shkollat 9- vjeçare mbulojnë 89% të territorit urban dhe ato të mesëm 82%. Nevoja më e lartë për kopshte i takon qytetit të Fierit dhe njësive Dërmenas, Libofshë, Portëz dhe Cakran, për shkolla 9-vjeçare Dërmenasit dhe Libofshës, si dhe për shkolla të mesme Portëzës dhe Levanit. Objektet arsimore nuk zbatojnë standardet e sipërfaqes/student, por përgjithësisht kanë kushte të mira fizike dhe kapacitet akademik të lartë në raport me qarkun.

Strukturat social kulturore Nga pikëpamja e shërbimeve sociale, Qarku Fier ka një numër krahasimisht të lartë insititucionesh sociale (19), më të lartë se Elbasani dhe Vlora, por më të ulët se Durrësi e Shkodra. Në nivel qarku janë në funksionim 2 qendra për të moshuar (1publike e 1 private), 9 qendra sociale për fëmijë (jo publike), 3 shërbime sociale private, për familjet dhe komunitetet, 3 shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuar, dhe një qendër sociale për të rinj.Mirëqenia sociale mbulohet pjesërisht nga disa institucione të kujdesit të të rinjve, personave me aftësi ndryshe, e të moshuarve, dhe disa qendra kulturore e sociale në qytetin e Fierit.

Përveç këtyre qendrave, në qytetin e Fierit ka disa institucione social-kulturore, që kontribuojnë në mirëqenien e popullsisë urbane. Disa nga këto objekte janë: - Teatri “Bylis”; - Teatri i Kukullave; - Qendra Kulturore e Fëmijëve “Llambi Bego”; - Muzeu Historik; - Biblioteka e qytetit; - Klubi i sportit “Apollonia”.

11

4. METODOLOGJIA

Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen4 është mjet monitorimi që përdor komunitetin si njësi analize për të nxitur llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë sociale dhe publike të institucioneve vendimarrëse vendore. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen njihet ndryshe edhe si “zëri i komunitetit”, pasi i mundëson qytetarëve të shprehin vlerësimin e tyre mbi cilësinë, përshtatshmërinë dhe efiçencën e shërbimeve publike dhe të propozojnë ndryshime në lidhje me shërbimet e ofruara, madje edhe mbi vendimmarrjet vendore. Mekanizmi i VKQ-së zbatohet në një nivel tejet të rëndësishëm të qeverisjes, në atë vendor, ku qytetarët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me autoritetet vendimmarrëse dhe mbi të gjitha, me shërbimet e ofruara prej tyre.

Procesi mundëson krijimin e dialogut mes komunitetit dhe autoriteteve vendore, duke përballur mundësitë (burimet që kanë në dispozicion autoritetet vendore) me nevojat reale të komunitetit. Zbatimi i këtij mekanizmi në nivelin vendor ndikon në: zhvillimin e demokracisë me pjesëmarrje dhe arritjen e mirëqeverisjes vendore. Duhet të theksojmë gjithashtu se VKQ-ja nuk është thjesht një proces vlerësimi, pasi shkon përtej tij. Ajo ndërton ndërveprimin mes komunitetit, autoriteteve vendore, organizatave të shoqërisë civile etj, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit, duke e fuqizuar atë.

Gjatë procesit të VKQ-së parimet kryesore të vlerësimit të shërbimit (pavarësisht nga çështja object i VKQ-së) do janë: • Përshtatshmëria: programi apo shërbimi a i reflekton nevojat e grupit të targetuar? A i respekton strandartet dhe kiteret që përcakton ligji? • Efiçenca: A po përdoren buimet (financiare, njerëzore, lokale) në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur? A përfshihet komuniteti në planifikimin e këtyre burimeve? • Pjesëmarrja: Sa dhe si nxitet pjesëmarrja e komunitetit në planifikimin dhe zbatimin e programit/shërbimeve? Cilat janë metodat që përdorin autoritetet për të nxitur pjesëmarrjen? • Qëndrueshmëria: jetëgjatësia e programeve, shërbimeve. A janë fondet vjetore në rritje apo ato nuk egzistojnë? • Rezultati: Çfarë ndryshimesh ka sjellë zbatimi i programit/shërbimit? Çfarë rrugësh përdorin autoritetetet për të matur impaktin? • Përshtatshmëria: programi apo shërbimi a i reflekton nevojat e grupit të targetuar? A i respekton strandartet dhe kriteret që përcakton ligji? • Efiçenca: A po përdoren burimet (financiare, njerëzore, lokale) në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur? A përfshihet komuniteti në planifikimin e këtyre burimeve? • Pjesëmarrja: Sa dhe si nxitet pjesëmarrja e komunitetit në planifikimin dhe zbatimin e programit/shërbimeve? Cilat janë metodat që përdoin autoritetet për të nxitur pjesëmarrjen? • Qëndrueshmëia: jetëgjatësia e programeve, shërbimeve. A janë fondet vjetore në rritje apo ato nuk egzistojnë?

4 Marrë nga Manuali për Shoqërinë Civile “Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen”- Mbështetur nga Njësia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Shtëpia Botuese IDEART, 2012 Tiranë 12

• Rezultati: Çfarë ndryshimesh ka sjellë zbatimi i programit/shërbimit? Çfarë rrugësh përdorin autoritetet për të matur impaktin?

Përfituesit e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen janë komuniteti dhe autoritet vendore. Procesi i VKQ-së i mundëson komunitetit të informohet mbi shërbimet që ofrohen nga autoritetet vendore; të shprehë opinionin e tij mbi cilësinë dhe eficencën e tyre; të monitorojë përmbushjen e detyrimeve/angazhimeve e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore; të shprehë drejtpërdrejt tek autoritetet përkatëse opinionin e tij dhe t’u kërkojë atyre përmirësimet e nevojshme, si dhe të ndërveprojë me autoritetet përkatëse me qëllim përftimin e shërbimeve cilësore e të qëndrueshme.VKQ i jep mundësinë autoriteteve vendore të njohin më mirë nevojat dhe prioritetet e komunitetit në përgjithësi, si dhe të grupeve të veçanta të tij; të orientojnë më mirë burimet që kanë në dispozicion në përputhje me këto nevoja dhe prioritete të komunitetit, të rrisin kapacitetet e tyre, transparencën në qeverisje dhe të përmirësojnë cilësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimeve që i ofrojnë komunitetit.

Proçesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen realizohet përmes disa etapave, të tilla si: (I) Vlerësimi për ndjekjen e të dhënave (gjetja dhe konsultimi i dokumentave, materialeve dhe strategjive qe lidhen me Bashkinë); (II) Vlerësimi komunitar për performancën (fokus grupe me qytetare te Bashkisë në zonën urbane dhe rurale); (III) Vlerësimi ose vetë-vlerësimi nga ofruesit e shërbimeve (intervista gjysmë të strukturuara me autoritetet lokale); (IV) Takimi i drejtpërdrejtë midis përfituesve dhe ofruesve (prezantim publik i gjetjeve dhe rekomandimeve nga ky proces dhe (V) Përgatitja e raportit me qëllim institucionalizimin e procesit, advokimin dhe monitorimin.

13

PËRSHKRIM I PROJEKTIT

Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen kaloi në disa faza, të cilat janë të detajuara si më poshtë:

Skedat e vlerësimit Faza përgatitore e projektit ishte shumë e rëndësishme për përcaktimin e aspekteve/fushave që do të mbulonte dhe indikatorëve që do të përmbante VKQ. Katër fushat e përzgjedhura ishin: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike, (II) demokracia vendore dhe mirëqeverisja, (III) zhvillimi ekonomik, (IV) dimensioni social në nivel vendor. Bazuar në to u përcaktuan edhe 19 treguesit e performancës. U përgatitën tre lloje skedash specifike për qytetin, njësitë administrative dhe një përmbledhëse me vlerësimin e ofruesve të shërbimeve. Treguesit që u përdorën për Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen janë:

14

Fokus grupet Me synimin e marrjes së mendimit qytetar në muajin shkurt 2019 u organizuan 7 fokus grupe me përfaqësues të komunitetit dhe banorë të qytetit Fier dhe njësive administrative Levan, Libofshë, Mbrostar, Topojë, Qendër, Cakran dhe Fier qytet. Në takime morën pjesë 154 pjesëmarrës (përfaqësues të Komisionit Këshillimor Qytetar Fier, burra dhe gra, vajza dhe djem që përfaqësonin grupe të margjinalizuara, qytetarë aktivë, kryepleq fshatrash) të cilët me anë të pikëzimit vlerësuan performancën e bashkisë dhe identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve. Në vlerësimin e komunitetit për qeverisjen u kërkua që të kishte një pjesmarrje të balancuar të burrave dhe grave, por në proces morën pjesë 89 burra dhe 65 gra. Gjatë realizimit të fokus grupeve me komunitetin, pjesëmarrësit u prezantuan me qëllimin dhe objektivat e projektit, informacione mbi funksionimin e NJQV, ndryshimin e kuadrit ligjor dhe mekanizmat që mbështesin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Fotot nga fokus-grupi i realizuar në NJA Levan, më datë 12 shkurt 2019, me pjesëmarrjen 22 anëtarëve të komunitetit (10 gra/12 burra).

Fokus-grupi i dytë u realizua në NJA Libofshë, më datë 13 shkurt 2019, me pjesëmarrjen e 22 anëtarëve të komunitetit (12F/10M). Fokus-grupi i tretë u realizua në NJA Mbrostar, më datë 13 shkurt 2019, me pjesëmarrjen e 20 anëtarëve të komunitetit (11 gra/9 burra).

Fokus-grupi i katërt u realizua në NJA Topojë, më datë 14 shkurt 2019, me pjesëmarrjen e 23 anëtarëve të komunitetit (12F/11M). Fokus-grupi i pestë u realizua në NJA Qendër, më datë 14 shkurt 2019, me pjesëmarrjen e 20 anëtarëve të komunitetit (7 gra/13 burra).

15

Fokus-grupi i gjashtë u realizua në NJA Cakran, më datë 15 shkurt 2019, me pjesëmarrjen e 23 anëtarëve të komunitetit (5F/18M). Fokus-grupi i fundit u realizua në Fier, më datë 20 shkurt 2019, me pjesëmarrjen e 24 anëtarëve të komunitetit (8 gra/16 burra).

Shkalla e vlerësimit sipas pikëzimit që u përdor në Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen si me qytetarët, ashtu edhe me bashkinë është si më poshtë:

Kriteret Pikëzimi Nuk ofrohet shërbim ose cilësia është shumë e dobët 1-Shumë keq Shërbimi ofrohet, por cilësia është e dobët 2- Keq Shërbimi ofrohet dhe është relativisht i mirë 3- Çka (mesatar) Shërbimi ofrohet me cilësi të mirë 4- Mirë

Shërbimi ofrohet me cilësi të lartë 5- Shumë mirë

Intervista gjysmë të strukturuara: Pas takimit me qytetarët u organizua një takim me përfaqësues të Bashkisë Fier, ku ofruesit e shërbimeve vetë-vlerësuan përmes sistemit të pikëzimit shërbimet që ata ofrojnë për komunitetin. Intervistat u realizuan me adminsitratorin e përgjithshëm të Bashkisë Fier dhe Drejtorin e Shërbimeve Sociale. Më poshtë foto nga takimi për plotësimin e intervistave gjysëm të strukturuara.

Analizimi i të dhënave: Moment shumë i rëndësishëm i VKQ është hedhja dhe analizimi i të dhënave nga fokus grupet dhe intervistat me ofruesit e shërbimeve. Gjatë kësaj faze është bërë 16

edhe konsolidimi në një skedë i pikëzimit dhe gjetjeve nga qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve. Pjesë thelbësore e punës ishte edhe konsultimi me dokumenta/strategji dhe informacione të tjera që jepnin nje ide me të qartë të fushave dhe treguesve të analizuar.

