BASHKIA

FOTO NGA BASHKIA ELBASAN

RAPORT VLERËSIMI I KOMUNITETIT PËR QEVERISJEN 2019 BASHKIA ELBASAN

SHËNIM I RËNDËSISHËM

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me nr. kontrate me USAID: AID-182-C-12-00001, Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP).

Kontribues përmbajtësorë: Raporti u përgatit dhe u hartua nga ekspertët e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) në bashkëpunim me znj. Diana Kasa, me mbështetjen dhe asistencën e Laureta Memo, Eksperte e PLGP për Angazhimin civil, dhe Diamanta Vito, Eksperte e PLGP për Administrimin e Bashkive.

Adresa e Selisë së Tetra Tech ARD: Tetra Tech ARD 159 Bank Street, Suite 300 Burlington, VT 05401 Tel: 802 495-0282, FAX 802 658-4247 www.tetratech.com/intdev

Kontakt për Tetra Tech ARD: Adrienne Raphael Menaxhere/Këshilltare e Lartë Teknike [email protected]

Kontakt për Projektin PLGP: Kevin McLaughlin Drejtor i Projektit PLGP [email protected] www.plgp.al

SQARIM Ky raport u bë i mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

2

TABELA E PËRMBAJTJES

MIRËNJOHJE ...... 4

SHKURTIME ...... 5

HYRJE ...... 6

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ...... 7

PROFILI I BASHKISË ELBASAN ...... 8

METODOLOGJIA ...... 10

PËRSHKRIM I PROJEKTIT ...... 12

PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE ...... 13

GJETJET KRYESORE ...... 16

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ...... 20

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME PËR QYTETIN ...... 20

Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçenca ...... 20

Demokracia Vendore dhe Mirëqeverisja ...... 21

Zhvillimi Ekonomik Vendor ...... 22

Dimensioni social në nivel lokal ...... 22

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME PËR NJËSITË ADMINISTRATIVE ...... 22

Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçenca ...... 22

Demokracia Vendore dhe Mirëqeverisja ...... 23

Zhvillimi Ekonomik Vendor ...... 23

Dimensioni Social në Nivel Vendor ...... 24

RRETH QENDRES ALEANCA GJINORE PER ZHVILLIM ...... 25

3

MIRËNJOHJE

Me mirënjohje falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij raporti për të vlerësuar qeverisjen vendore dhe gjithë qytetarët e Bashkisë Elbasan, të cilët morën pjesë aktive në takimet e realizuara përmes projektit dhe përmes argumentave vlerësuan mirëqeverisjen lokale për bashkinë e tyre.

Një falenderim i veçantë i dedikohet stafit të bashkisë Patos dhe Kryetarit të Bashkisë, z. Qazim Seldini, të cilët u përfshinë drejtpërdrejt në proçes dhe morën angazhime konkrete përballë qytetarëve bazuar në sugjerimet e tyre për përmirësimin e punës në Bashkinë Elbasan.

Një falenderim shkon edhe për mbështetjen financiare dhe teknike të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP).

4

SHKURTIME

NJQV Njësi të Qeverisjes Vendore

KKQV Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor

PLGP/USAID Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore

QAGJZH Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

RAT Reforma Administrative-Territoriale

VKQ Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen

UN Women Programi i Kombeve të Bashkuara për Gratë

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

5

1. HYRJE

Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) në bashkëpunim me Qëndrën Aleanca Gjinore për Zhvillim, që prej vitit 2015, kanë ndërmarrë projektin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen (VKQ).

18 bashki në mbarë vendin janë përfshirë në procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen që prej vitit 2015. Në vitin e parë VKQ u zbatua në bashkitë e Elbasanit, Beratit, Kamzës dhe Vlorës, ku gjetjet dhe rekomandimet e qytetarëve gra dhe burra u prezantuan dhe u përfshinë në axhendat dhe programet e kandidatëve për kryetarë bashkie.

Në vitin 2016 VKQ u zbatua në gjashtë bashki: Fier, Gjirokastër, Kuçovë, Korçë, Lushnjë dhe Shkodër dhe në vitin 2017 në gjashtë bashki të reja: Vorë, Patos, Lezhe, Roskovec, Kukës dhe Sarandë.

Në pritje të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, proçesi po zhvillohet në bashkitë Fier, Patos, Pogradec, Elbasan dhe , i koordinuar nga Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim në Tiranë dhe me partnerë lokale organizatat: Epoka e Re (Fier), Tjeter Vizion dhe Forumi i Gruas (Elbasan), Unë Gruaja dhe RIAS (Pogradec), si dhe MEDPAK në Librazhd. Një pjesë e rëndësishme në proçes kanë qënë dhe Komisionet Këshilimore Qytetare Vendore (KKQV) në bashkitë respektive ku ato janë funksionale prej vitesh. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen përfshin aspekte kryesore të qeverisjes vendore, të tilla si: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike; (II) qeverisja e mirë dhe demokracia lokale; (III) zhvillimi ekonomik dhe (IV) dimensioni social në nivel vendor.

Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen është një qasje dhe mundësi e mirë që bashkitë të kuptojnë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve. Harmonizimi dhe përfshirja e rezultateve të vlerësimit të komunitetit në programet vendore, si dhe përpjekja për të influencuar në hartimin e politikave vendore, janë një tregues pozitiv i demokracisë në veprim. Kombinimi i metodologjise se VKQ me aktorë kyç lokalë, të tillë si Komisionet Këshillimore Qytetare dhe organizata të shoqërisë civile kanë mundësuar zbatimin me sukses të këtij procesi.

6

2. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Informacioni i përfshirë në këtë raport prezanton ecurinë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen në Bashkinë Elbasan në periudhën qershor 2015- dhjetor 2018 dhe përfshin vlerësimin nga ana e komunitetit dhe administratës vendore të performancës së shërbimeve të ofruara në nivel vendor, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e ardhura nga qytetarët. Procesi i VKQ-së i ofron Bashkisë Elbasan një tablo të qartë të vlerësimit të qytetarëve në lidhje me shërbimet publike, zhvillimin ekonomik, funksionimin e demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal.

