1 MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT E SHQIPËRISË SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (9) LIBËR ME MATERIALET E SEMINARIT MBARËKOMBËTAR ME MËSUESET, MËSUESIT DHE VEPRIMTARËT/ET E SHKOLLËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË, MBAJTUR NË ULQIN PREJ 29.07-01.08.2013 Prishtinë, korrik 2014 2 E përgatiti dhe e redaktoi: Nuhi Gashi Fotografitë: Ismet Osdautaj, Nuhi Gashi etj. Shtypi: Tirazhi: 500 copë 3 PËRMBAJTJA I. PARATHËNIE DHE FJALË TË PËRSHËNDETJES 1. Parathënie (7) 2. Adrian Tana, ish zëvendësministër në MASH të Shqipërisë (9) 3. Ragip Gjoshi, ish këshilltar politik i Ministrit të MAShT të Kosovës, Prof. Dr. Ramë Buja (11) 4. Nazif Cungu, kryetar i Ulqinit (15) II. LIGJËRATA E KUMTESA TEMATIKE NGA EKSPERTË TË FUSHAVE PËRKATËSE 1. Prof.Dr.Mimoza Gjokutaj, Prof.Dr.Ajula Jubani (Tiranë), Mësimi i gjuhës shqipe mbështetur në kompetenca gjuhësore sipas niveleve (17) 2. Dr. Shqipe Bajçinca-Brestovci (UP, Prishtinë), Sporti e lojërat sportive në funksion identitar (24) 3. Dr. Musa Kraja (Tiranë), Pedagogjia e mësimdhënies në klasat e MPGJSH (30) 4. Drita Kadriu (MASHT e Kosovës), Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit në fushën GJUHËT DHE KOMUNIKIMI të KKK-së (Korniza e Kurrikulës e Kosovës) (41) 5. Fatmiroshe Xhemalaj (Tiranë), Probleme të përmbajatjes dhe të përdorimit të metodave interaktive në mësimdhënien e historisë përmes teksteve ‚Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1,2,3‘(53) 6. Kristina Gjoka, Albana Tahiri (Tiranë), Problemet me mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe në klasa kolektive, të projektuara në klasat e MPGJSH (64) 7. Dr. Nail Draga (Ulqin), Zhvillimi arsimit shqip në Mal të Zi (71) 8. Yllka Spahiu (Tiranë), Kurrikula e zbatuar e MSH në diasporë (76) 9. Arif Demolli (MAShT e Kosovës), Funksioni ndërlëndor i letërsisë (86) 10. Driton Kajtazi (Zvicër), Roli i strukturimit dhe komunikimit në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë (91) 11. Sevdije Demaj-Boshtrakaj (Gjermani), Roli i mësuesve të SHSHMP në diasporë për ngritjen e nivelit dhe cilësisë së bashkëpunimit të familjeve shqiptare me shkollën (96) 12. Albana Tahiri (Tiranë, Për një strukturë të orës mësimore në klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe (MPGjSH) (102) 13. Nazmi Xhomara (Tiranë), Mësimi i gjuhës shqipe-planifikimi i mësimdhënies me tekste të reja (112) III. PËRVOJA PERSONALE TË MËSUESEVE E TË MËSUESVE 1. Agim Paçarrizi (Zvicër), Shkolla shqipe në Zvicër (123) 4 2. Hazir Mehmeti (Austri), Abetare (projekt i mbështetur nga Ministria e Mësimit, Artit dhe e Kulturës e Austrisë) (128) 3. Nexhmije Mehmetaj (Zvicër), Planifikimi i orës mësimore me tekstet e reja (131) 4. Zyrafete Loshaj (Suedi), Prezentimi i gjuhës shqipe me ndihmën e lapsit (141) 5. Marinela Duri (Greqi), Planifikimi i nje njesie didaktike dhe nje serie mesimesh mbeshtetur ne nevojat dhe karakteristikat e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe (146) 6. Rizah Sheqiri (Suedi), Roli i punëtorive krijuese me nxënës (përvojë me projektin filmik "Filmsis") (148) IV. PRESANTIME TË TJERA (157-160) 1. Dr. Nail Draga (Ulqin) 2. Arian Melonashi (Itali), Film dokumentar me arbëreshet e Italisë 3. Ilira Bakalli-Ndrio (Greqi), Teatri dhe funksioni i tij identitar V. NGA FOTOALBUMI I SEMINARIT VI. PROGRAMI I SEMINARIT DHE LISTA E PJESËMARRJES (162) 5 I. PARATHËNIE DHE FJALË TË PËRSHËNDETJES 6 7 PARATHËNIE I organizuar në 5 kapituj, ky libër përmbledh materialet themelore