TRANZICIONI: Çfarë Shkoi Mirë? Çfarë Shkoi Keq?
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? 1 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? Botim i “Institutit Shqiptar të Medias” dhe bota.al, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, në kuadër të “Programit të Tranzicionit të Republikës Çeke” 2 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? Ky botim, me përmbledhjen e intervistave dhe eseve, të cilat u botuan përgjatë muajve gusht-tetor në median online “bota. al”, është produkt i Projektit “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”. Projekti, i zbatuar në kuadrin e “Programit të Promovimit të Tran- zicionit”, të Republikes Çeke, është zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias, në bashkëpunim me “bota.al”. Projekti konsiston në një seri intervistash, esesh, reflektimesh mbi tranzicionin e Shqipërisë pas rënies së komunizmit, në një moment që përkon edhe me 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Seria e intervistave dhe eseve synon të kontribuojë në analizën dhe reflektimin e shoqërisë sonë, mbi arritjet dhe dështimet e tranzicionit post-komunist në Shqipëri, por edhe në sfidat që kemi përpara në rrugën e integrimit europian. 3 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? 4 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? INTERVISTAT Alfred Moisiu 7 Selami Xhepa 17 Servet Pëllumbi 29 Mentor Petrela 39 Ermal Hasimja 45 Ylljet Aliçka 51 Visar Zhiti 59 Lutfi Dervishi 73 Robert Goro 81 Vera Bekteshi 89 Zef Preçi 97 Delina Fico 111 Bardhyl Londo 121 5 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? Dr. Alfred Moisiu ishte president i katërt i Republikës së Shqipërisë, dhe e mbaj- ti këtë detyrë nga viti 2002 deri në vitin 2007. Ai ishte një ushtarak karriere, që më pas kontribuoi në disa drejtime në jetën poli- tike të vendit. Pasardhës i një familje ushtarakësh, Moisiu është diplomuar në shkollën e inxhinierisë ushtarake në Shën Petërs- burg, ndërkohë që ka mbajtur detyrën e zëvendës ministrit të Mbrojtjes. Ish Presidenti Moisiu u zgjodh si President me konsensusn e të gjitha palëve politike, dhe gjatë pesë viteve që e mbajti këtë detyrë, dha një kontribut të spikatur në frymën e bashkëpunimit mes palëve. 6 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? ALFRED MOISIU U harrua se demokracia nuk eksportohet. Ajo kërkon jo vetëm njerëz, por edhe traditë e histori bota.al Z. Moisiu, ky vit shënon 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, një nga ato ngjarje epokale, kur gjithësecili e kujton se “ku ishte dhe çfarë po bënte në ato momente”. Nëse ju vjen ndërmend, ku ndodheshit dhe cili ka qenë përjetimi juaj në atë kohë, mbi ngjarjet që po shpaloseshin, me shembjen e barrierës që ndante më dysh Berlinin, Gjermaninë, Evropën dhe Lindjen me Perëndimin? Z. ALFRED MOISIU Kjo është një ngjarje e madhe, shumë domethënëse dhe e paharrueshme, pa- varësisht se po ndodhte disa mijëra kilometra larg vendit tonë, por era, ndikimi i saj u ndien. Fillimisht si kuriozitet i ngjarjeve të ndryshme botërore, por pastaj si një sinjal i fortë, i një epoke të re në afrim. Sigurisht në atë kohë, këto ndjesi mund t’i ndaje vetëm me ndonjë mik shumë të afërt e të besueshëm, si dhe me 7 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? njerëzit e familjes. Diktatura ishte gjithë veshë. Në atë kohë unë isha në Tiranë. Kisha dalë në pension që në janar të vitit 1985, isha ende anëtar i PPSH-së, por konsiderohesha “i goditur”. Kjo shprehje për- dorej për ata si puna ime, që ende për një arsye ose tjetër, militonin në radhët e partisë në pushtet, por nën zë nuk konsideroheshin më të besueshëm. Rrje- dhimisht bisedoja lirshëm vetëm me nja dy tre pensionistë në lagje, që i kisha të kolauduar si njerëz që mendonin pak a shumë si unë për këto zhvillime dhe nuk kisha rrezik që të më denonconin. BOTA.AL A mendoni që shembja e Murit të Berlinit mijëra kilometra larg Shqipërisë, pati një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ngjarjeve në vendin tonë? Z. ALFRED MOISIU Koha ishte e tillë që njerëzit nuk dinin më çfarë të bënin. Ekonomia kishte shkuar në fund, shumica e njerëzve paguheshin me gjysmë rroge, duke mos shkuar në punë, për mungesë të lëndëve të para në industri. Bujqësia tejet e rrënuar. Për dy litra qumësht duhet të ngriheshe që në orën dy të mëngjesit. Pa folur për mung- esën totale të mishit dhe bulmetrave të tjerë, që përbënin themelin e ushqimit njerëzor. Çdo gjë ishte tejet e rrënuar, pa folur për pasigurinë se në çdo moment mund të bëheshe pre e sigurimit. Kështu me përhapjen e këtij lajmi njerëzit filluan të mendonin seriozisht se po afrohet një kohë e re. Por, çështja shtrohej kur? Pushteti i kohës kishte filluar të bënte përpjekjet e para për të gjetur dhe krijuar mundësi, që t’i dilte përpara