University of Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Summer 8-2020 KOMPLEKSI TURISTIK - SPORTIV Festa Hashani University for Business and Technology - UBT Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Architecture Commons Recommended Citation Hashani, Festa, "KOMPLEKSI TURISTIK - SPORTIV" (2020). Theses and Dissertations. 1892. https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1892 This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For more information, please contact
[email protected]. Bartës Privat i Arsimit të Lartë KOLEGJI UBT Programi për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor KOMPLEKSI TURISTIK - SPORTIV Shkalla Bachelor Festa Hashani Gusht / 2020 Prishtinë Bartës Privat i Arsimit të Lartë KOLEGJI UBT Programi për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor Punim Diplome Viti akademik 2016 – 2017 Festa Hashani KOMPLEKSI TURISTIK - SPORTIV Mentori: Dr. Lulzim Beqiri Gusht / 2020 ABSTRAKTI Destinacionet turistike dhe ato sportive në të cilat përfshihen infrastrukturë e shërbime të mirëfillta, paraqesin një simbiozë mjaft frytdhënëse për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Pasuritë natyrore e shoqërore janë potenciale për zhvillimin e turizmit. Relacioni me sportin që si veprimtari ka rrënjë në vendin tonë, do të shërbente si instrument për tërheqjen e vizitorëve e veçanërisht atyre të pasionuar pas sportit. Qëllimi i punimit është shfrytëzimi i potencialeve natyrore e shoqërore që kemi, për të ndikuar pozitivisht në këto dy sektorë. Punimi si tërësi do të kishte ndikim pozitivë, në mënyrën e qasjes ndaj fushave të përmendura edhe në rritjen e numrit të vizitorëve e tërheqjen e eventeve sportive, të cilat përkthehen në zhvillim ekonomik.