0 Antropologji Etnografi për Skënderbeun: Interpretime antropologjike 1 AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTI I ANTROPOLOGJISË KULTURORE DHE I STUDIMIT TË ARTIT Antropologji vëllimi 2/ numër 1/ 2019 Tiranë, 2019 2 Antropologji Antropologji Revistë e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit - IAKSA Email: [email protected] Kryeredaktore Mikaela Minga Redaksia: Nebi Bardhoshi (IAKSA) Olsi Lelaj (IAKSA) Lumnije Kadriu (Instituti Albanologjik i Prishtinës) Arsim Canolli (Universiteti i Prishtinës) Miaser Dibra (IAKSA) Afërdita Onuzi Redaktore gjuhësore Mimoza Shqefni Përkujdesja grafike Dorina Muka Kopertina Eros Dibra Bordi këshillues Ger Duijzings (Universiteti i Regensburg-ut) Giuliana Prato (Universiteti i Kent-it) Nicola Scaldaferri (Universiteti i Milano-s) Julie Vullnetari (Universiteti i Southampton-it Nathalie Clayer (CETOBaC - Qendra e studimeve turke, osmane, ballkanike dhe të Azisë qendrore, Paris) Botohet dy herë në vit ISSN 2617-9768 ISSN 2706-5995 (online) © ASA, IAKSA Etnografi për Skënderbeun: Interpretime antropologjike 3 Përmbajtja - Në këtë numër... 5 - Skënderbeu: Perspektiva studimore në 550 vjetorin e vdekjes 1. NEBI BARDHOSHI Lectio Magistralis Etnografi për Skënderbeun: Interpretime antropologjike 7 2. AFËRDITA ONUZI Veshjet shqiptare në shekujt XIV- XV: Reflektim etnografik 38 3. MIKAELA MINGA Poemi simfonik Skënderbeu i Fan Nolit: Rast studimi për përfaqësimin muzikor të heroit kombëtar 45 4. OLSI LELAJ Heroi Kombëtar: propozim për një temë studimi në antropologjinë e modernitetit 55 5. ERMELA BROCI Studime etnografike mbi Skënderbeun: 1940-1990 65 - Artikuj 1. EDMIR BALLGJATI Mbi krijimtarinë e Molla Hysen Dobraçit 77 2. LUMNIJE KADRIU (Pa)Siguritë identitare në hulumtimet e sotme etnologjike 101 3. ARIAN LEKA Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në Epos 119 4. ERVIN KAÇIU Pasiguria/të dhe qerthulli i mbyllur i varfërisë në një komunitet të varfër të pakicës rome 148 - Aktivitete shkencore 179 - Recensione 185 4 Antropologji Etnografi për Skënderbeun: Interpretime antropologjike 5 MIKAELA MINGA Në këtë numër… Zakonisht, numri parë i një reviste është ai që merr vëmendje të posaçme, duke qenë “fillesa” e diçkaje. Megjithatë, sfida e vërtetë qendron në atë çka vjen më pas; në përpjekjen për të krijuar vazhdimësinë e një botimi dhe përmbushjen e synimeve me të cilat zuri fill. Pa dyshim, vlerësimet dhe komentet për këtë iu takojnë lexuesve dhe arritja jonë në këtë pikë është që tanimë revista Antropologji mund të gjendet edhe online, në faqen e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (http://iaksa.edu.al/revista/). Si kryeredaktore, doja gjithsesi të thoja diçka shkurtimisht për të veçantën e këtij numri. Menduam ta hapnim këtë vëllim të parë të 2019 me një fashikull të pavarur, me kontribute studimore kushtuar figurës së Skënderbeut. Këto kontribute vijnë nga aktivitetet shkencore të cilat u zhvilluan gjatë vitit 2018, i shpallur si “Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut”, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së tij. Fashikulli Skënderbeu: Perspektiva studimore në 550 vjetorin e vdekjes hapet me një lectio magistralis të Nebi Bardhoshit. Ky kontribut e lexon dhe shqyrton figurën e heroit kombëtar nën lenten antropologjike, një kënd ky relativisht i mënjanuar, ose i konsideruar si jo fort i rëndësishëm dhe që ka të bëjë me rolin që i është dhënë kësaj figure në kujtesën kolektive, në formulimet mbi veten dhe tjetrin, të drejtën e kujtesën. Autori, e bazon punën e tij në disa prej mbledhësve më të rëndësishëm të kujtesës mbi Skënderbeun (për t’u përmendur: Qemal Haxhihasani, Dhosi Liperi), por edhe në përvojën e vet kërkimore. Në këtë mënyrë, Bardhoshi zgjeron perspektivën e studimit të kësaj figure përtej kuadrit historiografik. Kjo qasje karakterizon edhe kontributet vijuese të fashikullit. Shkrimi pasaradhës është ai i Afërdita Onuzit, e cila përqendrohet tek aspekte të veshjeve të shtresave të ndryshme në territoret e Skënderbeut, në shek. XIV-XV. Krahas përpjekjeve klasifikuese, duke u bazuar në të dhënat dokumentare, si dhe në përvojën e vet, Onuzi përpiqet të trajtojë për herë të parë, mitin e shprehur në shenjë zie në pjesë të ndryshme të veshjeve popullore pas 6 Antropologji vdekjes së Skënderbeut. Një perspektivë muzikologjike sjell kontributi mbi mënyrat si është pasqyruar figura e Skënderbeut në muzikë, duke u përqendruar më konkretisht tek poemi simfonik Skënderbeu i Fan Nolit. Krahas qasjes historike, autorja trajton këtu edhe “fatin” që pati kjo vepër në jetën muzikore gjatë diktaturës dhe sidomos në kuadër të celebrimit të 500 vjetorit të vdekjes së heroit, më 1968. Kontributi i Olsi Lelajt e sjell figurën e Skënderbeut në realitete edhe më bashkëkohore. I fokusuar në antropologjinë e modernitetit, Lelaj