Procesi i Vleresimit të Komuntetit për Qeverisjen u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) në bashkëpunim me shoqaten Tjetër Vizion, Bashkinë Elbasan, njësitë administrative Shushicë; ; Papërr; ; ; Labinot- Fushe me pjesëmarrjen e komunitetit në njësitë administrative të sipërpërmendura.

Projekti Vleresimi i Komunitetit per Qeverisjen u shtri në harkun kohor qershor 2015-dhjetor 2018 dhe përfshiu 5 bashki, ndër të cilat edhe Bashkinë Elbasan. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i demokracisë vendore përmes fuqizimit të mekanizmave qytetarë. Objektiva specifike të tij synojnë të nxisin ndërveprimin dhe dialogun mes qytetarëve dhe autoriteteve vendore, përmes përfshirjes së prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve në programet dhe buxhetet vendore, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit dhe duke fuqizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin midis të dyja palëve.

Procesi i VKQ përdori komunitetin e Bashkisë Elbasan, si njësi analize për nxitjen e llogaridhënies, transparencës dhe përgjegjshmërisë publike të institucionit të bashkisë. Ai mundësoi monitorimin dhe vlerësimin e performancës së administratës lokale, ndërkohë që ofroi mundësi që bashkia të kuptojë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve. Përmes kësaj iniciative monitoruese dhe përfshirrjes së mekanizmave qytetarë, të tillë si Komisioni Këshillimor Qytetar u rritën mundësitë për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje, advokim e përfaqësim dinjitoz të zërit qytetar.

Gjatë procesit të përpunimit të vlerësimeve janë konsultuar gjerësisht materiale, dokumenta dhe strategji, të tilla si: Strategjia e Zhvillimit të Territorit Bashkisë Elbasan, buxheti i bashkisë për vitin 2016-2017-2018-2019, Plani i Veprimit së Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, Ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, Ligji 139/2015 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Vendore”, faqja e internetit e Bashkisë, Plani përfshirjes sociale për bashkinë Elbasan 2017-2020; Plani i mbrotjes sociale 2016-2020 Elbasan; Vendimet e Kёshillit Bashkiak, etj

Në këtë raport do të lexoni: 1) Një profil të shkurtër të Bashkisë Elbasan; 2) Metodologjinë e projektit; 3) Përshkrimin e projektit; 4) Përmbledhjen e rezultave të vlerësimit të qytetarëve Elbasanas për qeverisjen vendore; 5) Gjetje e rekomandime për të ardhmen.

7

3. PROFILI I BASHKISË ELBASAN Informacioni i përdorur për përgatitjen e këtij profili është nxjerrë nga Strategjia e Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Elbasan.

Bashkia Elbasan shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë. Pas Reformes Administrative Territoriale bashkisë së vjetër të Elbasanit i janë bashkuar edhe 12 njësi të tjera administrative. Aktualisht Bashkia Elbasan pёrbёhet nga 6 lagje dhe 12 njësitë administrative, NJA Bradashesh, NJA Papër, NJA , NJA Labinot – Fushë, NJA –Labinot Mal, NJA Funarë, NJA , NJA , NJA Shushicë, NJA Shigjan, NJA Gjinar dhe NJA Zavalinë. Sipërfaqja e Elbasanit është 872 km², nga 7,9 km² 1që ishte para Reformës administrative Territoriale 2014, pra sipërfaqja e bashkisë është rritur përafërsisht 110 herë. Këshilli bashkiak i bashkise Elbasan ështe i përbëre nga 51 anëtare, nga të cilët 23 jane femra ose 45 %, çka tregon një rritje te pjesёmarrjes së grave në politike dhe vendimarrje. 2

Popullsia Popull sia rezidente e bashkisë Elbasan pas ndarjes së re administrative është rritur me rreth 60% per vitin 2015 duke shënuar një numër popullsie rezidente në fillim të vitit 2015 prej 144 mijë banorë (72,987 meshkuj dhe 71,395 femra) ndërsa në vitin 2018 popullsia shënon një numёr prej 212 628 banorë ). 61% e popullsisë jeton në qytetin e Elbasanit. Një tjetër tregues i rëndësishëm demografik është struktura moshore e popullates dhe mosha mesatare të cilat tregojnë se aktualisht popullata e bashkisë Elbasan, vazhdon të jetë akoma një popullsi e re sikundër edhe popullata shqiptare në tërësi. 3

Për vitin 2017 struktura moshore e popullatës së bashkisë, tregon së 62% i takon grupmoshës 15-65 vjeç (130,768 banorë nga 210,431 gjithsej) dhe 19% grupmosha (0-14) vjeç (39,538 banorë nga 210431 gjithsej), të dhëna këto shumë optimiste që evidentojnë se bashkia/qarku ka potencial të lartë të popullsisë në moshë punë që mund të jetë ekonomikisht aktive. 4 Mosha mesatare e vdekjeve ishte 73.8 vjeç. Numri i nxënësve që ndoqën arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm përfaqëson 9.9% të atyre në shkallë vendi.5

Papunësia Në një përqindje të lartë është edhe numri i të punësuarve në rajonin Elbasan, që zë 11.7% të të punësuarve në të gjithë vendin. Për vitin 2018, punëkërkues gjithsej të regjistruar si të papunë janë 5,366, nga të cilët 2,859 janë femra sipas burimeve të bashkisë. Mirëqënia sociale Në bashkinë Elbasan rreth 16.728 familje nga të cilat 1600 në qytet marrin ndihmë sociale dhe (transferta të tjera) nga shteti (personat që përfshihen ne skemen e ndihmes ekonomike; pagesat e aftësise së kufizuar dhe pagesa të tjera sipas statusit te perfituar). Në disa njësi administrative në bashkinë Elbasan, burimi i të ardhurave nga ndihma ekonomike sociale dhe përfitime të tjera është disa herë më e lartë se mesatarja kombëtare.