Përgatitja e Raportit për Prezantimin Publik: Fazë e rëndësishme për përgatijen e prezantimit publik, është dhe konsolidimi në një raport të vetëm të vlerësimeve që kanë bërë qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve. Pasi janë analizuar skedat, është unifikuar sitemi i vlerësimit nga fokus-grupet e njësive adminsitrative dhe nga ato të qytetit. Përveç sisitemit të vlerësimit, ku janë krahasuar vlerësimet e qytetarëve ndaj ofruesve të shërbimeve, janë mbledhur dhe analizuar gjetjet dhe rekomandimet e qytetarëve për cdo fokus-grup të realizuar. Ky dokument i përgatitur, jep një tablo të qartë të situatës dhe do të shërbejë për prezantimin publik të procesit të vlerësimit që do të realizohet mes përfaqësuesve të qytetarëve dhe ofruesve të shërbimeve.

17

PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE

Siç u shpjegua më sipër në raport, në procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen u përfshinë qytetarët e njësisë administrative qendër Fier dhe njësive administrative Cakran, Levan, Libofshë, Mbrostar, Qendër dhe Topojë. Paralelisht me ta u intervistuan edhe punonjësit e bashkisë/ofruesit e shërbimeve. Çështjet për të cilat u bë monitorimi dhe vlerësimi ishin të ngjashme me ato që u diskutuan nëpër fokus grupet me komunitetin, në mënyrë që të merrej informacion për çështje të njëjta si nga komuniteti, në rolin e përfituesit të shërbimeve, ashtu edhe nga pushteti vendor në rolin e ofruesit të shërbimeve publike. Më poshtë janë paraqitur rezultatet e dala dhe analizuara nga ky vlerësim.

a) Cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike - rrugët/ trotuaret, transporti publik, ndriçimi, pastrimi, gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, kanalet kulluese e vaditëse, pyjet e kullotat.

CILËSIA DHE EFIÇENCA E SHËRBIMEVE PUBLIKE

TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.2 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.2 NJËSI Qytetarët 2.8 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 3.9

b) Demokracia vendore dhe mirëqeverisja – informimi dhe komunikimi, transparenca në vendimmarrje, pjesëmarrja në vendimmarrje.

DEMOKRACIA VENDORE – MIRËQEVERISJA

TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.2 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.5 NJËSI Qytetarët 3.5 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4.5

c) Zhvillimi ekonomik vendor - planifikimi strategjik, nxitja e biznesit, nxitja e punësimit, mbështetja për fermerin, mbledhja e të ardhurave dhe planifikimi i buxhetit.

18

ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 2.8 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.3 NJËSI Qytetarët 2.8 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4.3

d) Dimensioni Social në nivel vendor - gratë, grupet me nevoja të veçanta, romët dhe egjiptianët.

DIMENSIONI SOCIAL NË NIVEL VENDOR

TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.2 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.5 NJËSI Qytetarët 2.4 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4.5

Përveç sistemit të pikëzimit pjesëmarrësit në vlerësim patën mundësinë të jepnin edhe komente e sugjerime/rekomandime. Më poshtë po rendisim disa prej gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore, që qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve kanë bërë në Bashkinë Fier.

19

VLERËSIMI I SITUATËS 2016-2019

Situata në 2016 Ndryshimet në 2019 Shërbimet publike Shërbimet publike Vlerësimi në qytet 2.7 dhe NJA 1.7 Vlerësimi në qytet 3.2 dhe NJA 2.8 • Banorët e qytetit të Fierit vlerësojnë • Situatë e përmirësuar ndjeshëm vihet re në investimet në infrastrukturë nga bashkia, lidhje me infrastrukturën rrugore. Qyteti ka por kërkojnë ndërhyrje emergjente në patur rritje të investimeve për përmirësimin disa prej rrugëve të brendshme të qytetit, e infrastrukturës rrugore, sidomos në kryesisht në zonat informale. Edhe në qendër të tij. Nevojë për ndërhyrje kanë rrugët ndërlidhëse midis qytetit të Fierit disa rrugë në brendësi të lagjeve, ose dhe fshatrave me njëri-tjetrin ka nevojë lagjet informale. Në zonat ku ka patur për ndërhyrje, kjo lidhur me faktin që ndërhyrje, qytetarët shprehen të kënaqur rrugët rurale mbizotërojnë ndaj atyre me cilësinë e tyre. Janë rikonstruktuar urbane, për shkak të RAT. Në njësitë rreth 90% e segmenteve kryesore rrugore, administrative rurale, të gjitha rrugët kanë duke u orientuar nga Plani i Përgjithshëm nevojë imediate për ndërhyrje dhe Vendor dhe konsultimet me qytetarët. rikonstruksione, si rrugët e brendshme Rrugët lidhëse ndërmjet fshatrave ose dhe ato ndërlidhëse. rrugët kryesore të fshatrave janë rikonstruktuar dhe janë në gjendje të mirë. Kërkohet ndërhyrje në rrugët brenda

fshatrave dhe në rrugët që të çojnë në parcelat bujqësore. Ndriçimi është një shërbim që ka akoma punë për të arritur cilësinë e duhur, por po bëhen investime serioze në këtë drejtim.

• Shërbimi i transportit publik ofrohet vetëm • Në të gjitha njësitë administrative, në në qytetin e Fierit. Rekomandohet të pjesën më të madhe të fshatrave vendoset shërbimi i transportit publik të funksionon shërbimi i transportit urban. paktën në Nj. A. Levan që ka një shtrirje Qytetarët janë mjaft të kënaqur që ju është gjeografike të konsiderueshme. mundësuar ky shërbim i ri, i cili lehtëson lëvizjen dhe zhvillimin fshatrave. Në disa zona, qytetarët rekomandojnë uljen e çmimit të biletës.

• Shërbimi i pastrimit ofrohet vetëm në • Shërbimi i pastrimit ofrohet me cilësi të qytetin e Fierit dhe në njësinë mirë në qytet dhe banorët përgjithësisht administrative Libofshë. Rekomandohet janë të kënaqur nga shërbimi, sidomos në në mënyrë urgjente vendosja e koshave lagjet kryesore. Në lagjet periferike, dhe ofrimi i shërbimit të pastrimit në kërkohet rrijta e frekuencës dhe shtimi i Nj.A.-të Cakran dhe Levan, pasi situata kontenitorëve. Në njësitë administrative paraqitet problematike. Në Nj.A. Libofshë shërbimi ofrohet në nivel mesatar, kryesisht shërbimi duhet të shtrihet në të gjithë në qendrat e fshatrave. njësinë dhe cilësia e tij të përmirësohet.

20

• Banorët kanë vlerësuar përpjekjet për të • Banorët e vlerësojnë punën e bërë nga krijuar hapësira të gjelbra në qytet, por bashkia në drejtim të gjelbërimit të qendrës rekomandojnë shtimin e sipërfaqeve të së qytetit dhe kërkojnë të vendosen në gjelbërta, duke bërë të mundur që çdo planin e investimeve edhe lagjet periferike. lagje të ketë një ambient të gjelbërt në Ambjentet e gjelbra në qytet kanë ardhur një distancë të arsyeshme. Ndërhyrjet në duke u zgjeruar. Është shtuar gjelbërimi i gjelbërim duhet të jenë më cilësore në rrugëve dhe numri i parqeve të gjelbra mënyrë që të jenë rezistente. brenda blloqeve të banimit. Bashkia ka çdo vit një buxhet të miratuar që përdoret për mirëmbajtjen dhe shtimin e gjelbërimit në qytet. Ndërkohë është planifikuar ndërtimi i

një parku të madh pranë Parkut të Levanit.

• Bashkia Fier duhet të ndërhyjë përmes • Në qytet shërbimi i furnizmit me ujë ofrohet një plani afatgjatë menaxhimi për pa ndërprerje. Rreth 60% e territorit të sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm qytetit ka përfituar nga rikonstruksioni i dhe kanalizimet e ujërave të zeza. rrjetit në kuadër të një projekti të KFV, Qytetarët raportuan probleme me ndërkohë që është fituar një tjetër projekt i sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm KFV për të ndërhyrë në 40% të territorit që dhe rekomanduan përmirësimin e nuk është prekur nga projekti i parë. furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje. Banorët kërkojnë përmirësimin e cilësisë së Rekomandohet që bashkia të punojë për ujit për ta bërë atë të përshtashëm për tu përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm knosumuar. Situata e furnizimit me ujë dhe uji të trajtohet në mënyrë që të jetë i është pak më e mirë në njësitë përdorshëm pasi në pjesën më të madhe administrative Cakran dhe Topojë dhe më të qytetit mban erë, është me ngjyrë dhe problematike në njësitë administrative përdoret vetëm për larje. Për sistemin e Levan dhe Libofshë. Megjithëse janë bërë kanalizimeve kërkohet ndërhyrje urgjente disa investime të rëndësishme për sidomos në zonat informale. Ujërat e ndërtimin e ujësjellësave dhe blerjen e zeza nuk trajtohen para derdhjes së tyre pompave, ka nevojë të punohet për lidhjen në rrjedhat lumore të Vjosës, Gjanicës e të gjitha fshatrave në rrjet, rritjen e orarit dhe Semanit. Mbledhja dhe përpunimi i të furnizimit dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave të zeza mbetet një sfidë për ujit. Kanalizime ka vetëm qyteti dhe fshatrat Bashkinë. kryesore.

• Nuk ka investime nga bashkia për • Drejtoria e pyjeve dhe kullotave në mirëmbajtjen e pyjeve dhe kullotave. bashkinë Fier, punon kyesisht për ruajtjen Banorët e njësive administrative e pyjeve dhe mbrojtjen e tyre nga zjarri, rekomandojnë investime për këtë sektor. Nevojën për dru zjarri qytearët e zgjidhin privatisht dhe për kullota përdorin tokat

bujqësore. Në disa prej njësive administrative janë ngritur grupe për parandalimin e zjarreve. Kërkohet hapja e rrugëve për të mudnësuar ndërhyrjen në rast zjarri dhe shtimi punonjësve që kontrollojnë terrenin në stinën e nxehtë.

• Kanalet kulluese dhe vaditëse janë të • Është bërë një punë shumë e mirë nga lëna pas dore prej shumë kohësh. bashkia për pastrimin e kanaleve kulluese 21

Kërkohen investime për pastrimin e dhe vaditëse, kopetencë e shtuar pas RAT. kanaleve për të evituar përmbytjet dhe Bashkia ka përgatitur një plan veprimi për për të ndihmuar mbarëvajtjen e funksionimin e Ndërmarrjes së Pastrimit të bujqësisë. Kanaleve Vaditës dhe Kullues së bashku me programin PLGP/USAID dhe është duke zbatuar këtë plan në ndërhyrjet e realizuara. Sipas njësive administrative, ka patur ndërhyrje domethënëse në rrjetin e kanaleve kulluese, vaditëse ose në të dyja. Bashkia raporton 10,000 ha sipërfaqe të ujitur, 153,5 km kanale të pastruara, 54 km pastrim kanale ujitjeje dhe 100 km pastrim kanale kulluese. Po punohet për pastrimin e kaneleve të treta për të vënë në funksion të plotë rrjetin, megjithëse kjo është një punë që ka nevojë për ndërhyrje të vazhdueshme. Demokracia Vendore dhe Mirëqeverisja Demokracia Vendore/Mirëqeverisja Vlerësimi në qytet 3.2 dhe NJA 2.3 Vlerësimi në qytet 3.2 dhe NJA 3.5 • Në qytetin e Fierit rekomandohet që • Qytetarët kanë mundësi të marrin qytetarët duhen të orientohen nëpërmjet informacionet që ju nevojiten pranë tabelave ku mund të marrin informacionin bashkisë dhe tek zyra me një ndalesë. që ju duhet. Rekomandohet që stafi Banorët e njësive administrative përgjegjës të jetë më korrekt, etik dhe informohen pranë zyrave të njësive dhe profesional. Në njësitë administrative janë të kënaqur me shërbimin. Bashkia kërkohet të përmirësohet ofrimi i gjithashtu informon banorët nëpërmjet informacionit dhe të vendoset një zyrë televizioneve lokale, faqes së internetit, ose person përgjegjës për të informuar rrjeteve sociale, si edhe nëpërmjet qytetarët. administratorëve dhe koordinatorëve të njësive. Faqja e interntit e bashkisë ka nevojë të jetë e hapur dhe e aksesueshme

nga të gjithë.

