RAPORT

VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN 2017 BASHKIA

RAPORT

VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN 2017

BASHKIA PATOS

2

SHËNIM I RËNDËSISHËM

Ky raport u përgatit me:

Mbështetjen financiare dhe teknike të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Dhe me:

Mbështetjen financiare dhe teknike të Njësisë së Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), në kuadër të programit “Lidershipi dhe Pjesëmarrja Politike”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Fondit të Koherencës së Kombeve të Bashkuara dhe është pjesë e “Programit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara 2012-2016”. Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimet e UN Women, të Agjencive të Kombeve të Bashkuara apo të Qeverisë Suedeze.

AUTORËT

Raporti u përgatit dhe u hartua nga ekspertët e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) me mbështetjen dhe asistencën e:

Laureta MEMO, Eksperte për Angazhimin Qytetar dhe Komunikimin, USAID/Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore Fiorela SHALSI, Menaxhere e Programit Kombëtar “Lidershipi dhe Pjesëmarja në Politikë”, UN Women

Të drejtat e publikimit

© Aplikimet për lejen për të riprodhuar ose përkthyer të gjithë ose një pjesë të këtij studimi duhet bërë në zyrën e GADC-së me adresë: Rr. Abdyl Frashëri”, P.10/1, shk.1, ap.3 E-Mail: [email protected] www.gadc.org.al 3

TABELA E PËRMBAJTJES MIRËNJOHJE ...... 5 SHKURTIME ...... 6 1. HYRJE ...... 7 2. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ...... 8 3. PROFILI I BASHKISË PATOS ...... 9 4. METODOLOGJIA ...... 10 5. PËRSHKRIM I PROJEKTIT ...... 11 6. PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE ...... 13 7. GJETJET KRYESORE ...... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. 7.1 GJETJET NË QYTET ...... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. 7.2 GJETJET NË NJËSINË ADMINISTRATIVE: ...... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. 8. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ...... 15 8.1 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME PËR QYTETIN ...... 15 8.1.1 SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA ...... 15 8.1.2 DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA ...... 17 8.1.3 ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR ...... 19 8.1.4 RESPEKTIMI DHE ZHVILLIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË NIVEL LOKAL . 21 8.2 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME PËR NJËSITË ADMINISTRATIVE ...... 23 8.2.1 SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA ...... 23 8.2.2 DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA ...... 26 8.2.3 ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR ...... 27 8.2.4 RESPEKTIMI DHE ZHVILLIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË NIVEL LOKAL . 28 RRETH QENDRËS ALEANCA GJINORE PËR ZHVILLIM ...... 31

4

MIRËNJOHJE

Me mirënjohje falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij raporti për të vlerësuar qeverisjen vendore dhe gjithë qytetarët e Bashkisë Patos, të cilët morën pjesë aktive në aktivitet e realizuara përmes projektit dhe përmes argumenteve vlerësuan mirëqeverisjen lokale për bashkinë e tyre.

Një falënderim i veçantë i dedikohet znj. Rajmonda Balilaj dhe stafit të saj të cilët morën angazhime konkrete përballë qytetarëve bazuar në sugjerimet e tyre për përmirësimin e punës në Bashkinë Patos. Gjithashtu, falënderimi i shkon edhe Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor Patos për angazhimin vullnetar në këtë proces dhe jo vetëm.

Një falënderim shkon edhe për mbështetësit dhe financuesit e këtij projekti, Programit të Kombeve të Bashkuara për Gratë në Shqipëri, UN Women dhe Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) për mbështetjen financiare dhe teknike gjatë zbatimit të projektit.

5

SHKURTIME

NJQV Njësi të Qeverisjes Vendore

QAGJZH Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

RAT Reforma Administrative-Territoriale

VKQ Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen

UN Women Programi i Kombeve të Bashkuara për Gratë

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

6

1. HYRJE

Ndërkohë që po bëhet progres për avancimin e procesit të decentralizimit në Shqipëri, sfidat për zbatimin me sukses të qeverisjes vendore të decentralizuar e demokratike janë të mëdha. Reforma Administrative-Territoriale (RAT) që filloi të zbatohet në qershor të vitit 2015, pati ndikim të konsiderueshëm në funksionimin dhe administrimin e njësive të qeverisjes vendore (NJQV). Zvogëlimi i numrit të NJQV-ve nga 373 në 61, çoi rrjedhimisht në rritjen ndjeshëm të territorit, popullsisë dhe kompleksitetit të funksionimit të tyre. Ndikimi i reformës është i madh, jo vetëm në aspektin e përgjegjësive dhe funksioneve të shtuara të njësive vendore, por edhe në ofrimin e shërbimeve me cilësi dhe efiçencë për qytetarët e bashkisë së zgjeruar tashmë. Paralelisht me këtë, bashkitë tani përballen me sfida edhe më të mëdha se më parë për të arritur informimin, përfshirjen dhe përfaqësimin e vërtetë të grave dhe burrave në vendimmarrje.

Në këtë kuadër, që prej vitit 2015, Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) dhe UN Women, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile dhe Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) kanë ndërmarrë projektin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen (VKQ) në 10 nga bashkitë më të mëdha në vend. Në pritje të reformës dhe zgjedhjeve vendore të vitit 2015, VKQ u zbatua në bashkitë e Elbasanit, Beratit, Kamzës dhe Vlorës, ku gjetjet dhe rekomandimet e qytetarëve gra dhe burra u prezantuan dhe u përfshinë në axhendat dhe programet e kandidatëve për kryetarë bashkie. Në vitin 2016 VKQ u zbatua në gjashtë bashki: , Gjirokastër, Kuçovë, Korçë, Lushnjë dhe Shkodër dhe në vitin 2017 në gjashtë bashki të reja: Vorë, Patos, Lezhe, , Kukës dhe Sarandë. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen përfshin aspekte kryesore të qeverisjes vendore, të tilla si: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike; (II) qeverisja e mirë dhe demokracia lokale; (III) zhvillimi ekonomik dhe (IV) të drejtat e njeriut në nivel vendor.

Përmes vjeljes së opinioneve të qytetarëve në identifikimin dhe përcaktimin e prioriteteve lokale, VKQ synon të krijojë dhe promovojë mekanizma qytetare në funksion të përmirësimit të demokracisë lokale. Procesi i VKQ mundëson monitorimin dhe vlerësimin e performancës së administratës lokale, paralelisht me ndërtimin e urave të dialogut, ndërveprimit dhe bashkëpunimit në nivel vendor.

Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen është një qasje dhe mundësi e mirë që bashkitë të kuptojnë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve. Harmonizimi dhe përfshirja e rezultateve të vlerësimit të komunitetit në programet vendore, si dhe përpjekja për të influencuar në hartimin e politikave vendore, janë një tregues pozitiv i demokracisë në veprim. Kombinimi i metodologjise se VKQ me aktorë kyç lokalë, të tillë si Komisionet Këshillimore Qytetare dhe organizata të shoqërisë civile kanë mundësuar zbatimin me sukses të këtij procesi.

7

2. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Informacioni i përfshirë në këtë raport prezanton ecurinë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në Bashkinë Patos në periudhën dhjetor 2016 - prill 2017 dhe përfshin vlerësimin nga ana e komunitetit dhe administratës vendore të performancës së shërbimeve të ofruara në nivel vendor, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e ardhura nga qytetarët. Procesi i VKQ-së i ofron Bashkisë Patos një tablo të qartë të vlerësimit të qytetarëve në lidhje me shërbimet publike, zhvillimin ekonomik, funksionimin e demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal.

Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) në bashkëpunim me Bashkinë Patos, njësitë administrative Zharrëz dhe Ruzhdie, me pjesëmarrjen e Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor Patos dhe komunitetit në njësitë administrative të sipërpërmendura.

