Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, , www.ippm.al

DEBATI PUBLIK

INFORMALITETI

IPPM, si nxitëse dhe pjesëmarrëse e përherëshme e debatit publik, po publikon një përmbledhje të artikujve, intervistave dhe analizave që Presidenti i saj ka publikuar në lidhje me aksionin qeveritar në luftën kunder informalitetit.

IPPM 1 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje është një think tank shqiptar me qendër në Tiranë, Shqipëri. Me fokus në politikat publike dhe çështjet e qeverisjes së mirë, IPPM zhvillon hulumtime dhe nxit praktikat më të mira për qeverisje të mirë në sektorin publik dhe privat duke u udhëzuar nga parimet e transparencës dhe integritetit publik. Fokusi kryesor i saj konsiston në analizimin e zhvillimeve të financave publike në Shqipëri dhe në vendet e Evropës Juglindore.

Misioni

Të kontribuojë në ndërgjegjësimin publik mbi sfidat e mirëqeverisjes nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të alternativave për një cilësi më të lartë të mirëqeverisjes në sektorin publik dhe atë privat dhe të sigurojë angazhimin e tyre në mirëqeverisje.

Vizioni

Një publik i mirëinformuar mbi mirëqeverisjen në Shqipëri, që të sigurojë pjesëmarrjen e tyre aktive si parakusht për sukses në sfidat e mirëqeverisjes

Objektivat

I. Zhvillimi dhe promovimi i praktikave më efektive mirëqeverisëse në sektorin publik dhe atë privat.

II. Nxitja e debatit publik mbi mirëqeverisjen.

III. Koordinimi në bashkëpunim i grupeve të ndyshme të interesit në lidhje me çështjet e mirëqeverisjes dhe ngritja e një proçesi/dialogu mes tyre.

IV. Asistimi në reformimin dhe administrimin cilësor të sektorit publik.

V. Mbështetja e institucioneve të cilat promovojnë zhvillimin social, ekonomik dhe politik.

VI. Promovimi i politikave dhe masave administrative efektive nëpërmjet komunikimit publik duke garantuar lirinë e informimit tek qytetarët.

VII. Kontribuimi në institucione më të mira duke i shërbyer qytetarëve.

IPPM 2 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Përmbajtja

I. Mesazh nga Presidenti i IPPM, Arben Malaj. (fq. 4 )

1. Malaj: Shqiptarët meritojnë qeverisje të mençur dhe jo gjoba të shumëfishta –gazeta “Shqip”- 9 Shtator 2015 (fq. 5) 2. Malaj: Biznesi i vogël nuk është ‘lopa e madhe’ që mbush buxhetin! - Facebook - 6 Shtator 2015 (fq. 11)

3. Malaj: Pikëpyetjet e operacionit “Patriotik”- MAPO- 05 Shtator 2015 - (fq.14 )

4. Malaj: Luftë informalitetit...por jo kështu! – A1 Report - 01 Shtator 2015 - (fq. 19)

5. Malaj: Ndaleni këtë fushatë gjobash e sekuestrimesh. Shqiptarët meritojnë qeverisje të mencur (smart) dhe jo qeverisje të ashpër (hard). – Facebook - 30 Gusht 2015 (fq.21 )

6. Malaj: Lufta kundër kontrabandës duhet të jetë aksioni parësore në betejën kundër informalitetit – Monitor - 30/08/2015 (fq. 23)

7. Malaj: Informaliteti nuk luftohet me aksione penalizuese! - Facebook: = 21 Gusht 2015 (fq. 28)

8. Malaj: Ulja e informalitetit, lehtësim apo penalizim? - Online - 8 gusht 2015 (fq. 31)

9. Pjesmarrja ne debatet televizive – (fq. 35)

IPPM 3 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

MESAZH NGA PRESIDENTI I IPPM, ARBEN MALAJ.

Të nderuar lexues dhe kolegë,

Në përmbushje të misonit të IPPM jemi angazhuar në debatin publik lidhur me strategjinë më të mirë për informalizmin e ekomisë shqipëtare.

Në shkrimet në median e shkruar, në daljet publike në emisonet me fokus ekonominë ne TV shqiptare, në postimet në fb dhe rrjetet siociale kemi synuar të nxisimin pjesëmarrjen e sa më shumë kolegëve, grupeve të interesit dhe vetë qytetarëve për të ndikuar sado pak në rritjen e cilësisë së pregatitjes dhe implementimit të reformave strkturore në ekonominë tonë. Besoj se gjiithsecilit prej nesh mund të ofrojë kontributin e tij në përmirësimin dhe modernizimin e ekonomisë dhe demokracisë. Në këtë përmbledhje do të gjeni të gjitha publikimet dhe qëndrimet publike lidhur me aksionin kundër informalitetit. Qëndrim i cili i përmbahet këtyre ideve:

I. E mbështes reduktimin e ekonomisë informale por kurrë jo aksionin e fokusuar tek kasat, gjobat dhe arrestimet. II. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të mencur dhe jo arrogante. III. Biznesi i vogël nuk është "lopa e madhe" për buxhetin. IV. Biznesi individual dhe biznesi i vogël është shumë i rëndësishëm për punësim dhe zbutje të varfërisë. V. Për ta formalizuar ekonominë duhen lehtësi dhe jo gjoba marramëndëse. VI. Vetëm strategjitë që kanë lehtësuar formalizimin e ekonomisë informale kanë rezultuar të sukseshme. VII. Aksionet e fokusuara tek kasat, gjobat dhe arrestimet, kanë rezultuar të dështuara. VIII. Cdo dështim është një kosto e rëndë për taksapaguesit.

IPPM 4 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

MALAJ: SHQIPTARËT MERITOJNË QEVERISJE TË MENÇUR DHE JO GJOBA TË SHUMËFISHTA

Nga Artemisa Hoxha - 9 Shtator 2015

Qëndrimet

Risku – “Praktika e gjobave dhe sekuestrove në vendet me institucione të dobëta tregon se ato kanë ushqyer korrupsionin dhe kanë gërryer qeverisjen e vendit. Efektet e përkeqësuara nga fokusimi te penalitetet rriten dhe kërcënojnë jo vetëm ekonominë”

Gjobat – Qeveria duhet ta rishikojë qëndrimin e saj, këto drafte gjobash dhe penalitetesh duhen kthyer pas. Vetëm reformat që përmirësojnë ambientin e biznesit dhe lehtësojnë formalizimin e ekonomisë informale duhet të jenë prioriteti i prioriteteve të qeverisë

Emërimet – Përzgjedhja dhe emërimi i drejtuesve, bordit, këshillit mbikëqyrës dhe drejtorit ekzekutiv të kompanive të mëdha publike, duhet të dalë nga eksperiencat negative të përdorimit të tyre si peshqeshe personale, nepotike apo akseseve korruptive për miq / aleatë personalë të privilegjuar Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, si edhe KLSH-ja, kanë detyrime edhe ligjore për të bërë analiza e kontrolle më të specializuara në të çarat ku keqpërdoren miliona dollarë të taksapaguesve shqiptarë

Kontrabanda – Kontrabanda prodhon para të zezë dhe nivele të larta fitimi, çka e lehtëson “investimin” e parave të pista për kontroll të tregjeve të caktuara fitimprurëse. Akoma më keq, paratë kriminale vijnë nga bashkëpunime kriminale, prandaj, një pjesë e tyre tenton për t’u riinvestuar në politikë. Në këtë aspekt bie dakord me kolegun Cani, që kontrabanda nuk është thjesht evazion fiskal, por krim i organizuar …

Sot, vendet krahasohen se cili redukton më shumë barrierat për dhe jo cili gjobit, cili burgos apo cili arkëton më shumë penalitete

IPPM 5 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

“PENALITETET NDAJ BIZNESIT, QEVERIA TË RISHIKOJË DRAFTIN”

ARTEMISA HOXHA

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në intervistën për gazetën “Shqip” analizon aksionin e ndërmarrë nga ana e qeverisë për luftën kundër informalitetit. Sipas Malajt, nisma e qeverisë, duke vendosur penalitete të ashpra, mund të shërbejë si rrezik për ekonominë.“Koncepti bazik për gjobat është që ato janë një penalitet i rëndë për mospagimin e detyrimeve fiskale, taksat, tatimet, pagesat e sigurimeve shoqërore. Dënimit penal për fshehje, mosraportim të saktë apo kontrabandë është tjetër gjë. Mosmbajtja parasysh e koncepteve të tilla e bën qeverisjen akoma më të ashpër. Praktika e gjobave dhe sekuestrove në vendet me institucione të dobëta tregon se ato kanë ushqyer korrupsionin dhe kanë gërryer qeverisjen e vendit. Efektet e përkeqësuara nga fokusimi te penalitetet rriten dhe kërcënojnë, jo vetëm ekonominë. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të mençur dhe jo një qeverisje të ashpër. Në asnjë vend, biznesi i vogël nuk është lopa e madhe për buxhetin. Shqiptarët meritojnë qeverinë që redukton çdo vështirësi për të bërë biznes dhe jo qeverisje me gjoba shumëfishe”, shprehet Malaj. Në këtë kontekst, ish- deputeti i PS-së i bën thirrje qeverisë të tregohet e kujdesshme, duke i kërkuar që të formalizojë ekonominë informale shqiptare. “Vetëm reformat që përmirësojnë ambientin e biznesit dhe lehtësojnë formalizimin e ekonomisë informale duhet të jenë prioriteti i prioriteteve të qeverisë. Sot, vendet krahasohen se cili redukton më shumë barrierat për biznes dhe jo cili gjobit, cili burgos apo cili arkëton më shumë penalitete. Për suksesin e reformave prioritare dhe të vështira është parakusht kredibiliteti i qeverive”, thekson ai.

