Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro Article 33 in LCPJ

Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’

Abstract

The international terms “” and “Albanian” are based on the root alb- / arb-, which is also the source of the word Arbëresh, the term used to describe the Italo- Albanians of southern . Likewise, that root also appears as lab- in Labëria , referring to the southern Albanian region from Vlora southward to the Greek border. Labëria is a historic region that is roughly situated in the northern parts of (present-day Southern Albania). Its inhabitants are known as Labs and its boundaries reach from Vlora to Himara in the south. This article highlights how the etimology of “Lab” and “Labëri” is closely connected with “Albania” and “Albanian”. Our attempt to give a general view of the different ideas about the origin of these terms with their historic interpretations from Albanians and foreigners could open a new window for further research on this topic.

Key words: etimology, linguists, language, history, region

Volume 4/2, 2011 11 © LCPJ Publishing Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro Hyrje

Labëria e pasur me vlera historike e natyrore ka marrë dhe merr jetë dita-ditës dhe është e veçantë në llojin e vet në radhë të parë prej banorëve që kanë banuar dhe banojnë në këtë trevë, të cilët karakterizohen nga virtyti i mikpritjes, nga dialekti i tyre gjuhësor karakteristik, nga humori i spikatur, vitaliteti, zakonet e traditat, veshjet karakteristike, specifikat e zhvillimit ekonomik, etj. Këto e të tjera e kanë bërë këtë krahinë tejet të njohur, brenda dhe jashtë vendit. Mjedisi tërësisht malor i kësaj krahine, ka qënë padyshim faktor që ka ndikuar në formimin kulturor të banorëve të saj. Gjatë përballjes me pushtuesit e ndryshëm, të cilët e kanë patur të vështirë të depërtonin në brendësi të krahinës, u kultivuan veti të tilla si trimëria, guximi, karakteri luftarak, besa, burrëria, ndershmëria, etj, të cilat janë një vlerë e shtuar për krahinën. Cilësitë e sipërpërmendura kanë bërë që të ketë studime të shumta për origjinën e fjalëve ‘Lab’ e ‘Labëri’, për të cilat ka pasur interpretime të ndryshme në kohë të ndryshme.

Hipotezat mbi origjinën

Me emrat Labëri dhe lab kuptojmë vendin dhe banorët e njerit nga grupet etnike-historike te jugut të Shqipërisë, që mori pjesë në formimin e grupit të madh e të përbashkët të quajtur Toskëri.(Zojzi, 1962: 38) Të dhënat e para për trevën e Labërisë i përkasin shek. XI dhe vijnë nga një burim perëndimor. Bëhet fjalë për episodin e Baligantit në Këngën e Rolandid, të cilin bizantinistët Henri Gregoire e Raoul de Keyzer e lidhin me ekspeditën e Robert Guiskardit më 1081-1085 në viset perëndimore të gadishullit të Ballkanit, në zonën nga Butrinti në Durrës. Sipas studiuesit Rami Memushaj, i cili ka bërë një studim mbi prejardhjen e emrit “lab” e “Labëri”, mund të pohojmë me siguri, se të paktën që

© LCPJ Publishing 12 Volume 4/2, 2011 Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro nga shekulli XI, territori i Labërisë quhej Arbëri (Memushaj, 2003: 39). Lidhur me përmbajtjen e emrit Arbër, studiuesit shqiptarë i përmbahen teorisë sipas së cilës: nga emri i fisit Albanoi, që shënon Ptolemeu, i cili lokalizohet diku në Shqipërinë Qëndrore, ky emërtim u perhaps vale-valë drejt periferisë (Çabej, 1976: 85).

Një hipotezë tjetër mbi përhapjen e emrit “arbër” eshte edhe ajo e J. Tunman-it, i cili mendonte se emri Albani, që i takonte më parë një fisi iliro-maqedon, u përdor më pas nga autorët bizantinë për gjithë banorët e krahinës iliro-epirote. Emrat ‘arbër, Arbëri, arbëresh’ janë ruajtur në kujtesë brez pas brezi, deri në ditët tona, nga populli i krahinës së Labërisë.