Projekti Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen u shtri në harkun kohor dhjetor 2016 - prill 2017 dhe përfshiu 6 bashki, ndër të cilat edhe Bashkinë Patos. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i demokracisë vendore përmes fuqizimit të mekanizmave qytetarë. Objektiva specifike të tij synojnë të nxisin ndërveprimin dhe dialogun mes qytetarëve dhe autoriteteve vendore, përmes përfshirjes së prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve në programet dhe buxhetet vendore, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit dhe duke fuqizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin midis të dyja palëve.

Për realizimin e VKQ u punua ngushtësisht me administratën e bashkisë për të siguruar gatishmërinë dhe bashkëpunimin e tyre në proces, gjë që kërkoi takime dhe diskutime paraprake në lidhje me metodologjinë, fushat që trajtonte VKQ, zonat e përzgjedhura për zbatim dhe pjesëmarrjen qytetare në të.

Gjatë procesit të përpunimit të vlerësimeve janë konsultuar gjerësisht materiale, dokumenta dhe strategji, të tilla si: Draft Strategjia e Zhvillimit të Territorit, buxheti i Bashkisë për vitin 2016, Plani i Punës së Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015- 2020, Ligji 119/2014 Për të drejtën e Informimit, Ligji 135/2015 për Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Vendore, faqja e internetit e Bashkisë, etj.

Në këtë raport do të lexoni: 1) Një profil të shkurtër të Bashkisë Patos; 2) Metodologjinë e projektit; 3) Përshkrimin e projektit; 4) Përmbledhjen e rezultateve të vlerësimit të qytetarëve korçarë për qeverisjen vendore; 5) Gjetje e rekomandime për të ardhmen.

8

3. PROFILI I BASHKISË PATOS

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Patosit kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Fier, në jug me bashkinë Mallakastër dhe në lindje me bashkinë Roskovec. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Patosit. Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re Patos ka një prej 22.959 banorësh ndërsa në regjistrin civil rezultojnë banues 42.738 banorë. Territori i bashkisë së re është vetëm 82.5 km². Në bazë të të dhënave të regjistrit civil densiteti i popullsisë është 518 banorë për km,² ndërsa në bazë të censusit densiteti i popullsisë është 278.3 banorë për km². Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative, të cilat janë: Patos, Zharrëz dhe Ruzhdie. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Fierit dhe qarkut Fier. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 18 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu

Qyteza e Patosit nisi të ndërtohej rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët e naftës. Baseni naftëmbajtës i njohur si “Patos-Marinza” është historikisht zona më e pasur me naftë në Shqipëri dhe sot vijon të prodhojë shumicën dërrmuese të naftës bruto në vendin tonë. Por pavarësisht kësaj, numri i të punësuarve në industrinë e naftës nga kjo zonë është sot shumë herë më i ulët se sa ka qenë dikur.

Për shumë vite burimi kryesor ekonomik ka qenë sektori naftënxjerrës, por pasi kanë nisur operimin në tregun e naftës kompanitë e huaja niveli i të punësuarve në këtë sektor ka ndryshuar, duke sjellë një përqendrim gjithnjë e më të madh tek sektori i bujqësisë dhe agrikulturë. Sipas të dhënave tashmë, përveç ish komunës Zharrëz, zonat e tjera si Patosi dhe Ruzhdia kanë si burim kryesor ekonomik kultivimin e ullirit dhe tregtimin e nënprodukteve të tij, të cilat favorizohen dhe nga vetë relievi kodrinor i kësaj zone. Më tej është sektori privat i shërbimeve ai që siguron të ardhurat për zonën urbane dhe vitet e fundit kanë nisur aktivitetin në këtë njësi vendore edhe bizneset fasone. Për shkak të relievit malor, në këtë bashki ka zona të largëta me qendrën e bashkisë, popullsia e tyre është reduktuar ndjeshëm për shkak të zhvendosjes drejt qendrave urbane të vendit ose drejt vendeve fqinje. Vitet e fundit, infrastruktura rrugore e zonës urbane dhe fshatrave përreth është përmirësuar ndjeshëm, por sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë në mënyrë që të sigurohet transporti sa më i lehtë i zonave të largëta malore drejt qendrës së bashkisë së re.

9

4. METODOLOGJIA

Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen1 është mjet monitorimi që përdor komunitetin si njësi analize për të nxitur llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë sociale dhe publike të institucioneve vendimmarrëse vendore. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen njihet ndryshe edhe si “zëri i komunitetit”, pasi i mundëson qytetarëve të shprehin vlerësimin e tyre mbi cilësinë, përshtatshmërinë dhe efiçencën e shërbimeve publike dhe të propozojë ndryshime në lidhje me shërbimet e ofruara, madje edhe mbi vendimmarrjet vendore. Mekanizmi i VKQ-së zbatohet në një nivel teje të rëndësishëm të qeverisjes, në atë vendor, ku qytetarët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me autoritetet vendimmarrëse dhe mbi të gjitha, me shërbimet e ofruara prej tyre.

Procesi mundëson krijimin e dialogut mes komunitetit dhe autoriteteve vendore, duke përballur mundësitë (burimet që kanë në dispozicion autoritetet vendore) me nevojat reale të komunitetit. Zbatimi i këtij mekanizmi në nivelin vendor ndikon në: zhvillimin e demokracisë me pjesëmarrje dhe arritjen e mirëqeverisjes vendore. Duhet të theksojmë gjithashtu se VKQ-ja nuk është thjesht një proces vlerësimi, pasi shkon përtej tij. Ajo ndërton ndërveprimin mes komunitetit, autoriteteve vendore, organizatave të shoqërisë civile etj, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit, duke e fuqizuar atë.

Gjatë procesit të VKQ-së parimet kryesore të vlerësimit të shërbimit (pavarësisht nga çështja object i VKQ-së) do janë: • Përshtatshmëria: programi apo shërbimi a i reflekton nevojat e grupit të targetuar? A i respekton standardet dhe kriteret që përcakton ligji? • Efiçenca: A po përdoren burimet (financiare, njerëzore, lokale) në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur? A përfshihet komuniteti në planifikimin e këtyre burimeve? • Pjesëmarrja: Sa dhe si nxitet pjesëmarrja e komunitetit në planifikimin dhe zbatimin e programit/shërbimeve? Cilat janë metodat që përdorin autoritetet për të nxitur pjesëmarrjen? • Qëndrueshmëria: jetëgjatësia e programeve, shërbimeve. A janë fondet vjetore në rritje apo ato nuk ekzistojnë? • Rezultati: Çfarë ndryshimesh ka sjellë zbatimi i programit/shërbimit? Çfarë rrugësh përdorin autoritetet për të matur ndikimin?

Përfituesit e Vlerësimi të Komunitetit për Qeverisjen janë komuniteti dhe autoritet vendore. Procesi i VKQ-së i mundëson komunitetit të informohet mbi shërbimet që ofrohen nga autoritetet vendore; të shprehë opinionin e tij mbi cilësinë dhe eficencën e tyre; të monitorojë

1 Marrë nga Manuali për Shoqërinë Civile “Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen”- Mbështetur nga Njësia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Tiranë 2012 10

përmbushjen e detyrimeve/angazhimeve e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore; të shprehë drejtpërdrejtë tek autoritetet përkatëse opinionin e tij dhe t’u kërkojë atyre përmirësimet e nevojshme, si dhe të ndërveprojë me autoritetet përkatëse me qëllim përftimin e shërbimeve cilësore e të qëndrueshme. VKQ i jep mundësinë autoriteteve vendore të njohin më mirë nevojat dhe prioritetet e komunitetit në përgjithësi, si dhe të grupeve të veçanta të tij; të orientojnë më mirë burimet që kanë në dispozicion në përputhje me këto nevoja dhe prioritete të komunitetit, të rrisin kapacitetet e tyre, transparencën në qeverisje dhe të përmirësojnë cilësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimeve që i ofrojnë komunitetit.

Proçesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen realizohet përmes disa etapave, të tilla si: (1) Vlerësimi për ndjekjen e të dhënave (gjetja dhe konsultimi i dokumenteve, materialeve dhe strategjive qe lidhen me Bashkinë); (II) Vlerësimi komunitar për performancën (fokus grupe me qytetare të Bashkisë në zonën urbane dhe rurale); (III) Vlerësimi ose vetë-vlerësimi nga ofruesit e shërbimeve (intervista gjysme të strukturuara me autoritetet lokale); (IV) Takimi i drejtpërdrejt midis përfituesve dhe ofruesve (prezantim publik i gjetjeve dhe rekomandimeve nga ky proces dhe (V) Përgatitja e raportit me qëllim institucionalizimin e procesin, advokimin dhe monitorimin.

5. PËRSHKRIM I PROJEKTIT

Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen kaloi në disa faza, të cilat janë të detajuara si më poshtë:

11

Skedat e vlerësimit: Faza përgatitore e projektit ishte shumë e rëndësishme për përcaktimin e aspekteve/fushave që do të mbulonte dhe treguesve që do të përmbante VKQ. Katër fushat e përzgjedhura ishin: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike, (II) qeverisja e mirë dhe demokracia lokale, (III) zhvillimi ekonomik dhe (IV) të drejtat e njeriut në nivel vendor. Bazuar në to u përcaktuan edhe 20 treguesit e performancës. U përgatitën tre lloje skedash specifike për qytetin, njësinë administrative dhe një përmbledhëse me vlerësimin e qytetareve dhe ofruesve të shërbimeve. Treguesit që u përdorën për Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen janë:

SHËRBIMET PUBLIKE Rrugët DEMOKRACIA VENDORE/ MIRËQEVERISJA Ndriçimi Informimi dhe komunikimi Pastrimi Transparenca Gjelbërimi Pjesëmarrja në vendimmarrje Uji i pishëm & kanalizimet

ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR TË DREJTAT E NJERIUT NË Planifikimi strategjik NIVEL LOKAL Planifikimi i buxhetit Gratë Nxitja e bizneseve Grupet me nevoja të veçanta Nxitja e punësimit Romët/egjiptianët me fokus te veçantë gratë e të rinjtë Mbrojtja nga Diskriminimi

Fokus grupet: Me synimin e marrjes së mendimit qytetar u organizuan fokus grupe me përfaqësues të komunitetit dhe banorë të qytetit Patos, njësive administrative Zharrëz dhe Ruzhdie. Në takime morën pjesë 45 pjesëmarrës nga komuniteti (anëtarë të Komisionit Qytetar Vendor Patos, qytetarë aktivë, individë komunitarë që përfaqësonin grupe të margjinalizuara, kryepleq fshatrash) dhe 22 vendimmarrës, të cilët me anë të pikëzimit vlerësuan performancën e bashkisë dhe identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve. Në vlerësimin e komunitetit për qeverisjen procesi pati pjesëmarrje të balancuar gjinore meshkuj dhe femra. Gjatë realizimit të fokus grupeve me komunitetin, pjesëmarrësit u prezantuan me qëllimin dhe objektivat e projektit, informacione mbi zbatimin e Reformës Administrative-Territoriale, ndryshimi i kuadrit ligjor dhe mekanizmat që mbështesin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Intervista gjysmë të strukturuara: Pas takimit me qytetarët u organizuan intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të Bashkisë, ku u ofruesit e shërbimeve vetë-vlerësuan përmes sistemit të pikëzimit shërbimet që ata ofrojnë për komunitetin. Intervistat përfshinë Zv. Kryetarin e Bashkisë, Koordinatorin e Informimit dhe Konsultimit Publik, Përgjegjësin e Shërbimeve në Bashki, një anëtar të Këshillit Bashkiak dhe Administratorët e njësive administrative Zharrëz dhe Ruzhdie. Shkalla e vlerësimit sipas pikëzimit që u përdor në Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen si me qytetaret, ashtu edhe me bashkinë është si më poshtë:

12

Kriteret Pikëzimi Nuk ofrohet shërbim ose cilësia është shumë e dobët 1-Shumë keq Shërbimi ofrohet, por cilësia është e dobët 2- Keq Shërbimi ofrohet dhe është relativisht i mirë 3- Çka (mesatar) Shërbimi ofrohet me cilësi të mirë 4- Mirë Shërbimi ofrohet me cilësi të lartë 5- Shumë mirë

Analizimi i të dhënave: Moment shumë i rëndësishëm i VKQ është hedhja dhe analizimi i të dhënave nga fokus grupet dhe intervistat me ofruesit e shërbimeve. Gjatë kësaj faze është bërë edhe konsolidimi në një skedë i pikëzimit dhe gjetjeve nga qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve. Pjesë thelbësore e punës ishte edhe konsultimi me dokumente/strategji dhe informacione të tjera që jepnin një ide me të qartë të fushave dhe treguesve të analizuar.

Prezantimi publik: Faza e fundit e VKQ në Bashkinë Patos ishte prezantimi publik i procesit të vlerësimit. Ai u organizua në formën e një forumi publik me qytetarët e Patosit. Përveç Kryetares të Bashkisë znj. Rajmonda Balilaj dhe stafit të saj, në takim morën pjesë edhe qytetarë aktivë, OJQ, individë komunitarë që përfaqësonin grupe të margjinalizuara të cilët morën pjesë në fokus grupet e organizuara, 31 pjesëmarrës. Takimi përfshiu një prezantim të gjetjeve nga ky proces, dhe në fund u ofruan rekomandimet që dolën nga takimet me qytetarët. Znj. Balilaj vlerësoi procesin si një mundësi e mirë për të marrë mendimin e qytetarëve dhe si një formë e mirë për të rritur bashkëpunimin dhe dialogun me ta në të ardhmen. Ai u shpreh se problematikat e shkruara nga qytetarët do të jenë prioritet i punës së bashkisë në vazhdimësi. Rekomandimet do të merren parasysh në hartimin e buxhetit të vitit pasardhës.

6. PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE

Siç u shpjegua më sipër në raport, në procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen u përfshinë qytetarët e njësisë administrative qendër Patos dhe njësitë administrative Zharrëz dhe Ruzhdie. Paralelisht me ta u intervistuan edhe punonjësit e bashkisë/ofruesit e shërbimeve. Çështjet për të cilat u bë monitorimi dhe vlerësimi ishin të ngjashme me ato që u diskutuan nëpër fokus grupet me komunitetin, në mënyrë që të merrej informacion për çështje të njëjta si

13

nga komuniteti, në rolin e përfituesit të shërbimeve, ashtu edhe nga pushteti vendor në rolin e ofruesit të shërbimeve publike. Më poshtë keni rezultatet e dala dhe analizuara nga ky vlerësim.

a) Cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike - rrugë/ trotuare, ndriçim, pastrim, gjelbërim, furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizime, kanalet kulluese e vaditëse, pyjet e kullotat

CILËSIA DHE EFIÇENCA E SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.1 QYTET Ofruesit e shërbimeve 3.6 NJËSI Qytetarët 2.1 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 3.2

b) Demokracia vendore – mirëqeverisja – informimi dhe komunikimi, transparenca në vendimmarrje, pjesëmarrja në vendimmarrje

DEMOKRACIA VENDORE – MIRËQEVERISJA TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.8 QYTET Ofruesit e shërbimeve 3.5 NJËSI Qytetarët 4.1 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4.1

c) Zhvillimi ekonomik vendor - planifikimi strategjik, nxitja e biznesit, nxitja e punësimit, mbledhja e të ardhurave dhe planifikimi i buxhetit

ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3 QYTET Ofruesit e shërbimeve 3.8

14

NJËSI Qytetarët 1.8 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 3.5

d) Të drejtat e njeriut në nivel lokal - gratë, grupe me nevoja të veçanta, romët dhe egjiptianët, mbrojtja nga diskriminimi

TË DREJTAT E NJERIUT NË NIVEL LOKAL TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.2 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.3 NJËSI Qytetarët 2.2 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 3.7

Përveç sistemit të pikëzimit pjesëmarrësit në vlerësim patën mundësinë të jepnin edhe komente e sugjerime/rekomandime. Më poshtë po rendisim disa prej gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore, që qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve kanë bërë në Bashkinë Patos. 7. GJETJE DHE REKOMANDIME

7.1 GJETJE DHE REKOMANDIME PËR QYTETIN

7.1.1 SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Gjetje: Banorët perceptojnë ndryshime në lidhje me rrugën kryesore të qytetit, por ende janë problematike rrugët në lagjet e brendshme. Ato ende janë të pashtruara dhe në dimër ka baltë. Mendojnë se Bashkia në pashkëpunim me donatorë e grante qeveritare do sjellë përmirësime

15

në infrastrukturën e qytetit. Mendojnë se pushteti lokal ka humbur shumë kohë në mandatin e kaluar dhe duhet të nxitojë që të plotësojë standartet e shërbimit të rrugëve të qytetit.

