Shkëlzen Maliqi - Shembja E Jugosllavisë, Kosova Dhe Rrëfime Të Tjera Baton Haxhiu SHKËLZEN MALIQI - SHEMBJA E JUGOSLLAVISË, KOSOVA DHE RRËFIME TË TJERA Botimi I Dytë
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Baton Haxhiu Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera Baton Haxhiu SHKËLZEN MALIQI - SHEMBJA E JUGOSLLAVISË, KOSOVA DHE RRËFIME TË TJERA Botimi i dytë (Botimi i parë: UET Press, 2011) Copyright © autori Kolona: Biograf Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofa Urbane ISBN: 978-9951-641-18-0 Prishtinë, 2013 www.flozofaurbane.com Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera Hyrje Si u bëra i famshëm “brenda natës” Baton Haxhiu: Para vitit 1982 Shkëlzen Maliqin në Kosovë pak kush e ka njohur si njeri të shkrimit. Në jetën e shkronjave dhe debateve por edhe të politikës thuhet se ju ka futur një letër e hapur e botuar në Revistën Nin të Beogradit. Letra e hapur dre- jtuar akademikut serb Pavle Iviç ju bëri që të dilni nga gëzhoja e anonimitetit. Pse në të vërtetë e shkruat letrën? Shkëlzen Maliqi: është e vërtetë se në kohën që shkrova atë letër reagim në Kosovë nuk më njihnin... Posa isha kthyer nga Beogradi, ku pata kaluar një periudhë bukur të gjatë të jetës, 16 vjet. As në Beograd nuk kam pas krijuar emër publik. Atëherë isha 35 vjeç dhe nuk kisha asgjë pos bibliotekës personale, nja tre- katër mijë librave, që i kisha sjell nga Beogradi. Që nga shtatori i vitit 1982 po prisja të gjeja ndonjë punë. Kjo nuk shkonte aq lehtë edhe pse “lidhjet” i kam pasur shumë të forta. Babai im, Mehmet Maliqi, ishte atëherë ministër i rendit në Kosovë, post shumë i fuqishëm dhe i frikshëm. Njerëzit sot do të men- donin, si edhe atëherë, se ka mjafuar një falë e tij për të më gjetur punë çfarë dëshiroja. Por, unë isha shumë modest dhe i kujdesshëm... Kërko- ja punë të qetë, mundësisht në Bibliotekën kombëtare, si bibliotekist i thjeshtë, dhe që punësimi të bëhet sipas rregullave. Kështu edhe prita 6 3 Baton Haxhiu muaj. Dhe në atë kohë, deri sa po prisja punësimin, i kaloja qetë, duke lexuar dhe shkruar nga pak, kryesisht poezi... Një ditë, nëse më kujto- het saktë ka qenë fundi i nëntorit ose fllimi i dhjetorit të 82-shit, e pata lexuar një shkrim në javoren “NIN” të Beogradit që komentonte librin “Shqiptarët dhe trojet e tyre” të botuar në atë kohë në Tiranë. Bash- këbiseduesi i NIN-it ishte akademiku serb Pavle Iviç. Ai riaktualizonte debatin për etnogjenezën e shqiptarëve, duke hedhur poshtë tezën ilire dhe afrmuar tezën trakase. Në atë shkrim kishte shumë paragjykime kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Iviçi e kritikonte ashpër nacional- izmin shqiptar nga pozitat e një nacionalizmi të pafrenuar serb. Unë e shkrova një reagim, ia dërgova NIN-it dhe u çudita kur doli një javë më pas pa ndërhyrje dhe shkurtime. një javë më pas u befasova edhe më shumë kur reagimi im doli i përkthyer si kryeartikull në shtojcën për kulturë të “Rilindjes”. Nuk e kam pritur këtë lloj audience. Nuk e kam menduar as në ëndërr që brenda natës do të bëhem i famshëm, që kjo letër do të përcaktojë fatin tim në të ardhmen, duke më lidhur për publicistikën dhe politikën, për çka deri atëherë as që më ka shkuar mendja se do të më bëhen angazhimet kryesore për një