Krengr 97 Shqip.Pdf
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
PANAJOT BARKA KRONIKE E NJE KRYNGRITJEJE TE TRADHETUAR GJIROKASTER 1998 Vendimin për të shkruar këtë libër e mora natën e dy marsit 1997, kur kishin qëlluar me kalashnikov mbi muret e apartamentit tim. Ishte ora dy e natës. Nuk ndodhesha aty dhe djali im trevjeçar ishte mbledhur sa një grusht mbi një karrige dhe priste mua «për t‟i vrarë» ata që qëlluan. Unë kuptohet nuk do të vrisja njëri, por shkrova këtë libër që të kontribuoja për të vertetën e madhe të shkatërrimit të stetit dhe të tradhëtisë së aspiratës së popullit NE VEND TE HYRJES Që kur Sudja mbylli qepenët për hërë të fundit, në fund të nëntorit të vitit 1996, dhe deri tek deklarimi i falimentimit te Gjallices në fillim të Shkurtit,dhe veçanarisht gjatë marsit, situata në vend zhvillohet me një shpejtësi ndryshimesh politike të pakonceptueshme për mënyrën se si erdhi në pushtet dhe si e administronte atë Sali Berisha.Njëkohësisht këto zhvillime dhe fundi i turpshëm i Berishës vertetuan se shpërfytyrimi i shtetit , i parimeve demokratike dhe i vlerave njërëzore kishin arritur në një shkallë të tillë sa që mund të mendohet pa frikë se do të duhen shumë vite, mund dhe përkushtim kolektiv për t‟i rigjenëruar. Para se të ndodhte shkatërrimi i Beratit, Vlorës, I ushtrisë, policisë dhe I gjthë vendit, në Shqipëri ishin rrenuar së brendshmiinstitucionet e shtetit. Një shkatërim që prej kohësh kishte si shfaqje të jashtme godinat ku ishte vendosur, kryeministria, ministritë. Rrugicat, shkallarët, mobiljet e tyre muret, ishin ngrënë dhe rrjepur sikur atje jetonin njërëz të dalë nga shpellat. Fasadat e tyre mbëten të palyera gjersa dolën parullat e vjetra Italiane dhe të diktaturës kommuniste. Kanatët e dritarëve u bënë gati të binin mbi kokat e kalimtarëve. Edhe Presidenca, që ndryshonte paksa nga godinat e tjera të shtetit të porozuar, priste momentin e largimit te Berishës për t‟u rrjepur me rite barbarësh. Pikërisht ky shpërfytyrim total I shtetit ishte njëkohësisht një tregues I qartë I shkallës së lartë të grabitjës nga shtetarët I vlerave morale dhe materiale të shtetasve të vet deri në atë kufi sa tek këta shtetas nuk ishte vrarë ende shpresa për të ribërë edhe një hërë shtetin nga fillimi. Përvoja i kishte mësuar se shtëpia e vjetër, sado meremetim që t‟i besh, prap e vjetër mbetet, ndaj dhe iu bindën me vërbëri urrejtjës ndaj shtetit mashtrues. Po t‟u kthehemi këtyre zhvillimëve, do të vëmë re se kishin dy komponentë me një dimesion kundërshtie për jetë a vdekje që rritej me progresion gjeometrik . Nga njëra anë qëndronte Berisha me shtetin e tij të korruptuar, që shkërmoqej dita-ditës,( gjërsa perfundoi në një klan njërëzish pa vlerë, por që mbeti deri në fund i pandryshuar në dëshiren për të mbajtur me çdo mjet dhe pasojë pushtetin), dhe nga ana tjetër shfaqëshin njëra pas tjetrës palë që kompensoheshin reciprokisht dhe që shfaqnin vetëm një dimesion.Ishin kundër Berishës. Kështu, në fillim të janarit shtypi i pavarur dhe opozitar, që deri atëherë mbajti peshën kryesore në rolin e opozites politike, tregon një lodhje në lidhje me zbardhjen e enigmës fajde dhe me përpjepkjet për të denoncuar makinën e stërkonsumuar të pushtetit të Berishes . Pas