Më vonë, sipas dokumentacionit historik, emrat Labëri dhe lab, ndeshet në fillim të shekullit të XIX nga Pukëvili, konsulli Frëng në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Sipas tij këto dy terma janë përdorur nga konsulli Anglez Martin Lik, i atashuar pranë oborrit të Vezirit të Janiniës, Ali Pashë Tepelenës. Ai, në vitin 1805, shkruante se “Oborrin e Ali Pashë Tepelenës, e rrethonin shumë njërëz të cilët ai i quan Toskidhes dhe Liapidhes’’. Më tej është një dokument i periudhës Turke i vitit 1834, në të cilin përmendet se “i arratisuri Tafil Buzi, hyri fshehurazi në brendësi të krahinës së Labërisë” (Memushaj, 2003: 42).

Pas këtij momenti kohor (fillimi shek. XIX) termat ‘Lab’ dhe ‘Labëri’, janë gjithnjë e më të përdorshëm në dokumentet zyrtare dhe kronikat e kohës. Sipas këtij dokumentacioni, termat ‘Labëri’ dhe ‘Lab’ përdoreshin si nga vetë banorët e kësaj treve, ashtu dhe nga banorët e trevave fqinjë e më gjerë. Këta të fundit, sipas G. Han, i përdornin këto terma në kuptim të dyfishtë: për të përcaktuar një treve dhe popullatën e saj, me të cilën kishin mjaft ndryshim dhe për

Volume 4/2, 2011 13 © LCPJ Publishing Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro të karakterizuar banorët e kësaj treve, të cilët i cilësonin si njërëz të leckosur e të pistë, edhe për hajdutë dhe brigantë.

Sh. Agaj, një njohës i mirë i kësaj krahine, shkruan: “Labërit kanë edhe një emër tjetër: Arbër dhe Arbëreshë. Sot e 40-50 vjet, qytetarët e Vlorës nuk thoshin që erdhi një lab, po erdhi një Arbër ose Arbëresh dhe kur arratisej ndonjë fajtor për në Labëri, thoshin: “Mori Arbërinë përpjetë” (Agaj, 1935: 2).

Në dokumentacionin që disponohet, deri në fundin e shek. XVIII, nuk dëshmohet prania e emrave Lab dhe Labëri, por në fillim të shk. XIX, këto terma kanë depërtuar në dokumentacionin e kohës dhe përdoren gjithnjë e më shpesh. Përdorimi i këtyre termave në dokumentacionet përkatës të kohës do të thotë se ato janë futur në zhargonin e përditshëm më parë, duke u përdorur fillimisht nga njërzit e thjeshtë, ndoshta që nga gjysma e dytë e shek. XVIII, por që është bërë i përvetësueshëm në fillim të shekullit pasardhës.

Studiuesit e huaj mbi termat ‘Lab’ e ‘Labëri’

Termat ‘Labëri’ e ‘Lab’, si njësi etno-kulturore, janë evidentuar dhe nga autorë të huaj. Sipas H. Holand, “Popullsia e Shqipërisë thyhet në disa fise, ndarja e të cilëve, nisur nga saktësia me të cilën e përcaktojnë vendsit, duhet të ketë ekzistuar për një periudhë shumë të gjatë. Gegët, Labët, Liucët, Toskët, Çamët dhe fise të tjera më të vogla ose që rrjedhin prej tyre, kanë gjithë dallimet, për të cilat është i vetëdijshëm çdo shqiptar, i cili i dallon ata si nga dialekti, ashtu edhe nga territori i tyre” (Holand, 1819: 99). Është e domosdoshme të sqarojmë prejardhjen e termave ‘Lab’ dhe ‘Labëri’. Shpjegimi i termit ‘Labëri’ nuk ka sjellë ndonjë vështirësi të madhe për studjuesit. Sipas tyre mund të shihet ose si një formim nga shumësi i fjalës labër, ashtu sikurse

© LCPJ Publishing 14 Volume 4/2, 2011 Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro nga Arbëri në arbër, ose si një formim normal nga lab, me prapashtesën-ëri, ashtu sikundër janë formuar dhe krijuar edhe fjalë të tjera si Arbëri, Toskëri, Gegëri, Shqipëri etj, të cilat formohen nga temat përkatëse dhe të dyja zgjidhjet janë njëlloj të pranueshme.

Vështirësi për një përshkrim më të saktë paraqet rrënja e kësaj fjale, pra ‘lab’. Me këtë fjalë ashtu sikurse edhe me fjalën arb, janë marrë shumë studjues si gjuhëtarë, historianë, albanologë etj. si: E. Çabej, R. Memushi e ndonjë tjetër të cilët në të shumtën e rasteve kanë dhënë versionet e tyre. Pavarësisht përpjekjeve, nga ana e studiuesve, deri më sot nuk është dhënë përgjigje përfundimtare në përputhje me kërkesat shkencore dhe gjuhësore. Përpara se të merremi me sqarimin e këtij problemi le të shikojmë fillimisht se ku shfaqet ky emër, dhe në cilën hapësira gjeografike e hasim atë.

Sipas studimeve popullsia labe, në kohë të lashta nuk ka qenë e formuar në një grup të përbashkët krahinash etnografike, por qenë krahina të veҫanta e të palidhura në mes tyre. Dalim në këtë konkluzion sepse në mesjetë nuk kanë një emër të përbashkët por kanë emra të ndryshëm si, Grisejtë, Kirilisejtë, Plesejtë (Plesati i sotshëm), Corvesejtë (Kurveleshi i sotshëm), etj. Përmenden si njësi të veҫanta dhe të shkëputura nga njëra-tjetra (Zojzi, 1962: 60).

Emri ‘Lab’ në mesin e shekullit XIX ndihej i ri për banorët e krahinës. Këtë e provon dëshmia e Hanit, i cili shkruan se: “popullsitë fqinje e përdorin këtë emërtim me një kuptim të dyfishtë, gjithnjë përbuzës, për njerëz të leckosur dhe të pistë, por edhe për hajdutë dhe brigantë” dhe për këtë arsye “autoktonët nuk e pëlqejnë këtë emër si fyes për ta” (Memushaj, 2004: 15).

Volume 4/2, 2011 15 © LCPJ Publishing Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro Në anët e Bregut thonë se emri ‘Labëri’ është përhapur pas myslimanizimit të pjesës së brendshme të krahinës. Datimi i kohës së lindjes së emrit Labëri paraqitet i vështirë. Dëshmitë për vjetërsinë e fjalës lab vijnë, së pari, nga skajet e Labërisë. Në pjesën juglindore të krahinës së Labërisë shtrihen fshatrat Labovë (e Zhapës) afër Tepelenës dhe Labova e Kryqit afër Libohovës. Emrat e këtyre fshatrave dëshmojnë qartë prejardhjen Labe të tyre, ndërsa fakti që emri Labovë është formuar duke i shtuar rrënjës lab prapashtesën sllave –ovë (-ovo) flet për moshën e tyre të lashtë, të paktën që nga koha e sundimit bullgar, d.m.th. në shek. IX-XI.

Fjala ‘Lab’ si emër dhe si temë fjale haset edhe ne vise të tjera jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky etnonim haset si emër fshati dhe familjeje tek arbërorët e Greqisë. Në Peloponez gjendet fshati Lapi kurse si emër familjeje, në trajtën e greqizuar Ljapis, përdoret në fshatrat arbërorë Livadhja, afër Tebës dhe Mandri , në perëndim të Athinës. Meqenëse arbërorët janë vendosur në Greqi gjatë mesjetës së vonë, deri në shek. XV, edhe emri Lab i këtij fshati nuk mund t’i përkasë veҫse kësaj periudhe. Vendi i origjinës së tij do kërkuar, pa dyshim, në një fshat a zonë, Brenda territorit të sotëm të Labërisë. Si emër fshati e gjejmë në skajin verilindor të Labërisë, në krahinën e Lopësit, fshatin me emër Lab-Martalloz, përballë fshatit Toskë-Martalloz, që ndodhet në anën e djathtë të lumit Vjosë. Emri lab përmendet edhe në Kosovë ku kemi lumin Lab (në shqiptimin vendës Llap) si dhe krahinën e Llapit e cila e merr emrin nga prania e lumit që del qysh në shek. XII, del në trajtën Lapia. Me këtë rrënjë lidhen edhe emërtimet më të vjetra Labeat, fis ilir që zinte trevat rreth liqenit të Shkodrës.

