TETOR 2019 ISSN : 2664 – 410X NR.4 BULETINI MUJOR I SIZMOLOGJISË Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Nr.4 ISSN : 2664-410X Tetor 2019 Rr. "Don Bosko", Nr. 60 Kodi postar: 1024; Kutia postare: 219 Tirane www.geo.edu.al
[email protected] Tel. 042 250 601 Fax. 042 259 540 BULETINI MUJOR I SIZMOLOGJISË Tetor 2019 Faqe 2 H Y R J E Buletini sizmologjik përmban ngjarjet sizmike (tërmetet), e regjistruar, lokalizuar dhe analizuar gjatë periudhës kohore një-mujore. Përpos pasqyrimit kronologjik të aktivitetit sizmik të regjistruar, në territorin Shqipëtar dhe rreth tij, me anë të stacioneve të rrjetit sizmologjik shqipëtar, por edhe të rrjeteve fqinjë, periodiku përmban një analizë të gjithanëshme të parametrave të vlerësuar në drejtim të cilësisë së vlerësimit të tyre dhe statistikës së aktivitetit sizmik në vend. Përmbajtja e buletinit konsiston në terminologjinë përkatëse, në karakteristikat e stacioneve sizmologjik, të dhënat parametrike të vlerësuara nga analiza e çdo tërmeti, në analizën e cilësisë së vlerësimit të këtyre parametrave, në analizën e ngjarjeve të veçanta (M>4.0), nëse ka të tilla, si dhe në përpilimin e katalogut mujor dhe paraqitjen grafike në hartë, të epiqendrave të tërmeteve të lokalizuar. Analiza e të dhënave kryhet me anë të programit Hypoinverse-2000 (Pakete rutinash në gjuhën Fortran), me autor Fred W Klein (2002) [Referenca: Open File Report 02-171, v. 1.0, U. S. Geological Survey, 345 Middlefield Rd., MS#977, Menlo Park CA 94025;
[email protected]]. Ky program është baza llogaritëse e përdorur nga Nanometrics në programin interaktiv të përpunimit dhe lokalizimit të tërmeteve, në sistemin Libra 1, ATLAS (një ndërfaqe grafike në gjuhën Java).