Rekomandime:

• Të zbatohen 100% sipas projektit të gjitha rregullimet në rrugë dhe trotuare, pasi ato ndryshojnë rrugën në mënyrë arbitrare dhe vështirësojnë jetën e banorëve. Punimet duhet të jenë të planifikuara dhe mirë-koordinuar. Pas ndërhyrjeve/përmirësimeve në infrastrukturë, nevojë del mirëmbajtja e rrugëve, ndriçimi, shtimi dhe zgjerimi i trotuareve dhe sinjalistikës. • Në lidhje me sinjalistikën rrugore, qytetarët e Patosit rekomandojnë vijëzimin e rrugëve, mirëmbajtjen periodike të sinjalistikës ekzistuese. • Të rritet siguria rrugore dhe mbrojtja e fëmijëve nga shoferët aventurierë e te papërgjegjshëm në qytet • Të lirohen trotuaret nga kundravajtësit • Të mendohet për mënyra si të çlirohet qyteti nga qentë e rrugëve

SHËRBIMI I NDRIÇIMIT

Gjetje: Ndriçimi është përmirësuar veç në qendër të qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit mbetet shpesh pa ndriçim dhe ai mungon në lagje dhe periferi, ndërkohë që banorët paguajnë për ta marrë këtë shërbim më sasi dhe cilësi.

Rekomandime: Qytetarët rekomandojnë të punohet më shumë për vendosjen dhe mirëmbajtjen e këtij shërbimi jo vetëm në rrugët kryesore, por të bëhet i mundur ndriçimi i të gjitha lagjeve, e sidomos në periferi.

SHËRBIMI I PASTRIMIT

Gjetje: Janë vendosur kontenierë në gjithë qytetin dhe punonjësit e pastrimit janë në punë vazhdimisht. Por ka lagje me rrugë të ngushta, ku nuk hyn akoma makina e pastrimit dhe ato zhvendosen me krahë. Ka indiferentizëm dhe qytetarë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturinat ku të mundin dhe bashkia duhet t’i penalizojë me gjoba.

Rekomandime:

• Qytetarët rekomandojnë përmirësim të shërbimit të pastrimit të qytetit nëpërmjet shtimit të koshave, kryesisht në lagjet e brendshme dhe periferi.

16

• Të punohet më mirë nga ana e bashkisë me bizneset lokale për menaxhimin e mbetjeve nga ana e tyre. • Të bëhen fushata ndërgjegjësimi me qytetarët dhe të rinjtë në shkolla

SHËRBIMI I GJELBËRIMIT

Gjetje:

Janë bërë përpjekje për të gjelbëruar qytetin e për të krijuar hapësira çlodhëse për të moshuarit, gratë e fëmijët në qendër, por në brendësi të lagjeve ato mungojnë. Edhe aty ku ka lulishte, ato janë betonizuar, duke u bërë të rrezikshme për fëmijët që luajnë aty.

Rekomandime:

• Qytetarët rekomandojnë shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet. • Të promovohet mbjellja e pemëve në ndërhyrjet e reja në infrastrukturën rrugore • Të krijohen ambiente të gjelbra në çdo lagje dhe parqe kreative duke pasur në fokus target grupe si të rinjtë dhe të moshuarit

FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIMET

Gjetje:

Banorët janë të pakënaqur si me sasinë ashtu edhe me cilësinë e ujit. Në lagjen e re nuk ka fare ujë. Ka ujë vetëm dy herë në ditë, dhe cilësia është e keqe. Uji ka erë. Ka banorë që e blejnë ujin për të pirë e gatuar. Disa familje marrin ujë nga puset, nuk i bëjnë analizat duke menduar se ai vjen i pastër nga thellësitë e tokës. Kanalizimet janë të amortizuara dhe bëhen shkak për ndotje të ambjentit.

Rekomandime:

• Qytetarët rekomanduan përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin dhe ofrimin e shërbimit në fshatra • Ndërsa për sistemin e kanalizimeve kërkohet ndërhyrje dhe përmirësim, sidomos në periferi.

7.1.2 DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA

INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI

Gjetje:

17

Banorët perceptojnë se puna e bashkisë është e lavdërueshme në lidhje me informimin dhe komunikimin. Punonjësit janë të gatshëm për shërbime, por ata mendojnë se në sezonin kur kthehen emigrantët ka shumë radhë dhe do të donin shtim sportelesh gjatë kësaj kohe. Të dhënat merren lehtësisht dhe informacioni është i kuptueshëm. Bashkia shprehet se ne bashkëpunim me USAID së shpejti do të ndërtohet dhe do të vihet në punë Zyra me Një Ndalesë, e cila do t’ju vijë në ndihmë dhe shërbim cilësor qytetarëve të Bashkisë Patos.

Rekomandime:

• Qytetarët duhen të orientohen ku mund të marrin informacionin që ju duhet. • Administrata duhet të gjejë mënyrat të përmirësojë komunikimin me qytetarët dhe të shtojë instrumentat e informimit dhe kominikimit. • Administrata duhet të përdorë instrumenta më efikase për të sjellë komunitetin pranë bashkisë dhe për të çuar Bashkinë afër komunitetit.

TRANSPARENCA NË VENDIMMARRJE:

Gjetje:

Bashkia ka faqe interneti dhe faqe në Facebook, e cila është më e përdorshme nga banorët, veçanërisht ata që janë të interesuar për zhvillimet në qytet. Ka kënd shpalljesh në të cilin gjenden vendime të rëndësishme dhe lajmërime për takime e aktivitete. Bëhen lajmërime edhe me broshura, telefona apo përmes Komisionit Qytetar, kryesive të shoqatave të shoqërisë civile, si veteranëve, grave, etj.

Rekomandime:

• Rekomandohet që faqja e internetit të jetë e përditësuar. Ajo duhet të pasurohet me informacionin që qytetarët kanë nevojë pasi mediat sociale (që bashkia përdor më tepër aktualisht) nuk e ofrojnë informacionin të kategorizuar dhe lehtësisht të kërkueshëm për qytetarët. • Këndi për shpalljen e njoftimeve duhet të jetë i përditësuar me informacion. • Qytetarët duhet të gjejnë lehtësisht në faqen e Bashkisë vendimet e Këshillit Bashkiak, programin e transparencës, regjistrin e transparencës, formularin e kërkesës për informacion dhe ku mund të drejtohet kërkesa. • Rekomandohet që Bashkia të përdorë instrumenta të tjerë për informimin e asaj pjese të komunitetit që nuk ka akses në internet

PJESËMARRJA NË VENDIMMARRJE

Gjetje: 18

Janë bërë takime të hapura për buxhetimin, por theksojnë se ka indiferentizëm nga qytetarët, të cilët ende nuk ndjehen pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes në qytet. Faqja online dhe faqja në FB është pjesa më e dukshme dhe e vizitueshme nga pjesa më e madhe e qytetarëve. Përmes broshurave të shpërndara e të ngjitura nëpër mure në qytet, qytetarët marrin informacione për takime e debate publike. Mendojnë se për mendime të shprehura pushteti vendor reagon, sepse shohin përmirësime që bëhen vazhdimisht në qytet, veçanërisht në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre. Qytetarët nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Disa nuk e dinë që këto mbledhje janë të hapura.