© LCPJ Publishing 16 Volume 4/2, 2011 Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro Labëria përmendet për here të pare në fillim të shekullit XIX nga F. Pukëvili. Pastaj vijnë M. Liku, i cili më 1805 flet për toskët e labët që rrethonin Aliun në Tepelenë, duke i quajtur Toskidhes dhe Laipidhes, me prapashtesën greke –dhes dhe udhëtari Anglez H. Holland-i, njoftimet e të cilit për Labërinë u përkasin viteve 1812-1813. Emrin Labëri e gjejmë edhe në dokumentat turke. Ky emër shfaqet për here të pare në këto dokumente në vitin 1834 në një raport të kohës ku thuhet se “i arratisuri Tafil Buzi, fshehurazi, hyri në brendësi të Labërisë.” Me interes janë të dhënat e H. Holand-it i cili është cituar i plotë më sipër për ‘ndarjen e popullsisë Shqiptare në Gegët, Labët, Liucët, Toskët, Ҫamët dhe fiset e tjera më të vogla që rrjedhin prej tyre, me dallimet që është i vetëdijshëm ҫdo shqiptar, si nga dialekti, ashtu dhe nga territori i tyre’ (Holand,1819: 99).

Ilirologu Hans Krahe shkon edhe më tej duke vendosur lidhje midis labëve të sotëm dhe labeatëve, duke i pare labët si një degë të fisit të lashtë ilir. Në studimet e tij ai konstaton se përveҫ fisit të Labeatëve, me emrin e të cilit thirrej në lashtësinë ilire edhe liqeni i Shkodrës, edhe në Dalmaci ishte një tjetër liqen i Labeatëve; më në veri, në Gjermaninë Jugore janë katër lumenj me emrin Laber, nga të cilët njëri është Elba, kurse në Gjermaninë Lindore gjendet një qytet me emrin Labbes. Sipas tij, të gjithë këta emra qytetesh ndodhen në rrugën që kanë marrë ilirët duke zbritur drejt jugut prej vendeve baltike. Ai mendon se ka gjasa që fisi i Labeatëve të ketë ndjekur rrugën që kishin ndjekur edhe fiset e tjera ilire, dhe më vonë të jenë ndarë: njëra degë të ketë kaluar në Itali kurse tjetra të ketë marrë Dalmacinë duke zbritur deri në Epir, pra Labët shihen si një degë e fisit Ilir të Labeatëve.

Volume 4/2, 2011 17 © LCPJ Publishing Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro Mendimi i Çabejt mbi etnonimet “Lab” e “Labëri”

Shpjegimi i etimologjisë të rrënjës lab dhe fjalëve që e përmbajnë atë ka ngjallur interesimin e gjuhëtarëve dhe të historianëve vendas e të huaj. G. Majer, studiues i njohur i gjuhës shqipe, shkruan: “Kjo krahinë quhet edhe Labëri ose Lapëri, e cila sipas ligjit fonetik sllav është zëvendësim i Albëri për Arbëri”. Por, E. Ҫabej e kundërshton këtë spjegim. Ai mbështet mendimin se “lab mund të jetë një emër i vjetër dhe parasllav” dhe kjo fjalë del qysh në lashtësi te emri Labeatë (Çabej, 1976: 104).

Kundërshtimin e vet Ҫabej e mbështet në atë që forma alb, nga e cila sipas hipotezës në fjalë ka dal lab, nuk dëshmohet gjëkundi. Arbërit e kanë shqiptuar gjithmonë me r kurrë me l emrin e vet dhe të vendit. Edhe fqinjët e tyre kanë përdorur forma me rrënjën arb: sërbët Raban e Arbanosi, arumunët Arbines dhe Arbanas, grekët Arvanites; në Bullgari një fshat dikur shqiptar quhej Arbanas. Nga autorët e vjetër, Ptolemeu ka Avanoi, Straboni Alvions, por Polibi një qytet të Ilirisë e quan Arbon, kurse banorin e tij S. Bizantini e quan Arvonios, Arvonitis. Edhe aktet latine të mesjetës i kanë të dyja trajtat, arbanensis dhe albanensis.Por meqë arb-tingëllonte e huaj për fonetikën e gjuhëve të Evropës Perëndimore, nëpërmjet etimologjisë popullore u lidh me emra të njohur gjeografikë me Alb-, si Alba, Albani, Albion, dhe kështu vendi u quajt prej tyre Albania.

