Kronikë Nga Seanca Nr. 49-Të E KRD-Ës,Kronikë Nga Seanca Nr. 48-Të E KRD-Ës,Kronikë Nga Seanca Nr. 47-Të E KRD-Ës,Kroni
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Kronikë nga seanca nr. 49-të e KRD-ës Shkup, 08.10.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të TV Kanal 5, TV Sitel dhe TV Telma të transmetuara më datë 1 shtator 2013 dhe konkludoi që të veproje si më poshtë: -TV Sitelit i shqiptoi dy vërejtje me shkrim: njërën për mos plotësimin e obligimit për emetimin e më pasë se 30% program burimor në gjuhën maqedonase, të dytën për emetimin e spoteve reklamuese në lajme. -TV Telmës i shqiptoi paralajmërim për mos plotësimin e obligimit për emetimin e më pasë se 30% program burimor në gjuhën maqedonase. -Tek servisi programor TV Kanal 5 nuk ishte konstatuar shkelje e Ligjit dhe akteve nënligjore. KRD e miratoi informacionin në lidhje me procedurën e miratimit për shkak të kërkesës për pagesën me para ( kompensime vjetore për lejen e kryerjes së veprimtarisë radiodifuzive ) të Këshillit të radiodifuzionit ndaj borxhliut SHTR “ Perspektiva TV “ Shkup në bazë të dokumenteve kredibil dhe konkludoi të mos veprohet ndaj zbatimit kundër pronës së patundshme, të mos ndërpritet zbatimi i llogarisë së huamarrësit – SHTR “PERSPEKTIVA” TV – Shkup, kështu që bartësi i pagesës së shitblerjes ta mbaje urdhrin e zbatimit të evidencës dhe sipas tij të bëje transfero eventualisht gjatë gjetjeve të mjeteve në xhirollogarinë e tij, për atë Këshilli do ta informoje me letër realizuesin. KRD e miratoi informacionin në lidhje me ndërrimin e mbulimit me sinjal të NP “Radiotelevizioni maqedonas” në vendbanimet të liruar nga pagesa e taksës radiodifuzive në pajtueshmëri me raportin nr. 03.3214 më datë 27.09.2013 në NP “Radiotelevizioni maqedonas” me propozim vendim për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive. Këshilli konkludoi që ti propozoje Qeverisë së RM-ës të sjelle Vendim për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive familjeve në rr “ Vereciriviri”, Veles gjithsejtë 56 (pesëdhjetë e gjashtë ) dhe familjeve në s. Sasa, Komuna e Makedonska Kamenicës, gjithsejtë 58 (pesëdhjetë e tetë) në vendbanimet : Sasa, Sasa 1, mëhalla e Marshallevci, mëhalla e Rizanci dhe mëhalla e Grujovci. KRD e miratoi informacionin e realizimit të ndryshimeve të emërimit të plotë, emrit të shkurtër, selinë dhe udhëheqësin e Shoqërisë tregtare radiodfiuzive KIKI Ilija – Strugë. Këshilli konkludoi që ta paralajmëroje radiodifuzerin e lartpërmendur se në afat prej shtatë ditëve nga dita e marrjes së letrës të sjelle kopje nga shenja identifikuese e tij dhe të dhëna për krye redaktorin. Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore: -SHTR – operator i rrjetit kabllor AS SAT Gostivar, vërtetin nr. 1 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: MTV 1, MTV 2, MTV 3, Telma, Alsat – M, TV Koha (rajonale), G-TV (lokale), TV 2 (lokale), Tring Super, Tring Sport, Folk Plus, Tring World, Mediasat (scan), Tring Comedy, Tring Shqip, Tring Tring, NTV, Vizion Plus, Kanal 7, 3 Plus, Tring Max, Tring Life, Club TV, X Tring dhe Tring Planet. -Telekomit Maqedonas SHA A Shkup, vërtetim nr. 47 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: ТВ Хана, Al Jezeera dhe Playboy. -Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, vërtetim nr. 3 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Asat – M, VH1, Reality, Channa OneRussia Worldwide, Orlando Klinci dhe Universal Channel. -Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shorbime SPEJS TEL NET fsh. Kadinë Shkup, vërtetim nr. 4 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Asat – M, Kanal 5, Balkanika TV, Fen, Sport Klub, Sport Klub +, Cinemania, Golf Klub, Fashing andHunting, Ultra dhe VH 1. -Shoqërisë për përfitime , prodhimtari dhe shërbime FIBERNETVORKS Shkup, vërtetim nr. 2 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Alsat-M, Alfa TV, Nasha TV, History и Crime andinvestigation Network. Kronikë nga seanca nr. 48-të e KRD-ës Shkpu, 30.09.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të TV Alfa, TV Alsat – M, dhe TV Sonce transmetuar më datë 1 stator 2013, dhe TV Nasha transmetuar më 3 shtator 2013 dhe konludoi që të veproje si më poshtë: – Televizionit Alfa i shqiptoi paralajmërim errësim të programit në gjuhë të huaj e pa përkthim në gjuhë të huaj. – Televizionit Alsat – M i shqiptoi dy paralajmërime : njërën për mos respektimin e rregullave për mbrojtjen e publikut minoren, respektivisht mos shënjimin e paralajmërimeve të llojit të programit me shenjë vizuale që do ta sinjalizojë kategorinë e programit që do të paralajmërohet, vërejtja e dytë për mos plotësimin e obligimit për transmetimin e më pakë 30% program burimor në gjuhën shqipe. – Televizionit Sonce i shqiptoi paralajmërim për transmetimin e reklamimit të mbuluar dhe ekspozimin e prodhimeve emri i së cilit ose marka janë qartë të treguara. Servisit