të keqes. Megjithatë, hapat e tij ishin të dëshpëruara dhe shpesh qesharake. Filluan teoritë e gjysëm qengjit, të arëzëve dhe të tjera shpikje qesharake, që sigurisht nuk sillnin asgjë të re. Njerëzit filluan të flisnin pak më të trimëruar, por gjithmonë njëri me tjetrin, si dhe me njerëz që i njihnin mirë. Jo vetëm kaq, njerëzit filluan të kërkojnë më shumë llogari dhe të flasin më hapur për disa të drejta të tyre. Kështu, më kujto- het një debat që u zhvillua në organizatën tonë të partisë, të bllokut ku banonim, ku militonim mjaft intelektualë pensionistë, por me pikëpamje përparimtare dhe liberale. Shtrohej problemi që të hiqeshin antenat nga çatitë, për të mos ndjekur televizionet e huaja. Ne reaguam në organizatë me forcë, duke kërkuar që në radhë të parë të hiqen antenat e Dajtit, që përdoreshin nga blloku për të parë stacionet italiane, pastaj të na kërkohej kjo ne të thjeshtëve. Kështu në prill 1990, kur udhëheqja bëri vizitë në varrezat e dëshmorëve dhe bashkë me byronë dhe qeverinë ishte edhe Nexh- mije Hoxha. Ne në organizatë e ngritëm me të madhe dhe kritikuam, duke thënë 8 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? se Nexhmija nuk kishte pse të shkonte në varreza bashkë me pjesën zyrtare. Këtë e quajtëm presion nga ana e saj, për të treguar që ajo vazhdon të dominojë dhe drejtojë. E të tjera probleme të asaj kohe. Këto tregonin se pikërisht ngjarjet e rënies së Murit të Berlinit dhe zhvillimet e mëvonshme, krijuan një atmosferë kundërshtuese brenda organizatave të partisë, gjë që më përpara nuk kishte ndodhur. Filluan kritika të rënda ndaj disa prej anëtarëve të Byrosë Politike, që konsideroheshin të paaftë, kritika për përbërjen e qeverisë, e të tjera fenomene që tregonin se po krijohej një mendësi e re në radhët e inteligjencës shqiptare, e cila nuk do të pranonte si më përpara të thonte vetëm “si urdhëron!”. Të gjitha këto e të tjera, ishin shenja që tregonin se ajo ngjarje pati ndikim pozitiv drejt rritjes së frymës kundërshtuese të njerëzve në vendin tonë. BOTA.AL Ka patur shumë kritika mbi mosrealizimin e aspiratave të 1989-ës. Janë kritika të shfaqura në disa vende të Evropës Lindore. Ju vetë keni patur një rol të rëndësishëm në momente kritike, të rrugëtimit politik të Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe të tranzicionit. Sot, kur ktheni kokën pas si e shikoni këtë rrugëtim? Z. ALFRED MOISIU Kjo mund të ishte një intervistë më vete. Do përpiqem të theksoj disa aspekte. Por mendoj se kjo qëndron plotësisht. Veç të tjerave mund të them se kam për- shtypjen, se edhe elita politike perëndimore u gjend e papërgatitur për të ndi- kuar sa më mirë në këtë situatë që u krijua në gjithë lindjen. U kërkuan disa gjëra të përshpejtuara dhe bëhej presion për këtë. Nuk u tregua aspak kujdes që për të marrë frenat e organizatave politike të reja, të përzgjidheshin njerëz sa më të përshtatshëm. Arrivistë ka në çdo vend dhe në çdo kohë. E pikërisht këta njerëz tërhoqën më shumë vëmendjen e misionarëve dhe të dërguarëve të ndryshëm të perëndimit, duke fituar mbështetjen e tyre si individë, me mendimin se ata ishin njerëzit e duhur që mund të sillnin ndryshimet e duhura. Më kujtohet një bisedë me Ramiz Alinë në 28 nëntor të vitit 2005. Duke pirë një kafe me të gjatë pritjes festive, i thashë: -“Z. President Alia, dëshiroj t’ju bëj një pyetje”. -“Urdhëroni”, më tha. -“Desha t’ju pyes, ku i gjetët këta dy persona që u vendosën në krye të dy partive kryesore shqiptare? Njëri prej tyre, i zgjuar, por dallohej për qefli dhe pijetar, ndërsa tjetri për dobësi arriviste dhe mungesë tolerance”. Sigurisht, ai nuk mi pranoi tërësisht këto mendime, por me këtë desha të them që për fat të keq në krye të vendit, në ato kohëra nuk u ndodhën ata që duhet të ishin. E them këtë se duhej bërë një përzgjedhje e mirë e gjithanshme, si nga dre- 9 TRANZICIONI: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? jtuesit vendorë të kohës, po ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Sigurisht edhe vetë njerëzit duhet të ishin treguar më të vëmendshëm. Duhet të mbështeteshin njerëz më të ekuilibruar dhe të arsyeshëm. Shqipëria ka pasur edhe ka njerëz që mendojnë më shumë dhe më mirë për vendin dhe popullin. Kam mendimin se u harrua se është vështirë që të eksportohet demokracia. Ajo kërkon jo vetëm njerëzit e duhur, por edhe traditë dhe histori. U harrua se në vendin tonë përmbysjen e bënë në radhë të parë studentët, që në shumicën dërrmuese ishin pasues të njerëzve që kishin pushtetin. Për fat të keq, klasat e përmbysura nga komunizmi, ishin dërrmuar aq shumë, sa ato nuk ishin në gjendje të luanin ndonjë rol të rëndësishëm në atë përmbysje. Po marr vetëm një shembull, që për mendimin tim është më i rëndësishmi, më domethënësi dhe më treguesi i asaj që po mundohem të sqaroj dhe të argumen- toj.