Rekomandime:

• Bashkia duhet të zbatoje ligjin për konsultimin publik në të gjitha hallkat e tij. • Të gjithë qytetarët duhet të lajmërohen kur realizohen takime/konsultime publike. • Duhet të theksohet vazhdimisht që mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për qytetarët. Bashkia duhet të promovojë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. • Të ngrihen dhe të jenë efektive strukturat e ndërlidhësit komunitar siç parashikohet në ligj.

7.1.3 ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

PLANIFIKIMI STRATEGJIK

Gjetje: Qytetarët nuk kanë dijeni që Bashkia ka një plan strategjik.

Rekomandime: • Rekomandohet që bashkia të prodhojë fletëpalosje informative me qëllim sensibilizimin e komunitetit dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në takime konsultative dhe dëgjesa publike

NXITJA E BIZNESEVE

Gjetje: Përfaqësuesit e biznesit në takim mendojnë se bizneset janë të hapura për punësim. Në fabriken e këpucëve ka 450 të punësuar nga Patosi e nga jashtë bashkisë. Zbatohet ligji për pagat minimale. Ka bashkëpunim të vazhdueshëm me bashkinë dhe USAID-in për markën Made in , e cila rezulton në përmirësim standartesh dhe rritje të prodhimit e mundësive për punësime të mëtejshme. Bashkia ndihmon bizneset duke ofruar ambjente me qera me 1 euro. Por ndërkohë prishja e shtesave pa leje ka lënë pa punë përafërsisht disa javë bizneset

19

që mezi mbajnë veten dhe familjen, ndaj kërkojnë që bashkia të mos i zvarrisë zhvendosjen dhe pastrimin e inerteve.

Rekomandime:

• Rekomandohet që bashkia të punojë për nxitjen e biznesit privat dhe të inkurajojë bizneset për krijimin e vendeve të punës. • Rekomandohet që bashkia të krijojë lehtësi fiskale apo grante të vogla për krijimin e bizneseve të reja ose bizneseve sociale. • Rekomandohet që bashkia të mundësojë një mjedis fiskal, ligjor dhe social lehtësues për biznesin lokal.

NXITJA E PUNËSIMIT

Gjetje:

Albpetrol ka 250 të punësuar nga qyteti e rrethinat, por perceptojnë se papunësia është në nivele të larta. Të punësuara janë gratë në industrinë fasone e rrobaqepsi, meshkujt në transport. Mendojnë se në qytet janë më të punësuara gratë se burrat. Papunësia prek më shumë të rinjtë, dhe nëse ikin dhe studjojnë, nuk kthehen më në qytet por preferojnë të punojnë në call centers në Tiranë. Perceptimi është se ka përqindje të madhe të rinjsh që nuk vazhdojnë arsimin e mesëm. Për programe punësimi ka bashkëpunime me qeverisjen qëndrore për rrobaqepsi fasone turke, i cili ishte lobim i deputetit të zonës. Për regjistrime në kurse trajnimi, rrobaqepsie bashkia ndihmon duke ndërmjetësuar me kompanitë përkatëse.

Rekomandime:

• Bashkia duhet të ketë bashkëpunime më rezultative për nxitjen e punësimit të të rinjve grave dhe grupeve në nevojë. • Rekomandohet që bashkia të hyjë në bisedime dhe të bëjë marrëveshje me bizneset lokale për punësimin e grave dhe të rinjve • Rekomandohet që bashkia të iniciojë programe për arsimin profesional dhe rritjen e kualifikimit të personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike me qëllim punësimin e shpejtë të tyre. • Rekomandohet nxitja e të rinjve drejt profesioneve që lidhen me sektorin e turizmit

MBLEDHJA E TË ARDHURAVE DHE PLANIFIKIMI I BUXHETIT:

Gjetje:

Ka patur fushatë sensibilizimi për mbledhjen e të ardhurave KKQV ka ndihmuar në shpërndarjen e 300 formularëve që informonin për detyrimet fiskale të çdo qytetari. Banorët ankohen për shërbime që nuk marrin si, gjelbërimin apo ndriçimin në disa lagje, ndërkohë që 20

nëse nuk i paguajnë detyrimet nuk u shërbehet në zyrat e bashkisë pa i paguar ato. Nuk e dinë sa përqind e të ardhurave shkon në investime.

Rekomandime:

• Rekomandohet që bashkia të rrisë transparencën lidhur me të ardhurat e mbledhura dhe menaxhimin e tyre dhe qytetarët të informohen më konkretisht ku shkojnë taksat e tyre. • Pushteti lokal duhet të bëhet më efikas për të shpejtuar zhvillimin ekonomik në këtë zonë të pasur me naftë, por shumë të varfër nga pikëpamja zhvillimor

7.1.4 RESPEKTIMI DHE ZHVILLIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË NIVEL LOKAL

GRATË:

Gjetje:

Pjesëmarrësit nuk kanë informacion për ndonjë program nga Bashkia për adresimin e dhunës me bazë gjinore. Disa mendojnë se ka bashkëpunime të shkollës me bashkinë, kryesisht për aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave Ka bashkëpunime të bashkisë edhe me bizneset për ndërgjegjësim të punonjëseve ndaj dhunes me bazë gjinore. Në bashki punojnë psikologe, sociologe, eksperte e punonjëse sociale, të cilat ndihmojnë në zbatimin e projekteve dhe programeve në bashkëpunim me shoqata e organizata të shoqërisë civile. Mendojnë se bashkia është më e angazhuar në çeshtjen e përfaqësimit politik të grave. Në këshillin vendor ka 7 gra nga 15 anëtarë të këshillit vendor. Ka bashkëpunim të bashkisë me forumin e gruas dhe organizata të tjera grash. Është zbatuar ligji për administratën publike ku 50% e punonjësve janë gra. Programet vendore kryesisht janë fokusuar tek punësimi i grave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet në funksion të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së grave.

Rekomandime

• Rekomandohet që bashkia të shtojë në faqen zyrtare, në dritaren e legjislacionit, Ligjin për masa ndaj dhunës në familje • Rekomandohet që zyra e barazisë gjinore dhe dhunës në familje të jetë më aktive në drejtim të sensibilizimit të komunitetit mbi denoncimin e rasteve të dhunës • Rekomandohet që bashkia, krahas punës shumë të mirë që po bën me përfshirjen e grave në vendimmarrje kryesisht në pozicione drejtuese, të punojë më tepër për punësimin e tyre dhe nxitjen e bizneseve të krijuara nga gratë.

GRUPE ME NEVOJA TË VEÇANTA:

21

Gjetje:

Në bashki ka 1200 familje që marrin ndihmë sociale nga programi i bashkisë. Ka bashkëpunime me Kryqin e Kuq, Dhuro Dashuri, Gjysëm Hënën e Kuqe, të cilat ndihmojnë familjet në nevojë sipas programeve të caktuara dhe në raste të tilla. Pensionistë e veteranë janë çuar në udhëtime me financime të pushtetit vendor. Mendojnë se ka shumë më teper të varfër nga sa ndihmohen, dhe pushteti duhet të bëjë më shumë për këtë kategori të shoqërisë.

Rekomandime:

• Të ndihmohen më shumë të pastrehët dhe të varfërit përmes bashkëpunimit të bashkisë me organizata bamirëse • Të bëhet zhdëmtimi i shtëpive nga aktiviteti i Bankers dhe, përvec kësaj, Bankers te bëjë investime në shkolla, rrugë, fushë sporti, si edhe më shumë për të pastrehët. • Duhet bërë evidentimi i familjeve qe kanë nevojë për ndihmë sociale • Duhet të bëhen plane veprimi për shtresat në nevojë (të rinjtë, gratë, romet)

ROMËT DHE EGJIPTIANËT:

Gjetje:

Nuk ka komunitet Rom. Ka një komunitet të vogël Egjiptian, i cili është pjesë e programeve asistuese të Bashkisë, të cilët ndihmohen edhe në raste emergjencash apo në çdo fund viti. Ka bashkëpunime me shoqatën e Egjiptianëve dhe shoqata bamirëse, si Kryqi i Kuq, etj. MBROJTJA NGA DISKRIMINIMI:

Gjetje:

Nuk kanë dijeni për ekzistencën e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Rekomandime:

• Rekomandohet që bashkia të zbatojë ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe të udhëhiqet nga parimet e këtij ligji në të gjitha shërbimet që ofron për qytetarët • Ndërkohë mund të realizohen fushata ndërgjegjësimi me synim ndërveprimin social- kulturor dhe thyerjen e barrierave diskriminuese. • Rekomandohet që Bashkia të publikojë në faqen e saj zyrtare brenda dritares së legjislacionit ligjin për mbrotjen nga diskriminimi.