IPPM 6 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Malaj, si i vlerësoni reformat e ndërmarra në dy vite qeverisje, kryesisht në aspektin ekonomik?

Koha e shkurtër nuk të lejon që profesionalisht të bësh një vlerësim vetëm profesional, ne, duhet të bindemi se dallimi thelbësor midis reformave dhe aksioneve është pikërisht se të parave rezultati nuk u vjen me goditje të përqendruar, pasi, ato kështu do të rezultojnë të dështuara që në start. Disa prej reformave të qeverisë, si reforma e Ministrisë së Ekonomisë për përmirësimin e ambientit të biznesit, reforma e Ministrisë së Çështjeve Sociale për pensionet dhe reforma e Ministrisë së Arsimit për arsimin në tërësi dhe atë të lartë në veçanti janë prioritare dhe me efekte të konsiderueshme mbi cilësinë e rritjes ekonomike dhe stabilitetin e financave publike. Në qoftë se do të implementohen me vizionin dhe përgjegjësinë e duhur, këto reforma mund të prodhojnë efekte pozitive afatmesme dhe afatgjata. Më konkretisht, reformat e përmirësimit të ambientit të biznesit do të ushqejnë një rritje ekonomike më të lartë dhe më të qëndrueshme. Reforma e pensioneve do të zbusë dhe reduktojë presionet e deficitit të saj mbi borxhin publik dhe stabilitetin e financave publike. Reformat në arsim dhe shëndetësi konsiderohen thelbësore për cilësinë e rritjes ekonomike, pra, të një rritjeje ekonomike me më shumë punësim, mirëqenie dhe me më pak varfëri. Ndërsa, në fushën e energjisë dhe taksave, deri tani, kemi kryesisht aksione me theks penalizimin, por akoma jo reforma të thella të bazuara në strategji të mirëstudiuara dhe lehtësisht të monitorueshme. Për të lehtësuar kuptimin e dallimit midis reformave dhe aksioneve, po ndalem tek energjia. Duke shpresuar që shifrat e rritjes së të ardhurave dhe të uljes së humbjeve jo teknike janë ato që deklarohen, atëherë duhet ta matim efektin pozitiv te qëndrueshmëria financiare e kompanive publike në këtë sektor dhe te konsumatorët individualë apo bizneset. Reformat strukturore në këtë sektor duhet të eliminojnë subvencionet direkte ose të fshehura, për kompani të veçanta dhe midis tyre. Reformat dhe efektet e aksionit të mbledhjes / arkëtimit të faturave duhet të materializohen në përfitime konkrete të konsumatorëve dhe buxhetit të shtetit. Ato duhet të ulin nivelin e borxheve të rënda, me ose pa garanci, që këto kompani kanë ndaj bankave dhe institucioneve financiare. Ato duhet të ulin mungesën e energjisë, pasiguritë për furnizimin, luhatjet e furnizimit dhe sidomos koston, e cila, sipas hulumtimeve ndërkombëtare është më e rënda në rajon si për biznesin edhe për familjarët.

Këto duhet të qartësohen si targete, objektiva konkrete për çdo ekip menaxhues të këtyre kompanive publike, ku përfshihen bordi dhe drejtori ekzekutiv. Efektet e këtyre përmirësimeve mund të ndahen proporcionalisht nga 1/3 në tre prioritete: I. 1/3 në ulje të çmimeve, sepse, pjesa e humbjeve joteknike ka qenë argumenti kryesor përse çmimet e energjisë mbeteshin të larta; II. 1/3 duhet të mbështesë rritjen e investimeve për uljen e humbjeve teknike dhe III. 1/3 në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të kompanive publike, duke ulur overdraftet dhe

IPPM 7 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al kreditë / borxhet e rënda. Kompanitë, me gjuhë të thjeshtë dhe me shifra të sakta, duhet të bëjnë publike sa janë detyrimet e tyre afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare apo bankave private? Sa nga këto janë me garanci dhe sa pa garanci? Me çfarë kosto paguhen overdraftet dhe kreditë afatshkurtra kur këto kompani nuk kanë garanci shtetërore? Duke qenë se garancitë janë pjesë e kufirit të kontrolluar të borxhit publik, kreditë pa garanci fshehin gjendjen reale financiare të këtyre kompanive. A kanë ato financime të investimeve afatgjata me burime kreditimi afatshkurtra, çka e rëndon krizën e tyre financiare.

Sa milionë dollarë paguajnë çdo vit ndaj kreditorëve të tyre këto kompani në trajtë overdrafti apo kredi me kushte jo të lehta? Mungesa e përgjegjshmërisë në menaxhimin financiar të kompanive të mëdha publike, ndoshta, u rëndon shqiptarëve jo më pak se mospagesat e faturave. Ky ishte një shembull për të qartësuar dallimin edhe në efektet përfundimtare midis aksionit në një sektor me reformat e thella të sektorit, nga mungesa e të cilave, ne rrezikoheshim shumë.

Prandaj përzgjedhja dhe emërimi i drejtuesve, bordit, këshillit mbikëqyrës dhe drejtorit ekzekutiv të kompanive të mëdha publike, duhet të dalë nga eksperiencat negative të përdorimit të tyre si peshqeshe personale, nepotike apo akseseve korruptive për miq / aleatë personalë të privilegjuar. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, si edhe KLSH-ja, kanë detyrime edhe ligjore për të bërë analiza e kontrolle më të specializuara në të çarat ku keqpërdoren miliona dollarë të taksapaguesve shqiptarë.

Sa efektiv do të jetë aksioni kundër informalitetit dhe cila do të ishte mënyra e duhur që efektet e tij të jenë afatgjata?

Koncepti bazik për gjobat është që ato janë një penalitet i rëndë për mospagimin e detyrimeve fiskale, taksat, tatimet, pagesat e sigurimeve shoqërore etj. Dënimit penal për fshehje, mosraportim të saktë apo kontrabandë është tjetër gjë. Mosmbajtja parasysh e koncepteve të tilla e bënë qeverisjen akoma më të ashpër. Praktika e gjobave dhe sekuestrove në vendet me institucione të dobëta tregon se ato kanë ushqyer korrupsionin dhe kanë gërryer qeverisjen e vendit.

Efektet e përkeqësuara nga fokusimi te penalitetet rriten dhe kërcënojnë, jo vetëm ekonominë. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të mençur dhe jo një qeverisje të ashpër. Në asnjë vend, biznesi i vogël, nuk është lopa e madhe për buxhetin. Shqiptarët meritojnë qeverinë që redukton çdo vështirësi për të bërë biznes dhe jo qeverisje me gjoba shumëfishe. Tatimorëve në vendet e tjera u jepet e drejta që në bazë të riskut, të bëjnë ristrukturime të detyrimeve për zgjatje në afat dhe jo autoritet në rritje që të vendosin gjoba sa më të rënda dhe të sekuestrojnë deri në gjysmën e mallit gjendje.

IPPM 8 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Në vende me shkallë të lartë të korrupsionit dhe kapjes së shtetit, ky pushtet pa kufi për gjoba, penalitete, sekuestrime dhe konfiskime, do t’i bëjë disa tatimorë dhe doganierë “aksionerë” të marrëveshjeve të pista për të luftuar biznese të caktuara dhe për të favorizuar kompanitë që i ushqejnë me pagesa të majme dhe të përhershme. Qeveria duhet ta rishikojë qëndrimin e saj, këto drafte gjobash dhe penalitetesh duhen kthyer pas. Vetëm reformat që përmirësojnë ambientin e biznesit dhe lehtësojnë formalizimin e ekonomisë informale duhet të jenë prioriteti i prioriteteve të qeverisë. Sot, vendet krahasohen se cili redukton më shumë barrierat për biznes dhe jo cili gjobit, cili burgos apo cili arkëton më shumë penalitete. Për suksesin e reformave prioritare dhe të vështira është parakusht kredibiliteti i qeverive. Kredibiliteti i tyre lehtëson rritjen e vullnetshmërisë për pagimin e taksave dhe formalizimin e ekonomisë informale. Ky kredibilitet kushtëzohet ndjeshëm nga arritjet e saj në uljen e papunësisë dhe varfërisë, nga lufta konkrete kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, nga përgjegjshmëria se si e ndërton, mbështet dhe promovon administratën publike duke e bërë atë më profesionale, të qëndrueshme dhe të motivuar.

Referuar përvojës ndërkombëtare në lidhje me rimbursimin e TVSH-së për konsumatorët në fund të vitit, mendoni se adaptimi i një mekanizmi të tillë do të nxiste konsumatorët për të tërhequr kuponët tatimorë më shumë sesa pranimi i pagimit të gjobës?

TVSH-ja është tatimi më i mirë i rregulluar në nivel europian dhe për të cilin ka direktiva europiane të qarta lidhur me nivelet e saj, shkallëzimin, përjashtimet dhe elemente të miradministrimit. Ka vende që kanë eksperimentuar deri edhe llogari kombëtare me faturat e TVSH-së për të nxitur interesin e blerësit për ta marrë kuponin. Ka vende që kanë rritur rastet e njohjes së shpenzimeve të zbritshme nga tatimi i të ardhurave personale. Studiuesit e politikave dhe administrimit tatimor këshillojnë që të mos kopjohen modele të gatshme, por të mbahen parasysh specifikat e çdo vendi si: (I) struktura e ekonomisë; (II) niveli i të ardhurave; (III) përmasat e ekonomisë dhe popullsisë rurale; (IV) shkalla e funksionimit e shtetit ligjor; (V) kultura e raportit me ligjin dhe vullnetshmërinë e vetëpagimit të taksave. Kërkohet një kombinim i mençur i lehtësimit të formalizimit të ekonomisë dhe i reduktimit të evazionit me taksat dhe penalizimit të pjesës që preferon të jetë përherë evazioniste.

