Buletin Shkencor 2018
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
SSh Sh Buletin shkencor 2018 UNIVERSITETI I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi” BULETIN SHKENCOR Seria e shkencave shoqërore Viti XLVIII i botimit Nr. 68 Shkodër, 2018 2 Buletin shkencor REDAKSIA Kryeredaktor - Prof. dr. Artan HAXHI Sekretar shkencor - Prof. as.dr. Nevila DIBRA Anëtarë - Prof. dr. Mimoza PRIKU, prof. dr. Tomor OSMANI, prof. dr. Alfred ÇAPALIKU, prof.as.dr.Alma HAFIZI DREJTOR I REVISTËS Prof. dr. Adem BEKTESHI Korrektoi dhe punoi në kompjutër: Arta Bajrami Pronë letrare e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Adresa e redaksisë: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Redaksia e Buletinit Shkencor Seria e Shkencave Shoqërore Tel/fax: ++399 22 43747 SShSh Buletin shkencor 2018 3 PASQYRA E LËNDËS Gjuhësi Xhevat LLOSHI Sinonimet në “Fjalorin e orientalizmave” të T. Dizdarit Synonyms in the “Dictionary of orientalisms‟ by T. Dizdari…………………...9 Artan HAXHI, Tefë TOPALLI Terminologjia si sistem (Fjalor i termave të gjuhësisë) Terminology as a system (Glossary of Linguistics Terms )……………………17 Evalda PACI Për një studim të thelluar dhe përmbajtësor të elementeve institucionale të gjuhës latine A Profound Study of the Institutional Elements of the Latin Language..………27 Erzen KOPERAJ A ndeshim gjurmë të paskajores te pjesoret në lidhje me foljet modale do, duhet, mund (duhet shkuom, do marrë)? Traces of the infinitive forms in the modal verbs will, should, can + participles (should i go, will take) in Albanian……………………………39 Merita HYSA Reflekse të skemave prozodike në proceset fjalëformuese Reflexes of prosodic schemes in word formation processes……………………..47 Anisa KOSTERI Fjalësi krahinor i Veriut në Fjalorthin e Nikollë Gazullit The Northern Provincial Dictionary in the Glossary of Nikollë Gazulli………...61 4 Buletin shkencor Arjola HOTI, Afërdita ANAMALI Vëzhgime mbi disa dukuri gjuhësore në veprat e Ëngjëll Radojës dhe Pashko Babit Survey about the linguistic structures in Ëngjëll Radoja and Pashko Babi Works……………………………………………………………………………………….77 Bora LOGU Elemente të stilit gjuhësor të Imzot Vinçens Prennushit, në revistën “Zâni i Shna Ndout” Stylistic Elements of Monsignor Vincent Prennushi‟s Lexicon, in the Magazine "Zâni i Shna Ndout" (St. Antony‟s Voice) ………………………….87 Dorentina SHPANI Mënyra lidhore në Dictionarium latino-epiroticum të Frang Bardhit The Potential Indicative Mood in the Frang Bardh's Latino-Epiroticum Dictionarium……………………………………………………………………95 Aimir OSMANI Rreth kontributit të veprës së Filip Ndocajt në rrafshin leksikor About the contribution of the work of Filip Ndocaj to the lexical plain………101 Letërsi Alfred ÇAPALIKU Bota femërore e Kokalarit tek “Siç më thotë nënua plakë” “… provë shkrimi femëror shqiptar?” Women‟s World in Kokalari‟s Work……………………………………………….119 Alma HAFIZI Dimensioni historik dhe kulturor i nocionit të bibliotekës. Biblioteka e Finzi - Kontinëve The Historical and Cultural Dimensions of the Notion of Count Finzi‟s Librar …………………………………………………………………..........129 SShSh Buletin shkencor 2018 5 Dhurata HOXHA, Drita BRAHIMI Reflektim mbi figurën e Skënderbeut në shkrimet në gjuhën frënge Reflection on Scanderbeg's image in French language writings…………...141 Fatos DIBRA E kujt është urtësia e proverbave tek fjalori i Frang Bardhit? (ose: Një lexim i proverbave të fjalorit të Bardhit) Whose is the wisdom of the proverbs in the Frang Bardhi‟s dictionary?