• Në lidhje me transparencën në • Qytetarët mendojnë se transparenca e vendimarrje, rekomandohet që faqja e bashkisë së tyre është e mirë. Bashkia internetit e bashkisë të jetë e përditësuar përdor mediat lokale për njoftime të dhe të pasurohet me informacion. Këndi ndryshme dhe reflektimin e mbledhjeve të për shpalljen e njoftimeve duhet të jetë i keshillit bashkiak. Është bërë gati Programi përditësuar. Rekomandohet të bëhen i Transparencës, i cili është parashikuar të publike programi i transparencës, regjistri miratohet në mbledhjen e ardhshme të i transparencës, formularin e kërkesës këshillit. Gjithashtu është ngritur dhe për informacion dhe ku mund të drejtohet përditësohet rregjistri i kërkesave dhe i kërkesa. ankesave, i cili mund të gjendet online në faqen e internetit të bashkisë.

• Pjesëmarrja e qytetarëve të bashkisë Fier • Bashkia ka zhvilluar dëgjesa me në vendimmarrje është ë dobët. komunitetin për konsultimin e çështjeve të Rekomandohet zbatimi i ligjit për njoftimin ndryshme. Qytetarët lajmërohen për këto dhe konsultimin publik dhe të lajmërohen takime nëpërmjet telefonit, afishimeve 22

gjerësisht qytetarët kur realizohen takime publike, njoftimeve verbale ose mediave dhe konsultime publike. sociale. Dëgjesa janë mbajtur si në qytet edhe në njësitë administrative. Vetëm në fund të vitit 2018 bashkia ka organizuar 13

takime, kryesisht për buxhetin e vitit 2019. Ka nevojë të ndërgjegjësohet komuniteti për të patur pjesëmarrje të gjerë në këto takime. Zhvillimi ekonomik vendor Zhvillimi ekonomik vendor Vlerësimi në qytet 2.6 dhe NJA 2.1 Vlerësimi në qytet dhe NJA 2.8 • Bashkia është në procesin e aprovimit të • Bashkia ka një plan të përgjithshëm vendor strategjisë së zhvillimit, që përbën dhe i cili është pununar me financimin e USAID. dokumentin kryesor mbi të cilin bazohet Plani ka dy vjet që është konsultuar dhe aprovuar dhe po punohet kryesiht mbi linjat planifikimi strategjik për vitet e ardhshme. e zhvillimit të përcaktuara në të. Qytetarët Qytetarët kanë qenë pjesë e disa kanë qenë pjesë e disa takimeve takimeve konsultuese por nuk njohin konsultuese por pak prej tyre njohin përmbajtjen e këtij dokumenti. përmbajtjen e këtij dokumenti. Rekomandohet një fushatë e mirëfilltë Rekomandohet të realizohen publikime për informimi për qytetarët pas aprovimit të informimin e grupeve të interesit për dokumentit. përmbajtjen e planit dhe si mund të orientohen prej tij.

• Bashkia nuk ka politika për nxitjen e • Bashkia punon për nxitjen e bizneseve biznesit privat. Rekomandohet që bëhet nëpërmjet stimulimit fiskal dhe duke bashkia të punojë në këtë drejtim, të ofruar infrastrukturën e nevojshme që të inkurajojë krijimin e vendeve të punës ketë lirshmëri për ushtrimin e aktiviteteve të dhe të krijojë lehtësi fiskale për të biznesit lokal. Së fundimi bashkia ka ndihmuar bizneset e vogla. Kërkohet realizuar një bashkëpunim duke ofruar ndërtimi i magazinave për grumbullimin e lehtësitë e nevojshme për një kompani produkteve bujqësore, ndërtimi i një tregu koreane e cila merret me prodhimin e për shitjen e këtyre produkteve dhe krijimi pjesëve të makinave që do të hapë 600 programeve, stimujve për mbështetjen e vende pune në Fier. Në mënyrë të tërthortë fermerit. nga ky rast do të përfitojnë duke u punësuar të rinj, gra dhe persona në nevojë.

• Rekomandohet që qytetarët të • Vihet re një progresion në rritje në informohen zyrtarisht mbi detyrimin e mbledhjen e taksave të bashkisë. Informimi tarifave dhe taksave vendore dhe të i qytetarëve në lidhje me detyrimin bëhet vihen në dijeni kur ka ndryshime. nëpërmjet dërgimit të faturave me postë në Rekomandohet gjithashtu që qytetarët të shtëpi, njoftimeve në televizion, etj. informohen më konkretisht ku shkojnë Megjithëse ka përmirësim të ndjeshëm, taksat e tyre. sfida e bashkisë mbetet krijimi i një databaze të unifikuar për të thjeshtëzuar verifikimin. Dimensioni Social në Nivel Vendor Dimensioni Social në Nivel Vendor Vlerësimi në qytet 3.5 dhe NJA 2.2 Vlerësimi në qytet 3.2 dhe 2.4 23

• Qytetarët nuk njohin punën e bashkisë në • Megjithëse vlerësimi në pikë nga qytetarët lidhje me gratë. Rekomandohet që është në rënie, komentet e tyre tregojnë që bashkia, krahas punës shumë të mirë që janë përmirësuar shërbimet, por po bën përfshirjet e grave në njëkohësisht qytetarët njohin më tepër të vendimmarrje politike, të punojë më tepër drejtat e tyre dhe kërkojnë më tepër. mbi dhunën ndaj gruas, punësimin e Bashkia ka bërë një punë të mirë në lidhje grave dhe nxitjen e bizneseve të krijuara me sensibilizimin e komunitetit kundër nga gratë. Rekomandohet gjithashtu të dhunës me bazë gjinore në qytet dhe në ngrihet një qendër shërbimesh për gratë. fshatrat kryesorë. Janë përgatitur fletëpalosje dhe aktivitete për 16 ditët e aktivizimit (aktivitet i realizuar në mënyrë periodike). Qytetarët rekomandojnë shtrirjen e këtyre programeve në zonën rurale që ka më tepër nevojë. Bashkia ka një plan veprimi kundër dhunës me bazë

gjinore. Është ngritur mekanizmi i referimit dhe adresimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe realizohen tryeza me të gjitha institucionet, në mënyrë periodike. Rekomandohet ngritja e një qendre

tranzitore për të dhënë ndihmë të menjëhershme për gratë e dhunuara.

• Vlerësohet maksimalisht puna që • Qytetarët vlerësojnë në mënyrë të veçantë Bashkia e Fierit bën për grupet me punën e bashkisë me qendrën “Horizont” nevoja të veçanta kryesisht në Qendrën por edhe në Qendrën e të Moshuarve dhe Ditore Horizont, por nevojat e komunitetit kontributin që ky bashkëpunim ka në janë ende të shumta. Rekomandohet që komunitet. Bashkia ka hartuar strategjinë bashkia të punojë më tepër për për lokale që do të përfshihet tek plani social i mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave si bashkisë, i cili momentalisht është drejt dhe përfshirjen sociale për grupet me finalizimit. Gjithashtu bashkia ndihmon në nevoja të veçanta. formimin me kurse profesionale dhe më pas punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve në nevojë.

• Komuniteti Rom në Fier përballet me • Bashkia është duke përgatitur planin lokal probleme të shumta siç janë për integrimin e komunitetit Rom, në infrastruktura, integrimi, punësimi dhe bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe strehimi. Rekomandohet përmirësimi i Rom Activ, i cili do të fokusohet në çështje infrastrukturës për të bërë të mundur siç janë regjistrimi i fëmijëve në gjendjen mbrojtjen nga përmbytjet të zonave të civile dhe mosbraktisja e shkollës. Bashkia banuara nga romët, hartimi i një strategjie ka hapur dhe programin e banesave ose pani lokal për integrimin e sociale ku kanë përfituar anëtarë të komunitetit, krijimi i mundësive për komunitetit. Gjithsesi ky komunitet ka punësim dhe strehim social, hartëzimi i nevoja më të mëdha dhe duhet duhet nevojave të tyre dhe krijimi i një rrjeti të punuar në vazhdimësi për mbështetjen e institucionalizuar për mbrojtjen e të tij. drejtave të këtij komuniteti.

24

GJETJE DHE REKOMANDIME

GJETJE DHE REKOMANDIME PËR QYTETIN SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA

RRUGËT/TROTUARET

Gjetje: Vitet e fundit vihet re një rritje e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Fierit, sidomos në qendër të tij. Banorët shprehen të kënaqur në lidhje me rrugët kryesore të qytetit, por kërkojnë ndërhyrje në rrugët në brendësi të lagjeve dhe atyre informale. Trotuare dhe sinjalistikë rrugore ka vetëm në rrugët kryesore të qytetit. Në zonat ku ka patur ndërhyrje, qytetarët shprehen të kënaqur me cilësinë e tyre.

Bashkia shprehet se janë kryer dhe po kryhen një sërë ndërhyrjesh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, të tilla si Bulevardi Kryesor dhe Unaza e Vogël. Gjithashtu nga këto ndërhyrje janë rikonstruktuar rreth 90% e segmenteve kryesore rrugore. Për prioritizimin e kërkesave për infrastrukturë rrugore është mbajtur parasysh Plani i Përgjithshëm Vendor dhe janë bërë konsultime me qytetarët, kryesisht në kuadër të proçesit të buxhetimit me pjesëmarrje, duke reflektuar kërkesat e qytetarëve. Me rrugët që kanë mbetur pa ndërhyrje planifikohet të punohet në vitet në vazhdim. Bashkia kërkon ndihmën e qytetarëve për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, sidimos sinjalistikës rrugore dhe shprehet se ka nevojë për ndërgjegjësim qytetar për mbrojtjen e pronës publike.

Rekomandime: • Të investohet në infrastrukturën rrugore në lagjet periferike të qytetit; • Të realizohen ndërhyrje në lagjen “Kodër”; • Të realizohen ndërhyrje në lagjen “Afrim i Ri”; • Të realizohen ndërhyrje në lagjen “Mbrostar Ferko”; • Të realizohen ndërhyrje në lagjen “Sheq i Madh”;

SHËRBIMI I NDRIÇIMIT

Gjetje: Qytetarët pohojnë se ka patur ndërhyrje pozitive në qytet për përmirësimin e shërbimit të ndriçimit. Ata janë në dijeni të investimit të fundit me 2.000 llampa dhe planeve të bashkisë për të ndriçuar njërën nga lagjet e qytetit duke përdorur ndriçues fotovoltaikë. Sipas qytetrëve lagjet “Sheq” dhe Afrim i Ri” kanë mungesë të ndriçimit.

Sipas bashkisë shërbimi i ndriçimit në qytetin e Fierit ka nevojë për disa ndërhyrje që të arrijë nivelin e shërbimeve të tjera, por ka patur investime serioze edhe në këtë drejtim. Bashkia konfirmon se është kryer blerja e 3.000 ndriçuesve fotovoltaikë, pas testimit me sukses të modelit. Sfidë për bashkinë gjatë punës së saj në lidhje me shërbimin e ndriçimit ka qenë bashkëpunimi me OSHEE, i cili ka vend për përmirësim.