IPPM 9 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Mosarritja e mbledhjes së të ardhurave ashtu siç ishte parashikuar në fillim të vitit, është shndërruar në objekt debati mes forcave në politikë. Cilat mendoni se janë shkaqet e këtij mosrealizimi?

Janë disa faktorë, por, për të njohur peshën specifike të tyre në këtë mosrealizim duhen studime më të thelluara. Faktorët kryesorë përfshijnë: 1. Rritja ekonomike ndodhet nën nivelet e pritshme sipas kuadrit buxhetor afatmesëm dhe parashikimeve në buxhetin vjetor 2015. Kur ka vështirësi në mbledhjen e të ardhurave, ekspertët këshillojnë që nga shenjat të kalohet te burimi i problemit, pra te faktorët e rënies së rritjes ekonomike. 2. Parashikimi tepër optimist i rritjes së të ardhurave për vitin 2015 krahasuar me vitet e mëparshme, një rritje e përqendruar kryesisht në vitin 2015 dhe gati zero në raport me PBB-në për dy vitet e tjera 2016 dhe 2017. Kjo kërkon rritje të cilësisë së parashikimeve ekonomike e fiskale dhe një rritje më të butë e të ardhurave, e shtrirë në disa vite, jo në një vit të vetëm. 3. Efekti jopozitiv i fushatës elektorale në administrimin fiskal, çka duket se ka sjellë rritje të evazionit dhe sidomos të kontrabandës me mallrat e akcizës. Kontrabanda prodhon para të zezë dhe nivele të larta fitimi, çka e lehtëson “investimin” e parave të pista për kontroll të tregjeve të caktuara fitimprurëse. Akoma më keq, paratë kriminale vijnë nga bashkëpunime kriminale, prandaj, një pjesë e tyre tenton për t’u riinvestuar në politikë. Në këtë aspekt bie dakord me kolegun Cani, që kontrabanda nuk është thjesht evazion fiskal, por krim i organizuar, i cili nuk mund të luftohet pa një organizëm ligjor të bashkëpunimit midis agjencive të luftës kundër krimit të organizuar, por jo duke u mbivendosur, kjo do të sillte dështim.

4. Cilësia e administratës së taksave dhe tatimeve, ndërrime të shpeshta, spostim deri në largim i disa ekspertëve shumë të mirë, për të cilët është investuar shumë dhe që të ishin maja e një administrate moderne. Do të ishin ata që do të ruanin administratën tatimore dhe doganore nga tronditjet e mëdha politike, nga largimet dhe zëvendësimet / punësimet në grup.

Kam respekt profesional dhe mirënjohje midis kolegëve për disa prej drejtuesve të administratës tatimore e doganore, të cilët në vite kanë kaluar situata jo të lehta, por që me profesionalizëm kanë amortizuar goditjet e rënda që ka kaluar dhe sistemi ynë i taksave në jo pak vite të vështira gjatë tranzicionit.

Marrë në: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/09/09/informaliteti-malaj-shqiptaret- meritojne-qeverisje-te-mencur-dhe-jo-gjoba-te-shumefishta/

IPPM 10 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

KARIKATURE NGA B.KAPEXHIU A.MALAJ: BIZNESI I VOGËL NUK ËSHTË ‘LOPA E MADHE’ QË MBUSH BUXHETIN!

Facebook: Arben Malaj 6 Shtator 2015 · Pershendetje, duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj per vazhdimin e diskutimit midis kolegeve per luften kunder informalitetit, bazuar ne shqetesimin mediatik te biznesve te vogla si edhe duke mbajtur parasysh ndonje keshille publike te gabuar per kyeministrin nga ndonje expert, po ndaj me ju disa mendime si me poshte : Shume biznese tregtare mund te mos kene mbajtur kontabilitet te sakte per blerjet, ndaj stoku i tyre ne dyqane ka mos perputhje. Nga ana tjeter tatimoret kerkojne riinventarizim dhe pagim te menjehershem te TVSH-se per mallrat pa dokumente. E para - Formalizmi ekonomise ehste i dmd por duhet te jete gradual dhe i miremenduar ne hapat konkrete. E dyta : kush i rekomandon kryemsinistrit apo minsitive perkatese qe biznesi vogel te paguaj TVSH e kesaj diference dhe ta perfshine kete mall ne inventar jane te pa qarte profesionalisht. TVSH e shitjes se ketij malli ne fazen e furnzimit e paguan shitesi jo bleresi, pra keto biznese do te paguajne TVSH per kete inventar kur ta shisin ato, jo paraprakisht kjo krijon krize likujditeti.

IPPM 11 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Me kryesorja shteti duhet ta marr tvsh e ketyre mallrave nga bizneset prodhuese apo importuese dhe jo nga shitesi me pakice. Edhe praktikisht vlera e shtuar e biznesit te shitjes me pakice ne totalin e vleres se mallit eshte e vogel, Parimi bazi i TVSH eshte qe secila hallka duhet te paguaj vleren e shtuar qe ai shton ne cmimin perfundimtar te mallit Ka shume argumenta se ky element i kontrollit ne kete faze nuk eshte profesional, krijon me shume kosto se sa te ardhura reale edhe per buxhetin. Ai nuk mund te behet kaq spontansh dhe kerkon nje zgjdhje zbutese per periudhat e meparshme. Nqs vazhdon ai do te prodhoj edhe me shume korrupsion. Nje nga elementet thelbesore te politikave lehtesuese per formalizim te bizneseve eshte zgjatja e kohes s epagimit te detyrimeve korente dhe zgjatja ne kohe e detyrimeve te prapambetura. Pra per te mos krijuar krizen e likujditeve e mund te falimentoj biznesert, qeverite kreditojne falas keto biznese. (kreditimi eshte mos marrja e detyrimeve menjehere- dhe lenia 45-60-90 dite me shume ne duar te biznesit edhe pse jane detyrime te papaguara ne buxhet) E treta - ti marresh TVSH totale biznesit te vogel per mallra te padokumetuara sakte, eshte si per krimet e tjera, te denosh shperndaresin dhe jo funizuesin. Cka do te thote te luftosh cfaqen e fenomenit por jo thelbin e tij. E katerta -ky fokusim ne penalizim per TVSH te mallrave gjendje edhe nga shkalla e efikasiteti te administrates tatimore eshte jo efektive, sepse duhet te kontrollosh 45 mije binzese tregtare, per mallra te cilat importohen, prodhohen dhe shiten ne menyre informale nga rreth 5.000 prodhues apo importues, E pesta - marrja e nje TVSH qe nuk eshte pjese e vleres se tyre te shtuar apo m ekeq sekuestirmi i mallit per mos pagim te detyrimeve per kete pjese te stodkut te tyre , i demton deri ne falimentim bizneset, cka nuk eshte qellimi krysore i asnje politike taksash apo adminstrimi fiskal. Dy nga parimet themelore te taksimti te Smith keshillojne qe biznesi te paguaj taksa tatime ne baze te mundesise ( propocionaliteti) per ti perballuar ato dhe ti paguaj keto detyrime ne kohen dhe menyren qe eshte me e lehte per te. E gjashta - ka punonjes tatimore qe jane experte,prandaj e kane shume te veshtire te veprojne sic po kerkon qeveria. Nqs ata tolerojne gjate kontrolleve, nqs nuk vertetohem marrje e lekeve ne kembim te tolerimit - kjo nuk eshte korrupsion, por nje kundershtim ne heshtje i nje urdheri te gabuar. Ndersa ta qe nuk jane experte, por militante ne admiistratat tona fiskale ( te kujt do periudhe) do te jene flamurtare te gjobave, nje pjese e te cilave nuk do mbroj kurre ne buxhet. E shtata - Ministrite pergjegjese per ambjenin e biznesit dhe politikat fiskale duhet te pregatisin akte ligjore te qarta dhe te vecanta per ti dhene zgjidhje ligjore ketij problemi. hapi i pare - ta ndalojne kete kontroll ne kete faze duke u fokusuar ne fazen e pare ne verifikimin e licensimit dhe dokumentimit te shitjeve Expertet me te mire ne vend per TVSH mund te identifikojne zgjidhjet qe i nuk ngarkojne biznesit tregtare gjithe detyrimin per vleren e shtuar per mallrat gjendje por qe nuk justifikohen me dokumentacionin e sakte.

