P> R E L a C I O N
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”” I. QËLLIMI I PROJEKTLIGJIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN Projektligji ka për qëllim përcaktimin e një procedure të veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës për projektimin dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe realizimin e projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës, me partner privat. II. VLERËSIMI I PROJEKTLIGJIT NË RAPORT ME PROGRAMIN POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTE TË TJERA POLITIKE. Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e qeverisë shqiptare. III. ARGUMENTIMI I PROJEKTLIGJIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT DHE EFEKTET E PRITSHME. 1. Në lidhje me shprehjen e interesit për zhvillimin e zonës Nga Bashkia Tiranë është paraqitur kërkesa me nr.6848/1, datë 23.2.2018, pranë Ministrisë së Kulturës, për shprehje interesi për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha”, sh.p.k. Në përbërje të kësaj kërkese, subjekti privat angazhohet që, përveç zhvillimit të pronës në pronësi të tij, të realizojë edhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, konform një projekti që do të miratohet nga të gjitha strukturat përkatëse. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ministria e Kulturës, me shkresën e datës 29.3.2018, i ka kthyer përgjigje Bashkisë Tiranë ku i parashton pengesat për të realizuar vetë investimin, lidhur me fondet në dispozicion, dhe i kërkon asaj informacion më të plotë lidhur me projektin e propozuar nga subjekti privat. Me shkresën nr.6848/6, datë 14.5.2018, të Bashkisë Tiranë, kjo e fundit i ka përcjellë Ministrisë së Kulturës të gjithë informacionin që disponon lidhur me investimin, pronën dhe orientimin ligjor për realizimin e investimit. 1 Po kështu, në lidhje me objektin e Teatrit Kombëtar, vet institucioni i është drejtuar Institutit të Ndërtimit, me shkresën nr.186/1, datë 9.3.2018, ku i ka kërkuar vlerësimin e gjendjes së godinës. Me shkresën nr.75/1, datë 23.3.2018, Instituti i Ndërtimit i ka kthyer përgjigje Teatrit Kombëtar, duke i bashkëlidhur raportin mbi vlerësimin teknik të godinës. Në vijim, Ministria e Kulturës, me urdhrin nr.315, datë 16.5.2018, ngre grupin e punës për shqyrtimin dhe vlerësimin e propozimit të Bashkisë Tiranë lidhur me kërkesën për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar. Grupi i punës, me shkresën nr.3427/1, datë 16.5.2018, ka shqyrtuar propozimin dhe ka dalë në konkluzionin se: Për ecurinë e mëtejshme të kësaj procedure, duke parë kompleksitetin e çështjes në fjalë, në procesin e shqyrtimit të kësaj praktike duhen përfshirë, sipas ligjit, edhe institucionet, të cilat prekin fushat përkatëse, jo vetëm Ministria e Kulturës, e cila mbulon fushë e politikave në kulturë, por edhe: Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet së cilës do vendoset angazhimi i Avokaturës së Shtetit për kontratat dhe veprimet juridike që parashikojnë detyrime me shtetin, ku ineteresi publik është i lartë, bazuar në VKM-në nr.867, datë 10.12.2014, “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtertërore”, si dhe për të vlerësuar mbi formën juridike që do të ndiqet për zgjidhjen e propozimit në fjalë; Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në rolin e përfaqësuesit të pronarit- shtet, bazuar edhe në pikën 16, të VKM-së nr.503, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, për vlerësimin e aspektit financiar të investimit dhe vlerësimin e projektit të propozuar; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në VKM-në nr.504, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, për hartimin dhe zbatimin e politikave në zhvillimin urban dhe të infrastrukturës. Në vijim, sa më sipër, Ministria e Kulturës, me shkresën nr.3466, datë 17.5.2018, i është drejtuar Kryeministrisë, duke e vënë në dijeni të të gjitha procedurave të hartuara nga ana e saj lidhur me këtë kërkesëpropozim si dhe opinionin e grupit të punës të ngritur me urdhër të Ministrisë së Kulturës. Kryeministria vendosi të marrë parasysh kërkesën e Ministrisë së Kulturës, duke i dërguar shkresë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nevojshmërinë e 2 përfshirjes së këtij institucioni si bashkëpropozues në hartimin e projektligjit, në cilësinë e përfaqësuesit të pronës shtetërore. Projektligji, si bashkëpropozim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës u botua, për konsultim publik, në faqet zyrtare të të dy institucioneve, nëpërmjet AKSHI-t. 2. Baza ligjore Pas shqyrtimit të propozimit, grupi i punës së Ministrisë së Kulturës ka vlerësuar se baza ligjore e nevojshme për të vlerësuar të gjithë procesin është, si më poshtë: - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 41 1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil. 3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë. 4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës, që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë. 5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë. Neni 78 1. Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar. 2. Mbledhjet e deputetëve, që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë. Neni 83 1. Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi. 2. Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. - Kodi Civil i RSH (Kreu II); - Ligji nr.10 018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”; 3 - Vendimi nr.392, datë 8.4.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e avokaturës së shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”. 3. Institucionet bashkëpunuese për këtë procedurë - Ministria e Financave dhe Ekonomisë; - Ministria e Drejtesisë; - Ministria e Kulturës; - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; - Bashkia Tiranë. 4. Vlerësimi për gjendjen e godinës Ministria Kulturës është përgjegjëse jo vetëm për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, por edhe për garantimin e infrastrukturës për institucionet e kulturës, në përputhje me standardet bashkëkohore, referuar kjo sigurisë, komfortit, etj. Bazuar në përfundimin e disktutimeve në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2004, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve listën e objekteve monument kulture të kategorisë II, në Qendrën Historike të Tiranës, vërehet se në pikën 70, të listës bashkëlidhur kësaj shkrese, objekti “Teatri Kombëtar” përmendet si “ndërtesë pa vlera”, duke mos u përfshirë në urdhrin nr.122, datë 5.3.2007, “Për Shpalljen Monument Kulture të kategorisë së II-të të ndërtesave në aksin kryesor të Qendrës Historike të qytetit të Tiranës”. Gjatë inspektimit të kryer, specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, të zhvilluar në vitin 2014, si pasojë e kërkesës së Drejtorit të Teatrit Kombëtar, verifikuan se “ambientet ndihmëse, që lidhen direkt me skenën janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim. Muri perimetral me përbërje pupulit ka dëmtime të konsiderueshme, që fillojnë në pjesën fundore të tij, për shkak të pranëisë së ujrave. Gjithashtu, përcaktohet se duhet ndërhyrje kapitale dhe se këto ambiente duhen bllokuar menjëherë, duke bërë izolimin e tyre nga pjesa tjetër me panele ndarëse, deri në rehabilitimin e tyre të plotë.” Po kështu, bazuar në vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar, të bërë nga Instituti i Ndërtimit, me shkresën nr.75/1, datë 23.3.2018, rezulton se: 1. Arkitektura. Referuar normativave për projektimin, kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nuk janë të përshtatshme për kryerjen e 4 aktiviteteve për të cilat është projektuar. Ato janë pothuajse jashtë normave të projektimit të godinave të këtij lloji. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin, por edhe për spektatorët. 2. Struktura. Ndërhyrja në strukturën e objektit, sado e madhe të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit. Për arsyen se: a) objekti është konceptuar si një strukturë e lehtë dhe e përkohshme; b) themelet janë të vazhduara dhe të cekëta. Për këto tipologji objektesh parashikohen vetëm ndërhyrje të pjesshme dhe jo kapitale, afati i shërbimit të tyre është relativisht i ulët; c) betonet e përdorura dhe hekuri janë të markave të ulëta; ç) ndërhyrjet ndër vite, si shtesa, rikonstruksione, etj, kanë përkeqësuar punën e konstruksionit të objektit; d) kodet e projektimit, që përdoreshin në kohën e ndërtimit të objektit, nuk merrnin parasysh një sërë kriteresh projektimi, që sot konsiderohen shumë të rëndësishme. 3. Sistemet teknike (sistemi i mbrojtjes ndaj zjarri, elektrik, i ngrohjes, kushteve higjeno-sanitare, etj) janë jashtë normave të projektimit të godinave me karakter kulturor. 4. Vlerat e trashëgimisë. Objekti i TK-së, vlerësuar nga ekspertët e fushës, nuk mbart vlera