25

Rekomandime: • Të vendoset ndriçim në rrugët e brendshme të lagjeve periferike • Të vendoset ndriçim në lagjen “Sheq” • Të vendoset ndriçim në lagjen “Afrim i Ri”

SHËRBIMI I PASTRIMIT

Gjetje: Shërbimi i pastrimit ofrohet me cilësi të mirë në qytet dhe banorët përgjithësisht janë të kënaqur nga shërbimi, sidomos në lagjet kryesore. Në lagjet periferike, kryesisht në lagjet “Sheq i Madh” dhe “Sheq i Vogël”, kërkohet që pastrimi të kryhet më shpesh. Banorët kërkojnë gjithashtu shtimin e kontenierëve të mbeturinave në zonat që kanë nevojë më të madhe.

Bashkia Fier e administron vetë shërbimin e pastrimit në qytetin e Fierit dhe beson që kjo gjë ju garanton ofrimin e një shërbimi mjaft cilësor. Sipas bashkisë, kontenierët e mbeturinave dezinfektohen rregullisht, ndërkohë që ka filluar të përdoret sistemi i kontenierëve nën tokë. Probleme ka patur në lidhje me mbledhjen e mbeturinave dhe landfill-in. Aktualisht ka përfunduar landfill-i i ri i Verisë, ndërsa impanti i për prodhimin e energjisë, sipas bashkisë, do të vendoset në funksion në fund të këtij viti. Si pjesë e këtij projekti, është parashikuar të realizohet gjithashtu transferimi i landfill-it të vjetër dhe bonifikimi i tij përmes mbjelljes së pemëve. Bashkia ka një plan për menaxhimin e mbetjeve, bazuar në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane. Landfill-i është një financim i qeverisë shqiptare dhe investimeve të huaja, dhe pas 6 vjetësh do kalojë në pronësi të bashkisë. Bashkia gjithashtu ka evidentuar kompani private që mund të realizojnë pastrimin e ujit të lumit Gjanica dhe është duke pritur miratimin e Ministrisë së Mjedisit për të filluar punën.

Rekomandime: • Të rishikohet vendosja e kontenierëve të mbeturinave në rrugët ku ka më shumë nevojë • Të rritet periodiciteti i pastrimit në lagjet “Sheq i Madh” dhe “Sheq i Vogël” • Të gjendet një zgjidhje për banorët e Sheqit të cilët shqetësohen nga kundërmimimi i mbeturinave që vjen nga vendi i depozitimit.

SHËRBIMI I GJELBËRIMIT

Gjetje: Banorët e vlerësojnë punën e bërë nga bashkia në drejtim të gjelbërimit të qendrës së qytetit, por kërkojnë që të vendosen në planin e investimeve edhe lagjet periferike. Sipas tyre ka nevojë të investohet për ndërtimin e ambjenteve të gjelbra në lagjen “Sheq i Vogël” (banorët janë në dijeni që ka qenë në plan ndërtimi i një lulishteje, por nuk është realizuar) dhe në lagjen “1Maji”.

Sipas bashkisë, ambjentet e gjelbra në qytet kanë ardhur duke u zgjeruar. Nga investimet e bëra është shtuar gjelbërimi i rrugëve dhe numri i parqeve të gjelbra brenda blloqeve të banimit. Bashkia ka çdo vit një buxhet të miratuar që përdoret për mirëmbajtjen dhe shtimin e gjelbërimit në qytet. Ndërkohë është planifikuar ndërtimi i një parku të madh pranë Parkut të Levanit me qëllim ofrimin e një ambjenti rekreativ për qytetarët.

26

Rekomandime: • Të shtohet gjelbërimi në lagjet periferike të qytetit; • Të ndërtohet një lulishte në lagjen “Sheq i Vogël”; • Të ndërtohet një ambjent i gjelbër në lagjen “1 Maji”, zona nga “Ura në Shkallë” deri tek “Parafabrikatet”.

FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIMET

Gjetje: Sipas qytetarëve shërbimi i furnizmit me ujë ofrohet në të gjithë qytetin pa ndërprerje. Ata shprehen se pavarësisht rezultateve të dala nga analizat e ujit, ngjyra dhe era e tij tregojnë që cilësia nuk është e pranueshme për konsum. Kërkohet marrja e masave nga ana e bashkisë në mënyrë që banorët të kenë ujë të konsumueshëm dhe të përdorshëm për nevojat familjare. Sistemi i kanalizimeve në përgjithësi është i mirë, duke përjashtuar zonat informale, ku kanalizimet mungojnë. Nevojë për ndërhyrje për sistemin e kanalizimeve ka në lagjet “Afrim i Ri” dhe “Sheq i Vogël”, ku pusetat bllokohen më shpesh.

Bashkia vlerëson se ofron një shërbim të mirë të furnizimit të qytetit me ujë të pijshëm. Shërbimi ofrohet pa ndërprerje dhe rezulton që cilësia e ujit sipas bashkisë është brenda parametrave. Rreth 60% e territorit të qytetit ka përfituar nga rikonstruksioni i rrjetit në kuadër të një projekti të KWF, ndërkohë që është fituar një tjetër projekt i KWF për të ndërhyrë në 40% të territorit që nuk është prekur nga projekti i parë. Projektet planifikohet të përfundojnë brenda vitit 2020. Sfidë për bashkinë në lidhje me këtë shërbim mbetet fondi i pamjafueshëm për mirëmbajtjen e rrjetit, por investime kryhen vazhdimisht, siç është blerja e 10.000 matësave që është planifikuar të realizohet brenda pak javësh.

Rekomandime: • Të gjendet një zgjidhje për garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm; • Të planifikohet shtrirja e kanalizimeve në lagjet informale të qytetit; • Të planifikohen ndërhyrje në kanalizime në lagjet “Afrim i Ri” dhe “Sheq i Vogël,” ku pusetat bllokohen shpesh.

DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA

INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI

Gjetje:

Qytetarët tregojnë se kanë mundësi të marrin informacionet që ju nevojiten pranë bashkisë dhe tek zyra me një ndalesë. Ata mendojnë se puna e bashkisë në lidhje me informimin dhe komunikimin është shumë e mirë. Punonjësit janë të gatshëm për të ofruar shërbimet dhe të dhënat merren lehtësisht, por informacioni ndonjëherë ka nevojë për sqarim që të kuptohet.

Bashkia tregon se ka një zyrë informacioni ku banorët mund të marrin shërbimet që ju nevojiten. Gjithashtu komuniteti informohet nëpërmjet televizioneve lokale, faqes së internetit të bashkisë, rrjeteve sociale, si edhe nga administratorët dhe koordinatorët e njësive. Përgjigjet ndaj

27

ankesave dhe kërkesave kthehen sa më shpejt të jetë e mundur, brenda afatit ligjor, në varësi edhe të problematikës. Në faqen e internetit të bashkisë mungon aksesi i drejtpërdrejtë, pasi duhet fillimisht të regjistrohesh, por bashkia shprehet se po punon për të bërë rregullimet e nevojshme në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund ta përdorin faqen. Gjatë punës së saj bashkia është konsultuar me komunitetin duke realizuar takime me ta, siç janë konsultimet në lidhje me buxhetimin me pjesëmarrje dhe takime të tjera, të cilat realizohen në bazë fshati, në bazë njësie dhe në bazë qyteti.

Rekomandime: • Njohja e qytetarëve me të gjitha shërbimet që ofrohen nga bashkia dhe ku mund të drejtohen për t’i përfituar.

TRANSPARENCA NË VENDIMMARRJE

Gjetje: Qytetarët mendojnë se transparenca e bashkisë së tyre është e mirë. Ata vlerësojnë përdorimin nga bashkia të mediave lokale për të njoftuar dhe informuar qytetarët dhe për të reflektuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Bashkia shprehet se mundohet të jetë sa më transparente me qytetarët gjatë punës së saj. Është bërë gati Programi i Transparencës, i cili është parashikuar të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Gjithashtu është ngritur dhe përditësohet regjistri i kërkesave dhe i ankesave, i cili mund të gjendet online në faqen e internetit të bashkisë.

Rekomandime: • Të bëhet e hapur faqja zyrtare e bashkisë, që të gjithë të mund të marrin informacion. • Të strukturohet informacioni në faqe për t’u gjetur më lehtë nga përdoruesit; • Të realizohen publikime informueses për banorët që nuk kanë qasje në internet.

PJESËMARRJA NË VENDIMMARRJE

Gjetje: Qytetarët shprehen të ndarë në dy grupime: Një pjesë konfirmojnë se lajmërohen për takimet publike që organizon bashkia, nëpërmjet telefonit, nëpërmjet afishimeve publike, nëpërmjet njoftimeve verbale ose nga njoftmet në mediat sociale, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve shprehet se nuk ka patur lajmërim. Vetëm pak prej qytetarëve shprehen se marrin pjesë në këto takime, sepse mendojnë që mendimi i tyre shumë rrallë merret në konsideratë nga bashkia. Qytetarët janë të informuar që mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për publikun, por sipas tyre nuk janë lejuar të marrin pjesë, ose nëse kanë arritur në hyjnë në sallë nuk ju është dhënë mundësia të ngrenë shqetësimet e tyre.

Sipas bashkisë zhvillohen vazhdimisht dëgjesa me komunitetin dhe mbahen takime në çdo njësi administrative, si edhe takime me grupe interesi të veçanta, si p.sh. me biznesin. Vetëm në fund të vitit janë organizuar 13 takime, kryesisht për buxhetin e vitit 2019.

28

Rekomandime: • Të punohet për realizimin e proçeseve konsultuese gjithëpërfshirëse duke përdorur forma të ndryshme për marrjen e mendimit të komunitetit.

ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

PLANIFIKIMI STRATEGJIK

Gjetje: Qytetarët janë të dijeni të ekzistencës së Planit të Përgjithshëm Vendor të Fierit, madje disa prej tyre e kanë parë të publikuar online dokumentin, por përgjithësisht nuk njohin përmbajtjen e tij ose nuk kanë dijeni se si veprimtaria e tyre mund të orientohet nga ky plan.

Sipas bashkisë, Plani i Përgjithshëm Vendor (përgatitur me mbështetjen e PLGP/USAID), ka dy vjet që është konsultuar dhe aprovuar dhe bashkia po punon kryesisht mbi linjat e zhvillimit të përcaktuara në të.

Rekomandime: • Rekomandohet që bashkia të prodhojë materiale informative me qëllim informimin e qytetarëve mbi Planin e Përgjithshëm Vendor dhe grupeve të ndryshme të interesit mbi pjesë të veçanta të planit me interes për ta.

NXITJA E BIZNESEVE

Gjetje:

Qytetarët nuk kanë njohuri mbi politikat e bashkisë në lidhje me nxitjen e bizneseve dhe nuk kanë informacion nëse ka ndonjë trajtim lehtësues për bizneset e reja. Disa prej tyre referojnë se kur ka patur investues të mdhenj, bashkia i ka ndihmuar në çështje të infrastrukturës.

Bashkia shprehet se nxitja e bizneseve bëhet nëpërmjet stimulimit fiskal dhe duke ofruar infrastrukturën e nevojshme që të ketë lirshmëri për ushtrimin e aktiviteteve të biznesit lokal.