programor të televizionit Nasha nuk i janë konstatuar shkelje të Ligjit për veprimtari radiodiuzive dhe kteve nënligjore. KRD e miratoi informacionin pas ankesës të grupit parlamentar nga Parlamenti i RM-ës “ spoti I ri I fushatës së Qeverisë së Republikë së Maqedonisë kundër abortusit dhe konkludoi në pajtueshmëri me nenin 71 të Ligjit, koha e transmetimit e spotit reklamues që ta drejtojnë në qëndrimin e pritur të audiencës që donë të thotë: – Me këtë formë, spotin reklamues ta kategorizojnë si program i kategorisë së pestë dhe ta transmetojnë në periudhë prej 00:00 deri më 05:00, – Për tu transmetuar në periudhë tjetër kohore gjatë ditës dhe natës, reklama nuk duhet që ndalimin e abortit në institucione shëndetësore ta identifikoje me vrasje. KRD e miratoi informacionin në lidhje me kërkesën e bërë më datë 24.09.2013 (nr. 07 – 390), për heqjen e kërkesës për ndërprerjen e lejes për veprimtari radiodifuzive nga ana e Shoqërisë tregtare radiodiuzive “Radio Merlin” Dibër, dhe konkludoi që leja e transmetuesit të lartpërmendur të jetë e vlefshme. Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore: -Shoqërisë për telekomunikm inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZUMEDIA END BRAOUDBEN Shkpup, për qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Veleseit, Shtipit, Prilepit, vërtetim nr. 49 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin televiziv programor : GINX. -Shoqërisë për telekomunikim PET NET Gjevgjeli, vërtetim nr. 4 49 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin televiziv programor : Face TV. Kronikë nga seanca nr. 47-të e KRD-ës Shkup, 24.09.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin në lidhje me procedurën e falimentimit të debitorit Shoqëria tregtare radiodifuozive PINK 15 Shkup dhe konkludoi si kreditor i përcaktuar me kërkesë që të vazhdoje me pjesëmarrje dhe ndjekje të procedurës falimintuese të këtij radiodfiuzeri. KRD e miratoi informacionin në lidhje me masat e përcaktuara për sigurimin e Shoqërisë tregtare radiodifuzive “ RADI MAKEDONSKA KAMENICA” Makedonska Kamenica dhe konkludoi që të sjellë vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive pas publikimit të vendimit për hapjen dhe konkludimin e procedurës për falimentim ndaj debitorit (borxhliut) “ RADIO MAKEDONSKA KAMENICA” Makedonska Kamenica. Këshilli i radiodifuzionit i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serialit “ Ndërmjet Çershafeve” me Rebeka Roznblat emetuar në TELEVIZIONIN TELMA Shkup në periudhë prej 9 deri më 13 Shtator dhe konkludoi që këtij radiodifuzeri ti shqiptoje masën vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për shkak transmetimit në kohë të papërshtatshme të serialit. KRD e miratoi informacionin pas kërkesës së SHTR Kanal 5 Shkup dhe konkludoi që të dërgoje letër deri tek të gjithë operatorët e rrjetit të komunikacionit publik që të veprojnë me errësimin e servisit programor televiziv të huaj TV OBN gjatë kohës kohës së transmetimit të premierës përsëritëse të TV serialit “ I Madhërishmi Sulejman” në terminet në vazhdim: nga dita e hënë deri te premten prej ora 15:55 deri në ora 17:00, prej ora 20:00 deri n; ora 21:00 dhe prej ora 22:20 deri n; ora 23:30, të shtunën prej ora 13:20 deri n; ora 17:30, me paraqitjen e arsyes për errësimin dhe me paralajmërim se do të pasojnë monitorime kontrolluese për shkak të kontrollimit a respektohet urrdhëri për errësim. Kronikë nga seanca nr. 46-të e KRD-ës Shkup, 20.09.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore 24 Vesti Shtip, Kanal 5 Plus Shkup, Sitel 3 Shkup emetuar më datë 1 shtator 2013, TV Çegrani – Media fsh. Çegran – Gostivar emetuar më datë 28 gusht 2013 dhe TV BTR Nacional Shkup i realizuar në bazë të kërkesës së shikuesve emetuar më datë 14 shtator 2013. Programieve të 24 Vesti Shtip, Kanal 5 Plus Shkup dhe TV Çegrani – Media nuk u është konstatuar shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe akteve nënligjore , megjithatë në ditën e analizuar është vërejtur se TV Çegrani – Media përbëhet nga përmbajtje të cilat kanë funksion argëtues , kështu që Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ta paralajmëroje që ti përmbahet formatit të servisit programor. Për mos përmbushjen e obligimit emetim më pakë 30% program burimor në gjuhën Maqedonase, KRD programit të Sitel 3 i shqiptoi masën ndalim i reklamimit dhe teleshopingut prej një dite , ndërsa TV BTR Nacional për shkak të emetimit në kohë të papërshtatshme të filmit “Gatuesi” (The Cook) i shqiptoi masën vërejtje me shkrim. Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore: -Për SHTR – operator i rrjetit kabllor SKUPI KABEL Shkup, vërtetim nr. 3 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore: Asat M, Kanal 5, Al Jazeera Balkans, Top channel, Klan TV, Klan Kosova, Digi plus, Film Aksion, Film Komedi, Film Thriller, Explorer Nature, Bang Bang, Cufo TV, T-Channel dhe My Music.