IPPM 12 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Gjate periudhes Shtator-Dhjetor fokusi mund te jete lehtesimi dhe formalizmit dhe pas kesaj faze ne janar merr prioritet penalizmi. Me 31 Dhejtor te gjitha kompanite bejne invesntarin e sajte te mallrave pa e ndare ate me ose pa dokuemnt blerje, dhe automatikisht buxheti fillon merr tvsh per cdo shitje, qe nga dita e pare e vitit te ri fiskal. Kjo vlen edhe per situaten e krijuar me diferencat ne stoket e mallrave. Ideja te paguajne TVSH dhe pastaj ti shesin me TVSH eshte jo llogjike edhe nga rregullat fiskale sepse prek parimin baze te TVSH qe ajo paguhet pas shitjes dhe jo paradhenie. Nje parapagerse e TVSH per kete pjese te mallrave ehstye nje krize e thelle likujditeti per keto biznese. Do te mireprisja cdo diskutim ne kete rrjet social per argumenta profesionale alternative, per nje zgjidhje sa me profesionale te kesaj situate te renduar. Eshte tjeter gje penaliteti per shkelje te rregullave te pasqyrimit te aktivitetit dhe eshte tjeter gje detyrimi per te paguar tvsh e hallkave te tjera . Qeveria duhet te keshillohet me mire me sa me shume experte per nje zgjidhje sa me te mire. Bazuar ne statistikat nderkomebtre te krahhasueshme midis vendeve te dnryshme mund tju konformoj se vendi yne treguesin e te ardhurave nga TVSH e ka ne njvele te krahasueshme me vendet e tjera dhe mund te konsiderohet tatimi i mire - organizuar. Rreziku per evazion dhe mashtrim me TVSH eshte i larte dhe problem konkrete dhe ne vende me administrata profesionale. Diferencat me te medha ne mbledhjen e te ardhurave sipas zerave kryesore te te ardhurave buxhetore vendi yne i ka ne te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore, nga te ardhurat personale dhe te ardhurave nga prona. Struktura e te ardhurave te buxhetit te cdo vendi pasqyron strukturen e ekonomise se tij, nivelin e te ardhurave, shkallen e pagimit te taksave dhe sidomos funksionimin e shtetit ligjore. Cdo perpjekje e sforcuar per te rritur te ardhurat buxhetore ne kohe te shkurter mund te krijoj probleme qe i demtojne objektivat paresore te cdo qeveria qe jane : (i) rritje punesimi,(ii) rritje e te ardhurave reale /rritje mireqenies, (iii) kohesion social dhe (iv) stabilitet te financave publike

.Ju falenderoj, Arbeni

IPPM 13 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

PIKËPYETJET E OPERACIONIT “PATRIOTIK” Postuar më: 05 Shtator 2015

Mbledhja e taksave dhe zbutja e informalitetit e kthyer në një detyrë patriotike prej kryeministrit Edi Rama është debati i nxehtë i javëve të fundit. Mapo sjell dyshimet dhe analizën rreth tij të tre ekonomistëve të njohur, Prof. Dr. Adrian Civici, ish-ministrit të Financave, Arben Malaj dhe ish-deputetit të PD, Selami Xhepa. Zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj shpjegon se si do të funksionojë strategjia, që e cilëson edhe si një “hap i vështirë politik, por hapi më i rëndësishëm ekonomik dhe shtetformues i një vendi”

Dyqanet e lagjeve në kryeqytet kanë prej javësh shpesh mungesë të paketave. “Shitësit me shumicë nuk duan të na i shesin me kupon tatimor me shumicë”, na thotë një grua. Arsyeja është se në këtë rast, ata do të dilnin me më shumë të ardhura dhe do të shpalleshin biznes i madh. E gjithë kjo është pas fushatës së fundit të qeverisë që i ka shpallur luftë informalitetit. Zv.ministrja e Financave, Beqiraj thotë se bëhet fjalë për një strategji që përfshin në fillim ndërgjegjësimin e publikut. Një qytetar, që ashtu siç e ka quajtur Rama, i shpall vetë luftë hajdutllëkut duke mos u larguar pa marrë kuponin tatimor. “Nëse nuk ju japin kuponin, mos paguani”, tha Rama. I intervistuar prej mapos, ish -ministri i Financave, Arben Malaj, tani president i Institutit për Politikat dhe Mirëqeverisjen, thotë se është një moment që nuk bëjnë punë kërcënimet. Të tre të intervistuar, si Malaj, Prof.Dr. Adrian Civici, dhe Selami Xhepa, vlerësojnë se ndryshe nga sa duket se është fokusi i qeverisë, kjo e fundit duhet të shmangë apo edhe të mbyllë një sy ndaj mikrobiznesit apo kioskës që sipas tyre, më shumë është një element social se sa diçka që do ndihmonte në rritjen e të ardhurave. “…nga ana tjetër krijon njëlloj qetësie sociale duke krijuar punësime të përkohshme, të ardhura të vogla, por që gjithsesi janë më të mëdha sesa ndihma sociale apo mundësitë e shtetit për të krijuar punësim masiv”, thotë Civici. Një qëndrim të zbutur kërkon edhe Xhepa, ndërsa Malaj i kërkon qeverisë që të ndalë në njëfarë mënyre hovin dhe të mos fokusohet te biznesi i vogël, që sipas tij nuk mund të jetë “lopa e buxhetit”. Ndërkohë të tre janë në favor të lëvizjes së qeverisë nëse ky nuk është një “aksion” frikësues, por një strategji që do formalizonte ekonominë dhe përmirësuar konkurrencën e po ashtu ndihmuar konsumatorin të blinte më lirë. Beqiraj si përfaqësuese e qeverisë thotë se kemi të bëjmë pikërisht me një strategji, e cila sipas saj ka filluar me ndërgjegjësimin. Për kryeministrin Rama, kjo është reforma më e rëndësishme që qeveria e tij po ndërmerr. Ai e ka marrë vetë drejtimin e saj, duke e shpallur si “një luftë mirëfilli patriotike” ndaj evazionit.

IPPM 14 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

MALAJ: BIZNESI I VOGËL NUK ËSHTË ‘LOPA E MADHE’ QË MBUSH BUXHETIN

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë, mendon se qasja e qeverisë ndaj informalitetit nuk është e sakta. Ai e sheh atë si aksion të përqendruar te biznesi i vogël dhe frikësimi, që sipas tij, thjesht do ulë konsumin. “Shqiptarët, jo vetëm në këtë rast meritojnë më shumë një qeverisje të mençur sesa një qeverisje të ashpër”, thotë ai.

Si e shihni ju aksionin e qeverisë për të formalizuar masivisht ekonominë?

E para, është e vërtetë që ekonomia shqiptare ka nevojë ta ulë shkallën e informalitetit, niveli i të cilit është afërsisht i barabartë ose pak më i ulët me të gjitha vendet në tranzicion ose vendet e rajonit. Nuk duhet të krijohet situatë paniku apo pasigurie se jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Informaliteti ka disa faktorë strukturorë që e ushqejnë dhe e mbajnë gjallë dhe nuk mund të reduktohet në kohë të shkurtër dhe as të eliminohet plotësisht. Bazuar në të dhëna të institucioneve ndërkombëtare, shkalla e informalitetit është 8-12% në vendet më të zhvilluara (OECD). Në grupin e vendeve në tranzicion apo për vende me nivelin e përafërt të të ardhurave për fryme, si Shqipëria, ekonomia informale në 30-35% të PBB-së.

Këto ditë personalisht kam nxitur dhe marrë pjesë në debate publike në media dhe rrjetet sociale lidhur me strategjitë dhe reformat më të mira për reduktimin e ekonomisë informale. Të gjitha studimet ndërkombëtare, ku përfshihet edhe Shqipëria, ballafaqojnë dy përqasje të qeverive me këtë sfidë. Përqasja e parë me fokus aksionet penalizuese dhe përqasja e dytë, ku reduktimi i ekonomisë informale rekomandohet të kalojë nëpër disa etapa. Më konkretisht (i) lehtësim maksimal (ii) formalizim gradual dhe (iii) penalizim për pjesën e mbetur.

Pra lehtësim në maksimum; shkurtim procedurash, kohë pagesash, skema trajnimi, ritrajnimi, mikrokredie; formalizim, ndërsa për atë pjesë që nuk do të përfitojë nga lehtësimi dhe që vazhdon të mbijetojë në mënyrë të përsëritur në informalitet ose parapëlqen të mbijetojë në informalitet, ajo pjesë që vjen e bëhet më e vogël, ndaj saj merr fokus penalizimi.

Nga debatet publike duket sikur ka një fokus për të justifikuar aksionin kundër informalitetit, prezantohet sikur problemi më i mprehtë i ekonomisë sonë dhe zgjidhja e artë për rritjen e të

IPPM 15 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al ardhurave, investimeve, rrugëve, shkollave, spitaleve, është biznesi i vogël. Ndonjë pseudo- ekspert deklaron me fodullëk se njeh shumë mirë legjislacion europian të TVSH-së dhe shifrat e buxhetit të shtetit, dhe këmbëngul se në asnjë vend europian nuk ka përjashtim nga TVSH-ja për biznesin e vogël dhe se biznesi i vogël në Shqipëri sjell 75 për qind të të ardhurave të buxhetit. Mashtrimi apo papërgjegjshmëria e ekspertëve me argumente dhe shifra të tilla zbulohet shumë lehtë. Mjafton të lexosh direktivat e BE-së për TVSH-në dhe pasqyrat e buxhetit në fund të vitit për të parë se sa i vogël është kontributi i biznesit të vogël në të ardhurat gjithsej, jo më shumë se 2% e PBB-së, ose 8% e të ardhurave totale buxhetore. Në asnjë rast biznesi i vogël nuk konsiderohet ‘lopa e madhe’ për të mbushur buxhetin. Atij i njihen, si të thuash, disa impakte amortizuese që kanë ndikim pozitiv, si ulja e varfërisë, ulja e papunësisë dhe korrigjimi i disa deformimeve të tregut, por në asnjë rast misioni i biznesit të vogël nuk është mbushja e arkave të buxhetit, por reduktimi i problemeve sociale. Duke parë fokusin dhe tempin e aksionit, dua të ritheksoj ato që literatura rekomandon si raste të suksesshme, reformat e mirëstudiuara, graduale dhe me fokus lehtësimin dhe jo penalizmin. Shqiptarët, jo vetëm në këtë rast, meritojnë më shumë një qeverisje të mençur, sesa një qeverisje të ashpër. Qeverisja e mençur ka në fokus lehtësimin e të bërit biznes, ndërsa një qeveri e ashpër përditë kërcënon se do rritë gjobat, do të sekuestrojë mallin, makinat, apo se do të konfiskohet çdo gjë. Kjo përqasje penalizuese nuk ka rezultuar e suksesshme në asnjë vend demokratik dhe nuk jep rezultate të qëndrueshme. Kështu që duke e mbështetur reduktimin gradual të informalitetit, mendoj që: E para, qeveria duhet të ketë një dokument serioz, që është një strategji, që qartëson objektivat, qartëson reformat, qartëson targetin se çfarë do të arrihet në afat të shkurtër, në afat të mesëm në afat të gjatë. E bën atë lehtësisht të kuptueshme dhe të monitorueshme dhe krijon një bazë më të mirë për t’u përballur me një sfidë që nuk është e lehtë dhe që kërkon reforma strukturore më të qëndrueshme sesa një aksion.