1 Strategjia e Zhvillimit per Territorin e Bashkise Elbasan, fq 16 2 Bashkia Elbasan 3 Referuar portalit te Bashkise Elbasan http://elbasani.gov.al/sq-al/Qyteti/Pages/levizjademografike.aspx 4Gjendja civile 2017 5 Vjetari statistikor 2018 – INSTAT 8

Varfëria Të dhënat për qarkun e Elbasanit tregojnë se përqindja e varfërisë është 10.7% në krahasim me 14.3% të varfërisë në nivel kombëtar. Bashkia Elbasan përbën qendrën e Qarkut të Elbasanit, i cili konsiderohet si një nga qarqet me shkallën më të ulët të varfërisë në vend. Hendeku i varfërisë tregon se sa larg janë individët nga linja e varfërisë. Qarku Elbasanit ka një hendek varfërie 2.3 %, relativisht më të ulët se ai kombëtar me 2.9%.

Në ndarjen e shpenzimeve sipas funksioneve, qëllimit të përdorimit të fondeve në dispozicion apo programeve buxhetore, struktura e shpenzimeve të bashkisë së re Elbasan për vitet 2017- 2018 rezulton të dominohet nga shpenzimet për funksionet e “mbrojtjes sociale” në masën 36.8%, pasuar nga sektori i planifikimit menaxhimit dhe administrimit në masën 11.5%. Vendin e tretë e zë infratruktura, rrugët rurale me 10.7%, si dhe shërbimet publike vendore në masen 8.1%6.

Organizatat e Shoqёrisё Civile dhe Strukturat Komunitare Bashkia e Elbasanit ka të paktën 24 organizata të regjistruara të shoqërisë civile7 , që mbulojnë një spektër të gjerë çështjesh, përfshirë: të drejtat e fëmijëve, të drejtat e gruas, të drejtat e komunitetit rom, familje në varfëri ekstreme, njerëz më aftësi të kufizuara, etj. Shoqëria civile dhe institucione të tjera që operojnë në bashki (kryesisht përpara reformës, por dhe gjatë 2018 e në vazhdim) janë aktive.

Disa nga instrumentat e bashkëpunimit OSHC-Bashki, janë praktikat e buxhetimit me pjesëmarrje prej vitit 2005 dhe buxhetimit gjinor me pjesëmarrje prej vitit 2009, konsultimet në kuadër të hartimeve të dokumenteve strategjikë, etj. Bashkia e realizon komunikimin e saj me qytetarët edhe nëpërmjet përfaqësimit të komunitetit në Komisionin Këshillimor Qytetar Vendor të krijuar në nëntor të 2012.

Nd ërkohë, në vitin 2018 ështe ngritur pranë Bashkise Këshilli për Zhvillimin Ekonomik të Elbasanit

6 Drejtoria e planifikimit te ardhurave dhe buxhetit – Bashkia Elbasan 7 Të dhëna nga guida sociale e Qarkut Elbasan 2016 9

4. METODOLOGJIA

Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen8 është mjet monitorimi që përdor komunitetin si njësi analize për të nxitur llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë sociale dhe publike të institucioneve vendimarrëse vendore. Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen njihet ndryshe edhe si “zëri i komunitetit”, pasi i mundëson qytetarëve të shprehin vlerësimin e tyre mbi cilësinë, përshtatshmërinë dhe efiçencën e shërbimeve publike dhe të propozojë ndryshime në lidhje me shërbimet e ofruara, madje edhe mbi vendimmarrjet vendore. Mekanizmi i VKQ-së zbatohet në një nivel tejet të rëndësishëm të qeverisjes, në atë vendor, ku qytetarët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me autoritetet vendimmarrëse dhe mbi të gjitha, me shërbimet e ofruara prej tyre.

Procesi mundëson krijimin e dialogut mes komunitetit dhe autoriteteve vendore, duke përballur mundësitë (burimet që kanë në dispozicion autoritetet vendore) me nevojat reale të komunitetit. Zbatimi i këtij mekanizmi në nivelin vendor ndikon në: zhvillimin e qeverisjes me pjesëmarrje dhe arritjen e mirëqeverisjes vendore. Duhet të theksojmë gjithashtu se VKQ-ja nuk është thjesht një proces vlerësimi, pasi shkon përtej tij. Ajo ndërton ndërveprimin mes komunitetit, autoriteteve vendore, organizatave të shoqërisë civile etj, duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit, duke e fuqizuar atë.

Gjatë procesit të VKQ-së parimet kryesore të vlerësimit të shërbimit (pavarësisht nga çështja objekt i VKQ-së) ishin: • Përshtatshmëra: programi apo shërbimi a i reflekton nevojat e grupit të targetuar? A i respekton strandartet dhe kiteret që përcakton ligji? • Efiçenca: A po përdoren buimet (financiare, njerëzore, lokale) në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur? A përfshihet komuniteti në planifikimin e këtyre buimeve? • Pjesëmarrja: Sa dhe si nxitet pjesëmarrja e komunitetit në planifikimin dhe zbatimin e programit/shërbimeve? Cilat janë metodat që përdoin autoitetet për të nxitur pjesëmarrjen? • Qëndrueshmëia: jetëgjatësia e programeve, shërbimeve. A janë fondet vjetore në rritje apo ato nuk egzistojnë? • Rezultati: Çfarë ndryshimesh ka sjellë zbatimi i programit/shërbimit? Çfarë rrugësh përdoin autoitetetet për të matur impaktin?

Përfituesit e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen janë komuniteti dhe autoritet vendore.

Procesi i VKQ-së i mundëson komunitetit të informohet mbi shërbimet që ofrohen nga autoritetet vendore; të shprehë opinionin e tij mbi cilësinë dhe efiçencën e tyre; të monitorojë përmbushjen e detyrimeve/angazhimeve tё tij në ofrimin e shërbimeve cilësore; të shprehë drejtpërdrejtë tek autoritetet përkatëse opinionin e tij dhe t’u kërkojë atyre përmirësimet e nevojshme, si dhe të ndërveprojë me autoritetet përkatëse me qëllim përftimin e shërbimeve cilësore e të qëndrueshme. VKQ i jep mundësinë autoriteteve vendore të njohin më mirë nevojat dhe prioritetet e komunitetit në përgjithësi, si dhe të grupeve të veçanta të tij; të

8 Marrë nga Manuali për Shoqërinë Civile “Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen”- Mbështetur nga Njësia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Shtëpia Botuese IDEART, 2012 Tiranë 10

orientojnë më mirë burimet që kanë në dispozicion në përputhje me këto nevoja dhe prioritete të komunitetit, të rrisin kapacitetet e tyre, transparencën në qeverisje dhe të përmirësojnë cilësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimeve që i ofrojnë komunitetit.

Proçesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen realizohet përmes disa etapave, të tilla si: (1) vlerësimi për ndjekjen e të dhënave (gjetja dhe konsultimi i dokumentave, materialeve dhe strategjive qe lidhen me Bashkinë); (II) vlerësimi komunitar për performancën (fokus grupe me qytetare te Bashkisë në zonën urbane dhe rurale); (III) vlerësimi ose vetë-vlerësimi nga ofruesit e shërbimeve (intervista gjysme te strukturuara me autoritetet lokale); (IV) takimi i drejtpërdrejtё midis përfituesve dhe ofruesve (prezantim publik i gjetjeve dhe rekomandimeve nga ky proces dhe (V) përgatitja e raportit me qëllim institucionalizimin e procesit, advokimin dhe monitorimin.

11

5. PËRSHKRIM I PROJEKTIT

Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen kaloi në disa faza, të cilat janë të detajuara si më poshtë:

Skedat e vleresimit: Faza përgatitore e projektit ishte shumë e rëndësishme për përcaktimin e aspekteve/fushave që do të mbulonte dhe indikatoreve që do të përmbante VKQ. Katër fushat e përzgjëdhura ishin: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike, (II) qeverisja e mirë dhe demokracia lokale, (III) zhvillimi ekonomik dhe (IV) të drejtat e njeriut në nivel vendor. Bazuar në to u përcaktuan edhe 20 treguesit e performancës. U përgatitën tre lloje skedash specifike për qytetin, njësinë administrative dhe një pёr ofruesit e shërbimeve. Treguesit që u përdorën për Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen janë:

Fokus grupet: Me

synimin e marrjes së mendimit Fokus grupet: Ne muajin shkurt 2019 u organizuan 7 fokus grupe me përfaqësues të komunitetit dhe banorë të qytetit te Elbasan dhe njësive administrative Shushicë; Bradashesh; Papërr; Shirgjan; Gjinar; Labinot- Fushe dhe Lagjia nr 4 Elbasan. Në takime morën pjesë 156 pjesëmarrës nga të cilët 58 ishin femra, përfaqësues të Komisionit Këshillimor Qytetar, burra dhe gra, vajza dhe djem që përfaqësonin grupe të margjinalizuara, qytetarë aktivë, kryepleq fshatrash individë komunitarë që përfaqësonin grupe të margjinalizuara, të cilët me anë të pikëzimit vlerësuan performancën e bashkisë dhe identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.

Intervista gjysmë të strukturuara: Pas takimit me qytetarët u organizuan intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të Bashkisë, ku ofruesit e shërbimeve vetë-vlerësuan përmes sistemit të pikëzimit shërbimet që ata ofrojnë për komunitetin. Intervistat përfshinë agjensinё sё shёrbimeve publike, drejtorinë e zhvillimit rural dhe blegtorisë; drejtorinë e njësive administrative; drejtorinё e komunikimit; drejtorinё e zhvillimit strategjik e medias; drejtorinё e planifikimit të ardhurave, buxhetit dhe financës; drejtorinё e shërbimit të kujdesit social dhe komunitar. 12

Shkalla e vlerësimit sipas pikëzimit që u përdor në Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen si me qytetaret, ashtu edhe me bashkinë është si më poshtë:

Kriteret Pikëzimi Nuk ofrohet shërbim ose cilësia është shumë e dobët 1-Shumë keq Shërbimi ofrohet, por cilësia është e dobët 2- Keq Shërbimi ofrohet dhe është relativisht i mirë 3- Çka (mesatar) Shërbimi ofrohet me cilësi të mirë 4- Mirë Shërbimi ofrohet me cilësi të lartë 5- Shumë mirë

Analizimi i të dhënave: Moment shumë i rëndësishëm i VKQ është hedhja dhe analizimi i të dhënave nga fokus grupet dhe intervistat me ofruesit e shërbimeve. Gjatë kësaj faze është bërë edhe konsolidimi në një skedë i pikëzimit dhe gjetjeve nga qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve. Pjesë thelbësore e punës ishte edhe konsultimi me dokumenta/strategji dhe informacine të tjera që jepnin nje ide me të qartë të fushave dhe treguesve të analizuar.

Përgatitja e Raportit për Prezantimin Publik: Fazë e rëndësishme për përgatijen e prezantimit publik, është dhe konsolidimi në një raport të vetëm të vlerësimeve që kanë bërë qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve. Pasi janë analizuar skedat, është unifikuar sitemi i vlerësimit nga fokus grupet e njësive adminsitrative dhe nga ato të qytetit. Përveç sisitemit të vlerësimit, ku janë krahasuar vlerësimet e qytetarëve ndaj ofruesve të shërbimeve, janë

mbledhur dhe analizuar gjetjet dhe rekomandimet e qytetarëve për cdo fokus-grup të realizuar. Ky dokument i përgatitur, jep një tablo të qartë të situatës dhe do të shërbejë për prezantimin publik të procesit të vlerësimit që do të realizohet mes përfaqësuesve të qytetarëve dhe ofruesve të shërbimeve.

Foto nga takimet e mbajtura me komunitetin në Bashkinë Elbasan (qytet dhe njësitë administrative gjatë periudhës shkurt 2019 )

13

6. PËRMBLEDHJE E REZULTATEVE

Siç u shpjegua më sipër në raport, në procesin e Vleresimit të Komunitetit për Qeverisjen u përfshinë qytetarët nё Elbasan dhe nё njёsitё Shushicë; Bradashesh; Papërr; Shirgjan; Gjinar; Labinot - Fushe. Paralelisht me ta u intervistuan edhe punonjësit e bashkisë/ofruesit e shërbimeve. Çështjet për të cilat u bë monitorimi dhe vlerësimi ishin të ngjashme me ato që u diskutuan nëpër fokus grupet me komunitetin, në mënyrë që të merrej informacion për çështje të njëjta si nga komuniteti, në rolin e përfituesit të shërbimeve, ashtu edhe nga pushteti vendor në rolin e ofruesit të shërbimeve publike. Më poshtë keni rezultatet e dala dhe analizuara nga ky vlerësim.

a) Cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike- rrugë/ trotuare, ndriçim, pastrim, gjelberim, furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizime, kanalet kulluese e vaditese, pyjet e kullotat.

