
Hartëzimi dhe analiza e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri DOKUMENTIM GJITHËPËRFSHIRËS I PRAKTIKAVE DHE PERCEPTIMEVE Hartëzimi dhe analiza e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri DOKUMENTIM GJITHËPËRFSHIRËS I PRAKTIKAVE DHE PERCEPTIMEVE Hartëzimi dhe analiza e sistemit shqiptar për mbrojtjen e fëmijës Tetor, 2015 Çdo qëndrim, mendim dhe rekomandim i shprehur në këtë raport është përgjegjësi e vetme e autorëve, dhe jo domosdoshmërisht përfaqëson qëndrimet e Qeverisë Shqiptare apo të zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, apo të organizatës “Terre des hommes” Shqipëri dhe Kosovë. 4 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI Falënderime Organizata “Maestral International” dëshiron të falënderojë të gjithë partnerët që bënë të mundur këtë hulumtim. Mirënjohja jonë shkon për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: Z. Edvin Lame, Këshilltar i Ministrit, Znj. Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, dhe Znj. Denada Seferi, Drejtoreshë e Departamentit të Shërbimit Social dhe Integrimit. Znj. Enkelejda Lopari, ish-këshilltare e Ministrit, gjithashtu, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë hulumtim. Ne iu jemi veçanërisht mirënjohës të gjithë fëmijëve, prindërve, ofruesve të shërbimeve, si dhe përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore, shoqërisë civile dhe partnerëve në zhvillim, të cilët ndanë me ne njohuritë, ekspertizën dhe kohë e tyre, për ta pasuruar këtë analizë me të dhëna cilësore, të sinqerta dhe origjinale. Ne e vlerësuam shumë ndihmesën e tyre; kontributi i tyre ka qenë thelbësor që ne të siguronim njohuritë e nevojshme për të kuptuar funksionimin e sistemit. Një falënderim i veçantë shkon për organizatën “Terre des hommes” dhe personelin e saj për devotshmërinë dhe profesionalizmin e tyre. Ne i jemi shumë mirënjohës Jezerca Tiganit, Drejtoreshë e Tdh Shqipëri dhe Kosovë, që vuri në dispozicion të hulumtimit burime të rëndësishme njerëzore; Blerta Spahiut, e cila organizoi, menaxhoi, mbikëqyri dhe, pjesërisht, kreu procesin e mbledhjes të të dhënave në një kontekst tejet të vështirë; Arta Vorpsit dhe Artemida Bardhit, që ndanë me ne njohuritë e tyre në aspekte ligjore dhe menaxhimin e financave publike të sistemit për mbrojtjen e fëmijës. Asgjë nga këto nuk mund të ishte bërë e mundur pa ekipin kombëtar të hulumtimit në përgjithësi: Blerta Mano, Ermelinda Ikonomi, Juni Plaku, Ana Majko, Irida Agolli, Enkeleda Sako, Rezarta Gjialpi, Andi Bregu, Juliana Ajdini, Lediona Asabella, Loreta Hysa dhe Migena Kapllanaj. Angazhimi i tyre bëri të mundur realizimin e të gjitha takimeve të planifikuara. Ata, gjithashtu, mbështetën ekipin e “Maestral International” për të identifikuar gjetjet kryesore me të cilat është hartuar ky raport. Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, ne i jemi mirënjohës UNICEF-it Shqipëri: Znj. Antonella Scolamiero, Përfaqësuese e Unicef, Znj. Vera Gavrilova, zëvendëspërfaqësuese, dhe Znj. Floriana Hima, specialiste për programin e mbrojtjes së fëmijëve. Mbështetja financiare dhe dialogu i vazhdueshëm, si dhe ndërveprimi ndërmjet zyrës dhe ekipit të “Maestral International” siguruan zbatimin në kohë të këtij aktiviteti hulumtues, dhe gjatë hasjes së sfidave, ata bënë ç’ishte e mundur për të zgjidhur problemet dhe për të siguruar arritjen e synimit. Zotimi i tyre ndaj fëmijëve në Shqipëri është i dukshëm. Manolo Cabran, Manuel Finelli, Beth Bradford Minneapolis, 04 Qershor 2016 5 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI 6 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI Tabela e përmbajtjes Falënderime Shkurtime Përmbledhje e përgjithshme Kapitulli 1 - Hyrje Konteksti dhe motivimi Metodologjia Kapitulli 2 – Hartëzimi dhe analiza e sistemit të MF-së Kuadri ligjor Strukturat e sistemit të MF-së Koordinimi Shërbimet Menaxhimi i rastit Menaxhimi i financave publike dhe administrimi publik Monitorimi dhe vlerësimi Kapitulli 3 – Përfundime Përcaktori i funksionimit të dobët: Qeverisja e sistemit të MF-së Rekomandime Anekset Aneksi 1: Korniza analitike Aneksi 2: Protokolli i hulumtimit dhe mjetet metodologjike Aneksi 3: Lista e dokumenteve të shqyrtuara Aneksi 4: Lista e organizatave të përfshira në mbledhjen e të dhënave Aneksi 5: Kampionimi në nivel qarku dhe bashkie Aneksi 6: Analiza e menaxhimit të financave publike dhe administratës publike në MF (Mbrojtjen e Fëmijës) Aneksi 7: Analiza e kuadrit ligjor mbi MF Aneksi 8: Perceptimet dhe përvojat e fëmijëve dhe prindërve për sistemin e MF-së; Përvojat e fëmijëve dhe prindërve për shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve. 7 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI Lista e figurave Figura 1: Nivelet e analizës Figura 2: Parimet e hulumtimit Figura 3: Qarqet dhe bashkitë e përfshira në kampionim Figura 4: Qasja sistemike është përsëritëse dhe jo