Qeveria thotë se ka një strategji sa i përket procesit?

Një nga këshillat që i jepet qeverisë në kohë të krizave është se duhet të ketë një strategji komunikimi, që nuk ka të bëjë me sa herë dalin në televizor anëtarët e qeverisë apo mbështetësit e saj, por me rritje të transparencës maksimale. Minimalisht, para se të fillojë aksioni, një qeverisje e mirë kërkon që draft-strategjia të ndahet me publikun me grupet e interesit, që ata të ndërgjegjësohen të bëhen pjesë e sfidës. Këto debate duhet të bëheshin që në momentin e parë. E dyta, kjo strategji prezantohet me gjithë publikun, jo me një grup, as thjesht këshillat ekonomikë apo këshilli i taksave. Në fund të fundit janë taksapaguesit shqiptarë, janë grupet sociale që paguajnë kostot e keqqeverisjes apo përfitojnë nga mirëqeverisja. Mbi të gjitha, ne kemi një problem historik me qeverisjen e vendit tonë, i shkruajmë bukur, por i implementojmë keq dhe nuk i monitorojmë më dokumentet kryesore të qeverisjes. Për shembull, çfarë ndodhi me

IPPM 16 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al fushatën e luftës online kundër korrupsionit; ka një deklaratë javore, ka ndonjë deklaratë ditore apo mujore për të kuptuar se diçka nuk po ecën, se po të kishte suksese të mëdha, do kishim çdo ditë një deklaratë për shtyp. Të gjitha këto i them nga detyrimi edhe publik, edhe si ekspert i ekonomisë për t’i ndarë me kolegët opsionet alternative.

Cili do ishte impakti në ekonomi i mbledhjes së më shumë taksave? A mos është më mirë që shteti të lejojë përdorimin e këtyre parave prej vetë biznesit për sa kohë që administrata ka probleme të korrupsionit dhe keqmenaxhimit?

Nuk mund të paragjykoj se si do të përdoret ajo që synohet të arrihet. Por problemi është që rezultati i arritjes së objektivave ndryshon nga strategjia si do ta arrish. Nëse qeveria do të përqendrohet në fushata penalizuese dhe fokusohet kryesisht te biznesi i vogël, ajo do ta vrasë konsumin, rritjen ekonomike dhe do prodhojë më shumë papunësi e varfëri në një kohë të vështirë, kur niveli i tyre edhe pa këtë fushatë është shumë i lartë dhe për disa familje në pragun e mbijetesës. Në rast se reduktimi i informalitetit do të synohet nga lehtësimi dhe formalizimi, krijohen premisa pozitive në pritshmëritë, konsumin, investimin edhe privat. Sa për debatin ideologjik: qeveri e madhe apo shoqëri e madhe, taksa të ulëta apo taksa të larta, këshilla për qeveritë dhe studiuesit, pas krizës globale, mendoj se zgjidhjet për të reduktuar varfërinë dhe papunësinë janë më të dobishme kur janë sa më pak ideologjike dhe jo të ushqyera nga rritja e ballafaqimeve të ashpra partiake, ku në fasadë synon populizmi dhe në thelb ndodh përkeqësimi i ekonomisë, sic ndodhi në Greqi.

A mendoni se ndërgjegjësimi dhe marrja e kuponit tatimor prej qytetarëve do ndikojnë në ulje të evazionit edhe te biznesi i madh, duke krijuar kështu një rreth të mbyllur?

Jo, jo, bizneset janë të ndara se kush përfshihet në TVSH, kush nuk përfshihet, ka një fashë edhe në vendet e Bashkimit Europian deri në çfarë mase biznesi i vogël që nuk përfshihet në TVSH. Studimet profesionale edhe të kohëve të fundit këshillojnë qeveritë të vlerësojnë se kuponi tatimor apo kasat nuk janë shkopi magjik i uljes apo zhdukjes së informalitetit. Një studim i FMN-së, i kryer në vitin 2015, këshillon qeveritë që të mos nguten me fushatat për kasat. Edhe ne kemi shembuj të freskët dështimi, p.sh, ajo që ndodhi me 26 milionë dollarë që u blenë kasat, të cilat iu dhanë biznesit. Ato nuk ishin dhuratë e qeverisë, ato u paguan indirekt nga taksapaguesit shqiptarë. Në fakt qeveria nuk ka burim tjetër veç taksave të shqiptarëve, pra

IPPM 17 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al shqiptarët i paguan ato kasat që u blenë me aq shpejtësi. Biznesit iu imponuan pajisje dhe sisteme raportimi “moderne”, por me kosto mirëmbajtjeje e shërbimi të shtrenjtë. Në mënyrë figurative kjo ishte si t’i japësh një njeriu që e do telefonin thjesht për të folur, (ai nuk e përdor për internet, për video, për filma e asgjë tjetër) një Iphone 6. Pra, të ketë një pajisje kaq të shtrenjtë për një shërbim kaq të thjeshtë. Presioni që bëhej nga administrata; që unë nuk dua t’ia di, ju duhet të keni pajisje të teknologjisë së fundit dhe unë/administrata fiskale duhet ta kem çdo gjë në kohë reale, është një kosto shumë e madhe për biznesin e vogël. Qeveria nuk duhet të vendoset në pozicione dominuese mbi biznesin, qeveria nuk duhet të favorizojë vetveten, në mënyrë që ajo ta ketë më të lehtë. Këto janë politika, mentalitete që në fakt e vrasin rritjen ekonomike. Por, në qoftë se biznesi vetë aplikon software moderne për të ulur kostot e tij dhe modernizuar biznesin e tij duke rritur transparencën e tij apo monitoruar biznesin e tij nga shtëpia dhe pasur në kohë reale dokumentacionin dhe rezultatin financiar, kjo ka të bëjë me menaxhimin e biznesit….

Kurse marrëdhënia me taksapaguesit duhet të synojë kosto sa më të thjeshta. Ajo që ndodhi me kasat rezultoi pa sukses, sepse nuk mund të kërkosh teknologji moderne dhe të shtrenjtë për të gjithë taksapaguesit e vegjël shqiptarë, që në disa raste të ardhurat i kanë shumë të vogla. Qeveria duhet të shpjegojë çfarë ndodhi me fushatën e taksave, se u propagandua si fushatë e madhe dhe u shpenzuan 26 milionë dollarë para të taksapaguesve shqiptarë. Pse nuk funksionoi? Çfarë nuk funksionoi me karburantet, se u propagandua me të madhe që shitja e karburantit do të ndiqej online në zyrat e Tatimeve. Pra, na kanë dështuar disa reforma dhe pa ditur faktorët, pa bërë një analizë, tani themi mjafton të marrim kuponin dhe çdo gjë do të funksionojë. Miqësisht, e kam shumë të vështirë për shkak të statusit që kam pasur si Ministër Financash të duket sikur e kundërshtoj këtë objektiv të qeverisë, reduktimin e ekonomisë informale. Jam plotësisht dakord të kemi një strategji të reduktimit të ekonomisë informale. Por duhet të bindemi që ne na bën të suksesshëm një strategji që ka tre elementë: lehtësim, formalizim, pastaj penalizim. Çdo aksion që paraqitet si strategji që ka në thelb kuponin apo biznesin e vogël, edhe sikur të krijojë disa të ardhura, ato e para, do jenë të ardhura që dëmtojnë rritjen ekonomike; e dyta, do të jenë të paqëndrueshme. Suksesi i strategjive dhe aksioneve të qeverive varet ndjeshëm nga kredibiliteti i institucioneve qeverisëse. Kredibilitet që bazohet te rezultatet e tyre konkrete dhe të qëndrueshme, kredibilitet që rritet nga rezultatet në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, kredibilitet që duhet të vijë nga reformat me pronë dhe administratë publike, e cila duhet të jete sa më profesionale, stabël, e përkushtuar, sa më e motivuar dhe e shpërblyer.

Marrë në: http://www.mapo.al/2015/09/pikepyetjet-e-operacionit-patriotik

IPPM 18 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

KARIKATURE NGA B.KAPEXHIU

ARBEN MALAJ NË A1 REPORT: LUFTË INFORMALITETIT...POR JO KËSHTU! 01 Shtator 2015

“Si çdo ekonomist, mbështetës domosdoshmërinë për të ulur informalitetit. Nuk jam dakord me mënyrën se si do të luftohet. Shqipëria e ka niveli ne informalitetit më të ulët se vendet e rajonit. Nuk duhet të mendojmë që ky popull e meriton që t’i biesh me dru. Shqiptarët meritojnë një qeveri të mençur. Është e domosdoshme që ekonomia informale të ulet, por kjo të bëhet përmes tre hapave; lehtësim, formalizim dhe më pas penalizim”, tha Malaj.