CILËSIA DHE EFIÇENCA E SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.9 QYTET Ofruesit e shërbimeve 3.9 NJËSI Qytetarët 3.3 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 3.5

b) Demokracia vendore – mirëqeverisja– informimi dhe komunikimi, transparenca në vendimmarrje, pjesëmarrja në vendimmarrje

DEMOKRACIA VENDORE – MIRËQEVERISJA TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 4 QYTET Ofruesit e shërbimeve 5 NJËSI Qytetarët 4.1 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4.5

c) Zhvillimi ekonomik vendor-planifikimi strategjik, nxitja e biznesit, nxitja e punësimit, mbledhja e të ardhurave dhe planifikimi i buxhetit

ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.5 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.7 NJËSI Qytetarët 3.3 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4

14

d) Të drejtat e njeriut në nivel lokal - gratë, grupe me nevoja të veçanta, romët dhe egjiptianët, mbrojtja nga diskriminimi

TË DREJTAT E NJERIUT NË NIVEL LOKAL TË INTERVISTUARIT PIKËZIMI Qytetarët 3.9 QYTET Ofruesit e shërbimeve 4.8 NJËSI Qytetarët 3.7 ADMINISTRATIVE Ofruesit e shërbimeve 4

Përveç sistemit të pikëzimit pjesëmarrësit në vlerësim patën mundësinë të jepnin edhe komente e sygjerime/rekomandime. Më poshtë po rendisim disa prej gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore, që qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve kanë bërë në Bashkinë Elbasan.

15

7. GJETJET KRYESORE

PREMTIMET REALIZIMET Shërbimet publike Shërbimet publike • Brenda 1 vitit përfundon Plani Rregullues • Bashkia Elbasan ka hartuar dhe miratuar i Bashkisë. në vitin 2016 Planin e Përgjithshëm Vendor të Territorit 2010-2020 me asistencen e USAID/PLGP.

• Sistemimi i ujit të pijshëm brenda 4 • Bashkia Elbasan furrnizon mesatarisht viteve. Brenda mandatit në të gjithë qytetin me 8 orë ujë në ditë. Është territorin e bashkisë do të ketë ujë të investuar rreth 600 mijë dollarë në zonën pijshëm 24 orë. perëndimore të qytetit për të përmirësuar këtë shërbim. • Vendosja e 28 mijë matësave elektronikë të konsumit të ujit pa pagesë.

• Vënia në shfrytezim e impiantit të • Eshte ndërtuar dhe vënë në funksion përpunimit të plehrave (kapaciteti 150 ton Landfilli për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturina për përpunim). mbetjeve urbane.

• Brenda 2 viteve do të përfundojnë 70% e • Kanë përfunduar rrugët e arave në 70% në rrugëve të arave në Funar, Shirgjan, Funar, Shirgjan, Zavalinë, Gjergjan, Zavalinë, Gjergjan, Gracen dhe Papër Gracen dhe Papër.

• Brenda 2 viteve do të përfundojë • 70% e sistemit vadites është bërë sistemimi i ujrave për vaditje. funksional dhe ka pёrfunduar plani veprimit mbёshtetur nga USAID/PLGP.

• Brenda 2 viteve do të përfundojë • Ka përfunduar azhornimi i tokave në 70 azhornimi i tokave. nga 116 fshatra.

• Në të 12 komunat që do të përfshihen në • 18 zyrat me një ndalesë kanë akses në Bashkinë Elbasan përveç ndriçimit do të internet. ofrohet internet free (wireless).

• Vendosja më e shpeshtë e • Bashkia mbulon me pastrim të gjitha NJA vendgrumbullimit të mbeturinave. ose 80% të popullsisë të zonës rurale.

• Sistemi i kanaleve të ujrave të zeza, • Në zonat rurale është investuar në rrugë në ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujrave të vleren 340 mln Lekë ose 40% e investimit zeza (është hartuar projekti i cili kap të infrastrukturës rrugore të bashkisë. vlerën e 30 mln Euro). • Janë shtuar parqet dhe hapësirat • Sistemi i 12 grykderdhjeve të ujrave të kreative në qytet me afro 2 km². zeza në Shkumbin. 16

• Po realizohen investime në KUZ në • Brenda mandatit riparim 100% i rrugëve, Lagjen 6, ndërtim i KUZ pranë shkollës nuk do të ketë probleme në mirëmbajtje. “Sulë Domi”, në Harmes, rruga Arif Dardha, në lagjen Teqe (Lagja 5 Maji) dhe • Ngritja e zonës ekonomike në Kombinatin Lagjen e Romeve, Rrapishtë. Metalurgjik (Bradasheshi). • Janë investuar rreth 200 milion lekë për • Do të vazhdojë rregullimi i qendrave të kanalizimet e reja. lagjeve dhe lyerja e fasadave që do të përfundojnë brenda mandatit • Ka përfunduar projekti i lyerjes së fasadave të pallateve në qytetin Elbasan.

• Jane investuar 250 ml leke te reja per investime ne rruge.

• Janë hapur 12 km rrugë të reja në Funar, Shirgjan,Gracen dhe jane sistemuar afro 50 km në të 12 NjA.

• Në infrastrukturën arsimore bashkia ka investuar 70 mln Lekë. Janë kryer rikonstruksionet e 7 shkollave të mesme, 9 vjeçare, fillore dhe një kopsht në NJA, si dhe është realizuar rikonstruksionin në 3 struktura arsimore (shkollë 9-vjeçare; konvikt dhe fushë sportive) në qytet.