Kundërshtimi i metatezës prej Ҫabejt mund të mbështetet edhe me argumenta të tjera gjuhësore dhe historike, të cilat e përjashtojnë mundësinë e ndikimit sllav në lindjen e emrave ‘Lab’ e ‘Labëri’. Sundimi Serb mbi trojet Shqiptare në jug të Vjosës nuk zgjati as një gjysmë shekulli dhe kjo kohë është e pamjaftueshme që një ligj fonetik i një gjuhe të huaj të veprojë

© LCPJ Publishing 18 Volume 4/2, 2011 Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro në një gjuhë tjetër. Por edhe një ndikim i bullgarishtes nuk është i mundur, pasi, po të ishte kështu, atëherë arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë, që kanë emigruar prej këtyre trojeve gjatë shek XIV-XVI, kohë e mjaftë për përhapjen e një risie gjuhësore, do ta kishin quajtur veten labër dhe labëreshë.

Hipoteza e metatezës mund të merrej në konsideratë, po të përbënte një dukuri gjuhësore të përftuar në truallin e Shqipes. Në këtë rast, ‘lab’ do ta nxirrnim nga ‘arb’, nëpërmjet dy procesesh fonetike, nga të cilët disimilimi i bashkëtingëllores ‘r’ të rrënjës në ‘l’ tek forma ‘arbër’, ka dhënë ‘albër’, si tek ‘gjarpër’ – ‘gjalpër’ dhe pastaj me metatezë të kalohej nga albër tek trajta e sotme ‘labër’. Sa për ‘lab’, kjo mund të shihej si një formim prapavajtës. Por, megjithëse disimilimi r > l është një dukuri e vjetër fonetike e Shqipes, metateza e l –së nuk duket bindëse. Forma ‘albër’, siҫ vëren E. Ҫabej, nuk gjendet gjëkundi e dokumentuar dhe as e dëgjuar gjer më sot në Labëri.

Përfundime

Si përfundim, mund të themi se, në mungesë të një shpjegimi tjetër më bindës, mbetet si më i drejtë dhe i pranueshëm mendimi i E. Ҫabejt, se lab “mund të jetë një emër i vjetër e parasllav” (Memushaj, 2003: 55). Profesor Ҫabej arriti në këtë përfundim duke u nisur edhe nga ajo që kjo fjalë del qysh në lashtësi te emri “Labeatë”. Mendimi se një rrënjë “lab” mund të ketë ekzistuar edhe në protoshqipen, e gjejmë edhe te autorë të tjerë, por etimologjia e kësaj fjale mbetet e paqartë, pasi vetëm përputhja tingullore nuk mund të shërbejë si një prove e mjaftueshme për t’i lidhur këto dy fjalë kaq të largëta si në hapësirë, edhe në kohë. Studimet gjuhësore, mbështetur me dëshmi historiko-gjeografiko-etnografike, vazhdojnë ende.

Volume 4/2, 2011 19 © LCPJ Publishing Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro

Bibliografi Çabej, Eqrem 1974: Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës Shqipe. Studime Filologjike, Nr.1/ 1974, Tiranë.

Çabej, Eqrem 2008: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Botimet Çabej, Tiranë.

Demiraj, Shaban 2008: Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët. Tiranë.

Holland, H.1819: Travels in the Ionian Isles, Albania…, London, 1819, f.99 Memushaj, Rami 2004: Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike. Toena, Tiranë.

Memushaj, Rami 2004: Histori e Kurveleshit. Toena, Tiranë.

Shkurtaj, Gjovalin 2001: Onomastikë dhe etnolinguistikë. Shblu, Tiranë.

Zojzi, Rrok 1962: Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Etnografia Shqiptare I, f. 16, Tiranë.

The total number of words is 2656 © LCPJ Publishing 2011 by Zamira (Metaj) Alimemaj

© LCPJ Publishing 20 Volume 4/2, 2011 Alimemaj (Metaj), Zamira 2011: Zanafilla dhe Prejardhja e Etnonimeve ‘Lab’ e ‘Labëri’ = Genesis and Origin of the Ethnonyms ‘Lab’ and ‘Labëri’ To be downloaded from www.lcpj.pro

Zamira (Metaj) Alimemaj (Ph.D. candidate in Linguistics) is the Head of the Department of Foreign Languages at the University of Vlora in Albania. She worked as a teacher, teacher trainer and University Professor. Her fields of interest are: Applied Linguistics, Grammar, Phonology and Sociolinguistics. She has published a number of articles in foreign journals as well as in Albanian bulletins. She has taken part in many national and international conferences. E-mail: [email protected]

Volume 4/2, 2011 21 © LCPJ Publishing