didaktike profesionale (ligjërata, kumtesa, përvoja, promovime e prezantime e trajtesa të ndryshme) të pedagogëve e ekspertëve të autorizuar si dhe të mësuesve e të mësueseve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, në pjesën kryesore, si dhe përshëndetjet e fjalët e rastit të përfaqësuesve politikë (të kabineteve të ministrave) të ministrive simotra, në pjesën tjetër, që në të vërtetë do të duhej të sillnin informacione kompetente mbi politikat e qeverive, respektivisht të ministrive simotra ndaj mësimit shqip në diasporë. Në fund të librit janë sjellë edhe të dhënat për prezantimet e tjera të domenit si didaktik ashtu edhe dokumentar, një album fotografish të zgjedhura, programi i seminarit si dhe lista e pjesëmarjes. Brenda librit, në raste të caktuara, jo gjithmonë në përputhje me përmbajtjen e tekstit përkatës, por gjithnjë me qëllim të afirmimit të shembujve të mirë dhe të nxitjes për punë më të suksesshme edhe të të tjerëve, janë sjellë një numër fotografish që dëshmojnë veprimtari konkrete e emblematike të mësimit shqip në diasporë dhe të bartësve e të subjekteve të tij mbështetës (mësuese e mësues, prindër, institucione të Atdheut e të vendit pritës etj.). Si zakonisht, një numër i kumtesave e prezantimeve të ligjëruesve/eve e të lektorëve/eve, duke mos pasur një version narrativ të tyre, botohen në versionin e paraqitur në seminar (PowerPoint). 8 9 Adrian Tana, ish zëvendësministër në MASh të Shqipërisë Të nderuar pjesëmarrës, Të nderuar mësues të mësimit shqip në diasporë. Kam kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj mirëseardhjen në Seminarin e IX Mbarëkombëtar me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë që e bashkëorganizojmë prej vitesh me Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë të Kosovës. Para së gjithash dua të theksoj se puna dhe veprimtaria juaj për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe të identitetit tonë kombëtar, larg atdheut tuaj, në vendet ku sot jetoni dhe punoni, merr një rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme, si për ruajtjen e identitetit kombëtar, ashtu edhe për lehtësimin e procesit të integrimit në vendet pritëse. Jemi përpjekur gjatë kësaj kohe të ndërtojmë raporte bashkëpunimi, të cilat do të duhet të jenë edhe më të forta në të ardhmen, sepse puna që ju bëni është e një rëndësie të veçantë për shtetet tona, por mbi të gjitha me një rëndësi të madhe kombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm që diaspora jonë nuk njeh ndarje dhe kufinj shtetërorë, ajo quhet thjesht diaspora shqiptare, ndaj ne duhet të ofrojmë një shkollë të unifikuar për mësimin e gjuhës shqipe. Ministritë përkatëse në Kosovë dhe në Shqipëri punojnë së bashku, koordinojnë dhe hartojnë politika dhe programe të përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të arsimimit të fëmijëve shqiptarë në diasporë. Rezultat i këtij bashkëpunimi është realizimi i Seminarit, takimet e vazhdueshme dhe Konferenca Mbarëkombëtare për “Institucionalizimin e arsimit shqip në diasporë”, ngritja e grupeve të punës për hartimin e teksteve të përbashkëta për shkollat shqipe të mësimit plotësues, Abetarja Mbarëkombëtare etj., si një angazhim i rëndësishëm për të vazhduar në rrugën e koordinimit dhe unifikimit të kurrikukës shkollore dhe të përpjekjeve ndërshtetërore për të ofruar më shumë cilësi dhe mundësi për fëmijët shqiptarë që jetojnë bashkë me familjet e tyre në emigracion, duke vlerësuar gjithashtu edhe punën e Ministrisë së Diasporës në këtë drejtim. Për disa vite