Shërbimet Sociale Shërbimet Sociale • Të gjitha shkollat 9 vjeçare, kopshtet • Brenda 2 viteve do të bëhet ngrohja e të dhe shkollat e mesme në zonat rurale gjitha shkollave 9 vjeëare dhe të mesme. iu është siguruar ngrohje me dru. Në Elbasan ngrohja sigurohet me pelet. • Do të jem avokat i mirë i qytetarëve të bashkisë Elbasan nëpërmjet thithjes së • Struktura e shpenzimeve të bashkisë fondeve (qoftë nga qeveria, qoftë nga së re Elbasan per vitet 2017-2018 donatorët). rezulton të dominohet nga shpenzimet për funksionet e“mbrojtjes sociale” në • Do të jemi një bashki sociale. masën 36.8%.

• Fëmijët e shkollave në të gjithë territorin • Bashkia bashkëpunon ngushtë me OJF e bashkisë së re do të kenë abone falas. lokale dhe kombëtare për të thithur fonde nga donatorë si KE, USAID, • Thithja e fondeve nga bashkëpunimi dhe Ministria e Jashtme Italiane, Fondet buashkëfinancimi i projekteve me OJF. IPA Cross Border, UNDP, Banka Boterore, IADSA, SNV, të gjitha këto për vitet 2015- 2018.

17

• Përsa i përket ndihmës ekonomike gjatë këtij viti kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike për shkak të punësimit të një pjesëtari madhor rreth 270 familje. Mirëqeverisja dhe transparenca Mirëqeverisja dhe transparenca • Do të vazhdojë procesi i konsultimeve me • Buxhetimi me pjesëmarrje një praktikë dhe qytetarin (buxhetimi me pjesëmarrje dhe model i suksesshëm për bashkinë e ai gjinor) për ta ruajtur çmimin e parë Elbasanit e aplikuar në cdo NJA (në 2018 ndërkombëtar të marre nga “Nalas”, si 18 dëgjesa në 18 NJA dhe 6 dëgjesa në 6 bashki që përfshin gratë dhe të rinjtë në lagjet e qytetit) çështje të pushtetit vendor.

• Do të bashkëpunojë me zyrën e punës • Bashkia Elbasan në bashkëpunim me për thithjen e fondeve për nxitjen e Zyrën e Punes ka mbështetur punësimin e punësimit dhe punësimin e të papunëve. 20 mijë të papunëve në fasoneritë dhe bizneset e reja të hapura në hapësiren e bashkisë Elbasan. Krahasuar me vitin 2017 janë rreth 500 persona të punësuar më shumë në vitin 2018.

• Zyra e informimit do të ofrohet në të • 300 biznese të krijuara nga lehtësirat e gjithë komunat nëpërmjet taksave dhe investimet e insfrastrukture. administratorëve. • Në 18 NJA funksionon zyra me një ndalesë, e cila ofron shërbimet per qytetarët, përfshi dhe informimin.

• Bashkia ka miratuar programin e trasparencës dhe ka një koordinator për të drejtën e informimit. Zhvillimi ekonomik Zhvillimi ekonomik • Do të bëhet administrimi bujqësor- • Janë emëruar të gjithë topografët për emërimi i menjëhershëm i topografëve azhornimin e tokave. për azhornimin e tokave dhe tapive. • Bashkia Elbasan ka miratuar një plan 2 • Do të unifikohen taksat në të gjithë vjecar 2019- 2020 për ndërhyrje dhe territorin. investime në sistemin e kullimit dhe të vaditjes me mbёshtetjen e USAID/PLGP. • Lehtësira fiskale për bizneset e reja (ulje 10% e taksave për vitin e parë). • Janë ofruar lehtësira fiskale për bizneset lokale (ulje të tarifave 30-35 % për • Lehtësira fiskale për familjët dhe individët bizneset) në nevojë (personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmë familjare taksë 0). • Toka bujqësore taksohet 30% më pak.

• Studimi për tregun e punës do të • Janë realizuar fushata informimi për orientojë të rinjtë drejt profesioneve të procedurat fiskale (taksat). kërkuara në treg, duke rregulluar këtë të 18

fundit për 10-15 vite (bashkëpunimi me • Bashkia Elbasan realizon mbledhjen e 70% Universitetin e Elbasanit, biznesin, të taksave. Dhomën e Tregtisë, etj). • Hartimi i Planit Strategjik 2010-2020 për zhvillimin territorial dhe ekonomik mbështetur nga USAID/PLGP. Tё drejtat e njeriut dhe barazia gjinore Tё drejtat e njeriut dhe barazia gjinore

• Ofrimi i shёrbimeve sociale pranё • Është ndërtuar një qendër komunitare me territorit tё njёsive administrative. financim të BE ku përfshihen: kopsht, konsultore, klinikë stomatologjike me • Respektimi i te drejtave te njeriut dhe shërbim falas dhe librat falas i ofron shteti. mbёshtetje sociale dhe ekonomike • Në vitin 2017 është hartuar Plani i Përfshirjes Sociale 2017-2020 dhe Plani i Mbrojtjes Sociale 2018-2020. Në vitin 2018 është hartuar Plani Vendor i Barazisë Gjinore.

• Buxheti për adresimin e dhunës në familje është përfshirë në fondin për shërbime sociale, i cili në vitin 2018 ishte 9 mln Lekë nga 5 mln në vitin 2017.

• Në bashkinë e Elbasanit është ngritur dhe funksion mekanizmi kundër dhunës në marrëdheniet familjare qё nga viti 2012.

• Në administratën e bashkisë punojnë 216 gra, nga 482 gjithsej (44%). Nga 108 drejtues që ka bashkia, 43 janë gra.

• Ndërtimi dhe funksionimi i qëndrës residenciale për të moshuar dhe me aftësi të veçanta në qendrën Balashe.

19 8. REKOMANDIME

8.1 REKOMANDIME PËR QYTETIN

8.1.1 SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA

 Të zbatohen projekte pёr sistemimin, asfaltimin e shesheve tё pallateve në periferi të qytetit si psh, lagja Vullnetari, rruga e brendeshme nё lagjen Visarjon Xhuvani, kryqëzimi i Cërrikut etj.

 Lyrje dhe suvatim të pallateve në këto lagje.

 Shpërndarje wi-fi falas.

 Të vazhdohet puna për përmiresimin e rrjetit rrugor edhe në zonat periferike të qytetit.