Rekomandime: • Të mbështetet biznesi i vogël dhe të gjtiha iniciativat që nxisin krijimin e vendeve të punës dhe punësimin lokal;

NXITJA E PUNËSIMIT

Gjetje: Qytetarët shpesh i drejtohen bashkisë të gjenduar përballë nevojës për punësim, pavarësisht se bashkia nuk ka një strukturë që merret me këtë çështje. Shpesherë bashkia mundohet ti ndihmojë duke bashkëpunuar me Zyrën e Punës, por kërkesat e kësaj të fundit vijnë nga sektori privat dhe në mjaft raste bashkia nuk mund të ofrojë informacion të përditsuar. Banorët nuk e 29

kanë të qartë kufirin ndërmjet kopetencave të bashkisë dhe të Zyrës së Punës në lidhje me punësimin. Ata kërkojnë që Qendra e Formimit Profesional të jetë më aktive dhe e orientuar drejt kërkesave të territorit.

Vetë bashkia shprehet se nxitja e punësimit kryhet duke nxitur mbarëvajtjen e bizneseve vendase, në përputhje dhe me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Së fundimi, bashkia ka realizuar një bashkëpunim duke ofruar lehtësitë e nevojshme për një kompani koreane, e cila merret me prodhimin e pjesëve të makinave që do të hapë 600 vende pune në Fier. Në mënyrë të tërthortë nga ky rast do të përfitojnë duke u punësuar të rinj, gra dhe persona në nevojë.

Rekomandime: • Të bëhen përpjekje për nxitjen e punësimit të të rinjve; • Të punohet për punësimin e grave; • Të ngrihen programe për nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit të qytetarëve; • Të ndërmjetësohet për punësimin e personave në nevojë ekstreme.

MBLEDHJA E TË ARDHURAVE DHE PLANIFIKIMI I BUXHETIT

Gjetje: Qyetarët shprehen se janë pagues të rregullt të taksave dhe tarifave vendore, përndryshe nuk ju jepen shërbimet nga bashkia. Taksat ose janë të përfshira në faturën e ujit të pijshëm ose paguhen në momentin që kërkon shërbim nga Zyra e Gjendjes Civile dhe rezulton debitor. Qytetarët që jetojnë në qendër të qytetit shprehen më të kënaqur kur bëjnë raportin e taksës me shërbimet që marrin në këmbim, ndërsa qytetarët që jetojnë në periferi kërkojnë shtimin ose përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Nga ana e saj, bashkia tregon se mbledhja e taksave është relative, megjithëse vihet re një ecuri në rritje. Plani i mbledhjes së taksave bëhet nga Drejtoria e Taksave bashkë me nënkryetarin përkatës. Informimi i qytetarëve në lidhje me detyrimin bëhet nëpërmjet dërgimit të faturave me postë në shtëpi, njoftimeve në televizion, njoftimeve në rrjetet soicale, etj. Megjithëse mbledhja e taksave ka përmirësim të ndjeshëm, sfida e bashkisë mbetet krijimi i një databaze të unifikuar për të thjeshtëzuar verifikimin.

Rekomandime: • Të krijohen lehtësira ose përfitime pozitive kundrejt pagesës së taksave në kohë; • Të bëhen fletëpalosje për të informuar konkretisht banorët ku shkojnë taksat e tyre.

DIMENSIONI SOCIAL NË NIVEL VENDOR

GRATË:

Gjetje: Qytetarët janë në dijeni që ka programe nga bashkia ose në bashkëpunim me shoqërinë civile për gratë, edhe pse nuk kanë informacion specifik mbi këto programe. Në Bashki ndodhet një

30

pikë fokale për dhunën në familje, por banorët kërkojnë që zyra që ofron këtë shërbim të mobilizohet më tepër për të ndihmuar rastet që i paraqiten, pasi neglizhenca i vendos këto gra sërish në rrezik. Herë pas here qytetarët informohen nëpërmjet TV mbi fushatat e organizuara nga Bashkia për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj gruas. Ata perceptojnë se përfaqësimi i grave në adminsitratën e bashkisë është shumë i mirë, pasi ka më shumë gra se burra.

Bashkia ka një punonjëse për dhunën në familje, e ngritur në bashkëpunim me UNDP dhe ka përgatitur një plan veprimi për këtë çështje. Në kuadër të ngritjes së mekanizmit të referimit dhe adresimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore realizohen tryeza me të gjitha institucionet, në mënyrë periodike, edhe më shpesh kur ka raste emergjente. Bashkia ka punuar për sensibilizimin e komunitetit duke realizuar fushata në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Janë përgatitur fletëpalosje dhe aktivitete për 16 ditët e aktivizimit (aktivitet i realizuar në mënyrë periodike). Ndikuesi kryesor sipas përfaqësuesve të bashkisë janë kushtet social-ekonomike dhe problematikat që kanë sjellë zhvillimet e reja në familje. Gjithashtu sipas bashkisë ekziston nevoja për të patur një qendër tranzitore emergjence për gratë e dhunuara.

Rekomandime • Të realizohen materiale informuese që lehtësojnë referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore duke lidhur direkt përfituesin me shërbimet që gjenden në territor.

GRUPE NË NEVOJË PËR SHËRBIME TË KUJDESIT SHOQËROR:

Gjetje: Puna e bashkisë në lidhje me shërbimet sociale perceptohet e mirë nga qytetarët e Fierit. Ata shprehen se përveç zyrës së shërbimeve sociale, bashkia ka edhe dy qendra ditore në territorin e saj, Qendrën e të Moshuarve dhe Qendrën “Horizont” me të cilat bashkëpunon. Qytetarët vlerësojnë në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e bashkisë me qendrën “Horizont” dhe kontributin që ky bashkëpunim ka në komunitet. Ndërkohë kërkohet përmirësim i shërbimeve që ofrohen për viktimat e dhunës në familje, ofrimi i strehimit, shërbimit psikologjik dhe ligjor për to.

Bashkia deklaron se ka programe të veçanta për grupet në nevojë dhe ka hartuar Strategjinë Lokale që do të përfshihet tek Plani Social i bashkisë, i cili momentalisht është drejt finalizimit. Ka projekte të veçanta për këto grupe, për komunitetin rom, mikrobiznesin, për fëmijët në nevojë, ndihmon në formimin me kurse profesionale dhe më pas punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve në nevojë. Sipas bashkisë, Ligji 121/2016 për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror nuk ka gjetur zbatim për shkak se akoma nuk ka aktet nënligjore. Fondi social nuk është bërë aktiv akoma dhe megjithëse ka kërkesa, momentalisht nuk është i mundur realizimi i tyre nga bashkia. Bashkia ka bashkëpunime me organizata të ndryshme, kryesisht në ngritje kapacitetesh, por vihet re që Fieri ka mungesë të shoqërisë civile. Bashkia bashkëpunon kryesisht me Qendrën Rinore “Epoka e Re” dhe Qendrën “Murialdo”, të dyja me në fokus rininë.

Rekomandime: • Të përmirësohet shërbimi i ofruar për viktimat e dhunës në familje, të ofrohet për to strehim, shërbim psikologjik dhe ligjor.

ROMËT DHE EGJIPTIANËT: 31

Gjetje: Qytetarët njohin disa nga programet në mbështjetje të komunitetit rom në zonën e tyre. Ata janë në dijeni të takimeve koordinuese për programe të veçanta me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komuniteti rom. Por qytetarët nuk dinë të bëjnë dallimin se cilat programe ofrohen nga pushteti vendor dhe cilat programe nga qeveria qendrore. Është dëgjuar shumë në qytet për punën që bëhet për këtë komunitet, ndihmën që marrin nga ana e bashkisë dhe nga ana e organizatave, mbështetje në investime, në përfaqësim, kryesisht në fshatin Baltëz dhe në Levan. Bashkia ka hapur dhe programin e banesave sociale ku kanë përfituar anëtarë të komunitetit. Gjithsesi ky komunitet ka nevoja më të mëdha dhe duhet duhet punuar në vazhdimësi për mbështetjen e tij.

Sipas bashkisë është duke u përgatitur Plani Lokal për Integrimin e Komunitetit Rom, në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe Rom Activ, i cili do të fokusohet në çështje, siç janë regjistrimi i fëmijëve në gjendjen civile dhe mosbraktisja e shkollës. Bashkia nuk ka pranuar ngritjen e shkollave të veçanta për këtë komunitet, pasi mendon që kjo do ta bëntë më të vështirë integrimin e tyre.

Rekomandime: • Të punohet më shumë dhe të njihet puna e bashkisë nga dhe për komunitetin Rom.

GJETJE DHE REKOMANDIME PËR NJËSITË ADMINISTRATIVE

SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA

RRUGËT:

Gjetje: Qytetarët e njësive administrative Cakran, Levan Libofshë, Qendër dhe Topojë shprehen të kënaqur në lidhje me gjendjen e rrugëve kryesore dhe rrugëve që i lidhin me njësitë e tjera administrative ose me qytetin e Fierit. Ata kërkojnë ndërhyrje në rrugët brenda e lagjeve, në rrugët e brendshme të fshatrave dhe në rrugët që çojnë në parcelat bujqësore, këto të fundit me ndikim direkt në mbarëvajtjen e aktivitetit të fermerëve. Problematike sipas qytetarëve paraqitet gjendja në njësinë administrative Mbrostar, ku rrugët brenda njësisë ose rrugët e fshatrave janë të dëmtuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje. Në të gjitha njësitë administrative, ndriçim ka vetëm në rrugët kryesore të fshatrave, lagjet janë të pandriçuara. Në disa prej tyre ka nevojë të zëvendësohen ndriçuesit e dëmtuar dhe të bëhen riparime.

Bashkia deklaron se ka punuar për të sjellë në gjendje të mirë rrugët ndërmjet fshatrave, 90% e të cilave kanë përfunduar dhe ato që nuk kanë arritur të jenë pjesë e planit të investimeve janë mbushur me inerte ose rërë bituminoze për ti bërë më të kalueshme. Specifikë e punës së bashkisë Fier për ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore është ngritja e një ndërmarrjeje në pronësi të bashkisë e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, që punon për të trajtuar të gjitha rrugët dytësore. Çdo vit shpërndahen rreth 20.000 ton rërë bituminoze, kamina e të cilës është gjithashtu në pronësi të bashkisë, pra kostot janë minimale. Në fokusin e bashkisë ka qenë fillimisht lidhja e fshatrave me njëri-tjetrin dhe brenda vitit 2022 parashikohet të jenë realizuar të gjitha ndërhyrjet e parashikuara në rrugët parësore, dytësore dhe tretësore, orientuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor dhe proçesi i buxhetimit me pjesëmarrje. 32

Rekomandime: • Të realizohen ndërhyrje në rrugët e fshatit Gorishovë; • Të realizohen ndërhyrje në rrugët e fshatit Buzëmadh; • Të rregullohen rrugët e lagjeve Tapaj dhe Llanaj dhe rruga e varrezave në Cakran; • Të bëhet një investimin minimal duke hedhur inerte në rrugët e brendshme të Levanit për ti bërë të kalueshme; • Të rregullohet rruga për të vajtur te ullinjtë në Levan, me gjatsëi rreth 500 m; • Të rregullohen rrugët në lagjen “1 Maji” në Levan, banorët e së cilës i përkasin komunitetit rom; • Të rregullohen rrugët në fshatin Bashkim; • Të përfundohen investimet e nisura në fshatin Peshtan i Vogël; • Të investohet në rrugën Levan-Shtyllas; • Të vendoset ndriçim në të gjitha lagjet në Levan dhe në fshatrat kryesorë; • Të merren masa për rrugën e Shtyllasit, e cila ka qenë e prerë dhe qytetart kanë zmadhuar kopshtet duke e vendosur rrugën në rrezik për shembje. • Të rregullohen rrugët kryesore dhe rrugët e lagjeve në Metaj; • Të rregullohen rrugët e brendshme në Ndërnënas dhe rrugët që të çojnë në tokat bujqësore; • Të vendoset ndriçim në rrugët e lagjeve të fshatit Ndërnënas; • Të investohet në llampa ndriçimi më të mira sepse llampat ekzistuese digjen shumë shpejt; • Të rregullohet rruga nga Libofsha për në bregdet; • Të rregullohen rrugët e fshatit Havaleas; • Të shtrohet rruga Vanaj-Rrungajë; • Të përfundohen rrugët dytësore të fshatit Agim; • Të rregullohen rrugët e lagjeve në Mbrostar; • Të rregullohet rruga Qerim Kumanaku në Kallm të Vogël; • Të rregullohet rruga kryesore Veri-Mbrostar; • Të investohet në rrugët e lagjeve të fshatit Petovë; • Të rregullohen rrugët për te parcelat në Petovë; • Të rregullohet rruga brenda fshatit në Kallm të Madh; • Të ndërhyhet në rrugët Kallm-Ishëm dhe Veri-Halilaj; • Të ndriçohen rrugët e lagjeve në Mbrostar; • Të rregullohen dhe të ndriçohen rrugët dytësore në Vajkan; • Të rregullohen rrugët brenda fshatit Kallm i madh. • Të rregullohen rrugët brenda fshatit Çlirim; • Të shtrohen rrugët brenda fshatit Grecalli; • Të rregullohen rrugët brenda fshatrave Mujalli dhe Daullas; • Të rregullohen rrugët e fshatit Gjokalli; • Të vendoset ndriçim në fshatrat Gjokalli dhe Seman;