radhazi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar tekste mësimore të cilat, nëpërmjet MPJ-së dhe përfaqësive tona diplomatike, u dërgohen për mësim fëmijëve të emigrantë në diasporë. Vetëm për këtë vit shkollor, MASH ka siguruar mbi 11000 tekste 10 falas për diasporën. Megjithatë, problemi nuk është thjesht te programi dhe tekstet. Duhet të kërkojmë që gjuha shqipe të futet si lëndë me zgjedhje në kurrikulën e shkollave publike në vendet pritëse. Kjo është një sfidë për ne. Në momentin kur vendet ku jetojnë emigrantët do të lejojnë futjen e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në kurrikul, atëherë qasja jonë do të jetë tjetër. Ndaj është e nevojshme të bashkërendojmë përpjekjet që në realizimin e marrëveshjeve ndërshtetërore me vendet pritëse të mund të realizojmë këtë objektiv tejet të rëndësishëm. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hartuar projektvendimin, “Për organizimin dhe funksionimin e shkollave të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në diasporë”. Ky akt nënligjor, që deri tani ka munguar, është plotësim i detyrimeve që rrjedhin nga ligji Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”. Miratimi i tij do të krijojë kuadrin e duhur ligjor për rregullimin dhe institucionalizimin e marrëdhënieve mes shkollave dhe institucioneve përkatëse shtetërore. E vlerësoj si detyrim jo thjesht institucional, por edhe si ndihmesë e drejtpërdrejtë për ngritjen e këtyre shkollave dhe të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë në një stad më të lartë.Ofrimi i një larmie mundësish për mësimin e gjuhës shqipe është një objektiv që duhet ta ndjekim me përparësi në të ardhmen. Gjithsesi vëmendja kryesore do të jetë e përqëndruar në rritjen dhe fuqizimin e Shkollave Shqipe të Mësimit Plotësues. Ne duhet të kujdesemi që në ato vende, qytete dhe rajone ku ka numër të mjaftueshëm të nxënësve, të krijohen mundësi infrastrukturore dhe të sigurohen mësues me formimin dhe kualifikimin e duhur profesional. Për të realizuar këto synime duhet që: MASh të vazhdojë të inkurajë, të mbështesë dhe të marrë pjesë në nismat bashkëpunuese me institucionet homologe të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, që synojnë eksplorimin, promovimin dhe unifikimin e përvojave më të mira të organizimit dhe funksionimit të mësimit të gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore në diasporë; Të vendosim lidhje të reja komunikimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe organizimeve e shoqatave mbarëkombëtare në diasporë, që kanë në fokus të aktivitetit të tyre mbështetjen dhe menaxhimin e SHSHMP; Të sensibilizojmë dhe ndërgjegjësojmë drejtuesit dhe mësuesit që zhvillojnë mësim në SHSHMP, për nevojën e vendosjes dhe respektimit të komunikimit të rregullt me institucionet arsimore (MASH, MASHT). Shumë kurse e shkolla të mësimit shqip janë rezultat i iniciativave vullnetare, të cilat duhen përshëndetur, por dhe duhen institucionalizuar për të ofruar më shumë mundësi dhe cilësi. Të ofrojmë së bashku larmi të formave të mësimit të gjuhës shqipe përmes programeve televizive të mësimit të shqipes apo edhe ofertave elektronike online për mësim. Të sigurojmë vijimësi dhe rritje cilësore të procesit të kualifikimit dhe zhvillimit profesional të mësuesve, duke zbatuar dhe përshtatur metoda dhe qasje gjithnjë e më efikase, që kërkojnë angazhimin dhe kontributin jo vetëm të institucioneve por edhe të vetë mësuesve.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages166 Page
-
File Size-