 Rikonstruksioni i rrugëve kryesore dhe rrugëve brënda lagjeve si më poshtë: a) Rrapush Demeti dhe Ibrahim Duka te lagjes: “Vullnetari”. b) Rruge te brendeshme te lagjes: “Partizani” c) Marie Buda, 10 Korriku, 8 Marsi dhe 8 Nentori te lagjes: “Visarion Xhuvani” d) Rruge te brendeshme te lagjes: “Aqif Pasha” e) Rruge te brendeshme te lagjes: “Kala”. f) rruga e brendeshme ne lagjen “Visarjon Xhuvani”.

 Të ndërtohet njё treg frutash nё lagjen Partizani, pasi kjo lagje nuk ka.

 Nё disa rrugё kërkohet rishikimi i sinjalistikёs dhe vendosja e barrierave përgjatë rrugëve të populluara dhe pranë shkollave.

 Hapësirat publike si trotuaret apo dhe parkingjet të lirohen nga zënia e bizneseve. Të shtohen hapësirat e gjelbëruara jo vetëm në qëndër të qytetit por edhe në lagje e zona periferike.

 Pёr ndriçimin qytetarët rekomandojnë të punohet më shumë për mirëmbajten e këtij shërbimi jo vetëm, në sheshet dhe rrugët kryesore, por të bëhet i mundur ndriçimi i lagjeve dhe rrugëve dytësore.

 Të rritet shkalla e nvestimevei për shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe shesheve të lojёrave për qytetarët (shumë lagje e vuajnë këtë mungesë).

 Te zëvendësohen kazanët e vjetër me ata të rinj dhe të bëhet klorinimi i vendgrumbullimeve të plehrave dhe të konteniereve në zonat periferike.

 Të hiqen në kohë mbetjet e bizneseve siç janë kartonat apo mbetje te tjera të gjeneruara prej tyre të cilat krijojnë terren për ndotjen e ambientit.

20  Zona të frekuentuara si Krasta të pastrohen periodikisht pasi për muaj të tërë mungon ky shërbim në këtë zonë.

 Të mbahet premtimi i dhënë per qytetarët e Elbasanit që do të furnizohen me ujë 24 orë brënda mandatit.

 Të vendosen sahatet e ujit në zonat informale, pasi konsumohet ujë i pishëm për vaditje të bahçeve dhe paguhet afrofe nga ana e tyre.

 Të përfundohet brënda afatit rikonstruksioni i parkut Rinia.

 Përmirësimi i sistemit të KUZ në zona të veçanta të qytetit si nё Lagjet Vullnetari dhe Partizani (tek shkolla Bardhyl Popa) si rezultat i bllokimit nga ndërtimet pa leje.

8.1.2 DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA

 Bashkia të informoje banorët për taksat dhe detyrimet fiskale

 Të informohen banorët për investimet dhe situatën e zbatimit të tyre

 Të kërkohet mbështetja e organizatave jofitimprurëse për të lehtësuar shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese dere më derë në çdo familje.

 Të shtohen fonde nga qeveria qëndrore për qytetin, për ti dhënë shtysë zhvillimit ekonomik.

 Institucionalizimi i konsultimit periodik me qytetarët (jo vetëm në procese të caktuara).

 Përdorimi i mekanizmave të monitorimit për të marrë mendimin qytetar për çdo investim apo projekt që zbatohen pёr komunitetin, duke përfshirë grupet e ndryshme komunitare.

 Krijimi i aksesit në E- Pjesёmarrje.

 Të rritet bashkëpunimi me organizatat e shoqërise civile për të përfshirë në proceset e konsultimit dhe grupet në nevojë që ato mbështesin.

8.1.3 ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

 Bashkëpunimi me zyrën e punës për hapjen ose funksionimin pranë njësive vendore të zyrave të informimit mbi punësimin, formimin profesional, kjo do të rrise më shumë aksesin e komunitetit në nevoje për pune në programe apo kërkesa për punësim.

 Të hartohet një plan vjetor dhe të aplikohen mekanizma të informimit qytetar për mbledhjen e taksave vendore.

 Hartimi i programeve të veçanta për nxitjen e punësimit të grave, apo grupeve vulnerabël/në nevojë.

 Nxitja e bizneseve lokale dhe krijimi i lehtësirave dhe hapësirave të përshtatshme për zhvillimin e tyre. 21 8.1.4 RESPEKTIMI DHE ZHVILLIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË NIVEL LOKAL

 Ngritja e shërbimeve funksionale rehabiliuese dhe riintegruese për rastet e dhunës në familje.

 Hartimi dhe financimi i programeve edukuese dhe mbështetse për fëmijët e komunitetit Rom.

 Hartimi dhe financimi i programeve rehabilituese dhe riintegruese për të rikthyerit nga emigracioni.

 Në lidhje me ndihmёn ekonomike, sistemi elektronik on line ka pas shumë përmirësime, ajo çka rekomandohet është bërja transparente e formulës së pikëzimit në mënyrë që të rritet transparenca dhe reduktimi i ankesave të publikut në raste të përjashtimit nga përfitimi.

 Bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Punës për dhënien prioritet të rasteve të dhunës në punësimin e tyre.

 Shtimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe profesionale të sektorit të shërbimeve sociale në bashkinë Elbasan, përmendim këtu standartin që për 3000 fëmijë duhet tё ketё një punonjës social dhe zyra për barazinë gjinore ka nevojë për punonjës shtesë për manaxhimin e rasteve.

8.2 REKOMANDIME PËR NJËSITË ADMINISTRATIVE

8.2.1 SHËRBIMET PUBLIKE – CILËSIA DHE EFIÇENCA

 Banorët rekomandojnë sistemimin dhe përmirësimin e rrugëve lidhëse të fshatrave me njёsinё administrative si dhe ndriçimin. Këto investime do të ndikojnë dhe në zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

 Të rriten investimet për përmirësimin e rrugëve të arave, të cilat kanë nevojë emergjente për ndërhyrje pasi sjellin vështirësi në transportin e produkteve bujqësore në qëndër ky fakt i shprehur më shumë në zona fushore të njёsive administrative Shirgjan, Papër e Labinot Fushë.