33

• Të shikohet me prioritet rregullimi i rrugëve që të çojnë në tokat bujqësore në të gjitha njësitë administrative;

TRANSPORTI PUBLIK

Gjetje: Në të gjitha njësitë administrative, në pjesën më të madhe të fshatrave funksionon shërbimi i transportit urban. Qytetarët janë mjat të kënaqur që ju është mundësuar ky shërbim i ri, i cili lehtëson lëvizjen dhe zhvillimin e këtyre fshatrave. Megjithëse shprehen të kënaqur nga cilësia e shërbimit, qytetarët e njësive administrative Libofshë, Mbrostar, Qendër dhe Topojë, kërkojnë uljen e çmimit të biletës, e cila është shumë e kushtueshme krahasuar me të ardhurat e tyre të pakëta. Gjithashtu qytetarët rekomaadojnë shtrirjen e shërbimit në të gjitha fshatrat.

Nga ana e saj bashkia Fier shprehet se shërbimi i transportit urban ofohet në mënyrë mjaft cilësore për qytetarët. Për të garantuar këtë bashkia ka kontraktuar 4 kompani private që mbulojnë zonën me transport. Gjithashtu kjo praktikë është vlerësuar si një nga praktikat më të mira rajonale në një konkurs të zhvilluar ndërmjet bashkive të rajonit nga AZHR4.

Rekomandime: • Kërkohet vendosja e një linje ndërqyetetase Cakran-Tiranë, duke qenë se Cakrani është zonë e madhe dhe ka nevojë për këtë shërbim. • Të lidhet me transport publik fshati Shtyllas; • Të lidhet me transport pubik fshati Peshtan i Vogël. • Të subvencionohet nga bashkia transporti i nxënësve që përdorin transportin për të shkuar në shkollë. • Të mbulohen të gjithë fshatrat me transport urban; • Të shikohet mundësia për uljen e biletës së transportit, sidomos në njësinë administrative Libofshë ku banorët paguajnë nga 150 lekë. • Të rregullohet çmimi i biletës sipas distancave; • Tëvendoset transporti publik në fshatin Vadhëz; • Të mundësohet transporti për në shkollë për fëmijët e fshatrave të largët. • Të vendoset transport publik në fshatin Gjokalli;

PASTRIMI

Gjetje: Qytetarët kanë dhënë vlerësime mesatare në lidhje me shërbimin e pastrimit. Sipas tyre shërbimi ofrohet në të gjitha njësitë por cilësia e tij varion nga njësi në njësi. Përgjithësisht fshatrat që janë qendra të njësive kanë shërbim më të mirë. Në njësinë administrative Cakran banorët janë të kënaqur nga shërbimi. Në njësinë administrative Levan ka pamjaftueshmëri të kontenitorëve dhe ka zona si lagjia “1Maji”, “ish-Pularia” ose fshati Peshtan, ku shërbimi mungon. Në njësitë administrative Libofshë, Mbrostar dhe Topojë qytetarët janë të kënaqur nga shërbimi, por kërkojnë shtimin e kontenitorëve. Në njësinë administrative Qendër kërkohet dezinfektimi i kontenitorëve dhe shtimi i tyre në fshatra. Në njësinë administrative Topojë

34

kërkohet mbledhja më shpesh e mbeturinave dhe zgjedhja e vendeve më strategjike për vendosjen e kontenitorëve.

Bashkia ka kontraktuar një kompani private për ofrimin e shërbimit të pastrimit në njësitë administrative. Pasi mblidhen mbeturinat, grumbullohen në një pikë tranzitore e më pas transferohen tek pika e mbetjeve. Duke qenë se ky është një shërbim i ri për fshatrat, bashkia është akoma në fazën e konsolidimit të vendeve ku duhet të vendosen kontenitorët. Për shkak të shtrirjes më të gjerë të zonës rurale, edhe buxheti i pastrimit për zonën rurale është krahasimisht më i madh. Megjithatë tarifa e pastrimit është sa gjysma e tarifës së pastrimit që pagujanë banorët e qytetit të Fierit.

Rekomandime: • Të vendosen kosha për mbeturinat në të gjitha lagjet në Levan; • Të ofrohet shërbimi i pastrimit në lagjen “1 Maji”, tek “ish-Pularia” Levan dhe në fshatin Peshtan; • Shërbimi të ofrohet me të njëjtën cilësi si në qendër të Levanit edhe në lagje e fshatra; • Të shtohen koshat e mbeturinave në fshatin Metaj; • Të pastrohen lagjet në fshatin Mbrostar; • Të zgjidhen vende më të prshtatshme për depozitimin e mbeturinave; • Të pastrohen dhe mirëmbahen varrezat në fshatin Petovë. • T’i kushtohet më tepër vëmendje pastrimit dhe higjenizimit të koshave të mbeturinave në fshatin Drizë; • Të shtohen koshat e mbeturinave në të gjithë fshatrat e njësisë Qendër; • Të shtohen koshat e mbeturinave në njësinë administrative Topojë; • Të mblidhen më shpesh mbeturinat nga koshat;

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM DHE KANALIZIMET

Gjetjet: Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm në njësitë administrative të Fierit, sipas qytetatrëve ofrohet në nivel mesatar, ose nën nivelin mesatar. Në njësinë administrative Cakran situata paraqitet pak më e mirë, cilësia e ujit përgjithësisht është e mirë dhe kanë filluar punimet për depon e re të ujit. Lagjet Tafaj dhe Llanaj, të cilat kanë qenë të lidhura me ujësjellësin e Patosit janë në pritje për hapjen e një pusi të ri për furnizim. Në njësinë administrative Topojë, sipas qytetarëve furnizimi me ujë është i bollshëm dhe pa ndërprerje, por uji duket që nuk është i përshtatshëm për tu pirë. Në njësinë administrative Mbrostar, disa prej fshatrave janë të kënaqur me shërbimin, ndërsa në pjesën më të madhe të tyre furnizmi me ujë funksionon me orar të kufizuar. Banorët shprehen se uji nuk është i pijshëm, për shkak të ndotjes ose sasinë së tepruar të klorit që i hidhet. Në njësitë administrative Levan dhe Libofshë qytetarët shprehen të revoltuar me cilësinë e shërbimit. Oraret e furnizimit me ujë janë të kufizuara dhe cilësia e tij kritikohet nga qytetarët. Tubacionet janë të rregullta por problemi qëndron tek burimi i ujit që përdoret (2-3 puse të shpuar cekët). Njësia administrative Qendër, sipas banorëve, paraqet një tërësi problemesh në lidhje me furnizimin me ujë. Ka fshatra ku shërbimi nuk funksionon pothuajse fare ose tubacionet janë kalbur. Në të gjitha njësitë administrative, qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme duke parë rolin jetik të këtij shërbimi. Për sa u përket kanalizimeve,

35

janë të paktë fshatrat ku ekziston një sistem kanalizimesh, përgjithësisht problemi është duke përdorur gropa septike.

Bashkia deklaron se në krahasim me gjendjen që ka qenë, gjatë dy viteve të fundit janë bërë përmirësime të ndjeshme në lidhje me furnizimin me ujë. Ndër to mund të përmenden: Ndërtimi nga fillimi i ujësjellësit të fshatrave Gorishovë dhe Buzëmadh, ndërkohë është në proçes ujësjellësi në Varibob, Frakull, Levan, Kraps, Mbyet. Ndërkohë janë blerë pompa të reja për puset e fshatit Cakran, janë bërë shpime pusesh për fshatrat Libofshë, Rreth- Libofshë dhe Varibob. Është bërë ujësjellësi pr 6 fshatrat e njësisë Mbrostar dhe fshatin Bojalli të Njësisë Administrative Qendër. Një pjesë e madhe e buxhetit të bashkisë për investime në rrjetin e ujit të pijshëm është vënë në dispozicion për zonën rurale. Bashkë me PLGP janë hartuar plan biznesi dhe një plan veprimi për Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe kjo ka qenë një ndihmë e madhe në orientimin e përpjekjeve për përmirësimin e shërbimit. Për sa u përket kanalizimeve zona rurale ka nevojë për ndërhyrje rrënjësore, për të cilat do të punonet në vitet në vazhdim.

Rekomandime: • Të hapet sa më shpejt pusi për furnizimin me ujë të lagjeve Tafaj dhe Llanaj në Cakran; • Të punohet për furnizimin me ujë gjat gjithë ditës; • Të shikohet mundësia për të lidhur rrjetin e ujit në të gjithë fshatrat; • Të shikohet mundësia me këshillin bashkiak që të mos paguhet kamatë vonese për detyrimet e prapambetura kudrejt ujësjellësit, pasi kjo shpesh bëhet shkak për vonesën e mëtejshme të pagesës; • Të bëhet kanalizimi i ujrave të zeza në lagjen Qendër, në Levan për të cilën është bërë edhe një kërkesë në datën 5.11.2017; • Të zëvendsohen tubacionet e furnizimit me ujë të pijshëm në Libofshë; • Të përmirësohet cilësia e ujit, të përdoren filtra më të përshtatshëm pasi klorinimi nuk është i mjaftueshm dhe nëse teprohet është i dëmshëm; • Të bëhen kanalizimet dhe të mirëmbahen kanalizimet e vjetra, të paktn në fshatrat që janë më në rrezik për përmbytje. • Të rregullohet furnizimi me ujë në Afrim të Ri; • Të vendosen tubacione të reja dhe të realizohet me përgjegjësi filtrimi/higjenizimi i ujit në të gjithë fshatrat; • Të bëhen kanalizimet e ujërave të zeza në Drizë, Vadhizë dhe Zhupan; • Pastrimi i kanalit të ujërave të zeza në Grecalli;

PYJET DHE KULLOTAT

Gjetje: Në të gjitha njësitë administrative të Fierit, nevojën për dru zjarri qytetarët e zgjidhin në mënyrë individuale. Sipas mundësive të zonës, banorët në Cakran dhe Levan përdorin për ngrohje degët nga krasitjet e ullinjve, në Mbrostar mbledhin dru nga Pylli i Vajkanit dhe në të gjitha njësitë i blejnë drutë privatisht sipas nevojës. Në njësinë Qendër, ngrohja në çerdhe dhe kopshte bëhet me anë të projekteve të shfrytezimit ku përdoren drutë e rëna nga shkaqe natyrore. Kullota publike nuk ka në asnjërën prej njësive administrative, fermerët përdorin tokat 36

bujqësore si kullota ose për kultivimin e bimëve foragjere që shërbejnë si ushqim për bagëtitë. Në njësitë administrative Qendër ka patur kullota, por pjesa më e madhe e tyre janë zënë më dru frutorë. Shërbimi i parandalimit të zjarreve varion nga njësia në njësi. Në njësinë administrative Cakran, sipas qytetarëve ky shërbim është vullnetar dhe masa merren vetëm në raste emergjente. Në njësinë administrative Levan banorët nuk njihen me masat për parandalimin e zjarreve. Ata kanë dëshmuar raste të djegies së pyjeve dhe kullotave, por thonë se shërbimi zjarrfikës ndërhyn vetëm për zjarre masive. Në njësinë administrative Libofshë qytetarët shprehen të kënaqur me masat për parandalimin e zjarreve. Në njësinë administrative Mbrostar janë ngritur grupe pune për parandalimin e zjarreve por problemi qëndron tek mungesa e rrugëve për të kaluar mjetet zjarrfikëse në rast eemrgjence. Në njësinë administrative Qendër qytetarët dinë se janë përcaktuar zonat me rrezikshmëri dhe rrugët e mundshme për ndërhyjrje në rast emergjence. Ata rekomandojnë të rritet numri i zjarrfikseve dhe rrugëve që të çojnë në këto zona me rrezikshmëri të lartë. Në njësinë administrative Topojë qytetarët kërkojnë shtimin e vrojtueseve që të kujdesen për parandalimin e zjarreve.

