KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Departamenti I Auditimit Të Njësive Të Vetëqeverisjes Vendore Adresa: Bulevardi “Dëshmorët E Kombit”, Tiranë, Tel-Fax: 04 232-491
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Departamenti i Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel-Fax: 04 232-491 Nr. 258/ 12 Prot. Tiranë, më, 26/07/2017 V E N D I M Nr. 88, Datë 26/07/2017 PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË BASHKINË KAVAJË "MBI ZBATIMIN E PËRPUTHSHMËRISË DHE RREGULLSHMËRISË FINANCIARE” Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe projektvendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamentit të Auditimit të Njësive të Qeverisjes Vendore, shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, mendimin për cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit Juridik Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, vlerësimin mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të mësipërm dhe Drejtori i Përgjithshëm, në mbështetje të neneve 10 dhe 15, të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, V E N D O S A: I. Të miratoj Raportin Përfundimtar të Auditimit “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”, të ushtruar në Bashkinë Kavajë për periudhën 01.01.2015 deri më 31.12.2016 dhe ish-Komunat Golem, Helmas,Synej, Luzi i Vogël për periudhën 01.01.2013 deri më 31.07.2015. II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave, për sa vijon: A. MASA ORGANIZATIVE: Bazuar në ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” neni 15 germa (b) dhe (c) –Të drejtat e KLSH dhe mbështetur 1 në nenet 98-102, të ligjit nr.
[Show full text]