 Të punohet në drejtim të përmirësimit të vendgrumbullimeve të mbetjeve urbane, pastrimit të tyre dhe dizifektimit.

 Banorët rekomandojnë që bizneset të gjobiten pasi në më të shumtën e rasteve janë përgjegjes për ndotjen e mjedisit nga veprimtaria e tyre si dhe heqjen e kontenierёve nga vendet e caktuara.

 Të shtohen kontenierët në zonat rurale si dhe të rishihen vendndodhjet e tyre pasi ka vendgrumbullime që janё lokalizuar pranë depove të ujit (Gjinar ose Shirgjan).

22  Të emërohen rojet bashkiake për pyjet/kullotat.

 Të ndërtohen hapësira si kënde lojrash apo hapësira argëtimi për rininë e komunitetin pasi nuk ka asnjë të tillë në njёsitё administrative, përmendim njёsinё administrative Shirgjan e cila ka 7 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme me 10.000 banorë.

 Banorët rekomandojnë që tarifa si psh ajo e gjelbёrimit nuk duhet tё aplikohen në zonat e tyre, pasi asgjë nuk është bërë në këtë drejtim dhe rekomandojnë të hiqet sidomos për ato zona ku mbizotërojnë pyjet e kullotat.

 Kërkohet ndërhyrje e vazhdueshme për pastrimin e kanaleve vaditëse të nivelit të dytё dhe ato të nivelit tё tretё.

 Banorët rekomandojnë që bizneset përgjegjës për ndotjen e mjedisit nga veprimtaria e tyre të gjobiten.

 Të rriten investimet për përmirësimin e rrugëve të arave, të cilat kanë nevojë emergjente për ndërhyrje pasi sjellin vështirësi në transportin e produkteve bujqësore në qëndër ky fakt i shprehur më shumë në zona fushore të njёsive administrative Shirgjan, Papër, Labinot Fushё.

8.2.2 DEMOKRACIA VENDORE DHE MIRËQEVERISJA

 Banorët kërkojnë më shumë informacion për planin e investimeve, sipas planifikimit strategjik të territorit për të cilin shprehen se nuk kanë asnjë dijeni.

 Të informohen banorët për rritjen e taksës së ujit nga 500 lekë/m3 në 700 lekë/m3, ndërkohë që pretendojnë qё nuk ёshtё bёrё asnjё pёrmirёsim.

 Rekomandohet që të hapet një zyre brenda strukturës së njёsisё administrative Shirgjan për aplikimin e kartave të identitetit.

8.2.3 ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR

 Banorët rekomandojnë të përmirësohet cilësia e sherbimit bujqësor nga agronomët e bashkisë mbi orientimin dhe këshillimin e fermereve për mbjelljet si dhe programe mbështetjeje për fermerët.

 Banorët rekomandojnë që përfituesit e ndihmës sociale të marrin pjesë në punët komunitare.

 Të nxiten investimet e bizneseve lokale duke ndërtuar qendra grumbullimi dhe përpunimi në njёsitё administrative kryesore për grumbullimin e prodhimit dhe përpunimin e produkteve bujqësore.

 Nxitja e punësimi të grave dhe të rinjve të jete në fokus të planeve afatgjata te zhvillimit ekonomik të bashkise e të mos mbesë ne duar vetëm te donatorëve apo shoqatave të huaja.

23

8.2.4 RESPEKTIMI DHE ZHVILLIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË NIVEL LOKAL

 Vënia në funksion e linjës telefonike falas për denoncimin e dhunës në familje;

 Gratë, familjet e të cilave trajtohen me ndihmë ekonomike të punësohen me prioritet në punë komunale shërbimi si pastrim, gjelbërim, mirëmbajtje që janë në kompetencën e bashkise dhe njësive administrative.

 Bashkia të vendosё e tё zbatojë stimuj fiskalë apo forma tё tjera vlerёsimi për bizneset që punësojnë vajza dhe gra punëkërkuese;

 Te krijohet akses për grupin e aftësise së kufizuar duke krijuar kushte lehtësuese në infrastrukture në zonat ku jetojnë (ndërtimi/vendosja e rampave).

24

RRETH QENDRËS ALEANCA GJINORE PËR ZHVILLIM

E themeluar në vitin 1994, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) është një organizatë jo fitimprurëse, jo partiake, me mbi 20 vjet eksperiencë në punë kërkimore, edukim publik, asistencë për zhvillim kapacitetesh, monitorim dhe avokim. GADC promovon zhvillimin demokratik dhe mirëqeverisjen me një fokus të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale. GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në rajon, e mirënjohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve të rëndësishme në lidhje me të drejtat e grave, siç është dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i personave.

GADC është e njohur për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për fuqizimin përmes zhvillimit ekonomik të grupeve vulnerabël, avokimit për çështje themelore ligjore e politika të rëndësishme siç janë Ligji “Për dhunën në marrëdhëniet familjare” apo “Ligji kundër diskriminimit”, Barazia Gjinore apo përfaqësimi i grave në politikë e vendim marrje. Prezantimi i çështjeve të buxhetimit gjinor në nivel lokal dhe qendror si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje janë dy çështje për cilat GADC ka zhvilluar e zbatuar metodologji të veçanta të cilat sollën ndryshime të rëndësishme që adresojnë pabarazitë dhe përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël në Shqipëri.

Që nga fillimi GADC ka zbatuar shumë projekte, të cilat kanë ndikuar në jetët e qindra pjesëmarrësve në aktivitetet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë. GADC ka një historik të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm me aktorë të ndryshëm, përfshirë një numër të madh organizatash shqiptare, institucionesh publike në nivel qendror e lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, sektorit privat, medias, akademisë etj. Disa nga aktorët kyç partnerë të GADC-së janë UN Women, UNDP, EU, US Embassy, USAID, OSCE, Dhoma të Tregëtisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bashki të ndryshme etj.

GADC fuqizohet në punën e saj nga rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve, ekspertëve dhe trajnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë me formim të pasur akademik. GADC punon të shpërndajë sa më shumë informacion dhe të kthehet në një platformë për ndarje eksperiencash e njohurie me të gjithë e në të gjithë vendin.

25