……………………………………………………………...151 Mimoza PUTO Pasqyrimi i veprës dhe figurës së shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, në gazetën spanjolle “El Paìs” Ismail Kadare‟s Portrayal in the Spanish Newspaper "El Paìs"…………...179 Eliana LAÇEJ, Lindita KAZAZI Figura femërore në veprën e Basanit The female figure in Bassani's production………………………………...185 Alva DANI, Aterda LIKA Të pathënat e Basanit te “Finci Kontini” The silence of Bassani‟a confessions in “Finzi Contini”………………………193 Dalila KARAKAÇI Pasqyrimi i personalitetit të shqiptarit nëpërmjet syrit të autorëve anglo-saksonë të gjysmës së dytë të shek. XIX: Tozer, Najt, Braun Representing the Self through the Eyes of the Others. The Albanians in the British Travel Writing of the Second Part of the 19th Century: Tozer, Knight, and Brown……………………………………...201 6 Buletin shkencor Irini PIRANI Analizë e vlerave në veprën “Vuajtet e djaloshit Verter” An analysis of the values in the novel “The Sorrows of the Young Werther”…..……………………………………………………...215 Histori Kurt GOSTENTSCHNIGG, Karl KASER Austria‟s contribution to Albania‟s consolidation (1918 – 1938) from a postcolonial perspective. A submitted ASF research project (Monografi) Kontributi i Austrisë në konsolidimin e Shqipërisë (1918 - 1938) nga perspektiva postkoloniale. Një projekt hulumtimi i dërguar ASF..............229 Rokin DABERDAKU Marrëdhëniet e Skënderbeut me Vatikanin (1444 – 1467) Skanderbeg‟s relationships with the Vatican…………………………………….....253 Ilda ERKOÇI Shqiptarët në sytë e udhëtarëve britanikë të shekullit XIX Albanians in the image of 19th century British travellers....................................263 Ingrit TIRANA Ndikimi i revolucionit dixhital në gjuhën e të rinjve Impact of digital revolution in the language of young people…………………….271 Gjeografi Bresena KOPLIKU, Nevila DIBRA Potencialet e agroturizmit për një zhvillim të qëndrueshëm rajonal Agrotourism as a potential for Sustainable Regional Development……………..283 SShSh Buletin shkencor 2018 7 Sokol AXHEMI Politikat mbi popullsinë në Shqipëri. Situata aktuale dhe tendencat Population Policies in Albania. The Current Situation and Trends...............293 KRITIKË E BIBLIOGRAFI Alfred Çapaliku –Eleni Karamitri: “Shqiptarë në liri. Diaspora shqiptare në Amerikë” (recension) Albanian people in Freedom. Albanian Diaspora in America (Review)……………………………….305 Artan HAXHI, Mimoza PRIKU & Alfred ÇAPALIKU – Bibliografi kronologjike e publikimeve të prof. dr. Kolë Ashtës (1936 - 2017) Chronological bibliography of prof.dr. Kolë Ashta's publications.. ................................................................307 NEKROLOGJI Mahir Hoti (1948 – 2018) …………………………………………………………………………...317 Hasan Lekaj (1940-2018)..............................................................................................319 Kolec Topalli (1938 – 2018)………………………………………………………………...321 8 Buletin shkencor JETA SHKENCORE I. Veprimtari shkencore Scientific activity…………………………………………………...........323 II. Promovim libri Promotional books………………………………………………………………328 III. Mbrojtje