çerek shekulli. BH: A do të thotë kjo se nëse ajo letër nuk do të botohej në NIN, Shkëlzen Maliqi nuk do të ishte ky që është sot, një autor i an- gazhuar që ka botuar me qindra shkrime, reagime dhe intervista në mediumet e ndryshme në Kosovë, ish Jugosllavi, Shqipëri dhe në Perëndim? ShM: Po, të gjitha flluan me atë letër, mirëpo nuk mund të them se ky ka qenë momenti përcaktues. Unë në njëfarë dore isha i përgatitur. Në atë kohë në Serbi kishte flluar një fushatë mediale e padurueshme antishqiptare dhe mua edhe më herët më është kërkuar dora për të 4 Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera reaguar. Sigurisht se në një pikë do të futesha në lojë. Megjithatë, në atë moment kjo ishte një sfdë e panjohur për mua... Dhe nuk kam mun- dur as ta imagjinoja se në të vërtetë po fllonte një histori e thyerjeve të mëdha që do të përcaktonin jo vetëm fatet individuale por edhe ato kolektive. Sigurisht se nuk kam qenë ndonjë profet i thyerjeve. Në fl- lim unë ndihesha vetëm i fyer. Më vonë e kam kuptuar, si edhe të tjerët, se ato kanë qenë dridhjet e para të një sërë tërmeteve të fuqishme që do ta rrënojnë federatën jugosllave. Në dhjetor të vitit 1982 nuk kam mundur të dijë se letra NIN-it, jo aq si përmbajtje, por si gjest, do ta ketë një peshë të veçantë, jo vetëm për mua personalisht. Por, para se të vazhdoj, dua ta tregoj historinë e botimit të shpe- jtë dhe pa censurë të letrës sime në NIN, në ato rrethana. Kjo histori dëshmon se edhe në rastësi ka sistem. E kam kuptuar atë më vonë nga Nait Vrenezi. Redaktori i rubrikës së letrave të NIN-it në atë kohë ka qenë Luba Stojiq, tani i ndjerë. Ai ka qenë me profesion psikolog, koleg i Naitit nga studimet. Këtij Stojiqit, pra, i kishte rënë në dorë reagimi im dhe i kishte pëlqyer, por nuk e ka pas idenë se kush mund të jetë ky Shkëlzen Maliqi. BH: Tuhet se serbishten e ke shkruar perfekt dhe me stil të lartë...? ShM: Po, vërtet unë atëherë e shkruaja serbishten bukur. Dhe kjo edhe e kishte befasuar Stojiqin. Andaj i kishte bërë telefonatë Nait Vrenezit për ta pyetur nëse njeh dike nga Prishtina që quhet Shkëlzen Maliqi. Naiti i tregon se kush jam, sepse ne njiheshim që nga gjimnazi i Prizrenit dhe kemi studiuar në Universitetin e Beogradit në të një- jtën kohë. Unë e njihja mirë Luba Stojiqin, sepse kishte një farë fame ndër studentët, i kisha lexuar edhe shkrimet e tij, dhe e shihja shpesh 5 Baton Haxhiu edhe në kafenetë e famshme të Beogradit si “Pod lipom”, “Gërmeç”, “Kolarac”etj. Por, meqë unë isha më i ri se ai, ka mundur të më njihte si fytyrë ose me nofën time Zeni ose Zen, siç më quanin në Beograd, por jo edhe me emër dhe mbiemër. E thash më herët se deri në moshën 35 vjeçare nuk kam botuar shkrime. Në të vërtetë, më 1980 unë e pata botuar një pjesë të studimit tim mbi estetikën bizantine, konkretisht analizën e krizës ikonoklaste, që ishe si një libër i vogël, kishte 6 tabakët të autorit. Por revista flozofke ku u botua shkrimi kishte qarkullim të vogël dhe vetë tema mesjetare nuk ishte aq atraktive që të bëja emër publik. Sidoqofë, pa marrë parasysh nëse Stoiçi ishte kujtuar se cili jam, atij i kishte pëlqyer shkrimi im dhe ai është botuar pa konsulta me redaktorët përgjegjës të NIN-i. Por, për mua befasia më e madhe ndodhi në