Për tu kujdesur për mbarëvajtjen e pyjeve dhe kullotave, pranë bashkisë funksionon Drejtoria e Pyjeve e Kullotave, me specialistë që punojnë në zonat përkatëse, sipas ndarjes së tyre. Sfida më e madhe e bashkisë në lidhje me pyjet dhe kullotat është inventarizimi i tyre, pasi ka shumë prona që 30 vitet e fundit janë tjetërsuar, nuk janë më pyje ndërkohë që në inventarët e ministrisë së mjedisit figurojnë si pyje. Sfida e dytë është mirëmbajtja e pyjeve dhe kullotave, pasi nuk ka fonde të mjaftueshme për shtimin e pemëve. Ndërkohë kullotat siç kanë qenë, kanë kaluar kaluar me VKM në pronësi të bashkisë.

Rekomandime: • Të monitorohen pyjet në Levan për parandalimin e zjarreve dhe të ketë ndërhyrje të menjëhershme. • Të pyllëzohen zonat e rrezikuara për ti mbrojtur nga erozioni në Levan. • Të administrohen kodrat e Vajkanit për të parandaluar erozionin e tyre; • Të hapet rruga për në pyllin e Vajkanit në mënyrë që të kalojnë zjarrfikset në rast zjarri. • Të shtohen vrojtuesit e pyjeve për parandalimin e zjarreve në Topojë.

KANALET KULLUESE/ VADITËSE

Gjetje: Qytetarët njihen me punën e bashkisë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse dhe rikthimin e tyre në funksion, por ka akoma punë për tu bërë në mënyrë që rrjeti të lidhet dhe kërkohet mirëmbajtje e vazhdueshme. Në njësinë administrative Cakran kanalet kulluese (183 km) janë përgjithësisht në gjendje të mirë, me pak mangësi në fshatin Cakran. Kanalet vaditëse nuk funksionojnë, duke lënë pa vaditje rreth 1.400 ha tokë. Rezervuari i Cakranit dhe stacioni i Selishtës nuk funksionojnë më dhe ka nevojë të vihen në funksion për tju shërbyer nevojave të fermerëve. Në njësinë administrative Levan qytetarët thonë se ka patur disa ndërhyrje nga bashkia për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Janë pastruar kanalet kulluese dhe përrroi, gjithashtu edhe Kanali i Madh vaditës, ndërkohë ka nevojë për pastrim të kanaleve sidomos në lagjen “1Maji” e cila përmbytet herë pas here. Në njësinë administrative Libofshë janë pastruar kanalet kulluese në disa fshatra dhe banorët kërkojnë të vazhdohet puna edhe në fshatrat që kanë mbetur. Funksionimi i kanaleve vaditës ka probleme, pjesa nga Vanaj në Libofshë është pastruar dhe është në funksion por nuk ka ujë. Në njësinë administrative Mbrostar është punuar për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës në disa fshatra. Banorët 37

kërkojnë pastrimin edhe të rrjetit dytësor të kanaleve në mënyrë që të funksionojnë. Në njësinë administrative Qendër qytetarët shprehen mjaft të kënaqur në lidhje me punën e bërë për pastrimin e kanaleve. Është ndërhyrë në 85% të kanaleve deri tani dhe ka nevojë të vazhdojë puna për pastrimin e kanaleve tretësore. Në këtë njësi kanalet vaditëse nuk ekzistojn më, janë zhdukur nga mungesa e pastrimit dhe nga ndërtimet e bëra. Në njësinë administrative Topojë është pununar për pastrimin e kaneleve në disa fshatra, por ka nevojë që kjo punë të bëhet periodikisht, në të gjithë kanalet dhe në të gjithë fshatrat, sidomos në zonat problematike., Punimet janë bërë në degën kryesore por uji nuk shkon deri në parcela, pasi kryesisht problemi i kanaleve vaditës qëndron me kanalet e treta.

Bashka Fier mbështetur nga PLGP/USAID, ka përgatitur një plan veprimi për funksionimin e Ndërmarrjes së Pastrimit të Kanaleve Vaditës dhe Kullues dhe është duke zbatuar këtë plan në ndërhyrjet e realizuara. Puna e bërë ka qenë relativisht e mirë dhe megjithëse mbetet shumë punë për tu bërë, gjendja e kanaleve është shumë herë më e mirë se sa ishte në momentin kur kjo kopetencë ju transferua bashkisë. Sfida më e madhe është gjendja në të cilën janë gjetur kanalet, të lënë pa ndërhyrje për shumë vite, dhe shpesh është dashur të hapen nga fillimi. Një tjetër sfidë ka lidhje me kufijtë e pronësisë, ku shumë herë toka është ndarë në kufi të kanaleve kullues ose vaditës dhe bashkia nuk ka ku të depozitojë dherat që dalin nga pastrimi i kanaleve.

Rekomandime: • Të vihen në funksionim rezervuari i Cakranit dhe stacioni i Selishtës për vaditje; • Të pastrohet urgjentisht kanali i madh në lagjen “1Maji” Levan, i cili shkakton përmbytje të herëpashershme; • Të pastrohen kanalet e lëna pas dore si për ujitje dhe për kullim; • Të shikohet me prioritet kullimi i tokave bujqësore për të shmangur përmbytjen e të mbjellave dhe dëmtimin ekonomik të fermerve; • Të vazhdohet puna e nisur dhe të pastrohet edhe rrjeti dytësor i kanaleve në Mbrostar për të mundësuar kullimin e tokave në dimër dhe vaditjen në verë; • Të pastrohen kanalat kulluese dhe vaditësve në fshatin Kallm i Vogël; • Të pastrohen kanalet në fshatin Petovë; • Të pastrohen kanalet tretësore për kullim në njësinë Qendër; • Të hapet dhe të vendoset në funksion rrjeti i kanaleve vaditëse në njësinë Qendër; • Të pastrohen kanalet e dyta dhe të treta për kullim në fshtrat Seman, Seman i Ri, Fushë dhe Sheq Marinas, pasi zona është fushore dhe problematike; • Të pastrohen kanelet për vaditje në Sektor Seman, Gjokalli dhe Seman.

DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA

INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI

Gjetje: Perceptimi i qytetarëve mbi punën e bashkisë Fier për informimin dhe komunikimin me qytetarët e njësive administrative varion nga njësia në njësi. Banorët e njësisë administrative Cakran e vlerësojnë këte shërbim në nivel mesatar. Ata shprehen se duhet të lenë punët e tyre disa herë për të arritur të marrin informacionin që ju nevojitet. Banorët e njësive administrative Levan, Libofshë, Mbrostar dhe Qendër e kanë vlerësuar shërbimin si të mirë. Ata shprehen të kënaqur

38

pasi arrijnë të marrin me lehtësi nga zyrat e njësisë informacionin që ju nevojitet dhe vlerësojnë që informacioni i dhënë është i qartë dhe i kuptueshëm. Në njësinë administrative Topojë qytetarët shprehen shumë të kënaqur nga shërbimi i informimit dhe komunikimit. Përveç informimit të drejtpërdrejtë, njësia administrative Topojë është aktive në faqen e saj në rrjetin social Facebook, për të qenë më pranë qytetarëve. Sugjerimi që kanë qytetarët për përmirësimin e këtij shërbimi është trajnimi i punonjësve të bashkisë Fier, të cilët kanë nevojë të përmirësojnë komunikimin me qytetarët dhe të mësojnë të trajtojnë me dinjtetin e duhur qytetarët e zonave rurale.

Bashkia nga ana e saj vlerëson se ka bërë një punë të mirë ose shumë të mirë për informimin e qytetarëve dhe komunikimin me ta. Përdoren mjete të ndryshme për informimin e banorve të njësive administrative rurale, siç janë televizionet lokale, faqja e internetit e bashkisë, rrjetet sociale, zyra me një ndalesë në bashkinë Fier si edhe informimi i drejtpërdrejtë nga administratorët dhe koordinatorët e njësive administrative.

Rekomandime: • Të punohet për shmangien e burokracive të marrjes së informacionit nga qytetarët; • Të trajnohet stafi i bashkisë Fier për të dhënë një shërbim sa më dinjtoz; • Të përditësohen informacionet publike në njësinë Levan dhe të përdoren sa më shumë mjete për informimin e qytetarëve; • Të shtohen shërbimet e ofruara në njësinë adminstrative Mbrostar për të shmangur kostot e udhëtimit deri në Fier për qytetarët;

TRANSPARENCA NË VENDIMMARRJE

Gjetje: Transparenca e bashkisë në vendimmarje, sipas vlerësimit të qytetarëve të njësive administrative, konsiderohet të jetë mesatare. Luhatje ka në njësinë administrative Mbrostar, ku shërbimi vlerësohet të jetë nën mesataren dhe në njësinë administrative Topojë ku shërbimi vlerësohet i mirë. Asnjë nga njësitë administrative nuk ka zyrë informacioni, informimi i të interesuarve bëhet nga punonjësit e fushave përkatëse. Këndet e njoftimeve në pjesën më të madhe janë improvizuar nga punonjësit, njoftimet për publikun ngjiten në xhamat ose dyert e zyrave. Qytetarët rekomandojnë përditësimin e informacioneve dhe afishimin e materialeve jo vetëm pranë njësisë, por edhe në zona të frekuentuara në çdo fshat.

Bashkia shprehet se punon vazhdimisht për të qenë sa më transparente me qytetarët. Është bërë gati Programi i Transparencës, i cili parashikohet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Gjithashtu është ngritur dhe përditësohet rregjistri i kërkesave dhe i ankesave, i cili mund të gjendet online në faqen e internetit të bashkisë.

Rekomandime: • Të ngrihen zyra informacioni pranë njësive administrative; • Të ketë kënde njoftimi të dukshme në ambjente të frektuentuara; • Të adresohen në kohë reale problematikat e komunitetit të njësive administrative dhe fshatrave pranë bashkisë.