lineare Figura 5: Aktorët kryesorë të mbrojtjes së fëmijës, me përgjegjësitë dhe detyrat e tyre Figura 6: Model i programit të mbrojtjes së fëmijës dhe nën-programeve të tij 8 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI Shkurtime SIFQSH Sistem i informacionit financiar i Qeverisë Shqiptare IB Institucion buxhetor MR Menaxhim i rastit VKM Vendim i Këshillit të Ministrave KiE Këshilli i Evropës MF Mbrojtja e fëmijës SMF Sistemi për mbrojtjen e fëmijës NJMF Njësia për mbrojtjen e fëmijës PMF Punonjës për mbrojtjen e fëmijës NJDF Njësia për të drejtat e fëmijës OSHC Organizatë e shoqërisë civile VKM Vendim i Këshillit të Ministrave DPZHFNH Departamenti i Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj DPS Departamenti i përfshirjes sociale SPAPS Sektori i punësimit, aftësive dhe politikës sociale BE Bashkimi Evropian OBF Organizatë me Bazë Fetare FG Fokus Grupe PBB Produkti i brendshëm bruto QSH Qeveria e Shqipërisë SMI Sistemi i menaxhimit të informacionit GPNM Grupet e punës ndërministrore ONJQ Organizatë ndërkombëtare joqeveritare ONM Organizata ndërkombëtare për migracionin GMPI Grupi për menaxhimin e politikave të integruara IPK Intervista me persona kyç NJQV Njësi e qeverisjes vendore ML Ministri e linjës MV Monitorimi dhe Vlerësimi MDA Ministri, Departament dhe Agjenci MAS Ministria e Arsimit dhe Sportit 9 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI MF Ministria e Financave MSH Ministria e Shëndetësisë MD Ministria e Drejtësisë MMSR Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë PBA Program i buxhetit afatmesëm KKMDF Këshilli Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve NE Ndihma Ekonomike EKH Ekipi kombëtar i hulumtimit SKPS Strategjia kombëtare për përfshirjen sociale LOB Ligji organik për buxhetin OSBE Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë RAP Reforma në administratën publike BBP Buxhetimi mbi bazë performance MBP Menaxhimi mbi bazë performance MFP Menaxhimi i financave publike ASHMDF Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve MRS Menaxhimi i riskut social SHSSH Shërbimi Social Shtetëror RTA Reforma territoriale dhe administrative Tdh Terre des hommes TeR Termat e referencës UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët 10 HARTËZIMI DHE ANALIZA E SISTEMIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS NË SHQIPËRI Përmbledhje e përgjithshme Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë viteve të fundit. Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa për të trajtuar dobësitë dhe rreziqet që prekin sigurinë e fëmijëve, duke investuar në aftësinë dhe përtëritjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre për të parandaluar, zbutur ose përballuar këto rreziqe dhe dobësi. Qeveria, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile dhe partnerë në zhvillim, ka ndërmarrë masa për miratimin e një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve. Ky raport hartëzimi dhe analize ka për qëllim të identifikojë çfarë është arritur dhe cilat janë mangësitë që duhet ende të trajtohen. Hartëzimi dhe analizimi kanë përdorur metoda cilësore për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, përkatësisht shqyrtimi i dokumentacionit, intervistimi i personave kyç dhe fokus grupe. Ky raport është i ndarë në shtatë fusha që për thjeshtësi quhen fusha tematike, të cilat janë: 1) kuadri normativ, 2) struktura e sistemit, 3) koordinimi, 4) shërbimet, 5) menaxhimi i rastit, 6) menaxhimi i financave dhe administratës publike, dhe 7) monitorimi dhe vlerësimi. Raporti mbyllet me disa përfundime mbi qeverisjen e përgjithshme të sistemit dhe jep rekomandime për forcimin e sistemit. Mbrojtja e fëmijës realizohet nga një mori normash ligjore të sanksionuara në legjislacionin ekzistues. Këtu përfshihet Kushtetuta, ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe kode të ndryshme (penal, civil dhe familjar). Shpesh, ligjet mbështeten nga rregulla dhe rregullore, të cilat marrin formën e vendimeve të Këshillit të Ministrave, apo urdhrave të Ministrit. Protokolli për mbrojtjen e fëmijës rregullon mënyrën si duhet të trajtohen rastet për mbrojtjen e fëmijës. Kuadri normativ në përgjithësi është bashkëkohor, por kërkon disa përditësime. Mangësitë kryesore vijnë nga shpërndarja, njohuritë dhe mënyra si kuptohen parimet dhe procedurat e përcaktuara në ligj, politikat dhe planet strategjike. Për më tepër, legjislacioni është i dobët ose mungon në fusha të tilla si: roli dhe përgjegjësia në nivele të ndryshme, raportimi i detyrueshëm dhe procedura për largimin e fëmijës nga situata me rrezik të lartë dhe/ose situata abuzimi. Aktualisht kryhet trajnim për kuadrin normativ, por duhet që ai të trajtojë më mirë nevojat e veçanta të personelit të mbrojtjes së fëmijës, dhe duhet të bazohet në kompetenca dhe jo të përqendrohet
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages178 Page
-
File Size-