“Aksionet e sforcuara nuk kanë rezultate të qëndrueshme. Bazuar në stadiumet e bëra për vende të tjera, nuk rekomandohet dhe nuk konsiderohet e suksesshme një fushatë penalizuese”, tha më tej ish-ministri i Financave.

Malaj shprehet se qeveria është ndoshta “e detyruar” të marrë këto hapa për shkak të vështirëdive në buxhet që është krijuar nga mbledhja e ulët e të ardhurave. Duke bërë thirrje që të mos ketë një frymë “terrorizuese” ndaj biznesit, Malaj vë theksin edhe tek administrat tatimore.

“Ka njerëz me probleme por ka edhe njerëz për të cilët është investuar shumë që prej vitit 1992. Shpesh këta njerëz janë viktimë të rotacioneve politike. Mbështes çdo masë për punonjësit e korruptuar. Në botë kur flitet për ekonominë informale nuk flitet me kaq urrejtje”, tha ai.

IPPM 19 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Malaj duke shprehur mendimin se niveli i ekonomisë informale në Shqipëri është 33-34%, thekson se kësaj pjesë të ekonomisë i duhen njohur edhe kontributet.

“Ekonomia informale është 33-34% aq sa e kanë të gjitha vendet në tranzicion. Kontribut në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë. E dyta, ajo që nuk bie dakord që duhet t’ia shpjegojë kryeministri nuk është biznesi i vogël që krijon probleme. Nuk quhet biznesi informal, biznes i zi, por gri. Biznes i zi quhet korrupsioni, droga, prostitucioni etj. Prandaj ekspertët kërkojnë që lufta të nisme luftën kundrabandës dhe korrupsionit”, tha Malaj.

“Paratë informale shkojnë për familjen, nuk është bërë njeri aq i pasur me tregëti informale. Paratë që vijnë nga kontrabanda monopolizojnë tregjet. Nuk rriten rrogat dhe pagat se mblidhen më shumë taksa. Por për shërbime bazë, shëndetësi, arsim, infrastrukturë, dhe investime të tjera.”

Për Malajn nuk mund të krijohet një kulturë për pagimin e taksave me anë të detyrimeve.

“Janë provuar të gjitha format. Kultura nuk vjen nga forca. Nuk merret kultura me dhunë. Nuk këshillohen ambiciet për rezultate të mëdha në një kohë të shkurtër. Janë studiuar 162 vende nga 1999 – 2007, ekonomia informale duhet luftuar përmes lehtësimit. Rezultatet janë më të qëndrueshme”, shprehet ish-ministri duket kërkuar që të bëhen reforma dhe jo aksione.

Malaj është kundër gjobitjes së konsumatorit në rastin kur ai nuk tërheq kuponin tatimor. “Dokumentimin e shitjes e bën biznesi, nuk është përgjegjësi e klientit”, u shpreh ai. Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi sot në rrugën “Myslym Shyri” ku shumica e dyqaneve ulën qepenin, Malaj thotë se duhet hetuar dhe përgjegjësia duhet të bjerë mbi inspektorin e zonës.

Ai ka edhe një kundërshtim për vlerësimin e kryeministrit Edi Rama se tani po “vjen era shtet” si edhe për refrenin se “nuk është bërë asgjë në 23 vjet”.

“Që të biem dakord ky nuk është një vlerësim që behet kollaj nga një kryeministër i një vendi. Ka institucione që bëjnë klasifikime. Era shtet? Mjafton të vinte në Tiranë se ka drejtuar bashkinë e Tiranës për 12 vjet. Ajo që nuk është bërë mirë, nuk është bërë edhe nga ju”, tha ish- ministri.

Malaj e mbylli intervistën duke thënë se, ndoshta qeveria do t’ia dalë të mbledhë më shumë para, por kjo nuk do të thotë se do të ketë më shumë rritje ekonomike.

IPPM 20 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

“E para nuk e dëshiroj dështimin, por jam i bindur që nuk do të japë ato rezultate që jep qeveria. Në momentin që shqiptarët që për shkak të detyrime të sforcuar do të kenë më pak para në dorë atëherë do të konsumojmë më pak. Pa rritje ekonomike një vend nuk ka zhvillim. Kur qeveria nuk realizon do të ardhurat kërkon borxh, por biznesi nuk kur ka të ardhurat? Ti vënë thonjtë në fyt!”, përfundoi Malaj. “

Marrë në: http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/arben-malaj-n--a1report-luft--- informalitetit---por-jo-k-shtu----312735.html#sthash.F9aloCoQ.dpuf

IPPM 21 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

KARIKATURE NGA B.KAPEXHIU

MALAJ: NDALENI KËTË FUSHATË GJOBASH E SEKUESTRIMESH. SHQIPTARËT MERITOJNË QEVERISJE TË MENCUR (SMART) DHE JO QEVERISJE TË ASHPËR (HARD). Facebook: Arben Malaj 30 Gusht 2015 Pershendetje,

Ky do te jete nje shkrim me nje thirje publike, Ndaleni këtë fushatë gjobash e sekuestrimesh. Shqiptarët meritojnë qeverisje të mencur (smart) dhe jo qeverisje të ashpër (hard). Me ndihmojne shume komentet, analizat dhe raste tipike pro dhe kunder ketij qendrimi profesional, qe po ndaj paraprakisht me ju, . Mirekuptoj cdo qendrim edhe kunder, por nuk mirekuptoj asnje fushate banalizimesh.

Formalizoheni fillimisht biznesin e vulnetareve informal/anonime, filloheni me zedhenesin Protopapa te nje ministrie, qe paguhet nga taksa tona dhe me page te kenaqshme.

IPPM 22 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Edhe pse per nga emrat ata jane anonime te mire-paguar per nga kontributet shpifese ata jane plotesisht te identifikuar dhe ne favor te kujt. Shkrimin e premtuar per samitin e Vjenes jam duke e pregatitur dhe do te jeterespektoj sugjerimin tuaj qe te jete ai me titullin - Viena nje mundesi e re apo nje deshtim i vjeter, Ju falenderoj me shume mirnejohje per gjithe sugjeirmet tuaja. Lidhur me shkrimin per neser, si ekonomiste dhe profesor e kam te veshtire te mos reagoj kunder fushates penalizuese qe po kthehet ne nje stress mediatik kunder biznesit te vendit tone, qofte edhe ai informal. E di shume mire sa e veshtire eshte qeverisja e vendit time dhe nuk dua tju shtoj asnje veshtiresi kolegeve ne qeverisje. Por heshtja e disa kolegeve nga qarqet universitare dhe OJQ, heshtja jone e te vete-quajterve experte, eshte jo vetem e pa justifikueshme por edhe me pasoja per zhvillimet e ardhshme buxhetore dhe ekonomike te vendit tone. Disa pika ku do te bazohet shkrimi neser per te cilat ju mund te jepni kontribute cilesore ne thelklimin dhe zgjerimin e argumentave:

Asnjë studim ndërkombetare dhe asnje experience konkret në ndonjë vend të botës së vendeve në zhvillim, nuk vë në qëndër të formalizmit të ekonomisë penalizimin. Nuk bëhet shtet modern me mentalitete dhe metoda jo moderne të hartimit dhe implementimit të politikave të zhvillimit ,të politikave ekonomike e fiskale deri tek politikat e taksave dhe administrimit tatimore. U jepni fleksibilitet mirenjohjes edhe biznesvefamilajre dhe te vogla informale, sepse kanë zbutur jo pak papunësinë dhe varfërinë e mijrave familjeve. I asistoni të formalizohen por mos imbyllni, mos i penalizoni, mos vrisni, sepse pas tyre jane mijra familje, qe mbijetojnë ne varferi. Luftoni me prioritet dhe force kontrabandën dhe krimin ekonomik, ata jo vetëm që grryejnë buxhetit e shtetit por paratë e tyre kriminale i kanë përdorur dhe vazhdojnë ti përdorin për të kriminalizuar ekonominë dhe politikën. Pa dekriminalizmin defakto te politikës as projektet e Vienës nuk do të fillojnë. Në zemër të një qeverisje të mirë parakushti (edhe sipas slidit ) është kredibiliteti i qeverisë. Ky kredibiitet fitohet kur luftohen kontrabandanduesit jo kur gjobiten me aksion te vegjelit dhe të varfërit e një vendi. Ndjese postimi eshte i gjate, por kolege, studente dhe expert te fushes mund te kontribuojne. Miqesisht Arbeni

IPPM 23 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Malaj: Lufta kundër kontrabandës duhet të jetë aksioni parësore në betejën kundër informalitetit 30/08/2015

KARIKATURE NGA B.KAPEXHIU

Flet Arben Malaj, Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen

Një politikë e mirë e taksave nënkupton qëndrueshmëri të tyre dhë një mirë- administrim tatimor. Taksat duhet të ndryshojnë sa më pak. Qeveria mund të bëjë një transparencë më të mirë për buxhetin afatmesëm, buxhetin vjetor, për politikat

dhe paketat fiskale.

IPPM 24 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Së fundi ka pasur disa zhvillime negative të të ardhurave, ku pothuajse të gjithë zërat e tatim-taksave janë më të ulëta nga parashikimimet? Sipas jush çfare nuk funksionoi?