22

7.2 GJETJE DHE REKOMANDIME PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE RUZHDIE DHE ZHARRËZ

7.2.1 SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA

RRUGËT:

Gjetje:

Ruzhdie Ka përmirësime në rrugën kryesore, por rrugët jashtë njësisë administrative janë 80% të lëna pas dore, me pluhur e baltë sipas stinës. Në segmente të caktuara edhe rruga e asfaltuar është me cilësi të dobët. Distanca mes dy skajeve të njësisë është veçse 3 km dhe ende mbetet problematike. Pjesëmarrësit kërkojnë që firmat të zbatojnë në kohë dhe me cilësi rregullimin e rrugëve.

Zharrëz Përveç rrugës që lidh Roskovecin me qendrën e njësisë, e cila është e asfaltuar, të gjitha rrugët lidhëse të fshatrave jashtë njësisë administrative janë problematike dhe nuk është vënë dorë asnjëhere. Trotuaret janë të ngushta dhe mendojnë se projekti për to është zbatuar gabim.

Rekomandime:

• Rregullimi i rrugëve që çojnë në fshatrat e njësive administrative dhe i trotuareve ekzistues sipas parametrave dhe përmirësimi i ndriçimit

TRANSPORTI PUBLIK

Gjetje:

Ruzhdie Nuk ka shërbim transporti publik. Banorët e bëjnë privatisht çdo transport njerëzor apo të prodhimeve bujqësore. Është bërë një tentativë për vendosjen e një autobuzi urban, por dështoi sepse nuk kishte lëvizje njerëzish që ta justifikonte shërbimin.

Zharrëz Nuk ka transport publik. Banorëve u duhet të presin në rrugë deri gjysëm dite për të arritur në destinacion, ndonjëherë udhëtimi është edhe me dy ndalesa, duke u humbur shumë kohë. Banorët e zgjidhin si transportin personal, ashtu edhe të prodhimeve të tyre bujqësore privatisht.

Rekomandime:

23

• Të përmirësohet shërbimi i transportit publik nga qendrat e njësive administrative drejt Patosit dhe Tiranës

PASTRIMI

Gjetje:

Ruzhdie Vetëm në qendër të njësisë ka kontenierë. Banorët i grumbullojnë plehrat në një vend dhe i zhvendos makina. Kërkojnë më shumë kontenierë dhe punonjës që të merren me shërbimin e pastrimit.

Zharrëz Nuk ka pikë grumbullimi të mbeturinave. Ajo gjendet rreth 2 km larg çdo fshati, kështu që transporti i tyre bëhet privatisht. Banorë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina bujqësore, degë të krasitura, mobilje, ujëra të zeza ku të mundin. Përroi ka 20 cm serë, dhe mund të marrë flakë nga çdo pakujdesi dhe, shprehen se e duan lumin si lumi i Lanës në Tiranë. Banorë të pandëshkuar krijojnë pjerrësi toke dhe urina e kafshëve derdhet nëpër rrugë, duke u bërë rrezik për shëndetin dhe ambjentin. U janë drejtuar pushtetit lokal me shkresa, por nuk kanë parë ndonjë reagim prej tij.

Rekomandime:

• Të shtohet numri i koshave dhe periodiciteti i pastrimit • Të ngrihet një pikë grumbullimi pastrimi • Të mos digjen mbeturinat pranë zonave të banuara dhe anës lumenjve • Të organizohen aktivitete sensibilizuese për mbajtjen pastër të mjedisit

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM DHE KANALIZIMET

Gjetjet:

Ruzhdie 4 fshatra janë pa ujësjellës. Pothuaj gjithë njësia merr ujë nga puset. Kur nuk ka puse mbartet me krahë ose blihet, veçanërisht uji i pijshëm. Çdo investim është bërë me buxhet privat të banorëve. Presin investime në ujësjellës me asistencën e projektit të USAID. Uji është cilësor dhe çdo vit kryhen analizat. Shqetësim mbetet shkolla e cila është krejtësisht pa ujë. Nuk ka kanalizime në të gjithë njësinë. Mbeturinat e gropave septike zhvendosen me autobotë.

Zharrëz Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet vetëm në periudhën tetor-maj dhe në muajt e verës nuk ka ujë. Cilësia e ujit është e keqe, tubacioni është i amortizuar, 70% e fshatrave kanë gropa septike, dhe në pjesën tjetër falë projektit të USAID ka kanalizime.

24

Rekomandime

• Të rregullohet situata e ujit të pijshëm • Informim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve që të mos ta shpërdorohet uji i pijshëm. • Koordinim i fondeve me donatorët që të administrohen më mirë • Informim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve që të paguajnë për këtë shërbim • Ndërhyrja të bëhet sipas radhës së investimeve për të patur efektivitet investimi (kanalizime- kabllo-rruga) që të mos hapen përsëri.

PYJET DHE KULLOTAT

Gjetje:

Ruzhdie Është bërë inventarizimi i pyjeve, por nuk kanë dijeni se çfarë do bëhet me to. Njësia ka caktuar një punonjës që i ruan ato, por ka edhe ndërgjegjësim të publikut për mirëmbajtjen e tyre. Zharrez Banorët i duan pyjet, por pylli i Sheqishtës është shkatërruar. Banorët duan nga pushteti lokal projekte që synojnë të shfrytëzohet e mirëmbahet kjo pasuri natyrore, ndoshta edhe si tërheqje turistike. Rekomandime:

• Rekmandohet që Bashkia të drejtojë vëmendjen dhe rrisë investimet ne sektorin e pyjeve, jo vetëm si burim ekonomik por edhe atraksion turistik.

KANALET KULLUESE/ VADITËSE

Gjetje:

Ruzhdie Nuk ka investime në kanale kulluese/ vaditëse. Çdo investim a ndërhyrje në këtë shërbim është bërë privatisht nga banorët.

Zharrëz Në vitet e fundit janë vënë re përmirësime, por problem mbetet mirëmbajtja e tyre për shkak të ndotjes nga nafta. Banorët mendojnë se nga një pasuri kaq e çmuar, nafta është kthyer në një ndotëse e madhe e ambjentit, e ujërave, e ajrit dhe e bimësisë. Për këtë arsye, privatisht banorët kanë mbjellë pemë dhe kërkojnë të njejtën gjë nga pushteti vendor. Në vitet e fundit janë vënë re përmirësime, por problem mbetet mirëmbajtja e tyre për shkak të ndotjes nga nafta. Banorët mendojnë se nga një pasuri kaq e çmuar, nafta është kthyer në një ndotëse e

25

madhe e ambjentit, e ujërave, e ajrit dhe e bimësisë. Për këtë arsye, privatisht banorët kanë mbjellë pemë dhe kërkojnë të njejtën gjë nga pushteti vendor.

Rekomandime:

• Kërkohen investime për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Nevojitet ndërgjegjësimi i komunitetit për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse ekzistuese

7.2.2 DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA

TRANSPARENCA NË VENDIMMARRJE

Gjetje:

Ruzhdie Nuk ka zyrë informacioni në njësi. Në qendër shërbejnë 4 punonjës. Ka kënd njoftimesh ku bëhen shpallje vendimesh të marra, informacion i rëndësishëm për banorët, orare e ditë takimesh publike, etj.