përmes rasteve që zgjedh të shqyrtojë (imazhi i Skënderbeut në kartmonedha, apo në trupat njerëzorë) propozon dhe apelon për kërkime që shqyrtojnë raportin mes heroit kombëtar, shtetit, produktit intelektual, ideologjive populiste dhe njerëzve në shoqërinë moderne shqiptare. Kontributi që mbyll këtë fashikull është ai i Ermela Brocit, e cila sjell në vëmendje kontributet bibliografike mbi Skënderbeun në harkun kohor 1940-1990, me një qasje të anotuar, duke komentuar rreth prirjeve kryesore që kanë udhëhequr studiuesit për t’iu qasur kësaj figure. Në vijim, do të gjeni artikujt shkencorë, kontribute të natyrës etnomuzikologjike, antropologjike dhe të studimeve letrare, si dhe rubrikat mbi aktivitetet shkencore dhe ato recensionale. Etnografi për Skënderbeun... 7 NEBI BARDHOSHI ETNOGRAFI PËR SKËNDERBEUN: INTERPRETIME ANTROPOLOGJIKE Lectio Magistralis Abstrakt Në këtë punim do të shqyrtohet narrativa etnografike për figurën e Skënderbeut, duke pasur në vëmendje rolin që i është dhënë kësaj figure për domethënien kolektive mbi veten dhe tjetrin, të drejtën, drejtësinë. Duke synuar një analizë realiste, procesi shqyrtues duhet të kalojë nëpër një ndërndeshje mes niveleve diskursive me natyrë empirike. Do të kërkohet përballja e të dhënave etnografike me pikëpamjet e aplikuara historiciste; shkaqet dhe pasojat që solli qasja historiciste monumentale, përkundrejt potencialit të përfshirjes në analizë të të dhënave empirike që janë anashkaluar apo konsideruar si inferiore. I gjithë punimi është një ftesë për të rivizituar disa territore etnografike të anashkaluara prej kohësh me qëllim artikulimin e një perspektive më të gjerë antropologjike mbi heroin kombëtar. Fjalë kyçe: Skënderbeu, etnografia, folklori, kujtesa kolektive, areali kulturor, shoqëria, kultura Abstract This work critically examines the ethnographic narratives concerning Scanderbeg. While pondering on the position attributed to this historical figure on the formation and articulation of collective meanings - the "self", the "other", law, and justice. Our analysis will specifically focus in comparing the ethnographic data that are embedded and amplified within the monumental history of Scanderbeg, Albania's national history with the ethnographic narratives deemed as minor or classified as inferior data to tell the hero's history. At the end, this work should be read as an invitation to re-examine a number of purposefully forgotten ethnographic territories as a 8 Nebi BARDHOSHI mean to articulate a broader anthropological understanding on the national hero. Key words: Skanderbeg, ethnography, folklore, collective memory, cultural areal, society, culture Kunguj, heroi begatues, dëshmitari I përkushtuari ndaj historisë e gojëdhënave të Skënderbeut, At. Marin Sirdani, teksa tregon cilësitë e Skënderbeut si pleqnar, siç i ishin kallëzuar banorët e Matës, Rranxës e me radhë, vendos në fusnotë një shënim mbi besimin se “Nji palë e bien të ndollne në Skuraj, e mbasi rriten kûngujt per seri, thonë, se i pat bêkue Skanderbeu” (Sirdani 2008, 64). Sirdani e ka vendosur këtë pjesëz tregimi në fusnotë. Ndoshta autori ka marrë një vendim të tillë, pasi në hierarkinë e aplikuar nga historia monumentaliste këto janë besime të dorës së dytë, në mos të kota. Mastar i hierarkisë tekstore ka qenë pesha në historinë dhe kulturën kombëtare. Një hero që merrej me kunguj nuk do të ishte dhe aq i mirëpritur në një shoqëri që, megjithëse në shumicë dërrmuese nga fshati, kungujve nuk i kishte dhënë ndonjë vend të privilegjuar në imagjinatën e kulturës popullore. Të njëjtën ndjesi të jep tregimi i mbledhur nga Dhosi Liperi (2014), ku një banor kërkon ndihmë për të marrë arkat me flori që Skënderbeu kishte fshehur në tokë. Për historinë monumentaliste, madje për historinë në tërësi, nuk do të kishte kuptim fakti që në rrëfimet popullore heroi kombëtar ka vlera të ndryshme kulturore prej atyre që mëton e promovon historia kombëtare. Por, përfshirja e të gjithë historive, nga ato të jashtëzakonshme deri tek ato më të zakonshmet, do të na mundësonte të rroknim më në plotësi vendin që ka pasur Skënderbeu në kulturën popullore, përkatësisht në kujtimin, përjetimet dhe kuptimet lokale. Kjo po të kemi parasysh se i gjithë ky proces regjistrimi po ndodhte aty, në atë prag kohor që ndan një epokë perandorake me atë nacionale, një botë tradicionale me atë moderne. Shndërrimi më i madh që po i ndodhte kulturës ishte roli që po i jepej asaj në interpretimet e zotësive politike kolektive, por bashkë me këtë afirmim të kulturës si mastar të aftësive politike, po ndodhte dhe prodhimi i një eskatologjie shekullare, si rebele apo përjashtuese e botës së vjetër. Në fakt kjo eskatologji shekullare ka shume derivime, por në tërësi dominohet prej
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages194 Page
-
File Size-