Prishtinë. Shkrimi im menjëherë u përkthye dhe u ribotua te “Rilindja”, krahas atij të aka- demik Iviçit. Pastaj u ribotuan edhe shkrimet polemike të radhës që i botonte “Nin-i”. Kjo polemikë pati një audiencë dhe jehonë jashtëza- konisht të madhe. Për herë të parë pas vitit 1981 po botohej një shkrim publicistik i një autori shqiptar i cili nuk ishte defensivë, por demaskonte fushatën e nacionalizmit serb. Unë në Prishtinës isha po- thuajse krejtësisht i panjohur, dhe për shkak të guximit dhe stilit të lartë të shkrimit, shumë njerëz më kanë thënë se kanë qenë të bindur se ky është pseudonim i ndonjërit prej akademikëve, profesorëve ose autorëve të njohur kosovar. BH: Një histori klasike e suksesit dhe të bërit me famë brenda natës... ShM: Po, ashtu disi... E papritur dhe shokuese. Përkrahja më vinte edhe nga instancat më të larta shtetërore. Një telefonatë më pat bërë 6 Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera edhe Fadil Hoxha, në atë kohë anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë. Ai ma uronte guximin dhe qasjen. “Na ke zbardhë fytyrën”, tha. Për dallim nga të tjerët, Fadil Hoxha më ka njohur mirë jo vetëm pse babai im ka qenë në udhëheqësinë e ngushtë të komunistëve të Kosovës, por ai më njihte edhe personalisht. E kam takuar disa herë në rastet e ndryshme, qofë në Prishtinë, qofë në Beograd. Një herë ai më patë njohur në rrugë kur unë kaloja pranë Kuvendit të Serbisë dhe më foi për drekë në restorantin e Kuvendit. Po, kështu, Fadil Hoxha ka luajtur rol të madh në vitin 1969 duke intervenuar tek policia që të mos burgosesha si aktivist i grupit rebel majtist të lëvizjes studentore të vitit ’68 në Uni- versitetin e Beogradit.... Intelektuali i parë që reagoi ndaj fushatës antishqiptare BH: Do të kthehemi më vonë te ‘68-shi.... Tani ju lutëm ta vazh- doni rrëfmin për motivin e futjes në polemikë me një akademik serb në të përjavshmen Nin? ShM: ... Po, motivi është i qartë. Ishin bërë 15 vjet që unë jetoja në Beograd dhe kisha njohur relativisht të mira të skenës serbe, dhe se kush është dhe çka përfaqëson akademiku Iviç në Serbi. Me fllimin e fushatës antishqiptare në mediat serbe, unë po zemërohesha gjithnjë e më shumë pse s’kishte kundër reagime ose pse kur reagohej, ato ishin të zbehta, madje më dukeshin edhe kundër produktive. E dija se gar- nitura e udhëheqësve serbë, pas vdekjes së Titos, kishte marrë kursin radikal ndaj Kosovës. Ma kishte thënë këtë edhe babai im, më 1981, pasi që ishte emëruar në detyrën e vështirë dhe delikate të Ministrit 7 Baton Haxhiu të Punëve të Brendshme në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, që ishte Qeveria në atë sistem. Më kujtohet se diku nga fundi i vitit 1981, ne po ktheheshim me makinë nga Prizreni për në Prishtinë, dhe diku te Qafa e Dulës, Mehmeti ma bëri me dije se udhëheqësit serbë, sidomos min- istri i brendshëm, - nuk më kujtohet më emri i tij - janë më radikal në çështjen e Kosovës se edhe vetë Aleksandar Rankoviçi1 famëkeq! Më la të kuptoj se në takimet mes dy udhëheqësive, të Serbisë dhe të Kosovës, ka tensione të jashtëzakonshme, deri edhe kërcënime për likuidime nga mujsharët e ri të Beogradit, të cilët po shfrytëzonin vakumin e au- toritetit pas vdekjes së Titos dhe demonstratat e Kosovës të vitit 1981.