Zharrëz Nuk ka zyrë informacioni në njësi, por këtë funksion e luan zyra e gjendjes civile apo kadastrës apo shërbimit social. Ka kënd për shpallje njoftimesh, vendimesh e lajmërime për takime.

INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI

Gjetje: Kanë mundësi të marrin lehtësisht informacionin që u duhet pranë njësisë administrative. Informacioni është i qartë dhe i kuptueshëm. Kryetari i njësisë është i papërtuar për t’i ndihmuar banorët. Dokumentacioni dhe informacioni merren lehtësisht në qendër të njësisë. Ai është i kuptueshëm dhe i qartë. Kryetari i njësisë është i gatshëm të ndihmojë banorët. Kryetarja e Bashkisë u shpreh se zyra e informacionit dhe koordinatorja e informimit e komunikimit kanë statistika të sakta mbi ankesat e kërkesat e qyetarëve, si edhe nivelin e përgjigjeve mbi to, duke pranuar që disa kërkesa janë të parealizueshme.

Rekomandime:

• Të fillojë të funksionojë edhe në njësitë administrative zyra e informacionit • Rekomandohet që njësitë administrative rurale të adresojë në kohë reale problematikat e komunitetit të njësive administrative dhe fshatrave pranë bashkisë së madhe

PJESËMARRJA NË VENDIMMARRJE

26

Gjetje

Ruzhdie Marrja e mendimit të komunitetit bëhet në takime publike, si ai për buxhetin. Banorët lajmërohen me telefon, lajmërime në kafene, me shërbim postar dhe në këndin e njoftimeve. Mendojnë se idetë dhe diskutimet e tyre merren në konsideratë, sepse venë re ndryshime për mirë në shërbime të veçanta. Idetë dhe sugjerimet e banorëve përcillen në bashki nga administratori i njësisë administrative. Kryetari i fshatit perceptohet si person që kërkon zbatimin e ligjit, që penalizon me gjoba kundravajtësit dhe që u gjendet pranë banorëve në të gjitha shqetësimet. Problem mbetet indiferentizmi i banorëve dhe apatia e grave, të cilat nuk interesohen për asnjë problem në njësi, duke ua deleguar burrave gjithë vendimmarrjen.

Zharrëz Marrja e mendimit të publikut bëhet në takime publike për probleme shqetësuese. Lajmërimet bëhen nga kryetari i njësisë me telefon, shtëpi më shtëpi, me lajmërime të ngjitura në vende publike. Kanë marrë pjesë në takimin publik për të dhënë ide e sugjerime mbi buxhetin. Kryetari i fshatit është aktiv dhe perceptohet si bashkëpunues me pushtetin vendor dhe si zyrtar që kërkon zbatimin e ligjit, duke i rritur kështu autoritetin e tij.

Rekomandime

• Bashkia të vijë me shpesh në njësitë administrative rurale për takime publike me grupe interesi kur hartohen projekt buxheti ose konsultime për studime e projekte të ndryshme.

7.2.3 ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

Gjetje:

Në njësinë administrative Ruzhdie banorët kanë perceptimin që ka plan strategjik, por nuk e njohin përmbajtjen e tij. Veprimtaria kryesore në njësi është kultivimi i ullirit dhe vreshtaria, që janë edhe burimi kryesor i punësimit. Afërsisht 100 banorë të njësisë janë punësuar në firmën e ndërtimit Albstar. Në njësi ka 7 fabrika të përpunimit të ullirit me të punësuar nga njësia dhe jashtë saj. Nuk dinë në ka incentiva për mbështetjen e fermerëve. Janë realizuar vetëm 21% e mbledhjes të të ardhurave. Nuk ka ndërgjegjësim, ka varfëri dhe për ata që s’paguajnë nuk marrin shërbime në zyrat e njësisë. Marrin njoftime me letra dhe u dërgohen faturat në çdo shtëpi për sasinë e taksave që duhet të paguajnë.

Në njësinë administrative Zharrëz banorët nuk kanë dijeni për ekzistencën e planit për zhvillim territorial/ekonomik dhe përmbajtjen e tij. Burimi kryesor i punësimit është vetëpunësimi në bujqësi. Ka familje që posedojnë tokë, por nuk kanë lekë ta kultivojnë, por edhe kur duan të 27

krijojnë të ardhura, në fund dalin të humbur për shkak të shpenzimeve të shumta që nuk justifikohen në balancë me të ardhurat e pakta. Problem dhe në udhëkryq janë familjet e krijuara pas 1991 që jetojnë në fshat ose qytet pa pronësi mbi tokë dhe pa punë. Viktimat më të dukshme të papunësisë janë gratë dhe të rinjtë. Perceptimi është që vetëm 10% e grave janë punësuar në industrinë fasone, bujqësi, parukeri, arsim, shëndetsi. Ka bashkëpunime të pushtetit lokal me fondacionin Mary Ward Loreto për punësim të grave. Të rinjtë largohen për të mos u kthyer më. Në njësi ka 24 hektarë serra, që kanë punësuar banorë nga zona dhe jashtë saj. Nuk kanë dijeni për ndonjë lehtësim të bërë nga pushteti lokal në ndihmë të fermerëve apo biznesit në njësi. Në lidhje me pagesën e taksave vendore, banorët marrin njoftim për detyrimet përmes letrave që dërgohen në çdo familje. Perceptimi i banorëve është që 70% e banorëve paguajnë taksat. Për ata që nuk paguajnë nuk u jepen shërbimet në zyrat e njësisë. Mendojnë se të ardhurat u kthehen në shërbime si pastrim e mirëmbajtje varrezash, por shprehen se taksën e tokës e paguajnë edhe ata banorë që s’kanë të tillë.

Rekomandime:

• Banorët kërkojnë një pikë grumbullimi të prodhimeve bujqësore dhe subvencionime të plehrave kimike, apo për vaditje dhe transport të prodhimeve. • Rekomandohet gjithashtu që qytetarët të informohen më konkretisht sa të ardhura mbledh bashkia nga bizneset dhe ku shkojnë këto të ardhura

7.2.4 RESPEKTIMI DHE ZHVILLIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË NIVEL LOKAL

GRATË

Gjetje: Ruzhdie Banorët e njësisë administrative Ruzhdie nuk kanë dijeni nëse Bashkia ka programe për adresimin e dhunës me bazë gjinore. Për më tepër, nuk dinë nëse Bashkia ka ndërmarrë ndonjë fushatë ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj gruas. Perceptojnë një komunitet pa dhunë, për sa kohë nuk ka raste te referuara. Bashkia është më e angazhuar në pjesëmarrjen në vendimmarrjen politike. Gratë janë në shumicën dërrmuese shtëpiake. Nuk ka asnjë grua përfaqësuese të kësaj njësie në këshillin bashkiak Patos. Nuk dinë në ka bashkëpunime të pushtetit lokal me organizata për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore. Nga 4 punonjës të njësisë, 1 është grua.

Zharrëz Nuk janë në dijeni të ndonjë programi nga Bashkia për adresim dhune me bazë gjinore. Komunitetin e perceptojnë pa dhunë. Fushatat e informimit mendojnë se i bën shkolla përmes aktivitetesh ndërgjegjësimi. Pushteti lokal është më i angazhuar për vendimmarrje politike më shumë se për çështjet e tjera. Nuk njohin ndonjë përpjekje të pushtetit për të nxitur ndonjë biznes grash. Banorët mendojnë se pushteti vendor duhet të bashkëpunojë më shumë me organizata për të drejtat e grave, të cilat janë fokusuar në qytet. Pohojnë se nuk kanë asnjë

28

grua përfaqësuese në këshillin bashkiak. Në administratën e njësisë Zharrëz 40% janë femra. Nuk kanë asnjë ide nëse programet vendore janë të hartuara në përputhje me parimet e barazisë gjinore.