Ndoshta kanë vepruar njëkohësisht disa faktorë. Një mosrealizim në nivele të tilla gjatë 7 muajve të parë të vitit 2015 dhe sidomos një shkurtim i konsiderueshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetin e rishikuar nuk lidhen me një faktor të vetëm. Ndër më kryesorët mund të konsiderohen:

1. një rritje ekonomike më e ulët së parashikimet;

2. një parashikim i të ardhurave tepër-optimist , i përqendruar kryesisht në vitin 2015 për periudhën

2015-217;

3. ndryshimet në politikat dhe administrimin e akcizave dhe

4. rritja e kontrabandës në mallrat e akcizës. Të katër faktorët duhet të përmirësohen, konsideroj shumë të rëndësishëm dy prej tyre; së pari – lehtësimin e rritjes ekonomike nga çdo pengesë potenciale dhe një luftë efektive kundër kontrabandës. Kontrabanda në thelbin e saj nuk është thjesht evazion fiskal, por një krim jo vetëm ekonomik. Ajo deformon tregjet e këtyre mallrave dhe gërryen të ardhurat buxhetore. Cilësia e dobët e naftës, benzinës, pijeve dhe cigareve vret gradualisht jetën e mijëra njerëzve. Kontrabanda investon në politikë një pjesë të fitimeve të larta kriminale, duke synuar kriminalizimin e individëve me mandate politike e publike në institucionet e rëndësishme të shtetit. Lufta kundër kontrabandës duhet të jetë aksioni parësor në luftën kundër informalitetit.

Edhe cilësia e projeksioneve makroekonomike afatmesme e vjetore duhet përmirësuar për të qenë ambicioz, por edhe sa më realist. Kjo lehtëson implementimin sa më efektiv të politikave ekonomike dhe arritjen e objektivave ekonomike, sociale dhe buxhetore.

IPPM 25 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Ka një projektligj për tatim fitimin, që po qarkullon mes disa ekspertesh dhe grupeve të biznesit, një projektligj që ngjalli shumë debat dhe u hodh poshtë nga Ministria e Financave? Si e vlerësoni ju një projektligj të tillë?

Qeveria garantoi se nuk ka projekt-ide, obligim, angazhim apo draft projekt për të aplikuar gjatë vitit 2016 tatimin mbi të ardhurat personale, sipas draftit të shpërndarë zyrtarisht. Koha duhet kursyer dhe mirë-përdorur për debate më të dobishme, për taksapaguesit dhe sfidat konkrete të vendit tonë.

A është ky një hap në fakt kundër politikës së majtë të taksimit edhe të të varfërve, apo mbizotëron parimi se të gjithë duhet të paguajnë, e të varfërit të mbështeten në forma të tjera?

Thelbi i këtij studimi për propozime alternative ndoshta është më shumë praktik se sa ideologjik. Drafti ishte një prej opsioneve që synon të identifikojë burime potenciale të rritjes së të ardhurave, duke zgjeruar bazën e të ardhurave, që të reduktohet deficiti buxhetor dhe borxhi publik.

Një parim i rëndësishëm i politikave fiskale është që politikat mbështetëse pro të varfërve të mos bëhen me përjashtime apo lehtësim nga taksat, por me politika sociale mbështetëse në krahun e shpenzimeve për grupe sociale të mirë targetuara.

Në konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm një parim shumë i rëndësishëm është detyrimi që brezat aktuale duhet të plotësojnë nevojat e tyre pa cënuar, dëmtuar apo zvogëluar burimet natyrore dhe financiare të brezave të ardhshëm. Politikat pro të varfërve kërkojnë burime në krahun e të ardhurave, ato nuk mund të financohen me rritje borxhi.

IPPM 26 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Edhe një prej rregullave të artë të financave publike që borxhi i ri duhet të shkojë për investime publike ka të bëjë pikërisht me raportet midis brezave. Investimet publike janë afatgjata dhe brezat e ardhshme janë përfitues prej borxheve të sotme për këto investime. Sfida qëndron në faktin që çdo borxh i ri publik duhet të investohet në mënyrë të zgjuar për rritjen ekonomike, nëpërmjet investimeve për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe ambientin.

Çdo debat politik për rritje të pagave, pensioneve dhe asistencës sociale i pa mbështetur me rritjen e burimeve të të ardhurave, është jo profesional dhe në dëm të përfituesve, pasi jo vonë rritja reale e pagave dhe pensioneve mund të rezultojë negative.

Mjafton të mbajmë parasysh se sa kanë zbritur të ardhurat reale të punonjësve dhe pensionistëve grekë, si pasojë e rritjes së borxheve, ku një pjesë e konsiderueshme e tij u krijua dhe u rrit nga populizmi me pagat, pensionet dhe asistencën sociale.

Sa ndikon tek sipërmarrjet apo individët ndryshimi i herëpashershëm i taksave, por edhe sistemi i tyre…filozofia e taksimit?

Një politikë e mirë e taksave nënkupton qëndrueshmëri të tyre dhë një mirë-administrim tatimor. Taksat duhet të ndryshojnë sa më pak. Qeveria mund të bëjë një transparencë më të mirë për buxhetin afatmesëm, buxhetin vjetor, për politikat dhe paketat fiskale.

Një politikë e re e taksave nuk është thjesht ndryshim i nivelit të taksave, ajo ndërtohet në raport me ndikimin e tyre për të nxitur punën dhe investimin. Këtu ndikojnë më shumë taksa e korporatave, tatimi i të ardhurave personale dhe tatimi i punës.

Nuk ka akoma ndonjë konsensus ekspertësh për një strukturë, nivel të vetëm për politikën e taksave, por ka konsensus se disa parime themelore të politikave fiskale dhe administrimit fiskal mund të vlejnë për çdo vend.

IPPM 27 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Çfare duhet të bëjë qeveria për të rritur të ardhurat në buxhet në kushtet aktuale të ekonomisë?

Bazuar në rezultatet e 6 mujorit të parë 2015, qeveria gjendet përballë detyrimit ndaj stabilitetit të financave publike dhe përmbushjes së angazhimeve në marrëveshjen me FMN-në, për të identifikuar burime të reja të ardhurash. Zgjerimi i bazës së tatim-paguesve, reduktimi i informalitetit, penalizimi i evazorëve – janë burime potenciale, por të pamjaftueshme për të krijuar burime të qëndrueshme dhe në rritje të të ardhurave buxhetore, për të mbështetur më mirë prioritetet dhe për të reduktuar gradualisht borxhin publik.

Si i vlerësoni për marrëdheniet aktuale me FMN-në dhe cilat mund të jenë ndikimet e vonesave në lëvrimin e kësteve?

Kjo situatë kërkon më shumë transparencë nga qeveria dhe ekipi i FMN-së. Të qartësohen vonesat në plotësimin në kohë të reformave, politikave apo masave konkrete të dakortësuara/nënshkruara në marrëveshjen tre-vjeçare. Cilat janë ato që pengojnë levrimin në kohë të kësteve respektive?

Edhe pse shuma e çdo kësti në shkallën e mbështetjes së buxhetit është shumë e vogël në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, efekti indirekt i vështirësive në plotësimin e kushteve të marrëveshjes tre-vjeçare me FMN-në dhe sidomos zgjatja e mos lëvrimit të kësteve respektive, multiplikohet negativisht në ekonominë tonë, sidomos në raport me donatorët dhe në hezitimin e investitorëve kredibël.

Marrë në: http://www.monitor.al/?p=143019

IPPM 28 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Malaj: Informaliteti nuk luftohet me aksione penalizuese! Facebook: Arben Malaj 21 Gusht 2015

Pershendetje Papunesia e larte, pabarazia ne rritje, renia e shpresave per te ardhmen ( mbi 60 % te shqiptareve), kerkojne maturi ne refomat, politikat ekonomike dhe aksionet prioritare te qeverive. Perkeqesimi i pritshmerive, do te vras konsumin, do te vras investimin, do te vras rritjen ekonomike, e cila nuk mund te vazhdoj te ushqehet nga rritja e borxheve. Perkeqesimi ekonomik dhe social do te nxis emigrimin, do te ushqej kriminalitetin, ( Aristotel qartesonte se nena e krimit eshte varferia) do ta bej me te veshtire qeverisjen e vendit dhe jeten e perditeshme te cdo shqiptari, Shefja e FMN Lagarde keshillon se te qeverisesh pa statistika eshte si te ecesh ne erresire Prandaj po ndaj me ju disa te statistika te nje studimi lidhur me ekonomine informale per 162 vende ne bote gjate viteve 1999-2007, ku jane te dhenat krahasuese edhe per vendin tone, ne dinamike (1999-2007) dhe ne krahasim me vendet e rajonit dhe mesataret e grupeve perkatese sipas nivelit te te ardhurave apo midis ekonomive ne tranzicion.

IPPM 29 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Pas krizes se vitit 2008 keto te dhena jane perkeqesuar pra informaliteti eshte rritur edhe ne vendet e zhvilluara, ku shteti ligjore dhe administrata publike funksionojne shume me mire se ne vendet e rajonit tone.

Ky bashkebisedim nuk synon te pengoj qeverine te kete ne fokus reduktimin e informalitetit por per te qartesuar sado pak opionin publik dhe expertet per se nuk duhet qe :

1.Te trajtojme vendin tone si ekonomia informale me e madhe jo vetem ne rajon, per permasat dhe pasojat e ekonomise informale. Jo vetem ky studim argumenton se niveli i ekonomise informale i Shqiperise , i cili duhet ulur me reforma, eshte ne nivele te peraferta me ate te vendeve te SEE. 2. Jo vetem ky studim por sdomos ky, analizon faktoret qe e ushqejne informalitetin dhe argumenton qe duhen reforma dhe jo aksione. Duhen reforma, strategji dhe projekte afatmesme dhe afatgjata me fokus lehtesimin e formalizmit te ekonomise

.Ju falenderoj, Arbeni

IPPM 30 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Malaj: Ulja e informalitetit, lehtësim apo penalizim?