39

PJESËMARRJA NË VENDIMMARRJE

Gjetje Përpjekjet e bashkisë Fier për të përfshirë qytetarët e njësive administrative në vendimmarrje perceptohen si të dobëta në njësinë administrative Cakran. Qytetarët shprehen se nuk kanë dijeni të jenë zhvilluar takime konsultuese me qytetarë, përveç takimeve elektorale, në të cilat kërkesat e tyre nuk merren aspak parasysh. Në njësitë e tjera administrative situata është më e mirë, qytetarët janë njoftuar për takime publike, kryesisht takimet për konsultimin e buxhetit vjetor të bashkisë. Ata tregojnë se kanë patur mundësi të shprehen në këto takime dhe një pjesë e shqetësimeve të tyre janë marrë parasysh dhe është punuar nga bashkia për zgjidhje. Sipas qytetarëve kryepleqtë e fshatrave përgjithësisht janë të angazhuar dhe dashamirës. Ata punojnë për përcjelljen e shqetësimeve të banorëve tek bashkai dhe zgjidhjen e konflikteve që lindin ndërmjet tyre.

Bashkia nga ana e saj shprehet se ka mbajtur takime konsultuese në çdo njësi administrative dhe takime të veçanta me grupe interesi, si p.sh me përfaqësuesit e biznesit. Vetëm në fund të vitit janë organizuar 13 takime konsultuese, kryesisht për buxhetin e vitit 2019.

Rekomandime • Të gjenden mënyra për të përfshirë më tepër banorët e fshatrave të largët në proçeset konsultuese dhe pjesëmarrëse.

ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

PLANIFIKIMI STRATEGJIK

Gjetje: Qytetarët përgjithësisht kanë dijeni për ekzistencën e një plani stratgjik të zhvillimit për bashkinë Fier. Por ata nuk e njohin përmbajtjen e planit dhe nuk kanë dijeni se si ky plan mund të orientojë aktivitetin e tyre.

Bashkia shprehet se ka një plan të përgjithshëm vendor i cili është pununar me financimin e USAID. Plani ka dy vjet që është konsultuar dhe aprovuar dhe po punohet kryesiht mbi linjat e zhvillimit të përcaktuara në të.

Rekomandime • Të informohen banorët e zonave rurale për planet e zhvillimit të zons për të orientuar përpjekjet e tyre në zhvillimin ekonomik;

MBËSHTETJE PËR FERMERIN

Gjetje: Qytetarët njohin disa prej programeve në mbështetje të fermerit (siç janë vaksinat pa pagesë për fermerët që plotësojnë numrin ë krerëve), por nuk e bëjnë dallimin nëse këto programe janë të qeverisë qendrore ose të bashkisë Fier. Ata nuk dinë të ketë programe të veçanta për gratë fermere. Njësitë administrative kanë të punësuar nga një agronom për keshillimin e fermerëve 40

në lidhje me bujqësinë, por përgjithësisht qytetarët nuk marrin shërbim prej tyre. Madje në disa njësi agronomi merret më tepër me zgjidghjen e konflikteve të pronësisë. Njësitë kanë gjithashtu edhe nga një veteriner për ofrimin e këshillimit për blegtorinë. Janë të paktë qytetarët që marrin shërbim prej tyre, përgjithësisht në raste sëmundjesh. Shërbimin veterinar secili e merr privatisht.

Bashkia shprehet se nuk ka kompetenca të shtuara për të mbështetur fermerët. Struktura e bashkisë cakton një veteriner në çdo njësi që ushtron detyrat dhe funsionet sipas ligjit të vetëqeverisjes vendore për bashkitë e reja. Ky shërbim është në proçes ristrukturimi. E njëjta situatë paraqitet dhe për shërbimin për fermerët njësoj si për shërbimin veterinar. Detyra e verinerit të njësisë është këshillimi dhe jo vizita individuale dhe kontrolli i gjësë së gjallë nëpër ferma. Bashkia Fier i përfshin fermerët në seminare dhe seanca informimi që organizohen në bashkëpunim dhe me institucionet qendrore.

Rekomandime • Të informohen qytetarët mbi shërbimet e këshillimit që ofrohen për ta në njësitë administrative;

MBLEDHJA E TË ARDHURAVE DHE PLANIFIKIMI I BUXHETIT

Gjetje: Qyetarët njoftohen për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, kryesisht në rrugë zyrtare, nëpërmjet njoftimit që ju vjen në shtëpi me zarf të mbyllur. Gjithashtu qytetarët mund të informohen herë pas here për detyrimet që kanë pa [aguar në zyrat e njësive. Taksat dhe tarifat përgjithësisht paguhen nën presionin e bashkisë, e cila jua përfshin taksat në faturën e ujit ose nuk jep shërbimin e gjendjes civile për debitorët. Pjesa më e madhe e qytetarëve mendojnë se taksat janë të larta në krahasim me shërbimet që marrin nga bashkia, kurse një pjesë e tyre shprehen se janë të përballueshme.

Sipas bashkisë, të gjithë qytetarët njoftohen zyrtarisht mbi detyrimin e taksave dhe tarifave vendore. Mbledhaj e taksave sa vjen e përmirësohet, megjithëse ka akoma shumë sfida për tu zgjidhur. Taksat që paguajnë qytetarët e njësive administrative janë krahasimisht më të ulëta se ato që paguajnë qytetarët e Fierit dhe synohet që shërbimet të jenë në të njëjtin nivel.

Rekomandime: • Të hiqet detyrimi i taksave dhe tarifave vendore për familjet në vështirësi ekonomike; • Të krijohen incentiva për familjet që paguajnë në kohë; • Të krijohen publikime për të informuar qytetarët ku shkojnë taksat e tyre

DIMENSIONI SOCIAL NË NIVEL VENDOR

GRATË

Gjetje: Në njësitë administrative Cakran, Mbrostar, Qendër dhe Topojë, qytetarët nuk njihen me programet e bashkisë për të parandaluar dhunën ndaj grave. Këto njësi karakterizohen dhe nga 41

përfaqësimi i ulët i grave në administratën e njësisë ose në këshill bashkiak. Në njësitë administrative Levan dhe Libofshë, qytetarët janë të informuar për zyrën e shërbimit social të bashkisë dhe janë të informuar për disa prej takimeve ose aktiviteteve ndërgjegjësusese që ka realizuar bashkia për të informuar dhe sensibilizuar komunitetin kundër dhunës me bazë gjinore.

Bashkia shprehet se ka punuar për sensibilizimin e komunitetit duke realizuar fushata në shkolla dhe duke shpërndarë fletëpalosje për 16 ditët e aktivizimit (aktivitet i realizuar në mënyrë periodike).

Rekomandime • Të realizohen materiale informuese që lehtësojnë referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore duke lidhur direkt përfituesin me shërbimet që gjenden në territor; • Të shikohet me prioritet zona rurale në lidhje me ndërgjegjësimin për të drejtat e grave dhe kundër dhunës me bazë gjinore.

GRUPE NË NEVOJË PËR SHËRBIME TË KUJDESIT SHOQËROR:

Gjetje: Qytetarët pothuajse nuk kanë dijeni për programe të bashkisë që kanë në fokus grupet me nevoja të veçanta, por njohin shërbime që ofrohen për grupet e ndryshme sociale si qendra Horizont (e cila ka një mjet në dispozicion dhe ofron shërbim pa pagesë), ose qendra e të moshuarve. Ata dinë që bashkia mbështet disa shërbime për ta në varësi të fondeve, por nuk kanë më tepër informacion dhe shprehen se mungojnë punonjësit për trajtimin e këtyre çështjeve.

Bashkia deklaron se ka programe të vecanta për grupet në nevojë dhe ka hartuar strategjinë lokale që do të përfshihet tek plani social i bashkisë, i cili momentalisht është drejt finalizimit. Ka projekte të veçanta për këto grupe, për komunitetin rom, mikrobiznesin, për fëmijët në nevojë, ndihmon në formimin me kurse profesionale dhe më pas punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve në nevojë.

Rekomandime: • Të mbështeten nga bashkia me ndihmë ekonomike, ose punësim edhe familjet që kanë tokë por kanë nevojë. • Të ketë më shumë investime nga ana e bashkisë për grupet me nevoja të veçanta.

ROMËT DHE EGJIPTIANËT:

Gjetje: Komuniteti rom është i pranishëm në disa prej njësive administrative të Fierit, duke përjashtuar njësitë Cakran dhe Libofshë. Përgjithësisht njihet dhe vlerësohet nga komuniteti puna e bërë për komunitetin rom. Në njësinë administrative Levan, për 15 familje të komunitetit rom janë mundësuar banesa sociale dhe pritet të përfitojnë edhe 15 familje të tjera. Në njësinë administrative Mbrostar bashkia ka ndihmuar disa familje duke ju rikonstruktuar shtëpitë. Në njësinë administrative Qendër banorët shprehen se pavarësisht programeve puna e bashkisë 42

ka qenë e dobët. Në njësinë administrative Topojë ka patur një sensibilizim për komunitetin Rom dhe këtë vit u aplikua për rikonstruksionin e banesave të këtij komuniteti, proçes nëpërmjet të cilit janë restauruar 16 banesa, nën mbikqyrjen e bashkisë.

Bashkia shprehet se punon vazhdimisht për integrimin e komunitetit Rom. Aktualisht ka dy Qendra Komunitare për komunitetin Rom, të cilat ndodhen në Levan dhe në Drizë. Çdo vit bashkia aplikon për të siguruar financim për këto qendra. Gjithashtu ka edhe një marrëveshje me Save the Children për të ofruar kopësht për fëmijët e komunitetit Rom, duke përdorur infrastrukturat e Qendrave Komunitare dhe me punonjës nga komuniteti rom, të paguar nga bashkia.

Rekomandime: • Të shikohet mundësia për ndërhyrjen e bashkisë pranë ALUIZNIt për të siguruar një shërbim më gjithëpërfshirës për komunitetin rom. • Të rregullohet infrastruktura, furnizimi me ujë dhe pastrimi në lagjen “1 Maji” e cila banohet nga komuniteti Rom.

43

Rreth Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim

E themeluar në vitin 1994, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) është një organizatë jo fitimprurëse, jo partiake, me mbi 20 vjet eksperiencë në punë kërkimore, edukim publik, asistencë për zhvillim kapacitetesh, monitorim dhe avokim. GADC promovon zhvillimin demokratik dhe mirëqeverisjen me një fokus të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale. GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në rajon, e mirënjohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve të rëndësishme në lidhje me të drejtat e grave, siç është dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i personave.

GADC është e njohur për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për fuqizimin përmes zhvillimit ekonomik të grupeve vulnerabël, avokimit për çështje themelore ligjore e politika të rëndsishme siç janë Ligji “Për dhunën në marrëdhëniet familjare” apo “Ligji kundër diskriminimit”, Barazia Gjinore apo përfaqësimi i grave në politikë e vendim marrje. Prezantimi i çështjeve të buxhetimit gjinor në nivel lokal dhe qendror si dhe përfshirja e qytetarve në vendimmarrje janë dy çështje për të cilat GADC ka zhvilluar e zbatuar metodologji të veçanta të cilat sollën ndryshime të rëndësishme që adresojnë pabarazitë dhe përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël në Shqipëri.

Që nga fillimi GADC ka zbatuar shumë projekte, të cilat kanë ndikuar në jetët e qindra pjesëmarrësve në aktivitetet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë. GADC ka një historik të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm me aktor të ndryshëm, përfshirë një numër të madh organizatash shqiptare, institucionesh publike në nivel qendror e lokal, rajonal dhe ndërkombtar, sektorit privat, medias, akademisë etj. Disa nga aktorët kyçë partnerë të GADC-së janë UN Women, UNDP, EU, US Embassy, USAID, OSCE, Dhoma të Tregtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bashki të ndryshme etj.

GADC fuqizohet në punën e saj nga rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve, ekspertëve dhe trajnerëve kombtarë e ndrëkombtarë me formim të pasur akademik. GADC punon të shpërndajë sa më shumë informacion dhe të kthehet në një platformë për ndarje eksperiencash e njohurie me të gjith e në të gjithë vendin.

44