këtij momenti shfaqën partitë politike opozitare të cilat deri në javën e parë të Shkurtit arrijnë të bëhën strumbullari i luftës politike kundër Berishës. Mjetët që përdorin duket se e tmerrojnë njëriun e gjithëpushtetshëm në shtetin shqiptar, aq sa, ai lë të kuptohet për një dorëheqje të qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend me një qeveri po të PD-së. (26.01.97). Mëgjithatë kjo ishte një manovër e tij për të risiguruar dhe legjitimuar me mjete të njohura (me një qeveri te PD-se) një rizgjedhje të PD-së. Pavarësisht nga kjo Sali Berisha mbetet besnik i mbajtjës me forcë të pushtetit në një kohë që opozita nuk arrin të bëhët deri në fund një udhëheqje organike e simpatizantëve të vet, pa lë më e popullit. Arsyet që partitë nuk arrijnë nivele të tilla politike, janë kryesisht dy. Heshtja e gjjatë e opozitës për çeshjen e fajdeve dhe se dyti bindja e popullit se me mjetet që zgjodhi opozita ishte tëpër e veshtirë për të përmbysur Berishën.Këtë boshllëk të opozitës, e rimbush përkohësisht shtypi Në kohën e furtunës së parë popullore 15 -28 janar, roli i shtypit të pavarur ridimensionohet.Kështu p.sh “Koha Jonë” dyfishon tirazhin e shitjes. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit përbëjnë një fazë heshtjeje. Eshtë një pauzë e domosdoshme në dukje për të dyja llogoret, por që evidenton faktorin popull në luftën kundër Berishës. Ky faktor si levë që vë në lëvizje zemërimin e tij, ka paratë e fajdeve. Por pas fajdeve populli zbulon në gjthë thellësinë dhe gjerësinë e poshtersisë, regjimin e Berishës brenda të cilit shtrëmbërimi I demokracisë ishte më tepër së zhgënjim. Kështu pas pesë shkurtit, kur vërtëtohet se sportelet e shtetit për kthimin e parave të fondacioneve të Popullit dhe të Xhaferrit edhe në masën 52 dhe 60 % , (në të njëjtin kohë që rrënja e vlerës së lekut është vertikale) nuk përbëjnë zgjidhjen e pritur , kur Gjalica shpall falimenton, dhe skemat e tjerë priamidale ndjehen të tronditura, populli kërkon kokën e fajtorit që politikisht do të thotë rrëzimin nga pushteti të qëverisë së PD-së.Këtë ndryshim destinacioni të vullnetit popullor Berisha nuk e vlerësoi dhe u mbeshtet tek mjetët e dhunës të cilave kish kohë që u besonte se tepërmi. Ky konceptim I pushtetit të tij e bën Berishën të mos pranojë një zgjidhje politike për krizën e krijuar.Rrjedhim logjik I vetëdijës popullore ishte që Berisha duhet të provojë vendosmërinë e shtetasit të tij të thjeshtë për t‟u përmbysur. Epiqendra bëhët Vlora dhe me një rol të pashlyeshëm studentët e këtij qyteti dhe të Gjirokastrës. Në këtë kohë,revolta popullore merr trajtat e një Levizjeje Popullore , ose më sakt të një kryengritjeje popullore. Niveli I kësaj Lëvizjeje përsa I përket qëllimit dhe mjetit për realzimin e tij kaloi në një plan të pa arritshëm nga partitë politike.