Nga Arben Malaj, publikuar në Panorama Online, 8 gusht 2015

KARIKATURE NGA B.KAPEXHIU

Flet Arben Malaj, Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen

IPPM 31 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Reduktimi i ekonomisë in formale është i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e të ardhurave buxhetore për të mbështetur më mirë prioritetet, si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja sociale, por sidomos për përmirësimin e hartimit dhe implementimit të politikave ekonomike. Debati midis efekteve negative dhe zbutëse të ekonomisë informale është i përhershëm.Deklarimi se në shtator fillon një luftë e ashpër kundër informalitetit me theks penalizimin deri në burgosje, ka nxitur diskutime publike, pjesë e të cilave është edhe ky shkrim, në të cilin analiza tenton të kalojë nëpërmjet disa momenteve kryesore të këtyre debateve.

Më konkretisht: Matja e nivelit të informalitetit – është shumë e rëndësishme të dihet se sa është niveli aktual i ekonomisë informale në Shqipëri. Ka jo pak ekspertë që deklarojnë se është mbi 60%, ndërsa IFN i referohen një niveli 34-36%, nivel shqetësues për ekonominë tonë.

Përmasat e ekonomisë informale në vendet e OECD-së janë 8-11%, në vendet në zhvillim 30- 36%. Pra, matja ka vlerë për të përcaktuar një objektiv të qartë, real, të arritshëm dhe të monitorueshëm. http://www.economist.com/node/16784402. http://ec.europa.eu/eurostat/statisticse x p l a i n e d / i n d e x . p h p / Building_the_System_of_National_Accounts_- _informal_sector

Kushtet e përgjithshme të niveleve të ndryshme të ekonomisë informale. Niveli i ekonomisë informale kushtëzohet nga shumë faktorë, është vërtetuar lidhja kushtëzore me nivelin e të ardhurave për frymë, sa më të larta ato, aq më e ulët ekonomia informale. Specifike është struktura e ekonomisë, sidomos përmasat e sektorit të bujqësisë. Niveli i ulët i lirisë ekonomike dhe të bërit biznes konsiderohen gjithashtu të rëndësishme.

REFORMAT

Në këtë kontekst lufta kundër informalitetit kërkon reforma të plota, duke u përqendruar tek ato që reduktojnë dhe eliminojnë barrierat për formalizimin e bizneseve informale. Reduktimi i informalitetit nuk mund të jetë kryesisht një penalizim tatimor deri në burgosje, por një proces i formalizimit të ekonomisë informale. Objektivat duhet të jenë të qarta, të matshme dhe të monitorueshme. Duke qenë një sfidë jo e lehtë dhe jo afatshkurtër, por një prioritet për ekonominë tonë, do të duhet të ketë një studim të thelluar dhe një strategji kombëtare për formalizimin e ekonomisë informale. Objektivat duhet të jenë të qarta, të matshme dhe të

IPPM 32 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al monitorueshme në mënyrë periodike. Studimi me gjetjet dhe rekomandimet e tij duhet të diskutohet me ekspertët dhe grupet e interesit. Strategjia kombëtare për formalizimin e ekonomisë informale duhet të bazohet në këtë studim.

SPECIFIKAT E EKONOMISË SHQIPTARE

Që reformat në ekonominë shqiptare të jenë të implementueshme dhe rezultative, duhet të njohim specifikat e vendit tonë si; (i) shkalla e lartë e sektorit bujqësor – ku “niveli natyror” i informalitetit është i lartë, (ii) shkalla e informalitetit te partnerët kryesorë tregtarë. Në qoftë se në vendet e OECD-së informaliteti është mesatarisht 8-11%, në tre partnerët tanë kryesorë ai është; në Itali mbi 20%, në Greqi rreth 28% dhe në Turqi rreth 30%. Specifika tjetër është (iii) kultura institucionale, respekti vullnetar i ligjit, shkalla e lartë e barrierave për biznes e matur nga indeksi i Bankës Botërore “Doing Business” etj. Sa më të qarta t’i kemi specifikat, aq më reale do të jetë reforma kundër informalitetit. Koha e nisjes së çdo reforme ka rëndësi në suksesin e saj, mbaj parasysh edhe faktin që deri tani është deklaruar vetëm aspekti penalizues për të reduktuar informalitetin.

Ky grafik nga “The Economist” argumenton se gjatë krizës aktuale globale ekonomia informale është rritur edhe në vendet më të zhvilluara. Koha e rritjeve të ulëta ekonomike të shoqëruara me nivel në rritje të papunësisë dhe varfërisë nuk është në favor të aksioneve kundër informalitetit. Por kjo periudhë mund të përdoret me efikasitet për elemente thelbësore të reformës, siç është aplikimi i politikave dhe masave konkrete që lehtësojnë formalizimin.

Lehtësim apo penalizim, cili duhet të jetë prioriteti i reformës? Penalizimi përfshihet në tërësinë e reformave për formalizimin e ekonomisë, por nuk përbën thelbin e tij. Studimet tregojnë se vendet që janë bazuar te lehtësimi i formalizimit të ekonomisë informale kanë arritur suksese të konsoliduara. Lehtësim për kë?

Eksperienca e vendeve që kanë pasur sukses rekomandon se (i) për bizneset që nuk kanë dijeni të qarta për ligjet, (ii) për ata që sapo e kanë nisur një biznes dhe janë të pasigurt për suksesin e tij, (iii) për ata që kanë qenë të rregullt, por gjenden në vështirësi të përkohshme, duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë, duhen asistuar dhe duhen ndihmuar për ta formalizuar biznesin e tyre. Politikat dhe masat konkrete lehtësuese për formalizimin janë të shumta. Dënim penal/burgosje për kë? Për këdo që me vetëdije, edhe pse e njeh ligjin, edhe pse nuk ka asnjë

IPPM 33 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al vështirësi konkrete, fsheh një pjesë të biznesit të tij për të mos paguar taksat për punonjësit dhe fitimet. Për këto biznese penalizimi merr prioritet.

MËSIME NGA REFORMAT DHE EKSPERIENCAT E SUKSESSHME

Lehtësimi i formalizimit duhet të jetë faza e parë e reformës për reduktimin e informalitetit. Barrierat të çfarëdoshme duhet të eliminohen, duke filluar me vështirësitë në njohjen e legjislacionit fiskal, i cili duhet të thjeshtëzohet dhe të harmonizohet. Reformat për reduktimin maksimal të kohës dhe kostove direkte e indirekte duhet të vazhdojnë të thellohen për të eliminuar barrierat kryesore në hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e çdo biznesi. Heqje të çdo kërkese për dokumente të noterizuara dhe kalimi te vetëdeklarimi “online”. Ulje kostoje të kontabilitetit deri te mbajtja “online” e tij në uebsajtin e tatimeve për bizneset e vogla.

Heqje kushtëzimi për makina elektronike specifike për dokumentimin “online” të aktivitetit të tyre. Heqje të çdo kushtëzimi për ekspertë të fushave të ndryshme për të garantuar cilësinë e kontabilitetit, biznesi ta vendosë vetë. Reduktim të kohës dhe të kostove në çdo fazë të biznesit e në çdo marrëdhënie me administratën publike.

Vendosja e garancive jo në kesh për detyrimet e prapambetura dhe jo në proces gjyqësor. Skema mbështetëse mikrofinance dhe kredie të buta për bizneset e reja. Qendra asistence falas deri te shërbimi “online” për çdo taksapagues, një shërbim si “call center”, ku çdo tatimpagues kërkon asistencë për ta kuptuar dhe zbatuar sa më mirë legjislacionin tatimor. Përmirësim të administratës fiskale, dhënie autoritet për ristrukturim të detyrimeve dhe penaliteteve sipas shkallës së riskut etj.

Disa prej tyre mund të jenë bërë në hapin e parë, atë ligjor, por implementimi korrekt mbetet një sfidë. Reduktimi i ekonomisë informale duhet mbështetur te lehtësimi i formalizimit, objektivat duhet t’i kemi sa më të qarta, reale dhe të matshme. Ato duhet t’i shtrijmë në kohë, duke u bazuar në specifikat e vendit tonë dhe në eksperiencat më të suksesshme të vendeve të tjera.

Marrë në: http://www.panorama.com.al/uljaKolazh nga Bujar-e-informalitetit Kapexhiu-lehtesim- apo-penalizim/

IPPM 34 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

Pjesmarrja ne debatet televizive:

http://www.oranews.tv/puntate/arben-malaj-ne-ora-e-intervistes Ora News- “Ora e Intervistës”- Informaliteti nuk luftohet me aksione penalizuese - 22-gusht-2015 http://www.zeriamerikes.com/content/ekonomia-shqiptare-analistet/2916538.html Zeri i Amerikes- Ekonomia shqiptare: studiuesit komentojnë - 13.08.2015 https://www.youtube.com/watch?v=fszAKZixoK4 A1 Report - Malaj në A1Report: Luftë informalitetit, por jo kështu- 1 Shtator 2015 https://www.youtube.com/watch?v=r91-uD3C1pU Ora News- Ekopolitike – “Buxheti dhe të paligjshmit”- 2 Shtator 2015

http://www.abcnews.al/lajme/ekonomi/5/60635 ABC News – Ekonomi - Ish-drejtues të Financave e institucioneve doganore kundër masave të rrepta - 11 shtator 2015

IPPM 35 Debati Publik- Informaliteti

Adress Rr. Ismail Qemali, P.27/1, Shk.2, Apt.13, Tirana, Albania www.ippm.al

www.ippm.al

JU FALENDERON !!!

IPPM 36 Debati Publik- Informaliteti