Personalitete-Sport-Pa-Foto.Pdf
Prof. As. Dr. Shyqyri Rreli Trajner i merituar, Mjeshtòr i merituar i sportit Prof. Dr. Ismail Demneri TIRANA – PERSONALITETE SPORT SHOQATA “TIRANA” TIRANE, 2006 TIRANA – PERSONALITETE SPORT Nga Shyqyri RRELI, Ismail DEMNERI Radhitja dhe faqosja në kompjuter: Shyqyri Rreli, Ismail Demneri Kopertina: Lulzim Mema Redaktor letrar: Tarik Llagami “Medaur” SHOQATA “TIRANA” Bulevardi Zog I, Nr. 271, Tirana, Albania Tel.: 00355 4 226-971 Libri është tertamenti shpirtëror që një brez i lë një tjetri, këshillat e një zemre të re. E tërë jeta e njerëzimit është e shprehur në libra; fiset, njerëzit dhe shtetet janë zhdukur, por libri ka mbetur. Ai është program i së ardhmes. Le të hyjmë me nderim në këtë tempull. Aleksandër Hercen TIRANA - PERSONALITETE - 5 - ________________________________________________________________________ PARATHENIE Me vëllimin e dytë “Sport”, pas atij “Shkencë”, të dalë në dhjetor të vitit 2005, botimi “Tirana-Personalitete” i shoqatës tonë ka marrë tashmë formën e një “seriali”. Ndërkohë, është rasti të deklarojmë se, paralelisht me këtë, ne po konfigurojmë projektin edhe për vëllimin e rradhës “Art”. Bazuar në këto realitete, dhe të cilat i konsiderojmë arritje të rëndësishme, ripohojmë “evidentimin e traditave të lavdishme të trevës tonë si dhe të kontributeve të tiranasve në të gjitha fu- shat e jetës”. Këtë detyrë, që Shoqata “Tirana” ja ka ngarkuar ve- tes prej vëllimit të parë të këtij botimi, vazhdon t’a ndjejë obligim të vetin karshi të gjithë dashamirësve të saj dhe falënderim për të gjithë ata që aftësitë e tyre i vunë dhe i vejnë në dispozicion të bashkësisë së trevës tonë. Me këto praktika, ne mbetemi të bin- dur se dokumentimi i të tashmes dhe i të kaluarës sado të afërt është nder.
[Show full text]