Rekomandime:

• Rekomandohet te ndërmerren fushata ndërgjegjësimi dhe ne njësinë administrative. • Rekomandohet që bashkia të punojë më tepër për punësimin e grave në zonat rurale. • Të ketë bashkëpunime me shoqata të të drejtave të gruas për të shtrirë veprimtarinë e tyre në njësi • Të ndërtohet një paketë ligjore për trajtimin e kryefamiljareve gra e vajzave nëna

GRUPE ME NEVOJA TË VEÇANTA:

Gjetje:

Ruzhdie Nuk bëjnë koment nëse ka programe të veçanta për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të këtij grupi, por dinë se Bashkia bashkëpunon me organizata si Kryqi i Kuq, Gjysmë Hëna e Kuqe, apo biznese të zonës japin ndihma për këto kategori në festa. 1 prind është më ndihmë ekonomike. Janë dhënë edhe pensione të pjesëshme.

Zharrëz Mendojnë se ka programe për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie. Ka bashkëpunime me pushtetin qendror në ndihmë të familjeve në nevojë, sidomos i familjeve me kryefamiljare gra. Për 12 kujdestarë të kujdesit familjar është alokuar pagesë. Ka bashkëpunime të pushtetit vendor me UNICEF, Qendrën Horizont në ndihmë të PAK. Mendojnë se ka më shumë nevojtarë sesa trajtohen nga programet dhe skema e ndihmës ekonomike.

Rekomandime:

• Rekomandohet që bashkia të punojë më tepër për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave si dhe përfshirjen sociale për grupet me nevoja të veçanta. • Të hapet një çerdhe për fëmije. • Të rikonstruktohen kopshti dhe shkollat. • Të konsiderohen vite pune shërbimi i kujdesit familjar • Të pajisem shkollat me ujë të pijshëm

ROMËT DHE EGJIPTIANËT:

Gjetje: Në të dyja njësitë administrative nuk ka komunitet Rom dhe Egjiptian.

29

Mbrojtja nga diskriminimi:

Gjetje Nuk kanë dijeni për ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Por, pasi u prezantuan me konceptin dhe llojet e diskriminimit, banorët pohuan se përpiqen të jetojnë në harmoni duke respektuar njëri-tjetrin në çdo rrethanë.

30

RRETH QENDRËS ALEANCA GJINORE PËR ZHVILLIM

E themeluar në vitin 1994, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) është një organizatë jo fitimprurëse, jo partiake, me mbi 20 vjet eksperiencë në punë kërkimore, edukim publik, asistencë për zhvillim kapacitetesh, monitorim dhe avokim. GADC promovon zhvillimin demokratik dhe mirëqeverisjen me një fokus të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale. GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në rajon, e mirënjohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve të rëndësishme në lidhje me të drejtat e grave, siç është dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i personave.

GADC është e njohur për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për fuqizimin përmes zhvillimit ekonomik të grupeve vulnerabël, avokimit për çështje themelore ligjore e politika të rëndësishme siç janë Ligji “Për dhunën në marrëdhëniet familjare” apo “Ligji kundër diskriminimit”, Barazia Gjinore apo përfaqësimi i grave në politikë e vendim marrje. Prezantimi i çështjeve të buxhetimit gjinor në nivel lokal dhe qendror si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje janë dy çështje për cilat GADC ka zhvilluar e zbatuar metodologji të veçanta të cilat sollën ndryshime të rëndësishme që adresojnë pabarazitë dhe përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël në Shqipëri.

Që nga fillimi GADC ka zbatuar shumë projekte, të cilat kanë ndikuar në jetët e qindra pjesëmarrësve në aktivitetet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë. GADC ka një historik të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm me aktorë të ndryshëm, përfshirë një numër të madh organizatash shqiptare, institucionesh publike në nivel qendror e lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, sektorit privat, medias, akademisë etj. Disa nga aktorët kyç partnerë të GADC- së janë UN Women, UNDP, EU, US Embassy, USAID, OSCE, Dhoma të Tregtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bashki të ndryshme etj.

GADC fuqizohet në punën e saj nga rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve, ekspertëve dhe trajnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë me formim të pasur akademik. GADC punon të shpërndajë sa më shumë informacion dhe të kthehet në një platformë për ndarje eksperiencash e njohurie me të gjithë e në të gjithë vendin.

E themeluar në vitin 1994, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) është një organizatë jo fitimprurëse, jo partiake, me mbi 20 vjet eksperiencë në punë kërkimore, edukim publik, asistencë për zhvillim kapacitetesh, monitorim dhe avokim. GADC promovon zhvillimin demokratik dhe mirëqeverisjen me një fokus të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale. GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në rajon, e mirënjohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve të rëndësishme në lidhje me të drejtat e grave, siç është dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i personave. 31

GADC është e njohur për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për fuqizimin përmes zhvillimit ekonomik të grupeve vulnerabël, avokimit për çështje themelore ligjore e politika të rëndësishme siç janë Ligji “Për dhunën në marrëdhëniet familjare” apo “Ligji kundër diskriminimit”, Barazia Gjinore apo përfaqësimi i grave në politikë e vendim marrje. Prezantimi i çështjeve të buxhetimit gjinor në nivel lokal dhe qendror si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje janë dy çështje për cilat GADC ka zhvilluar e zbatuar metodologji të veçanta të cilat sollën ndryshime të rëndësishme që adresojnë pabarazitë dhe përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël në Shqipëri.

Që nga fillimi GADC ka zbatuar shumë projekte, të cilat kanë ndikuar në jetët e qindra pjesëmarrësve në aktivitetet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë. GADC ka një historik të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm me aktorë të ndryshëm, përfshirë një numër të madh organizatash shqiptare, institucionesh publike në nivel qendror e lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, sektorit privat, medias, akademisë etj. Disa nga aktorët kyç partnerë të GADC- së janë UN Women, UNDP, EU, US Embassy, USAID, OSCE, Dhoma të Tregtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bashki të ndryshme etj.

GADC fuqizohet në punën e saj nga rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve, ekspertëve dhe trajnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë me formim të pasur akademik. GADC punon të shpërndajë sa më shumë informacion dhe të kthehet në një platformë për ndarje eksperiencash e njohurie me të gjithë e në të gjithë vendin. E themeluar në vitin 1994, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) është një organizatë jo fitimprurëse, jo partiake, me mbi 20 vjet eksperiencë në punë kërkimore, edukim publik, asistencë për zhvillim kapacitetesh, monitorim dhe avokim. GADC promovon zhvillimin demokratik dhe mirëqeverisjen me një fokus të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale. GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në rajon, e mirënjohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve të rëndësishme në lidhje me të drejtat e grave, siç është dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i personave.

GADC është e njohur për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për fuqizimin përmes zhvillimit ekonomik të grupeve vulnerabël, avokimit për çështje themelore ligjore e politika të rëndësishme siç janë Ligji “Për dhunën në marrëdhëniet familjare” apo “Ligji kundër diskriminimit”, Barazia Gjinore apo përfaqësimi i grave në politikë e vendim marrje. Prezantimi i çështjeve të buxhetimit gjinor në nivel lokal dhe qendror si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje janë dy çështje për cilat GADC ka zhvilluar e zbatuar metodologji të veçanta të cilat sollën ndryshime të rëndësishme që adresojnë pabarazitë dhe përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël në Shqipëri.

Që nga fillimi GADC ka zbatuar shumë projekte, të cilat kanë ndikuar në jetët e qindra pjesëmarrësve në aktivitetet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë. GADC ka një historik të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm me aktorë të ndryshëm, përfshirë një numër të madh organizatash shqiptare, institucionesh publike në nivel qendror e lokal, rajonal dhe

32

ndërkombëtar, sektorit privat, medias, akademisë etj. Disa nga aktorët kyç partnerë të GADC- së janë UN Women, UNDP, EU, US Embassy, USAID, OSCE, Dhoma të Tregtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bashki të ndryshme etj.

GADC fuqizohet në punën e saj nga rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve, ekspertëve dhe trajnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë me formim të pasur akademik. GADC punon të shpërndajë sa më shumë informacion dhe të kthehet në një platformë për ndarje eksperiencash e njohurie me të gjithë e në të gjithë vendin.

33