(populli kërkonte rrezimin e Berishës si sistem dhe ngritjën e një shtetit të vertet demokratik dhe po e realizonin atë me mjete force dhe dhune të imponuar nga vet shteti I PD-së. Partitë politike kërkonin rëzimin e regjimit të Berishës thjesht për të marrë ato për vete pushtetin . Nga ana tjetër këto parti nuk kishin zgjedhur mjetët për të realizuar këto ndryshime aq më tepër që ato rriteshin aq sa I linte hija e Sali Berishës) Tërheqja e tyre përballë Berishës në këto momente, deri më 09.03, qe e tillë saqë këto parti rrezikonin të mbëteshin jasht lojës politike në vend. Por populli bëri një kompromis të gabuar me vetvetën.Delegoi në mënyrë të pamerituar misionin e vet partive politike opozitare dhe pranoi që roli i tij të përfundonte me zbritjen nga froni të Berishës, duke u dhenë dorë të lirë partive që të manipulonin pas zgjedhjeve serish me vullnetin e tij.Tregoi paaftësi në zgjedhjen e një klase udheheqëse për ta çuar deri në fund strategjinë e vet,- Kjo strategji nuk përfshinte President Berishën në strukturën kalimtare të drejtimit të shtetit . Rolin e presidentit e zevëndësonte me një Këshillë Presidencial. Ndërsa në tavolinën e vendimeve për të ardhmën e vendit Lëvizja politike e popullit kërkonte pjesëmarrjen e vet si palë me të drejtën e faktorit që përcaktoi zhvillimet e deriatëhërshme në Shqipëri. Këtë situatë e vulosi përfundimisht kompromisi I nëntë marsit. Ky kompromisi, është e vërtetë se i rifut partitë në lojën politike të vendit por bëhet sipas kushtëve të vëna nga Berisha , i cili ende s‟i kish venë në vendin e vet gjërat nga valixhet për braktisjen e vendit. Kompromisi në fakt riinstaloi për një kohë të gjatë rrethin vicioz të krizës në Shqipëri, ku shkatërrimi I vendit si shprehje e shkatërrimit të një shteti institucional të ndërtuar keq, në vend që të qartësonte horiszontin politik, po bënte më të rendë krizën. Marrëveshja e arritur midis nëntë partive dhe Sali Berishës tregoi gjithashtu se deri ku arrinte dora e zgjatur e Perendimit në lidhje me situatën në vend. Edhe pse ishte marrë pothuaj në mënyrë përfundimtare vendimi për të hequr nga pushteti Berishën,Perendimi nuk kishte përcaktuar në mënyrë të saktë pasardhësit. Me dashje apo pa dashje Berisha ishte futur midis berylave të të fuqishmëve të Perendimit në lidhje me faktin e kush do të ruante influencat në pjeën jugore te gadishullit strategjik për ekulibret shekullore Lindje - Perendim. Ky veprim bëhët më I ndjeshëm pas përcaktimit të rolëve me marrëvehjën e Dejtonit, në veriun e Ballkanit, në Bosnjë Hercegovinë.Berisha konsiderohej gjithashtu si njëriu që kontrollonte , ose të paktën ushtronte një ndikim të padiskutueshëm mbi çelësin tjetër të zhvillimëve në Ballkan , në Kosove.Këtu nuk përjashtohen edhe interesat ekonomike të disa zyrtarëve perendimorë të lidhura me Berishën në pushtet si dhe këmbëngulja për të ruajtur të djathtën berishiane në pushtet në Shqipëri nga një alergji shpesh e pakuptimtë për të majtën në vend, apo dhe pjesën tjetër të opozitës. Po ashtu nuk duhet harruar se Perendimi bëri investime të mëdha në përkrahje të Berishës efektiviteti I ecurisë së të cilave konsiderohej shumë pozitiv. Madje Shqipëria përmendej si model I aplikimit të formulave të Perendimit për të nxjerrë nga periuadha e tranzicionit një vend ish komunist Këto janë disa faktorë që Perendimi nuk mund të kërkonte heqjën qafe të Presidentit Berisha. Nga ana e vet opozita e kishte mësuar keq mësimin se Perendimi të vë ose të heq nga pushteti ndaj tregonte një servilizëm deri në bezdi ndaj valixheve diplomatike, pa e kuptuar se manifestonte kështu paaftësi për të drejtuar politikisht dhe për të marrë situatën në duart e veta.