doktorature Disertation ………………………………………………………………………334 SShShSShSh Buletin Buletin shkencor shkencor 2018 29018 Xhevat LLOSHI SINONIMET NË “FJALORIN E ORIENTALIZMAVE” TË T. DIZDARIT Ndonëse janë botuar dy fjalorë sinonimesh, kjo fushë e shqipes ka ende shumë punë për të bërë. Arsyeja është se këta fjalorë janë hartuar nga autorët sipas përfytyrimeve të tyre për sinoniminë, mjaft larg nga trajtimet e shkencës gjuhësore. Në “Parathënien” e fjalorit të parë (2002),1 të shkruar nga A. Dhrimoja, flitet për “karakterin në radhë të parë kujtues të fjalëve nga fjalori”, dhe duke ndjekur këtë hulli janë grumbulluar në një vend mirëfilli të gjitha gjërat që u janë kujtuar hartuesve, pa u shqetësuar nëse ka vërtet marrëdhënie sinonimike ose jo ndërmjet fjalëve e togfjalëshave që pështjellohen së bashku. Mjafton të shihen nja dy raste2 dhe nuk ka nevojë për hulumtime të tjera. Në “Hyrjen” e fjalorit të dytë (2004),3 qysh te shembujt e parë janë ngatërruar variantet e fjalëve me sinonimet, ndërsa brenda në libër janë quajtur sinonime deri fjalët që shënojnë gjininë me fjalët që shënojnë llojet, kurse nuk është marrë parasysh as lënda e Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 1954. Për pasojë, nuk kemi një kornizë shkencore, brenda së cilës të mund të trajtoheshin edhe tema më të veçanta të kësaj fushe. Në këto rrethana, e quaj të dobishme që të paraqes sinoniminë te vepra e Tahir Dizdarit Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe (2005),4 sepse lënda e tij mundëson që të vijohet hulumtimi i kësaj fushe të rëndësishme për gjuhën shqipe. Pas një pune shumëvjeçare dhe me pasion, T. Dizdari është përpjekur të japë një tablo sa më të plotë të gjendjes së turqizmave në gjuhën shqipe deri në fund të Luftës I Botërore. Ndërkaq, nuk është vënë në dukje një anë tjetër e rëndësishme e punës së tij të frytshme. Duke ndjekur traditën e përpunuar gjatë Rilindjes, ai e ka mbajtur parasysh nevojën, që të punohet edhe për të mënjanuar në gjuhën e shkruar huazimet turke, të cilat kishte rrezik ta përmbytnin, në qoftë se nuk do të bëheshin përpjekje për të gjetur fjalë të tjera më të përshtatshme për shqipen letrare dhe standarde. Me këtë synim, ai ka gjurmuar fjalë të tjera, që mund të ishin barasvlerëse të turqizmave ose që ishin paraqitur si të tilla nga dashamirësit e shqipes së lëvruar. Njëkohësisht autori është kujdesur, kur ka pasur mundësi ta 1010 BuletinXhevat shkencorLloshi përcaktojë, që të shënojë edhe krahinën ku ndeshet një fjalë, si dhe të shtojë vërejtjet në lidhje me përdorimin e saj, domethënë nëse është e përdorinit të gjallë, apo tashmë ka dalë e vjetruar. Me një vështrim të tillë mund të them, se krahas mbledhjes e trajtimit të huazimeve, T. Dizdari ka sjellë edhe një pasuri tjetër brenda fjalorit të vet, domethënë për atë pjesë të leksikut që ka paraqitur, ky është njëkohësisht fjalor sinonimesh. Do të mjaftonin disa shembuj nga fjalët më të përdorura edhe në gjuhën e sotme. Për damar Dizdari ka: dell, flevë, prials, puls, tejzë, veshtak. Të dy fjalorët e tjerë nuk i kanë, me përjashtim të „dell‟. Fjalën „faiz‟ autorët e vitit 2002 nuk e kanë, domethënë nuk e kanë parë jo vetëm Fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1954, por as Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe